Dr. RAMIZ ZEKAJ
ZHVILLIMI I KULTURËS ISLAME
TE SHQIPTARËT GJATË
SHEKULLIT XX
"Na shqiptarët, prej çdo
feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën
(vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me
shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për
lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun
tonë."
Hafiz Ibrahim Dalliu
"Kemi tri fe, por kemi
vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror,
një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat
kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut."
Mulla Idris Gjilani
Përmbajtja
PËRMBAJTJE 6
PARATHËNIE 12
KREU I 20
Politika Antifetare Dhe Pasojat E Saj Mbi Kulturën
Islame Gjatë Shek. XX 20
Qëndrimi i politikave të huaja ndaj çështjes
shqiptare 23
Konvertimi i detyruar me dhunë 24
Shpronësimi i tokave të shqiptarëve 30
Persekutimet e klerit dhe shkatërrimi i institucioneve
të kultit islam 37
Sinjalet e para ndaj rrezikut komunist 40
Përballja me komunizmin 44
Pushteti dhe lufta e tij kundër fesë 54
Shtetëzimi i pronave fetare 60
Reagimet e klerit 65
Vazhdon lufta kundër fesë 69
KREU II 74
Arsimi Islamik Shqip Në Trevat Shqiptare 74
Arsimi fillor 74
Arsimi i mesëm islamik 84
Medresetë në Maqedoni barierë kundër shkombëtarizimit
85
Medreseja e "Isa Beut" Shkup 88
Medresetë e Kosovës vatra të edukimit fetar
e kombëtar 93
Medreseja e ulët "Alaud-din" Prishtinë 98
Medreseja e mesme "Alaud-din" Prishtinë 101
Medresetë brenda shtetit Shqiptar 109
Medreseja e përgjithshme - Tiranë 117
Arsimi i lartë islamik Shqiptar 124
Ndërtesat e kultit islam dhe roli i tyre në edukimin
fetar, etik dhe kuturor të shqiptarëve 132
-Xhamitë e para në trojet tona: 137
-Roli i xhamisë në aspektin shpirtëror: 145
-Roli social dhe shoqëror i xhamis 146
-Xhamitë më të përmendura në territoret
shqiptare të trashëguara nga e kaluara dhe ato të ndërtuara
në
shek.xx.........................................................................153
KREU III 164
Shtypi Periodik Fetar Islam Shqip I Shekullit
XX Në Trojet Shqiptare Dhe Në Diasporë 164
Shtypi islam shqip në gjysmën e parë të shekullit
XX 165
Shtypi islam në gjuhën shqipe pas luftës së dytë
botërore 175
Botime të ndryshme me karakter fetar islam në
gjuhën shqipe 191
Kur'ani 194
Kur'ani në gjuhën shqipe 196
Përkthime të pjesshme të Kur’anit botuar në
libra të ndryshëm 200
Përkthime të pjesshme të Kur’anit botuar në
periodikë të kohës 205
Lexuesit e Kur’anit në trevat shqiptare
(kurrat - hafizët) 207
Hadithet në gjuhën shqipe 211
Letërsia dokumentare shqipe për personalitetin
e profetit të islamit 223
Jetëshkrimet kushtuar personalitetit të Profetit
230
Trajtimet e besimit islam, i personaliteteve dhe
ndikimi i tyre në kulturën kombëtare nëpërmjet
veprimtarive laike 239
KREU IV 252
Figura Të Shquara Islame Dhe Kontributi I
Tyre Në Edukimin Kulturor Dhe Shpirtëror
Të Shqiptarëve 252
Personalitete të kulturës islame që kanë jetuar
e kontribuar
në fund të shek. XIX - gjysma e parë e shek. XX. 258
Said Najdeni - Hoxhë Voka i Dibrës 258
Tahir Efendi Lluka - Pishtarë i shkollimit shqip
në Kosovë 261
Kadri Gjata - Dëshmori i çështjes kombëtare
263
Mulla Isuf Kraja- (Krajë, 1849 -Shkodër,1912)........265
Hafiz Ali Riza Ulqinaku, - Autori i mevludit shqip 268
Haziz Lila - Mësuesi i Gostivarit dhe i Strugës
271
Hoxhë Muglica - Martiri i arsimit shqip 272
Hoxhë Voka - Personaliteti i shquar Rexhep Voka 273
Kadri Lutfulla Prishtina, - Luftëtar për
bashkimin kombëtar 276
Vildan Faik Dibra - Mrojtësi i alfabetit shqip 278
Hoxhë Hasan Vogli - Gjuhën shqipe do ta
mbrojmë edhe me gjak 280
Haxhi Ali Elbasanit -Përfaqësuesi i unitetit
kombëtar. 282
Qamil Bala - Drejtori i parë i Medresesë (Tiranë)
284
Mehmet Akif Ersoj - Personalitet shqiptaro-turk 286
Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) - Komentatori më I
mirë i Kur’anit në gjuhën shqipe 288
Sali Niazi Dede - Kryegjyshi botëror i Bektashinjve 291
Mulla Hasan Masurica - Hoxha inovator 292
Ismail Ndroqi - Një jetë kushtuar islamizmit
dhe çështjes kombëtare 294
Hafiz Ymer Shemsiu - Prishtinë 1895 - Sazli 1945 297
Arif Shala - Vëllezër mos e braktisni Drenicen 300
Baba Ali Tomorri - Një nga viktimat e komunizmit 301
Ma’ruf Al-Arnauti - Shkrimtari i shquar arab me
origjinë shqiptare (1892-1948) 302
Mulla Idriz Gjilani - Udhëheqësi shpirtëror,
politik e ushtarak 306
Hafiz Ibrahim Dalliut - Burri që nuk u mposht
nga persekutimet 309
Haxhi Hafiz Ismet Dibra - I arrestuar për bindje
fetare 312
Abdulhaqim Hiqmet Dogani - Pedagogu nga
Gostivari 314
Hafiz Ali Korça - Hoxha i përndjekur 317
personalitete të kulturës islame që kanë
ushtruar aktivitetin e tyre edhe në gjysmën
e dytë të shek. xx 320
Sadik Bega - Drejtor i revistës "Kultura Islame" 320
Ferid Vokopola - Përfaqësues i mistiçizmit islam
322
Haxhi Hafiz Mahmut Dashi - Studjues i apasionuar
dhe ligjërues i rrallë 324
Osman Muderrizi - Studius i veprave letrare
me alfabet arab 326
Hafiz Ali Kraja - Teologu i lartë 328
Esat Myftia -Personifikimi i modestisë 329
Mulla Rexhepi - Drenicë 1905 - 1976 331
Haki Sharofi - Drejtori i revistës "Zani i Naltë"
333
Vexhi Buharaja - Orientologu me dimensione
të mëdha 335
Sali Efendi Myftia - Themeluesi i qendres
islamike Shqiptaro - Amerikane. 338
Hamid Gjylbegaj - Demokrati i pakorruptuar 340
Binaze Kacabaçi - Dauti - Hoxha Hanmi 342
Mulla Ismaili - Atdhetar dhe fetar i patrembur 343
Vejsel Xheladin Guta - Fe e atdhe janë të pandara
345
Mulla Zekë Bërdyna - Një jetë për besimin
islam,
arsimim në gjuhën amtare dhe kombin shqiptar 347
Hasan Efendi Nahi - Dijetari, myderrizi gojëëmbël
350
Haxhi Rashid Efendi Osmani - Mesues e profesor
i nderuar 352
Mulla Hysen Latifi - Themelues i qendrës
shqiptare islame në Bruksel 353
Shuajb Muharrem Arnauti - Hulumtues i njohur
i librave të kulturës islame 355
Nasrud-Din Albani (Shqiptari) - Haditholog i
shquar i këtij shekulli 358
Abdul-Kadër Arnauti - Kollos i kulturës dhe dijeve
islame 362
Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi - Studiues
i apasionuar dhe ligjërues i rrallë 364
Hilmi Maliqi (Sheh Mala) - Personalitet i shquar
fetar, arsimor dhe kombëtar 366
Hafiz Sabri Koçi - Punëtori i shquar për besimin
islam 369
Imam Vehbi Ismaili - Personalitet i shkencës
islame në të gjitha mjediset shqiptare 373
Sherif Ahmeti - Përkthyesi në shqipe i Kur’anit
376
HOXHALLARË DHE MËSUES NJËKOHËSISHT,QË
PROVUAN EDHE BURGJET E SERBIT........................378
Ramadan Govori (Mulla Rama)..............................
....378
H.Hajdar Ef. Jashari................................ .....................379
Sadri Prestreshi........................... .................................380
H. Hfz. Jakup Dugagjini.......................... .....................381
SUMMARY. ..382
burimet dhe literatura................ ...................390
Parathënje
Studimi me temë "Zhvillimi i kulturës
islame te shqiptarët gjatë shekullit XX" përfshin tërë
hapësirën e trojeve shqiptare si dhe diasporën, duke kontribuar
kështu në njohjen e botës islame shqiptare. Nga pikpamja
kohore, studimi rrok shekullin e fundit. Por, për hir të vazhdimsisë
e parapregatitjes së lexuesit bëhet një vështrim retrospektiv,
por gjithmonë pa pretendimin që të bëjë objekt
analize shekujt e mëparshëm.
Punimi është një përpjekje
e angazhim shumëvjeçar intensiv hulumtimesh jo vetëm në
arkivat dhe bibliotekat e Republikës së Shqipërisë,
por dhe në ato të medreseve të Prishtinës e të
Gjakovës, në Republikën e Kosovës, si dhe në bibliotekën
"Is’hak Beu" të medresesë së Shkupit dhe atë të
Bashkësisë Islame të Podgoricës në Republiken
e Malit të Zi. Me anë lidhjesh të ndryshme, janë shfrytëzuar
edhe botimet e bëra nga qendra Islame Shqiptare e Miçiganit,
si dhe të New Jerseyt e të New Yorkut të SHBA-së.
Që ky studim te bëhej sa më i plotë,
është mbajtur lidhje edhe me qendra të tjera të diasporës
shqiptare, si ato të Torontos (Kanada), të Brukselit (Belgjikë)
etj., që kanë bërë botime të konsiderueshme, ndonse
jo të plota për temën që shtjellohet në punimin
tonë. Po ashtu, janë pasur parasysh edhe botime të tjera
në gjuhën shqipe të vendeve të ndryshme të Lindjes.
Bibliografia për këtë temë
është përgjithsisht e pasur. Ajo përfshin libra, monografi,
përmbledhje studimesh etj., të cilat kanë trajtuar krahas
të tjerash, edhe çështje apo aspekte të kulturës
islame në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti.
Në këtë kuadër do të përmendim materialet
e studjuesve si: të Dr. Muhamet Pirrakut, Dr. Haki Kasumit, Dr. Jashar
Rexhepagiqit etj., të teologëve dhe hulumtuesve si: Hfz. Ibrahim
Dalliu, Hfz. Ali Korça, Baba Ali Tomorri, Ilo Mitkë Qafzezi,
Haki Sharofi, Sherif Ahmeti, Vehbi Ismaili, Vexhi Demiraj etj. Njëkohësisht
ka edhe autorë të huaj që kanë prekur problemin fetar
islam në trevat shqiptare, siq janë: Dr. Branko Babiq, Bozhina
Ivanoviq, Roberto Maroco dela Roka, Edwin E. Jacques etj.
Por me përjashtim të ndonjë kumtese
të mbajtur në ndonjë tubim të studjuesve shqiptarë
apo ndërkombëtar, dhe të ndonjë artikulli botuar në
ndonjë revistë, deri me sot nuk ekziston ndonjë punim apo
monografi e plotë që të ketë bërë objekt
të drejtpërdrejtë kulturën islame te shqiptarët.
Përveç kësaj, trajtesat e mësipërme, pa mohuar
kontributin e tyre (sidomos të Dr. Haki Kasumit), kanë një
sërë mangësish të karakterit njohës e metodologjik,
por që nuk janë të pakta edhe ato që kan ndikim të
njëanshëm ose pragmatik. Kjo e fundit më tepër reflekton
tek autorët e huaj.
Edhe në Republikën e Shqipërisë
për gjatë sistemit socialist totalitar, ka pasur disa botime
kushtuar fesë në përgjithësi dhe asaj islame në
veçanti. Ndër të tjera po të përmendim: "Ateizmi
shkencor", botim i Universitetit të Tiranës, (1986), "Akuzojnë
fenë", botim i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës,
"Ç’është feja", "Populli mposht fenë" etj, por të
gjitha këto punime i përshkon në bosht - denigrimi i fesë,
mohimi i kulturës fetare, madje paraqitja e saj si antikulturë,
që "ka pasur për mision të lejë në errësirë
e padije popullin, të përligjë sundimin e klasave të
pasura"etj.
Edhe ndonjë botim me pretendime studimore,
si artikulli "Lufta frontale kundër fesë në vitet 60" i
cili ndonse sjell një informim të pasur faktik e jep tabllo historike
përgjithësisht realiste, nuk u ka shpëtuar politizimeve
e defekteve të tjera të kohës.
Në hartimin e studimit tonë jemi nisur
nga grumbullimi, përzgjedhja, klasifikimi dhe sistemimi i materialit
faktik, materjal ky i vjelur nga fondet arkivore dhe bibliotekare si brenda,
ashtu dhe jashtë territorit shqiptar.
Materiali është sistemuar sipas temave:
Politika antifetare sllavo-komuniste, institucionet teologjike dhe ato
kulturore islamike, shtypi, si dhe përsonalitetet e shquara të
kulturës.
Mbështetja në metodën e analizës
dhe të sintezës, krahas asaj krahasuese, ka mundësuar evidentimin
e dukurive kulturore të reja, të panjohura ose të keqinterpretuara
nga politizimi që i është bërë ngjarjeve historike,
proceseve kulturore. Kjo metodë ka bërë të mundur që
zhvillimi i kulturës islame të shihet në harmoni me zhvillimin
kulturor, etik e social të krejt popullit shqiptar.
Funksionet e institucioneve teologjike kulturore
të islamit në Shqipëri, fluksi i masmedias islame, konceptohen
në frymën e mirëkuptimit ndërkonfesional (karakteristikë
për vendin tonë), me synimin e një harmonie gjithëkombëtare,
por, njëherazi, ato konceptohen edhe në frymën e mospajtimit
me idetë ateiste dhe frymën antifetare e atë komuniste.
Vemendje e veçantë i është
kushtuar pasqyrimit të rrolit të qendrave islamike të diasporës
shqiptare në konsolidimin e vetëdijes kombëtare, kundër
asimilimit të saj.
Kultura islame te shqiptarët si pjesë
e kulturës së popullit shqiptar për lehtësi shikimi
është parë në katër segmente, që pasqyrojnë
problemet dhe zhvillimet e saj në pergjithësi dhe konkretisht:
Politika antifetare sllavo-komuniste dhe pasojat e saj mbi kulturën
islame. Arsimi islamik në trevat shqiptare në të gjitha
hallkat e tij. Shtypi islamik shqip (vepra, studime origjinale e të
përkthyera), dhe e katërta personalitetet e kulturës islame.
Këto përbëjnë krerët
kryesorë të punimit, i cili paraprihet nga një parathënje
hyrje mbi gjendjen e kulturës islame deri në fillim të shekullit
XX, politikat antifetare të sllavo komunizmit dhe pasojat e saj mbi
kulturën islame.
Në kreun e parë jepet një
tabllo e përgjithshme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës
islame dhe rrolin që ajo pati në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Këtu sidomos vihet theksi mbi politikat antifetare të sllavo-komunizmit
dhe pasojat e saj mbi kulturën islame, duke filluar nga fillimi i
shekullit e deri te zhvillimi i ngjarjeve në vjetët e fundit
pas ringjalljes së institucionit të besimit në vend.
Në kreun e dytë trajtohet arsimi
islamik. Sythi i parë i këtij kreu i kushtohet arsimit të
ulët (Mejtepeve) në trevat shqiptare. Ku trajtohet rrjeti, struktura
dhe anët organizative të tij. Përshkrimi i arsimit fillor
islamik, për mungesë të dhënash faktike, paraqet veshtirësi
të mëdha. Janë shfrytëzuar arkivat e meshihateve të
Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, por nuk janë pasqyruar
mejtepet e zonës së Çamërisë, ku, sipas dëshmive
gojore, ka pasur një rrjet të fuqishëm.
Në vazhdim të këtij kreu kemi shtjelluar
arsimin e mesëm islam (Medresetë), shpërndarjen e tij në
trojet tona, duke u ndalur përveç ecurisë historike edhe
te planet e programet mësimore të tyre. Gjithashtu bëhet
fjalë për tekstet e përdorura në këtë hallkë
shkolle. Përpjekje janë bërë për të analizuar
përmbajtjen e tyre. Dokumentacioni për këtë hallkë
arsimi është edhe më i plotë. Ecuria e kësaj hallke
të arsimit ka pasur baticat dhe zbaticat e veta, që janë
kushtëzuar, sidomos, nga kthesat historike. Natyrisht shkollat e mesme
islame të këtyre viteve të fundit gjejnë pasqyrim më
të gjerë, sepse edhe materiali është më i plotë.
Për të dhënë një ide më të qartë
lidhur me strukturën, organizimin dhe rolin e tyre, jemi ndalur edhe
në përmbajtjen e rregulloreve dhe të statuteve të tyre.
Këto shkolla nuk kanë qenë identike në shumë aspekte,
prandaj ne jemi ndalur, sipas rastit, në medresetë e Kosovës,
në ato të Maqedonisë etj.
Në këtë kre në një syth
më vete kemi trajtuar edhe arsimin e lartë islamik. Fizionominë
e këtij arsimi e kemi përshkruar duke marrë si model shkollën
e lartë të arsimit në Prishtinë. Elemente të arsimit
të lartë ka pasur edhe medreseja e përgjithshme e Tiranës,
gjë që reflektohet në programin e saj.
Ne kreun e tretë trajtohen gjerë
botimet dhe shtypi islamik shqip në trojet dhe diasporën shqiptare.
Për këtë na është dashur të bëjmë
një punë të mundimshme, sepse ai është i shperndarë
në pesë kontinente: në Europë, në Amerikë,
në Azi, në Australi dhe në Afrikë. Për lehtësi
studimi, e pamë të udhës që botimet me karakter fetar
në shqip t'i grupojmë mbi bazën e fizionomisë që
kanë ato: organet e shtypit periodik, tekstet mësimore për
mësimin e besimit mysliman, përkthimet e Kur’anit në gjuhen
shqipe, mevludet etj., duke dhënë kështu, për herë
të parë, një klasifikim rracional.
Në këtë kre, për herë
të parë, analizohen organe shtypi në menyrë të
plotë. Për sigurimin e tyre na është dashur një
punë e madhe. Shumica dërrmuese e këtyre organeve janë
krejtësisht të panjohura për publikun shqiptar, si për
shembull "Përpjekja jonë", që del në New Jersy , "Drita
e Lahorës" etj.
Një vend të rëndësishëm
në këtë kapitull zënë edhe përkthimet e pjesshme
të Kur’anit, të Tefsirit (komenteve) të Kur’anit, dhe, krahas
tij, edhe të haditheve në gjuhën shqipe. Gjatë hulumtimit
të përkthimeve të Kur’anit jemi ndeshur edhe me dorëshkrime
të pergatitura nga grupe teologësh shqiptarë, të cilët
kanë njohur mirë terminologjinë fetare dhe korrespondencat
e tyre në gjuhën shqipe. Ketu janë përfshirë edhe
mevludet, të cilat, përveç rëndësisë së
tyre si letërsi fetare, paraqesin edhe vlera të veçanta
gjuhësore, sepse janë shkruar nga autorë të krahinave
të ndryshme të Shqiperisë: nga Shkodra, Ulqini, Korça,
Kosova, Tetova, si dhe nga shqiptarët e diasporës etj.
Në kreun e katërt trajtohen personalitetet
e kulturës e fesë islame, si dhe ndihmesat e tyre në qështjen
kombëtare. Këto figura janë klerikë të shquar,
si Hfz. Ismet Dibra, Haxhi Ali Elbasani; përsonalitete të shquara
në lëvizjen kombëtare, si Hoxha Kadri Prishtina, Haxhi Vebi
Dibra, Ismail Ndroqi etj; shkrimtarë dhe publicistë, si Hfz Ali
Korça, Sadik Bega; orientalistë të shquar, si Vexhi Buharaja;
udhëheqës shpirtërorë e ushtarakë, si Mulla Idriz
Gjilani; mistikë dhe filozofë, si Ferit Vokopola, Baba Ali Tomorri;
hoxhallarë novatorë, si Mulla Hasan Masurica etj. Në radhët
e këtyre përsonaliteteve pati të atillë që, me
pendën e tyre të fuqishme, paralajmëruan rrezikun komunist
treçerek shekulli më parë. Janë të njohura pamfletet
e Hfz. Ali Tarjes, Hfz. Ali Korçës etj.
Mes këtyre figurave, kemi trajtuar edhe figurat
e femrave, siç është ajo e Hoxha Hanmit. Gjithsej kemi
trajtuar në këtë kre dyzetë e gjashtë figura,
aktiviteti i të cileve rroket në kufijtë e shekullit XX
e që vjen deri në ditet tona. Duke pasur parasysh botimin e këtij
materiali, kemi gjetur edhe portretet e shumicës prej tyre.
Studimi është i paisur me referenca
nga literatura e shfrytëzuar në biblioteka e arkiva të ndryshëme.
Në përfundim të kësaj parashtrese
e ndiej për detyrë të shpreh mirënjohjen time, në
radhë të parë, për Institutin e Historisë të
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqiperisë,
për ndihmën e dhënë, duke më vënë në
dispozicion materialet arkivore të tij. Gjithashtu e ndiej për
detyrë të falënderoj Drejtorinë e Arkivave të
Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe njekohësisht
arkivat e Meshihateve të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës
dhe të medresesë së Shkodrës, të cilët më
kanë vënë në dispozicion dokumente të rëndësishme
lidhur me temën e mësipërme.
Shpreh mirënjohjen time ndaj drejtorit të
Institutit të Historisë As.Prof. Kasem Biçokut si dhe
stafit të departamentit të shek. XX pranë këti instituti
për konsultimet e vyera që kam bërë me ta. Njëkohësisht
i jam mirënjohës edhe udhëheqësit shkencor Prof.Dr.
Shefik Osmanit i cili më ka ndenjur afër gjatë tërë
kohës që kam bërë këtë punim.
Pa pretenduar për një shterim të
kësaj teme, shpresojmë se kemi bërë diçka të
mirë për atdheun dhe kulturën tonë kombëtare.
Autori
KREU
I
POLITIKA
ANTIFETARE DHE PASOJAT E SAJ MBI KULTURËN ISLAME GJATË SHEK.
XX
Shekulli XX, për kulturën shqiptare në përgjithësi
e atë islame në veçanti, shënon një kthesë
cilësore në të gjitha drejtimet. Duke qenë trashëgimtare
prej pesë shekujsh të një veprimtarie kulti dhe mbartëse
e kulturës orientale, ajo tani ndodhet para problemesh e zhvillimesh
të tjera. Ishte kjo kohë që bëri edhe një herë
aktuale idetë e Hasan Tahsinit, Ymer Prizrenit, Abdyl e Sami Frashërit,
Rexhep Demit etj. për shikimin e interesave të kombit në
një prizëm tjetër.
Heqja e Halifatit dhe pushimi i këtij institucioni islamik pas
13 shekujsh, e la pa udhëheqje qendrore shpirtërore edhe popullatën
shqiptare. Kështu që me Shpalljen e Pavarësisë së
Shqipërisë dhe me krijimin e shtetit shqiptar, sadoqë të
cunguar, organizmat fetare si dhe institucionet e kultit dhe ato arsimore
islamike u ndodhën para detyrash shumë urgjente dhe shumë
të rëndësishme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës
së tyre dhe ruajtjen e identitetit shqiptar. Kështu Bektashinjtë
më 1922 u bënë të pavarur nga Turqia. Ndërsa bashkësia
sunite e cila kishte ndërprerë lidhjet me Stambollin që
me 1921, organizoi kongresin e saj të parë me 1923 dhe zgjodhi
muftiun e vet me seli në Tiranë, dhe Këshillin e Lartë
të Sheriatit. Në statutin e këti këshilli që u
botua me 1925 thuhet: "Kryetari i Këshillit të Naltë të
Sheriatit përfaqëson trupin Mysliman në Shqipënië
me titullin "Myfti i Përgjithshëm".
Në këtë kohë në Shqipëri u zhvillua një
veprimtari islame shumë e madhe..., për herë të parë
edhe Kur’ani përkthehet në gjuhën shqipe...Në gusht
të vitit 1929 "Xhema-ati Mysliman Shqipëtar" mbajti kongresin
e dytë në Tiranë. Atëherë në Shqipëri
ishin 1048 xhami aktive, në të cilat punonin 1315 nëpunës.
Një numër i rinisë shqiptare u dërgua që të
mësojnë Islamin jasht vendit, sidomos në Egjypt. U themelua
Këshilli i Lartë i Bashkësisë në krye të
të cilit ishin edhe katër myftini të tjera ( Shkodrës,
Tiranës, Korçës dhe Gjirokastrës). Në vitin
1929 bektashinjtë në Korçë mbajtën kongresin
e tretë në të cilin shpallën pavarësinë e
tyre shpirtërore dhe autonominë në suaza të Bashkësisë
Islame të Shqipërisë.
Nga kjo del qartë se islamizmi në Shqipëri trashëgonte
forca të kualifikuara në fushën teologjike si dhe në
atë të administratës (myftilerë, kadilerë, guvernatorë,
politikanë), që ishin të lidhur ngushtë me idenë
e pavarësisë dhe çlirimit kombëtar.
Në Shqipëri edukimi fetar, megjithëse kultivohej, nuk
qe i organizuar në një shkallë të merituar. Shkollat
e mesme, medresetë, qenë të kufizuara. Në fillim të
shekullit XX në Shqipëri filloi të organizohej arsimi i
mesëm islamik. Po ashtu filloi të organizohej në këtë
shkallë edhe në disa qendra të Kosovës dhe në
Shkup, ndërsa në Çamëri u pengua plotësisht,
siç do ta shohim më poshtë. Megjithatë, populli ruajti
me xhelozi besimin dhe ushtroi rregullisht ritet fetare. Bindjet, konceptet,
shartet u trashëguan në brezat e fundit edhe në heshtje.
Në heshtje po zhvillohej një luftë me ateizmin, që
filloi të përhapej në Shqipëri, sidomos në kuadrin
e përhapjes së ideve komuniste.
QËNDRIMI I POLITIKAVE TË HUAJA NDAJ ÇËSHTJES
SHQIPTARE
Në fillim të shek. XX, ndërsa Perandoria Osmane numëronte
ditët e fundit në territoret e Gadishullit Ballkanik të
sunduara prej saj, vetëdija kombëtare te shqiptarët ishte
ngritur në shkallën më të lartë. Situata e re
kërkonte që forcat islame të nxirrnin në pah edhe një
herë ato nene kuranore dhe ato hadithe, që evokonin dashurinë
për atdheun, si barrikadë kundër pretendimeve territoriale
të grekëve në jug dhe të sllavëve në veri,
kundër pretendimeve italiane për zaptimin e një pjese të
bregdetit shqiptar. Politika e shteteve fqinje rrezikonte në të
dy krahët popullsinë shqiptare, në mënyrë të
veçantë atë myslimane që ishte më e madhja në
numër duke filluar nga Kosova, në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë,
deri në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, etj.), dhe në ish-republikën
jugosllave të Maqenonisë (në Dibër, Tetovë, Kërçovë,
Gostivar, Kumanovë etj.) dhe në viset e Çamërisë,
deri në Prevezë.
Kjo popullsi shqiptare myslimane, nën lakminë dhe intereset
e këtyre forcave, rrezikohej të humbte teritoret, kombësinë
dhe bashkë me te besimin e vet.
Diplomacia evropiane, në mënyrë krejtësisht të
padrejtë, popullsinë myslimane të këtyre trojeve, e
konsideronte si popullsi turke dhe trojet e saj si plaçkë për
të kënaqur fqinjët. Kështu në tryezat e kësaj
diplomacie të drejtat e popullatës shqiptare, pas çdo
lufte të humbur nga Turqia mbeteshin nëpër këmbë.
Kjo bëri që shqiptarët të ngrihen në këmbë
për të mbrojtë trojet e tyre, si trashëgimtarë
legjitim të tyre, çka bëri që në ballin e luftës
të radhiteshin bri njëri-tjetrit myslimanë e të krishterë..."Shqiptarët,
qoftë të besimit musliman apo të besimit katolik (kristian
R. Z.), nuk mund (dhe nuk duhet) t’i nënshtrohen sundimit të
ndonjë shteti sllav (...)".
KONVERTIMI
I DETYRUAR ME DHUNË
Masakrat e ushtruara në mënyrë masive kundër banorëve
ulqinakë, tivaras, kosovarë, dibranë, çamë etj.,
i afruan myslimanët shqiptarë me bashkatdhetarët e tyre
vëllezër katolikë e ortodoksë, me të cilët
i bashkonin interesa të përbashkëta e kryesisht: gjuha,
gjaku e toka.
Qëndrimi antishqiptar i qeverisë serbe, ndonëse përpiqej
të kamuflohej, shprehej qartë edhe në udhëzimet e ministrisë
së jashtme dërguar konsujve serbë, në të cilat
theksohej veçanërisht domosdoshmëria e ndërhyrjes
së misionerëve serbë tek autorietet turke lidhur me çarmatimin
e plotë të shqiptarëve.
Vendosja e administratës ushtarake kishte për qëllim,
nga njëra anë, sigurimin e shtetit serbomalazez, kurse nga ana
tjetër, dëbimin në masë të shqiptarëve prej
trojeve të tyre autoktone me anë të shtypjes së vazhdueshme
dhe të zbatimit të masakrave të përgjakshme mbi popullsinë
e pafajshme.
Prej shtypit të kohës bëhej e ditur se në Ponoshec
të Rekës së Gjakovës, malazezët kanë mbytur
e vrarë 165 veta, në mes të cilëve gjendeshin edhe
gra e fëmijë. Malazezët, pasi e kanë mbaruar këtë
vandalizëm, "familjet që kanë mbetur të shkreta i kanë
përzënë jashtë kufirit".
Me anë të ndërrimit të detyruar të emrave të
njerëzve, të vendbanimeve të tyre e të përkatësisë
fetare dhe, duke përdorur për këtë qëllim mjetet
më të egra, pushtuesit serbo-malazez u përpoqën që
të krijonin një gjendje të padurueshme për popullsinë
shqiptare. Në radhët e këtyre pushtuesve përfshiheshin,
përveç ushtarëve, edhe nëpunës civilë,
çetnikë, popë ortodoksë e të tjerë. Të
gjithë së bashku u vunë në lëvizje dhe duke përdorur
terrorin "e detyronin popullsinë shqiptare të rrethit të
Pejës e të Gjakovës të kalojë në fenë
ortodokse, përkatësisht të sllavizohej".
Sipas të dhënave nga burimet arkivore, me 10 mars 1913, në
Lugun e Baranit, 68 familje shqiptare të konfesionit mysliman u kthyen
në fenë ortodokse. Ndërkaq, në fshatrat e rrethit të
Pejës: Brestë, Novosellë, Treboviç, Dubovë,
Drenoc, Lloqan, Carrabreg, Leshan, Dredhëz, Petriq, Zajmovë,
Prelep, Jabllanicë, Krushevë, Isniq, Strellc, Raushiq, Gllogjan
e Kriticë u konvertua në fenë ortodokse tërë popullsia
shqiptare e konfesionit mysliman.
Familjeve shqiptare, në radhë të parë meshkujve,
u ndërroheshin emrat me ceremoni nga priftërinjtë ortodoksë
apo nga "kumbarët e caktuar prej ushtrisë malazeze". Ky pagëzim
i përgjithshëm i popullsisë shqiptare u bë kryesisht
në Plavë, Guci e vise tjera... Në këtë proces
konvertimi Ukshini u bë Vukashin, Rama-Rade, Selimi-Sime, Tahiri-Tihomir,
Ramadani-Radivoj, Sadiku-Dika, Bajrami-Bllagoj, Shefqeti-Shqepan, Milaimi-Millorad
etj. Ky akt u ruajt edhe në këngët e podgorit.
Popullata shqiptare myslimane e mbetur nën pushtimin serbomalazez
ose atë grek, pas Luftës Ballkanike, u privua nga organizimi
i mëtejshëm arsimor i besimit në gjuhën shqipe dhe
institucionet arsimore-kulturore të tij. Personalitete të shquara
të kulturës islame shqiptare, hoxhallarë të përmendur,
ylema të ditur, çamë, kosovarë e dibranë etj.,
u detyruan të marrin rrugën e mërgimit ose t’i nënshtrohen
ndjekjeve antinjerëzore: vrasjeve, burgimeve, bastisjeve, diskriminimeve,
grabitjeve etj. Një pjesë tjetër u detyrua të konvertojë.
Terrori malazez mbi popullatën shqiptare në Dukagjin e sidomos
akti i dhunës, që u ushtrua mbi popullatën e Lugut të
Baranit për ndërrimin e fesë, s’ishte tjetër veç
një përpjekje për realizimin e programit serb sipas Naçertanjës
së Grashaninit për shkombëtarizimin e shqiptarëve,
përkatësisht për kolonizimin e Kosovës. Ky akt si dhe
krimet e papara të Sav Batares në rajonin e Dukagjinit, bënë
bujë të madhe në qarqet ndërkombëtare. Shtypi
austro-hungarez, ai italian dhe turk i kushtuan vëmendje të madhe
akteve malazeze në Dukagjin, si dhe rezistencës së shqiptarëve
për të mos e ndërruar fenë. Ndërrimi i fesë
nga ajo myslimane në ortodokse sllave nënkuptonte sllavizimin
e plotë të shqiptarëve.
I ballafaquar me presionin ndërkombëtar, mbreti i Malit të
Zi, Nikolla Petroviq, më në fund, u detyrua ta pranonte se tërë
arsenali i dhunës për konvertimin e detyrueshëm të
shqiptarëve në fenë ortodokse ishte inicuar nga vet ai me
qëllim të shpërnguljes së përgjithshme të
shqiptarëve nga tokat e okupuara dhe premtoi se do të jepte urdhër
që aksioni i "konvertimit të shqiptarëve në fenë
ortodokse të ndërpritet" dhe se "atryre që tashmë janë
pagëzuar ortodoksë do t’u lejohet të kthehen në fenë
e mëparshme".
Lidhur me këtë, vicekonsulli austriak në Prizren, Pecel,
do të shkruajë se "u ndal një aventurë e shëmtuar
e sllavëve për shkombëtarizimin fetar të shqiptarëve
dhe për asgjësimin e tyre me anë të shpërnguljes
nga trojet e tyre stërgjyshore, që ishte edhe pikësynimi
i sllavëve.
Rezultat i këtij procesi është rasti i dy fshatrave në
anën e majtë të rrugës, që lidh Pejën me
Rozhajën (Ciga dhe Brestoviku) popullsia e të cilave ndonëse
janë me origjinë shqiptare, i mbajnë për ortodoks serbë.
Mirëpo, edhe këto veprime apo skena trishtuese të shoqëruara
me krime, që ranë mbi shqiptarët e të gjitha moshave
e gjinive gjatë fundit të shekullit XIX e fillim të shekullit
XX, nuk arritën të thyejnë qëndresën e tyre për
të mbajtur kombësinë e fenë e tyre.
Këngëtari popullor e përshkruan kështu këtë
qëndresë:
Krisi pushka e dajaku,
rrugët e shehrit i mbuloj gjaku.
Sali Bajraktari u bërtet,
Ou, bini vllazën n’shahadet,
edhe një gisht çone përpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue,
E kurrë fenë mos me ndërrue.
Në analet serbe e malazeze thuhet se: "Kishte nga shqiptarët
muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë
lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, të cilat
ua kishte prekë Popi, dhe i fërkonin aq shumë me rërë
gjersa t'u dilte gjaku."
SHPRONËSIMI
I TOKAVE TË SHQIPTARËVE
Fillimi i shekullit XX i gjeti shqiptarët në një prapambetje
të theksuar në të gjitha aspektet. Epilogu i traktatit të
fshehtë të Londrës më 1913 dhe i traktatit të
paqës të Versajës më 1919 i thelloj pasojat për
kombin shqiptar. "Ushtritë pushtuese serbe, malazeze, bullgare dhe
greke në viset shqiptare të pushtuara gjatë luftërave
ballkanike (1912-13) dhe gjatë Luftës së Parë Botërore
(1914-18) rrënuan në themel më se 800 lokalitete shqiptare,
vranë ose i zhdukën përgjithmonë rreth 350.000 shqiptarë
dhe ndoqën nga vatrat etnike mbi 500.000 të tjerë.
Një genocid i paparë edhe në mesjetë është
ushtruar mbi popullsinë shqiptare, në mënyrë të
veçantë nga kisha ortodokse sllave e greke për konvertimin
e detyruar të tyre në ortodoksë. Për këtë
dëshmon edhe studjuesja Edit Durham: "Kisha ortodokse (shkruan ajo)
me programet kundër çifutëve në Rusi dhe me bëmat
e saj në Ballkan, mban tani rekord për mizoritë fetare".
Me dhjetëra janë ndërtesat e kultit mysliman që janë
shkatëruuar në trojet shqiptare të myslimanëve të
Greqisë dhe të Jugosllavisë.
Një segment tjetër i politikës antishqiptare e antiislame
i ndjekur nga qarqet jugosllave dhe greke është dhe likuidimi
i troje-pasurive të vakëfeve islame. Me forma të ndryshme,
të maskuara e të drejtpërdrejta, me ligje gjoja për
zbatimin e reformës agrare, u shpronësuan sipërfaqe të
tëra toke, që i përkisnin vakëfeve islame. Shpronësimi
i tyre filloi qysh në vitin 1919. Disponohen të dhëna mbi
konfiskimin e tokave të disa xhamive në rrethin e Shkupit, të
tokave të teqesë së Tetovës, të myftnisë
së Prizrenit, "të varrezave myslimane të Shkupit, të
Tetovës.., të Kaçanikut, Kumanovës, Preshevës...".
Këto toka, në të cilat u vendosën kolonë serbë
e malazezë, përbënin sipërfaqe të konsiderueshme.
Gjithashtu pas vitit 1918 u shpronësuan dhe kaluan në duart e
shtetit jugosllav edhe toka të popullsisë islame që arritën
në dhjetëra mijëra ha, baras me 3/4 e tokës së
shpronësuar në të ashtuquajturat "vise të jugut".
"Nga sipërfaqja e sipërpërmendur, mbi 192000 ha u shpronësuan
vetëm në Kosovë, ku "reforma goditi mbi 62000 familje, toka
të cilat kaluan në duart e elementit ortodoks sllav, vendas ose
kolonë...". Njëlloj si qeveria e Beogradit, ajo e Athinës,
në bashkëpunim të ngushtë me kishën greke-ortodokse,
organizoi shpërnguljet e detyruara të popullsisë myslimane
shqiptare çame dhe konfiskoi të tëra pasuritë e tyre.
"Ushtria (greke) rrëmbente gjithçka gjente të shqiptarëve
muslimanë. Shtëpitë e këtyre kudo që ishin, i
plaçkiti dhe i dogji...Faltoret e muslimanëve dhe varret e
shqiptarëve...i prishën. Çamërit dhe tërë
banorët e tjerë islamë të krahinave shqiptare që
patën fatin e zi të binin nën sundimin robërues të
kryqtarëve athino-fanaritë, u cilësuan si popullatë
e dorës së dytë (ulët); si të tillë ata u
zhveshën krejtësisht nga çdo e drejtë njerëzore
dhe kombëtare..."
Në këtë mënyrë, qendra të tëra të
banuara, që ishin të pastra etnikisht dhe nga pikëpamja
e besimit, u shndërruan në qendra ku mbizotëronte popullsia
sllave dhe ajo greke. Meqë Shqipëria e kufijve të 1913-ës
kufizohej në të tëra anët me shqiptarë, Beogradi
dhe Athina u treguan mjaft aktive në pastrimin etnik të zonave
kufitare me Shqipërinë, si dhe në rrugë-kalimet kryesore
hekurudhore dhe automobilistike. Vetëm në zonën e Rrafshit
të Dukagjinit, të Fushë-Kosovës dhe të rajonit
të Shkupit u vendosën me qindra kolonë serbë në
mbi 120000 ha tokë. Deri "në nëntor të viti 1937 në
viset e quajtura "Juzhna Srbija" u sollën 46 000 familje koloniste
(serbe) me 5-7 antarë të cilëve iu ndanë tokat shqiptare".
Kësaj dukurie i parapriu dokumenti pragmatik i Dr. Vaso Çubrilloviqit,
paraqitur më 7 mars 1937 në Klubin Serb të Kulturës
në Beograd, mbi Shpërnguljen e Arnautëve, ku në mënyrë
analitike zbërthen këto synime: kolonizimi i krahinave jugore,
mënyra e shpërnguljes, organizimi i shpërnguljeve në
rrethinat e Dibrës, Pollogut të Poshtëm e të Sipërm,
malit të Sharrit, Drenicës, Pejës, Istogut, Vuçiternit,
Stavicës, Llapit, Graçanicës, Nerodomjes, Gjakovës,
Podgorit, Gorës, Podrimjes, Gjilanit, Kaçanikut.
Rrethi |
vrau
|
burgosi
|
rrahu
|
dogji |
plaçkiti
|
Prishtina dhe Llapi
|
4600
|
3650
|
350
|
1340
|
2490
|
Vuçiterna
|
2179
|
2940
|
215
|
1463
|
2431
|
Ferizaj
|
1690
|
3400
|
190
|
720
|
960
|
Peja
|
1560
|
3800
|
240
|
714
|
1970
|
Prizreni dhe Luma
|
836
|
2700
|
120
|
770
|
1562
|
Gjilani
|
680
|
2400
|
220
|
450
|
630
|
Presheva
|
260
|
970
|
85
|
180
|
240
|
Mitrovica
|
133
|
1700
|
30
|
42
|
104
|
Gjakova
|
68
|
200
|
25
|
56
|
78
|
Gjithsej
|
12346
|
22160
|
1635
|
6125
|
10515
|
Tabelë që pasqyron represionin serb mbi
popullatën e Kosovës
Duke e trajtuar këtë problem Dr. Vaso Çubrilloviqi
(ish Ministër i Qeverisë Federative, anëtar i Akademisë
Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe, që nga viti 1970 drejtor i
Institutit Ballkanologjik të Beogradit dhe anëtar korrespodent
i Akademisë së Shkencave të ish BS), theksonte: Nga rrethet
e mësipërm "ato që përbëjnë pykën shqiptare,
për ne, aktualisht (ishte viti 1937, shënimi im R.Z.) më
të rëndësishme janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora
(Dragashi), Sharri, Podgora, Istogu dhe Drenica, në veri të Malit
të Sharrit. Këto janë rrethe kufitare dhe duhen shpërngulur
me çdo kusht. Rrethet në thëllësi të Kaçanikut,
Gjilanit, Graçanicës, Llapit, Vuçiternit etj, mundësisht
duhen dobësuar, sidomos ai i Kaçanikut dhe i Llapit, ndërsa
të tjerat duhen kolonizuar gradualisht e sistematikisht dhe kjo duhet
të realizohet gjatë dhjetëvjeçarit."
Ai vazhdon me shtjellime se si duhet bërë "Popullimi i krahinave
të shpërngulura", cila do të jetë "Teknika e kolonizimit",
"Mjetet financiare". Shpenzimet për shpërngulje Dr. Vaso Çubrilloviq
i llogarit deri në 800 milionë dinarë. "Shqiptarët
e shpërngulur, (thekson fondamentalisti sllav Çubrilloviq),
do të lënë jo vetëm tokën, por edhe shtëpinë
e veglat e punës... Gjatë krijimit të kolonive të reja,
atje ku ta lypë nevoja, duhet të përdoret forca ushtarake..."
Të gjitha këto ai i quan "Detyra strategjike-ushtarake dhe ekonomike".
Strategjia e Çubrilloviqit dhe e atyre që e mbështetën
nuk ka nevojë për koment, mbasi ajo paraqet fare qartë synimet
asimiluese (në mënyrën më barbare) ndaj shqiptarëve.
Problemi i shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë
nga Jugosllavia mbeti një synim konstant për qeverinë jugosllave.
Në vazhdim të kësaj politike më 1938 u hartua Konventa
Turko-Jugosllave, për shpërnguljen e shqiptarëve, në
bazë të së cilës "Shtetasit jugosllavë me fe,
kulturë dhe përkatësi myslimane..."(Neni 1) gjithsej 40000
familje (neni 3), detyroheshin të linin trojet e tyre të rajonit
të Banovinës së Vardarit, Banovinës së Zetës,
banovinës së Moravës dhe të emigronin detyrimisht në
Turqi. Brenda gjashtë vjetësh duke filluar nga muaji korrik 1939,
do të realizohej periodikisht çdo vit, nga 1 maji deri më
15 tetor, emigrimi si më poshtë: Gjatë vitit 1939 - 4.000
familje, 1940 - 6.000 familje, 1941 - 7.000 familje, 1942 - 7.000 familje,
1943 - 8.000 familje, 1944 - 8.000 familje.
Në nenin 6 të kësaj konvente thuhet shprehimisht: "e
gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon shpërngulësve,
do të mbetet pronë e Qeverisë Jugosllave..." Për ironi,
në nenin 12, përcaktohet se këta nënshtetas "heqin
dorë nga shtetësia jugosllave me dëshirë". Në
nenin pasardhës ligjërohej që "Qeveria Jugosllave merr përsipër
që ata t’i transportojë gratis deri në limanin e barkimit
të tyre në Selanik" (Neni 12).
Kjo qe një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve myslimanë,
që shoqërohej me një demagogji makiavelike. Për realizimin
e saj, Jugosllavia vuri tërë arsenalin e saj propagandistik që
kishte në dispozicion, të shoqëruar me një fond prej
800 milionë dinarësh, që përfaqësonte një
shumë të madhe për Jugosllavinë.
"Me qëllim të shpopullimit të Çamërisë
nga shqiptarët, qeveria Greke e asaj kohe, në kuadrin e këmbimit
masiv të popullsisë respektive me qeverinë turke, në
vitin 1923 përfshiu edhe elementin shqiptar mysliman. Pjesa e mbetur
e popullsisë shqiptare myslimane u trajtua si element destruktiv.
Madje në kohën e diktaturës famëkeqe të Mataksait
ajo iu nënshtrua një genocidi të hapur. Kryqëzatën
e egër antishqiptare në Çamëri e ndërmorri së
fundi gjenerali Zerva. Bilanci i krimeve është tragjedi: 2300
të vrarë, prej të cilëve 350 ishin gra. U dëbuan
18150 veta, u dogjën dhe u shkatërruan 5350 shtëpi etj.
Kështu u zhduk prania e shqiptarëve myslimanë në Çamëri,
gjë që përbën një krim historik."
Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore,
në nëntor 1944, Dr. Vaso Çubrilloviqi paraqiti përsëri
para udhëheqjes më të lartë të LANÇ të
Jugosllavisë platformën e re mbi "Problemin e pakicave në
Jugosllavinë e re". Ai nisej nga parimi se "Jugosllavia Federative
Demokratike mund të ketë paqë dhe një zhvillim të
sigurt vetëm në qoftë se do të jetë e pastër
etnikisht". Ai, duke iu referu metodave naziste të shpërnguljes
me dhunë të masave të popullit, deklaronte: "Vetë Rajhu
i Tretë ka ndjekur një politikë brutale kolonizuese duke
shpërngulur miliona vetë nga njëri skaj i Evropës në
tjetrin". Në vijim shtonte: "Edhe ne do të kemi të drejtë
të kërkojmë nga aleatët tanë që dhe çështja
e pakicave tona të zgjidhet në këtë mënyrë,
me anën e shpërnguljes së detyruar". "...ne, - deklaronte
Çubrilloviqi, - duhet që me çdo çmim të
marrim etnikisht Baçkën, Kosovën dhe Metohinë, duke
dëbuar me këtë rast qindra mijëra hungarezë dhe
shqiptarë nga shteti ynë...". "Ndërsa në Kosovë
dhe Metohi duhet të ndryshohet me themel përbërja e tyre
etnike" duke linçuar thirrjen që "Ushtria gjatë operacioneve
të luftës duhet t’i spastrojë në mënyrë të
planifikuar e pa mëshirë pakicat kombëtare". Këtu e
kanë burimin tërë ato masakra masive që u bënë
mbi popullsinë shqiptare, kryesisht myslimane.
Në pamundësi për ta realizuar plotësisht këtë
plan djallëzor e antihuman për arsye të qëndresës
së masave shqiptare, ata, në mënyra të ndryshme, u
vunë kufizime shqiptarëve, duke mos i lënë të
zhvillojnë kulturën e tyre, ekonominë e tyre, institutet
e tyre etj. Elementi fshatar mysliman nuk kishte asnjë përkrahje.
Ai gjendej i vetëm përballë furisë serbe.
PERSEKUTIMET
E KLERIT DHE SHKATËRRIMI I INSTITUCIONEVE TË KULTIT ISLAM
Një fenomen i tillë i ngjashëm kishte ndodhur edhe në
zonën e Çamërisë, me çamërit myslimanë.
Kisha greke dhe ajo sllave, pasi dështuan në ndërmarrjet
e tyre për t’i konvertuar myslimanët në të krishterë
ortodoksë, si etapë e parë, dhe pastaj për t’i shkombëtarizuar
ata, si etapë e dytë, filluan përpjekjet për të
komprometuar disa kategori sociale si: klerikët, çifligarët,
shtresat e pasura në përgjithësi. Kështu qarqet serbe,
sidomos gjatë viteve 1919 - 1921, kishin ndërmarrë një
aksion barbar, që në popull u quajt me emrin i fëmija ta
thithë 24 orë, dhe kur ka ardhur patrulla e dytë të
njëjtin fëmijë e kanë dërrmuar për tokë,
e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në zjarr".
Si rezultat i mllefit ortodoks grek edhe zëri i çamëve
myslimanë në Çamëri u shua. Pothuajse asnjë
faltore islame (xhami) nuk mbeti në këmbë në Çamëri.
Asnjë klerik çam nuk pipëtin. Grekët i zgjidhnin
vetë klerikët myslimanë. Çamërit myslimanë
u shpërndanë në Shqipëri, Turqi, SHBA, Egjipt e në
disa vende islamike.
Duke bërë fjalë për vuajtjet dhe mjerimet e bashkatdhetarëve
të vet, një dëshmitar i kohës, ndër të tjera
shkruante: "Çamëria... po lëngon nën një sundim
të huaj, i cili popullsinë e atjeshme po e mundon tiranisht".
Genocidin që pësuan çamërit e përshkruan në
mënyrë dramatike Edit Durhami. Kështu në Çamëri
feja dhe kultura islamike filloi të venitej, sepse qarqet zyrtare
greke me anë aktesh e dekretesh të ndryshme penguan çdo
gjë që kishte lidhje me kulturën islame dhe ndërgjegjen
kombëtare shqiptare. Në këtë mënyrë islamizmi
shqiptar u gjet para disa armiqve njëkohësisht: në Shqipëri
para komunizmit, në Jugosllavi para komunizmit dhe kishës ortodokse
sllave dhe në Greqi (Çamëri) para kishës ortodokse
greke, armike tradicionale e shqiptarëve, si dhe politikës vorio-epirote.
Në Jugosllavi u përpoqën t’u mbyllin gojën hoxhallarëve.
Në mënyrë të veçantë ata u përpoqën
të depërtonin në medresetë. Historia dëshmon për
veprime të kësaj natyre. Me metoda nga më të ndryshmet
ata u përpoqën t’i lënë myslimanët në prapambetje,
duke u mohuar arsimimin, të drejtën e punës, duke i lënë
kështu larg kulturës dhe, duke iu shmangur vetëdijes kombëtare.
Ata bënë çmos që duke shfrytëzuar një rrethanë
si pasojë e klerit të papërgatitur, ta kthejnë popullsinë
myslimane në një popullsi thjesht fanatike, që mund të
nënshtrohej sa më lehtë.
Xhamia FET’HIJE në Prizren, e njohur në popull
si Xhuma Xhamia (e ndërtuar më 1445), i është rrëzuar
minareja më 5.6.1923 dhe në vendë të
sajë i është ngritë këmbanara. Sot funksionon
si kishë ortodokse sllave.
SINJALET E PARA NDAJ RREZIKUT
KOMUNIST
Përveç shovinizmit ortodoks fqinj feja e kultura islame
u përballën edhe me ideologjinë e regjimit komunist. Propaganda
e komunizmit, fillimisht, përveç bolshevizmit të partisë
komuniste synonte edhe goditjet ndaj fesë. Kjo propagandë antifetare
u intensifikua sidomos në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit tonë.
Ajo u përhap edhe në Shqipëri, kryesisht nëpërmjet
përhapjes së ideve komuniste e përkthimit të literaturës
komuniste.
Kleri mysliman shqiptar me H. Vehbi Dibrën në krye e kuptoi
këtë sfidë dhe u shpejtua të marrë masa. Ai reformoi
medresetë, miratoi pjesëmarrjen e gruas myslimane në jetën
shoqërore, duke dekretuar heqjen e perçes, lejoi përdorimin
e kapeles, organizoi shtypin fetar e të tjera dhe iu kundërvua
ideologjisë komuniste. Ai kuptoi rolin e kulturës islame si ndërlidhëse
të Shqipërisë me perëndimin dhe lindjen, madje me kulturën
mbarë botërore. Ai e kuptoi pozitën gjeografike, që
zinte Shqipëria në këtë pjesë të Evropës
dhe rolin që duhej të lozte. Ai nuk e pa progresin perëndimor
si diçka të huaj, por pa në të edhe atë pjesë
që ishte negative, mohuese, depresive për shoqërinë
në përgjithësi.
Me Kryemyftiun e parë të shqiptarëve u solidarizuan shumë
përfaqësues të inetligjencies Islame, siç qe Hafiz
Ibrahim Dalliu etj. Këta fetarë atdhetarë të flaktë
e mësuan popullin se si duhet të flijohet për kombin. "Patriotizma
(thoshte Hafiz Dalliu) asht një fjalë e shenjtë që
përfshin shpirtin e të gjithë virtuteve njerëzore dhe
kombëtare. Prandaj ai fatbardhë që cilësohet me fjalën
patriot, asht tepër i lavdërueshëm, kudo dhe prej kujdohit,
rrëfehet me gisht". Por, duhet thënë gjithashtu se një
pjesë e mirë e klerikëve, të pakompletuar nga pikëpamja
filozofike e teologjike, të prapambetur në mendime, nuk arritën
t’i bëjnë ballë ofensivës komuniste.
Materialet që botuan Hfz. Ali Korça dhe Hfz. Ali Tarja kundër
komunizmit, ndonëse janë me interes, nuk u ngritën në
nivelet e një lufte të paepur, të argumentuar, shkencore.
Në "Zani i Naltë", gjithnjë e më pak botoheshin artikuj
të kësaj natyre teorike. Lidhjet që u krijuan me vende islamike
si me Egjiptin, Pakistanin, Sirinë etj, nuk u ngritën në
atë nivel që kërkonte koha. Por e rëndësishme
është se veprat e Hfz. Ibrahim Dalliut, si: "Tefsiri i Kur’anit"
e të tjera, luajtën një rol të rëndësishëm
në ushtrimin e gjuhës amëtare për rrjedhojë të
zhvillimit të kulturës islame në mënyrë të
veçantë në trevat e Kosovës.
Në vitin 1934 Hfz. Ali Kraja kishte botuar monografinë e tij
"A duhet feja". Në kapitullin "Islamizmi e ateizmi" të këtij
materiali, autori, i nisur nga pozita teologjike teorike, debaton me ateizmin
e propaganduar nga komunistët. Ndër të tjera shkruan: "Çdo
mysliman më parë se çdo gjë beson se Rrozullimi është
vepra e një Krijuesi.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste u dha shkas komunistëve
që propagandën e tyre ta intensifikonin në kuadrin e Luftës
kundër pushtuesve nazifashistë. Premtimet joshëse, nga njëra
anë, skamja dhe padija, nga ana tjetër, dhe në mënyrë
të veçantë qënia në krye të Luftës
e P.K.SH., i dha një goditje të rëndë fesë në
përgjithësi dhe në veçanti islamizmit si besim i
pjesës më të madhe të shqiptarëve. Në Kosovë
çështja mbeti më ndryshe. Kosovarët i mbajtën
të palëkundura lidhjet me fenë.
Komunizmi filloi të depërtojë në Shqipëri nëpërmjet
një propagande të organizuar mirë, nëpërmjet literaturës
që vinte kryeshisht nga jashtë, e cila mohonte fenë, mohonte
Zotin, nëpërmjet idesë së bashkimit të të
gjithë njerëzve në një pushtet të vetëm.
Një literaturë e pasur vinte nga Kominterni, natyrisht e kontrolluar
dhe e përpunuar në BRSS. Parullat që përmbanin këto
materiale, ishin kaq tërheqëse sa filluan të bëjnë
për vete mjaft të rinj të shtresave të varfra të
popullsisë. Premtimet që u bëheshin për të ardhmen,
për botën e re pa klasa e pa shfrytëzues, për mirëqënie
të të gjithëve joshën masa të tëra të
rinjsh, sidomos nxënës, shegertë, punëtorë dhe
disa intelektualë. Nga ana tjetër, përhapja e komunizmit
gjeti terren të përshtatshëm, sepse mungonin botime të
ndryshme me karakter fetar dhe format e propagandës fetare kishin
mbetur prapa.
Në institucionet arsimore, siç qenë mejtepet që
funksiononin pranë xhamive, vërtet jepeshin mësime feje
dhe parimet e moralit islam, por në ato nuk zhvillohej ose nuk përgatiteshin
nxënësit në atë shkallë për t’iu kundërvënë
me debat propagandës komuniste. Komunistët filluan të përhapnin
sllogane sikur feja pengon qytetërimin, se feja është një
opium për popujt, se ajo e pengon bashkimin kombëtar etj. Në
këtë mënyrë para udhëheqësve të Bashkësisë
Islame Shqiptare doli problemi i madh i konsolidimit të mendimit islamik,
të kulturës islame, të debatimit për probleme teorike,
si dhe për kundërvënie ndaj arsenalit të fuqishëm
të propagandës që po bëhej në Shqipëri.
Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me pushtimin
e Shqipërisë, myslimanët në përgjithësi u
radhitën kundër pushtuesit. Pushtuesit italianë bënë
një politikë demagogjike për t’i tërhequr ata ndaj
politikës së tyre, ftuan shumë klerikë në Romë,
përdorën simbole të ndryshme (shpata e islamit), shpërndanë
ndihmë ekonomike, futën mësimin e besimit në shkollë
për t’i joshur ata ndaj politikës së tyre.
Muslimanët shqiptarë përfituan me zgjuarësi nga
kushtet e reja të krijuara nga zhvillimi i luftës, sidomos me
ndryshimet e kufijve. Ata forcuan lidhjet e tyre me myslimanët shqiptarë
të Kosovës, të trojeve shqiptare të Malit të Zi
dhe të trojeve shqiptare të ish-Republikës Jugosllave të
Maqedonisë si dhe me popullatën çame. Vajtje-ardhjet,
bashkëpunimi i tyre, forcoi më tepër lidhjet dhe ndihmoi
në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në këto zona.
Një pjesë e literaturës në gjuhën shqipe, e panjohur
më parë nga popullata e zonave të pushtuara nga Jugosllavia
dhe Greqia, filloi të hyjë në këto zona dhe të
lozë një rol të rëndësishëm në pikëpamje
kombëtare.
PËRBALLJA ME KOMUNIZMIN
Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, me
ndikimet e fuqishme sllavo-komuniste edhe në shtetin amë, u zhvillua
një luftë e gjithanshme kundër fesë në përgjithësi,
duke e kufizuar veprimtarinë fetare në mënyrë graduale.
Partia Komuniste Shqiptare ndërmori një sërë masash
radikale që synonin vendosjen e sistemit socialist totalitar. Në
kushtet e vendosjes e konsolidimit të këtij sistemi, feja islame
ashtu sikurse i gjithë sistemi i fesë në përgjithësi,
pësoi goditje të njëpasnjëshme të cilat fillimisht
e dobësuan ndikimin dhe më pas e ndaluan ushtrimin legal të
saj.
Në luftën kundër fesë u përdoren metoda e forma
të cilat evoluan sipas kushteve historike dhe etapave të ndërtimit
të sistemit politik monist. Në vitet e para pas çlirimit
udhëheqja shqiptare nuk u ngrit të ndalonte në mënyrë
kategorike fenë e institucionet e saj. Një hap i tillë i
nxituar do të shkaktonte pakënaqësi në radhët
e besimtarëve, mbi 75% e të cilëve ishin islam, do të
shtonte radhët e kundërshtarëve ndaj regjimit madje do të
kompromentonte gjithë punën për arritjen e objektivave programore
të PKSH ndërtimin e sistemit socialist totalitar. Në këtë
mënyrë ajo u ruajt nga "tendosja e harkut" dhe ndoqi një
politikë të moderuar ndaj këtij problemi, që mbështetej
në parimin se në lidhje me shtetin feja do të ishte çështje
private, gjë që do të thoshte se as feja nuk do të
përzihej në punët e shtetit dhe as shteti nuk do të
përzihej në punët e brendshme të fesë.
Duke iu përmbajtur kësaj strategjie e taktike PKSH ruajti
statusin që feja kishte fituar në periudhën e mbretërisë
(1929) sipas të cilit feja qe e ndarë nga shteti. Ky i fundit
ligjërisht mbajti proregativat e aprovimit të statuteve të
komuniteteve fetare dhe angazhimin për subvencion financiar të
tyre.
Në këto rrethana komuniteti islam që në vitin e
parë të pas luftës bëri përpjekje për shërimin
e plagëve (dëmeve) që kishin pësuar ndërtesat
e kultit dhe sistemi i fesë në përgjithësi si dhe për
organizimin e veprimtarisë fetare. Fillimisht u ngrit një këshill
i përkohshëm për përgatitjen e statutit të ri
i cili u aprovua në kongresin III të besimtarëve islam në
maj të vitit 1945.
Statuti konfirmonte bazën sociale të komunitetit që përbëhej
nga gjithë muslimanët e Shqipërisë si dhe sanksiononte
organe drejtuese të tij. Organi më i lartë ishte Këshilli
i Përgjithshëm i përbërë nga kryetari, 4 kryemyftinj
të zonave dhe nga një përfaqësues për çdo
prefekturë. Njëkohësisht u morën masa për vënien
në funksion të xhamive dhe për të mundësuar ushtrimin
e ceremonive fetare. Ndonëse në kushte të vështira
materiale, me ndihmën e pakursyer të besimtarëve, u bë
e mundur që brenda një kohe të shkurtër të riparoheshin
ndërtesat e kultit.
Ndërsa komuniteti musliman dhe besimtarët bënin përpjekje
për ushtrimin e fesë, shteti i ri që po institucionalizohej,
duke lejuar të drejtën dhe lirinë e veprimtarisë fetare,
në të njëjtën kohë garantoi edhe të drejtën
e propagandës ateiste antifetare. Çdo shtetas në përshtatje
me botëkuptimin e tij dhe çdo organizate shoqërore, në
përshtatje me programin e vet, mund të zhvillonte lirisht propagandën
ateiste. Krahas ndarjes së fesë nga shteti u bë edhe ndarja
e shkollës nga feja.
Në këtë mënyrë fillimisht feja lejohej të
ushtrohej, por ajo ndalohej të vepronte në kundërshtim me
ligjet e shtetit. Këto parime u mishëruan në kushtetutën
e parë të RPSH (Statuti) në nenin 18 të së cilës
thuhej se "të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjës
dhe e besimit". Njëkohësisht Kushtetuta ndalonte përdorimin
e fesë për qëllime politike dhe formimin e organizatave
politike mbi baza fetare. Si komunitetet e tjera fetare edhe ai musliman
u la i lirë në çështjet e ushtrimit të ceremonive
fetare, por vetëm brenda kufijve të caktuar me ligj.
Duke i konsideruar të pamjaftueshme aktet legjislative udhëheqja
komuniste shqiptare ndërmori një sërë masash të
tjera që e kufizuan më tej fenë. Në këtë
drejtim një goditje të veçantë përbënin
masat në rrafshin ekonomik për dobësimin e pozitave ekonomike
e të bazës materiale të fesë. Në kuadrin e shndërrimeve
në fushën ekonomike në përgjithësi, e të
mjeteve të prodhimit në veçanti iu bë fesë me
anën e Reformës Agrare.
Me anë të kësaj Reforme shteti i shpronësoi entet
fetare të proveniences islame nga 3,163 hektarë toke dhe 61 000
rrënjë ullinj.
Kjo reformë dhe një sërë masash të tjera në
fushën fiskale e të shtetëzimeve e kufizuan tepër bazën
ekonomike të fesë. Gjithnjë në rrafshin ekonomik një
goditje tjetër i dha institucioneve fetare proçesi i kooperimit
të mjeteve të punës e të prodhimit në bujqësi
që filloi në fund të vitit 1946. Gjatë këtij proçesi
në emër të unifikimeve e sistemeve të tokave institucioneve
fetare iu morën sipërfaqe të tëra toke pa shpërblim
ose në këmbim me toka improduktive.
Masat shtetërore, për dobësimin e fesë, me kalimin
e kohës po shkonin në kahje të kundërt me statutin
ekzistues të saj. Me 26 nëntor 1949 doli ligji i ri për
komunitetet fetare. Ai ndonëse i mbështetur në dispozitat
kushtetuese mundësonte ndërhyrjen dhe vënien e fesë
nën kontrollin e shtetit. Ky synim konstatohet lehtë në
përmbajtjen e raportit justifikues të miratimit të tij,
ku ndër të tjera thuhet se "...parimi i mosndërhyrjes në
punët e fesë duhet interpretuar se feja qendron jashtë shtetit...
ose si shtet brenda shtetit".
Ndërhyrja e shtetit ndaj fesë duket edhe nga përmbajtja
e disa neneve të këtij ligji. Kështu neni 12 u diktonte
institucioneve fetare jo edukimin fetar e besimtarëve me dashurinë
ndaj partisë shtet, kurse letërsinë e propagandën fetare
e vinte nën kontrollin e shtetit. Përveç kësaj në
emër të krijimit të një feje mbi baza kombëtare
ligji ndalonte marrëdhëniet e drejtëpërdrejta të
fesë me institucionet homologe jashtë shtetit. Ato mund të
realizoheshin me ndërmjetësinë e qeverisë. Në
Shqipëri u ndalua ngritja e degëve, shoqatave e urdhërave
fetare e tjera, qendra drejtuese e të cilave nuk ndodhej brenda vendit.
Ligji i jepte të drejtë absolute qeverisë të vendoste
për titullarët e komuniteteve fetare. Në qoftë se ndonjëri
prej tyre nuk plotësonte kriteret politike ajo mund ta pezullonte.
Ndryshe nga ligji i mëparshëm ky ligj e linte evazive çështjen
e subvencionit financiar të fesë. Në të thuhej vetëm
"shteti mund të ndihmonte fenë".
Ky ligj shënonte një fazë të re në marrëdhëniet
e fesë me shtetin. Kompetencat e zbatimit të tij i mori në
dorë një i ashtuquajtur "Komitet për çështjet
klerikale" i ngritur pranë qeverisë.
Ky komitet nga një organ në cilësinë e koordinatorit
gradualisht u shndërrua në një organ diktati mbi fenë,
duke përcaktuar edhe objektin e veprimtarive fetare. Përmbajtjen
e ligjit qeveria shpejtoi ta bëjë menjëherë të
njohur. Ajo u kërkoi komuniteteve fetare të rishikonin statutin
e buxhetin e tyre duke linçuar diktatin "në ligj shprehet vija
e drejtë e pushtetit popullor ndaj komuniteteve fetare, prandaj pritet
respektimi rigoroz i tij".
Një kujdes të veçantë bëri qeveria shqiptare
(kuptohet nën udhëzimet e udhëheqjes komuniste -R.Z.) për
përzgjedhjen e kuadrit fetar sipas kritereve politike. Kjo konstatohet
në dokumentacionin zyrtar, ku shpesh ndeshen udhëzime të
sakta mbi mënyrat e depertimit në organet drejtuese të fesë
të elementeve "të besuar". Për arritjen e këtij qëllimi
nëpunës të shtetit e të aparateve partiake merrnin
pjesë aktive në fushatat e zgjedhjeve të organeve drejtuese
fetare.
Një drejtim tjetër i politikës së PPSH ishte ngushtimi
i sferës së veprimtarive fetare, shkurtimi i personelit dhe i
institucioneve fetare. Në një qarkore të qeverisë të
vitit 1951, thuhej hapur se zgjerimi i veprimtarive fetare binte ndesh
me politiken e partisë e të pushtetit, sepse rrit influencën
e dogmës fetare në popull dhe zbeh autoritetin e partisë.
Ky legjislacion në hapat e para të instalimit të sistemit
socialist totalitar shënonte një dobësim të pozitës
së fesë, përbënte një goditje tronditëse
për gjithë "ndërtesën" fetare duke e lehtësuar
luftën e mëtejshme.
Përpos legjislacionit e masave të tjera në rrafsh politik
dhe ekonomik për kufizimin dhe dobësimin e ndikimit të fesë
në jetën shoqërore, nga partia shtet u organizua një
fushatë e gjithanshme dhe e vazhdueshme ateiste në planin ideologjik.
Megjithatë ndonjë orientim për prudencë ndaj besimtarëve,
sidomos atyre muslimanë që ishin më të shumtë,
e gjithë masmedia, shkolla, institucionet e tjera shtetërore,
organizatat sociale hynë në një konfrontim pa precedent
me ideologjinë fetare, që synonte dobësimin e fesë,
ndalimin e letërsisë e kulturës fetare në përgjithësi,
ku vendin kryesor kuptohet e zinte ajo islame. Është për
këtë arsye që udhëheqja komuniste në qershor të
vitit 1956, në një letër drejtuar gjithë komiteteve
qarkore të PKSH, pasi vinte në dukje faktin se në vend gjallnonin
ende shumë rite e festa fetare, të cilat "pengonin ecjen përpara"
udhëzonte që gjatë punës për pengimin e festave
fetare të mos kalohej në masa administrative. Kjo gjë theksonte
ajo do të arrihej në sajë të një pune të
madhe bindëse.
Në kushtet kur institucionet fetare e vazhdonin veprimtarinë
e tyre për të rritur ndikimin e fesë tek njerëzit,
një vëmendje e veçantë iu kushtua edukimit me ideologjinë
komuniste të brezit të ri. Në këtë drejtim një
rol të madh luajti shkolla. Për këtë qëllim u
morën masa për përshtatjen e programeve e të teksteve
mësimore në mënyrë që në to të mos i
bëhej asnjë lëshim botëkuptimit fetar. Po kështu
u udhëzuan të gjitha institucionet kulturore e arsimore që
propagandën ateiste ta lidhnin me jetën e përditshme. Në
këtë kuadër një rëndësi të veçantë
iu kushtua punës me leksionet e bisedat, të filmit shkencor e
të eksperimentimit me të dhënat e shkencës në
përgjithësi. Terreni kryesor i kësaj pune u bë fshati,
ku përgjithësisht ndikimi i fesë qe më i madh e besimtarët
ishin më të shumtë. Veprimtarët e punonjësve të
kulturës nga qyteti u bënë propagandistë të botëkuptimit
ateist në fshat.
Në etapën e mësipërme (vitet ‘50) në kuadrin
e gjithë luftës kundër fesë një vëmendje
e veçantë iu kushtua masave të ndërmarra nga shteti
komunist si ndalimi i krijimit të organizatave politike me baza fetare,
ndalimi i botimit të letërsisë fetare, kufizimit e më
pas heqja e mundësive për pregatitjen e kuadrit fetar.
Udhëheqja komuniste pasi analizoi hapat e shënuara deri në
këtë periudhë, në përpjekjet për kufizimin
e fesë, hodhi parullën e luftës në front të gjerë
kundër saj.
Në fund të vitit 1965 dhe gjatë vitit 1966 mjaft të
rinj të nxitur nga organizatat e PPSH mbi bazë krahine, qyteti
e fshati ishin hedhur në luftë kundër ndërtesave të
kultit. Me dt. 14 maj 1966 ishte mbyllur nga organizata e rinisë xhamia
e katundit Xibrake të lokalitetit të Belshit (Elbasan). Një
ditë më pas ishte mbyllur nga organizata e rinisë xhamia
e fshatit Mynqan të lokalitetit të Cërrikut. Populli i lagjes
"Kongresi i Përmetit" të qytetit të Shkodrës në
mbledhjen e tij, të inicuar nga komunistët, me datë 5 qershor
1966 ishte shprehur për mbylljen e xhamisë dhe kthimin e territorit
përreth në terren sportiv për familjet. Më 17 gusht
disa komunistë anëtarë të kooperativës bujqësore
së Shënkollit në emër të fshtrave lajmëronin
famullitarin e zyrës famullitare të Breg Mates, në rrethin
e Lezhës, se populli nuk i donte krezmimet "prandaj të lajmërohej
ipeshkvi që të mos vinte për të kryer ceremonitë
e zakonshme". Gjatë vitit 1966 ishin mbyllur faltore edhe në
shumë rrethe të tjera të vendit nga të rinjtë.
Nën presionet e manipulimet e partisë shtet Këshilli
i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian me vendim të posaçëm
të 16 Tetorit 1966 mbyllte, me motivacion mosfrekuentimi nga ana e
besimtarëve, një sërë teqesh në rrethet Kolonjë,
Elbasan, Berat, Gjirokastër .
Nga ana tjetër organet e pushtetit vendor duke u konformuar për
qëllime karrieriste u bënin një sërë propozimesh
organeve të larta të pushtetit për të ndërrmarrë
një sërë masash në drejtim të legjislacionit përkatës
të institucioneve e organizatave fetare. Të gjitha këto
propozime argumentoheshin me "kushtet e reja të krijuara me arritjet
në fushën e ekonomisë, në fushën ideologjike e
nivelin kulturor të masave".
Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të
Shkodrës "në emër të kërkesave të popullit
të këtij rrethi" i propozonte Këshillit të Ministrave
nevojën e një sërë ndryshimesh në statusin e kishës
katolike të Shqipërisë. Njëkohësisht propozohej
që institucionet fetare të merrnin aprovimin e t’i nënshtroheshin
kontrollit të "komiteteve ekzekutive të këshillave popullore
të rretheve", për një sërë çështjesh
të rëndësishme të veprimtarisë së tyre.
Gjithashtu mbështetur në orientimet e udhëheqjes komuniste
duke u mbështetur në ndryshimet e bëra në sferën
e ideologjisë i propozohej Këshillit të Ministrave që
të bëheshin disa ndryshime në ligjin nr. 743 datë 16.2.1949
"Mbi komunitetet fetare", të miratuar dhe nga Kuvendi Popullor në
ligjin nr. 773 datë 16.1.1950 meqenëse në dekretet e sipërme
përmbaheshin nene të tilla që u kishte kaluar koha u duheshin
ndryshuar.
Gjatë gjysmës së parë të viteve gjashtëdhjetë
ishin marrë një sërë masash të tjera, ndonëse
të pjesshme, që e kufizonin fenë si shkurtimi i organikave
të komuniteteve fetare në qender dhe i zyrave të tyre vartëse
nëpër rrethe.
Me vendim të posaçëm ishte mbyllur medreseja dhe ishin
grumbulluar mjaft libra fetare. Njëkohësisht ishte pakësuar
buxheti i komuniteteve fetare. Buxheti i komunitetit musliman u pakësua
nga 12 milion lekë të vjetra në 2 milion e 800 mijë.
Të gjitha masat kufizuese ndaj fesë në përgjithësi
e kulturës islame në veçanti deri në mesin e viteve
60 si dhe veprimet e rinisë kundër fesë gjatë vitit
1966 inkurajuan udhëheqjen shqiptare për kalimin në një
fazë të re, më të lartë, në një luftë
frontale kundër fesë me përmasa të papara. Një
luftë e tillë në një shkallë tejet tendencioze,
ishte pjesë përbërëse e orientimit që kishte dhënë
PPSH për politizimin dhe ideologjizimin e skajshëm të jetës
së vendit si dhe produkt i revolucionit kulturor kinez.
Xhamia e Biçakçizades (Xhamia e
Agait) ndërtuar me 1660/70 Elbasan. U shkatërrua nga regjimi
komunist në vitet 1970
PUSHTETI DHE
LUFTA E TIJ
KUNDËR FESË
Kongresi V i PPSH që u mbajt në nëntor të vitit
1966 e cilësoi luftën kundër ideologjisë fetare si
një aspekt me rëndësi në zhvillimin e luftës së
klasave. Sipas udhëheqjes komuniste "ndërtimi i socializmit dhe
fitorja e tij e plotë nuk mund të garantohej duke pasur akoma
njerëzim bartës të botëkuptimit idealist fetar dhe
të zakoneve prapanike". Ishin këto kushte objektive e subjektive
të krijuara dhe kjo "domosdoshmëri" që PPSH hodhi parullën
për një luftë klasore të thellë " midis dy botëkuptimeve,
jo vetëm midis nesh dhe armiqve, por edhe në gjirin e popullit",
qëllimi i së cilës përveç të tjerave ishte
çrrënjosja e botëkuptimit fetar.
Angazhimi në luftën kundër fesë sikurse thamë
më sipër kishte filluar në shtresat e popullit, veçanërisht
të rinisë, duke përfshirë një front të gjerë,
qytetin e fshatin.
Ajo u shoqërua me aksione goditëse direkte. Ndonëse nuk
disponohet ndonjë dokument që udhëheqja komuniste të
ketë dhënë orjentim për fillimin e veprimeve kundër
institucioneve fetare. Lidhur me këtë dëshmojnë dokumentet
e Kongresit të V të PPSH, që u mbajt në nëntor
të vitit 1966 si dhe një letër e PPSH e shkruar me 27 shkurt
të vitit 1967 drejtuar komiteteve të partisë të rretheve
"Mbi luftën kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare".
Në këto dokumente jepeshin orientime për zhvillmin e "sa
më drejt, pa gabime dhe me sukses të luftës kundër
fesë, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike".
Lufta frontale kundër fesë për rrjedhojë edhe kulturës
islame u zhvillua në disa drejtime kryesore. Ajo u drejtua kundër
ndërtesave të kultit dhe bazës materiale të fesë.
Objekt i saj ishte likuidimi i funksionit zyrtar të klerit profesionist
dhe neutralizimi i tij ndër masa. Një tjetër orientim i
lëvizjes kundër fesë në këto vite ishte sidomos
lufta kundër dogmave, riteve e ceremonive fetare, që përbënin
thelbin e herezisë kundër fesë dhe një dimensioni të
kulturës islame.
Lufta kundër fesë që shpërtheu në këtë
periudhë u drejtua në fillim kundër faltoreve e bazës
materiale të tyre. Në fillim u mbyllën disa xhami e
kisha kryesore dhe pastaj të rinjtë e manipuluar shkuan më
tej, për t’i mbyllur të gjitha ato.
Xhamia e Durrësit para prishjes
Dalja e rinis në ballë të kësaj lufte e ka shpjegimin
e vet. Brezi i ri në përgjithësi dhe rinia shkollore në
veçanti ishte më pak e ndikuar nga ideologjia fetare për
vetë kushtet e reja në të cilat ajo kishte lindur e ishte
rritur. Njohuritë ateiste të marra nëpërmjet shkollës
dhe puna e vazhdueshme propagandistike antifetare kishin bërë
që brezi i ri të ishte indiferent ndaj fesë. Të gjitha
këtyre u duhen shtuar edhe veçoritë e moshës së
rinisë, lehtësia për t’u manipuluar, shpirti i iniciativës,
energjia etj.
Në kuadrin e lëvizjes heretike u shquan të rinjtë
e Durrësit të cilët u hodhën në një veprim
të organizuar ndaj bazës materiale të fesë. Pas aksioneve
të të rinjëve të këti qyteti në të gjithë
rajonet e vendit të rinjtë filluan një luftë të
gjerë ndaj institucioneve fetare në përgjithësi e në
rastin konkret ndaj fesë e kulturës islame në veçanti.
Nëpërmjet fletërrufeve të vendosura në ambientet
e shkollave apo ndërmarrjeve kritikoheshin nxënësit besimtarë,
kritikohej në të gjitha drejtimet feja. Një formë e
tillë pune gjeti përhapje në lagje e fshatra.
Këto aksione të të rinjve u nxitën fuqimisht nga
organizatat bazë të partisë, komitetet si dhe nga organizatat
sociale. Komitetet e partisë praktikuan gjerësisht dërgimin
e të rinjëve të qendrave të punës e të shkollave
në fshatra dhe lagje. U kombinua puna në mënyrë të
tillë që të rinjtë punëtorë dhe të zonave
fushore që punonin në kooperativat e zonave malore të merreshin
edhe me propagandën e gjerë ateiste në përgjithësi
dhe të ndihmonin rininë e fshatit në këto zona në
luftën kundër vatrave të fesë.
Mbishkrim në Teqen e Helvetive në Berat. Të punuara nga
governatori i Beratit Kurt Ahmet Pasha, 1781/82.
Të nxitur nga veprimet e para, komitetet e partisë të
rretheve dhe organizatat bazë të Partisë e ridimensionuan
punën e tyre për likuidimin fesë. Krahas mbylljes së
faltoreve ato orientuan për një sërë aksionesh të
tjera për zhdukjen e gjithë bazës materiale të fesë
si: Dorëshkrimet e vjetra islame, kryqet, ikonat, kur’anet, letërsinë
fetare në përgjithësi etj. të vendosura në vendet
e shenjta, në ambiente të ndryshme dhe brenda ndërtesave
të banimit.
Si rezultat i këtyre veprimeve në një kohë të
shkurtër prej disa muajsh iu dha tronditja e parë institucioneve
fetare. Me përjashtim të ndonjë xhamie apo kishe me vlera
arkitektonike apo historike, në të gjithë vendin u mbyllën
të gjitha xhamitë, kishat, teqetë, tyrbet, vakëfet
etj. Ky numër arrinte gjithsej në 2035, nga të cilat 740
xhami.
Me mbylljen e faltoreve lindën edhe disa probleme. Pothuajse të
gjitha ato, megjithëse u përdorën për qëllime
ekonomike apo social kulturore, ruanin pamjen e mëparshme. Kjo, përveç
të tjerash, në heshtje, u kujtonin besimtarëve ndërtesën
e shenjtë qoftë kjo xhami apo kishë. Duke u nisur nga këto
efekte të padeshirueshme për udhëheqjen komuniste që
mund të ushtronte ruajtja e pamjes së jashtme e ndërtesave
të kultit u udhëzua që të ndërmerreshin një
seri masash. Në emër të planeve rregulluese të qyteteve
apo fshatrave ndërtesat e mësipërme të prisheshin fare
e në vend të tyre të bëheshin ndërtime të
reja. Shumë të tjera do të prisheshin nën pretekstin
e rrezikut të shembjes e të mungesës së vlerave arkitektonike.
Të tjerave që u vunë në përdorim për nevoja
të ndryshme si: kinema, shtëpi e vatra kulture e palestra etj.
iu ndryshua pamja e jashtme në sajë të rindërtimeve
të pjesshme.
Në këtë aspekt nën "vullnetin" e bazës u kërkua
që "Ministria e Arsim Kulturës (Instituti i ruajtjes së
monumenteve të kulturës) të rishikonte kriteret që
ruajnë një numër të madh kishash e xhamish pa ndonjë
vlerë historike ".
Xhamia e Mirahorit (Iljas Beut) Korçë
1495/96
SHTETËZIMI I PRONAVE FETARE
Bashkë me institucionet fetare u vu dorë mbi pasurinë
e tyre. Me dekret të Presidiumit e Kuvendit Popullor nr. 4263 të
11 prillit 1967 pasuritë e patundshme të komuniteteve fetare
kaluan në dispozicion të komiteteve ekzekutive të kishave
popullore të rretheve përkatëse ose iu dorëzuan kooperativave
bujqësore pa shpërblim.
Gjendja e arkivave dhe e llogarive rrjedhëse të të gjitha
institucioneve fetare që deri në fund të muajit mars të
atij viti arrinte shumën 1929307 lekë të reja, kalonte në
dispozicion të komiteteve ekzekutive të rretheve për nevoja
social kulturore ose për nevojat kooperative bujqësore. Në
dispozicion të këtyre të fundit kalonin edhe një sasi
e madhe bagëtish, vreshtash, ullinjsh, kopshtesh etj. që posedonin
institucionet fetare.
Një pasuri tjetër e patundshme që kaloi në pronësi
të shtetit ishin mullinjtë e magazinat me paisjet e tyre të
brendshme pronë e ndërtesave të kultit. Njëkohësisht
shteti hiqte dorë nga subvencioni që bënte çdo vit
për pagesat e rrogave e të pensioneve të një pjese
të mirë të klerikëve.
Krahas likuidimit të faltoreve e bazës materiale lufta
u drejtua edhe kundër normave kur’anore, ceremonive, riteve e praktikave
fetare. Kjo ishte herezia më e mprehtë, më e
gjerë e më e thellë që u shtri edhe brenda në
familje. Ajo preku direkt ritet fetare si botëkuptim, festat e zakonet
që ishin futur e shkrirë në jetën e përditshme
të njerëzve. Kjo dëshmonte për atë që partia
shtet ishte e vendosur për të shkulur nga rrënjët të
gjitha ato fije që i mbanin njerëzit të lidhura me botëkuptimin
fetar.
Në radikalizimin e kësaj lufte udhëheqja komuniste llogariti
faktin që feja e kultura islame në Shqipëri nuk kishin mundur
të zhvilloheshin në formë të qendrueshme e sistematike
për arsyet e mungesës së një baze klerikale me kulturë.
Duke llogaritur këto rrethana KQ i PPSH në letrën që
u drejtonte komiteteve të partisë të rretheve "Mbi luftën
kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare" orientonte që
lufta "duhet të bëhet me këmbëngulje kundër zakoneve,
traditave, mënyrës së jetesës e të interpretimit
të fenomeneve.
Shtrohej një detyrë e tillë sepse ishte pikërisht
kjo sferë që klerikët kishin mundur të futnin besimin
fetar duke e përzier me gëzimet, hidhërimet, me ngjarjet
e përditshme të jetës së njerëzve.
Lëvizja heretike me kalimin e kohës u bë më e organizuar.
Organizatat bazë të partisë në fshat krijuan instrumente
të tilla siç ishin "aktivet e luftës kundër fesë
dhe zakoneve prapanike". Pjesëmarrësit e këtyre aktiveve
ishin kryesisht të rinj e arsimtarë. Ata fillimisht u morën
me studimin e karakterit të riteve fetare në zonën apo fshatin
e tyre, shkallën e influencës së këtyre riteve dhe
të klerit në përgjithësi.
Udhëheqja e PPSH kishte orientuar për forma më të
zgjedhura duke vënë në lëvizje levat e saj, organizatat
sociale. Ato u kthyen në tribuna ku demaskoheshin institucionet dhe
botëkuptimi fetar. Nën presionin e manipuluesve shumë njerëz
u mblodhën në tubime ku merreshin vendime për të likuiduar
bazën materiale e ritet fetare.
Po të shikojmë përmbajtjen e vendimeve të disa tubimeve,
rezulton se lufta likuiduese drejtohej kundër festave fetare si bajrami,
ramazani, pashkët etj. Me anë të tyre dënoheshin ritet
e ceremonitë fetare që përdoreshin në rast lindjeje
dhe vënie emri të familjeve apo në vdekje. Edhe gjeografia
e lëvizjes antifetare qe e gjerë, ajo kishte përfshirë
gati të gjitha krahinat e vendit, fshatin e qytetin.
Në këtë luftë pa precedent PPSH duke llogaritur
rezistencën dhe rritjen e numrit të kundërshtarëve
të regjimit, sepse kjo ishte një luftë që zhvillohej
brenda gjirit të popullit, bëri thirrje për prudencë.
Në këto momente ajo porosiste: "Me gjithë propagandën
tonë të organizuar kundër fesë, riteve, dogmave, institucioneve
fetare dhe klerikëve profesionistë të kemi vazhdimisht parasysh
që të mos futemi në luftë të hapët me njerëzit
që besojne në fenë, sepse në popull do të ketë
edhe njerëz të ndershëm të lidhur me partinë e
patriotë të flaktë, që do të ruajnë në
ndërgjegjen e tyre edhe për shumë dhe mundet edhe deri sa
të vdesin besimet e tyre".
Shumë shpejt festat e ceremonitë fetare u kufizuan. Nga disa
vëzhgime sociale rezultonte se një festë e tillë si
bajrami i vogël, në marsin e vitit 1967, u festua shumë
më pak se çdo vit tjetër. Në këto ditë
në përgjithësi nuk pati mungesa në punë dhe të
nxënësve në shkolla, sikurse ndodhte në vitet e tjera.
Një dimension tjetër i luftës kundër fesë në
këto vite ishte edhe likuidimi i funksionit zyrtar të klerit
profesionist dhe neutralizimi i ulemasë, proçes ky që
u zhvillua nëpërmjet një lufte të ashpër klasore.
Në vitin 1967 në gjithë vendin vepronin një numër
i madh hoxhallarësh, priftërinjsh, dervishësh, shehlerësh
etj. Veç këtyre një pjesë e xhamive dhe kishave kishin
dhe këshilltarët e tyre, numri i të cilëve arrinte
në disa mijëra vetë.
Në gjithë këtë herezi kundër fesë qendrimi
i klerikëve qe i ndryshëm. Një pjesë e klerit, e lidhur
në forma të ndryshme me regjimin apo e joshur me premtime, mbështeti
e përkrahu lëvizjen antifetare. Një pjesë tjetër
megjithëse e pabindur për drejtësinë e domosdoshmërinë
e mbylljes së institucioneve fetare e frikësuar nga diktatura
mbajti qendrim të heshtur. Këtë e dëshmon akti i kryesisë
së klerit bektashian dhe atij musliman të cilët linçuan
një qarkore ku u bënin thirrje të gjithë klerikëve
të vendit të këtyre komuniteteve që të gjithë
hoxhallarët e dervishët të hiqnin çallmat e taçet,
njëkohësisht të dorëzonin teqetë e xhamitë.
Sipas qarkores në rast se me iniciativën e vetë klerikëve
ose me kërkesë të masave mbyllej një teqe, atëherë
automatikisht personeli klerik i kësaj zhvishej nga funksioni dhe
ndërpriste çdo marrëdhënie administrative me komunitetin
e vet. Klerikëve do u jepej një sasi të hollash për
të përballuar përkohësisht nevojat e tyre, derisa të
stabilizoheshin në punë. Klerikëve të kaluar nga mosha
dhe me pamundësi që të punonin u rekomandohej që të
kalonin në azilin e pleqve, kurse të tjerët vullnetarisht
bëheshin anëtarë të kooperativave bujqësore.
Sigurisht në këto momente pati njerëz që nuk i miratuan
veprimet e këtyre klerikëve. Në këto kushte PKSH porosiste
që të mos qendrohej indiferent ndaj këtyre "iniciativave
pozitive" të klerit, por "të mbroheshin qëllimet e tyre
të mira sepse shumica e popullit në radhë të parë
të rinjtë e të rejat, do t’i aprovonin ato".
Në shtator të vitit 1967 përfaqësuesit e të
gjitha besimeve fetare duke parë se çdo gjë kishte marrë
fund i propozonin Këshillit të Ministrave një varg masash
për të thjeshtuar organikat e buxhetin e tyre.
REAGIMET
E KLERIT
Krahas qendrimeve të mësipërme një pjesë e
klerikëve i rezistoi me të gjitha format lëvizjes destruktive
antifetare e antikulturë. Në mjaft raste kjo kategori në
bashkëpunim me elemente kundërshtare të regjimit u munduan
të dëmtonin këtë të fundit me të gjitha mënyrat.
Klerikët të tillë u përpoqën të ngrenë
besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjeje.
Veprimtaria e tyre synonte që me anë të parullave e veprimeve
të ndryshme të prekte pothuajse të gjitha sferat e politikës
dhe të ideologjisë së PPSH. Në bashkëpunim me
klerin mbeturina të kulakëve në mjaft raste nuk i zbatuan
vendimet e tubimeve për luftën kundër fesë dhe kulturës
islame. Ata krahas kundërvënies së hapur u përpoqën
të ndikojnë edhe në besimtarë të tjerë. Madje
pati elemente kundërshtare të regjimit që dolen hapur në
mbrojtje të institucioneve fetare e klerit. Ata u bënë mbështetës
e ruajtës të bazës materiale fetare, të cilën
e shpërndanë ku mundën.
Reagimi i klerit ndaj veprimeve të rinisë dhe të organizatave
të tjera socialiste që kërkonin mbylljen e kishave dhe të
xhamive u shpreh fillimisht në paraqitjen e ankesave pranë qeverisë
ose Presidentit të Kuvendit Popullor duke i atribuar pushtetit në
bazë veprimet që kryente rinia për likuidimin e institucioneve
të kultit.
Forma më e përhapur e luftës që elementi kundërshtar
i regjimit së bashku me klerin përdorën kundër udhëheqjes
e shtetit komunist ishte hedhja e parullave të ndryshme si: "kjo qeveri
nuk i ka punët mirë me prishjen e fesë", "këto janë
vetëm fillimi ndërsa fundi i tyre do të çojë
në zhdukjen e familjes". Parullën fetare "Të kthejmë
Shqipërinë në vakëf" e propaganduan ish dervishët
në Tropojë. Për të sensibilizuar besimtarët ata
u përpoqën të lidhnin veprimet kundër fesë me
kolektivizimin që po kryhej në zonat malore dhe shkurtimin e
oborreve personale të kooperativistëve, për t’i penguar
këto reforma. "Komunistët, thoshin ata, po i shkatërrojnë
kishat e xhamitë, tokat na i morën dhe fenë na e hoqën".
Ose "duke prishur teqet e kopshtet këta i hapën punë vetes".
Gjithashtu u orvatën të krijonin përshtypjen se në
regjimin komunist ka dallim fesh, krahinash etj. Në Pogradec e Fier
prishja (shkatërrimi) apo mbyllja më parë e kishave nga
xhamitë ose ruajtja si monumente kulture e ndonjë ndërtese
kulti u komentua si përkrahje e një besimi dhe luftimi me ashpërsi
i tjetrit.
Duke qenë se prishja e mbyllja e faltoreve nuk qe një veprim
i menjëhershëm, u dha mundësi disa klerikëve të
fshihnin një pjesë të letërsisë fetare. Ata shpërndanë
tek disa besimtarë një pjesë të literaturës fetare.
Elemente, klerikë në bashkëpunim me kundërshtarë
të regjimit u orvatën të bëjnë për vete njerëzit
e shtresave të ndryshme dhe të propagandonin dogmat fetare, bile
në ndonjë rast të kryenin fshehurazi edhe ceremoni fetare.
Mjaft klerikë u munduan t’u mësonin besimtarëve disa shërbime
që mund t’i kryenin vetë në shtëpi duke sugjeruar që
ata t’ua mësonin fëmijëve të tyre. Këto veprime
shoqëroheshin me predikime të tilla se " të besosh nuk është
e domosdoshme të vish në xhami, sepse ato janë vende thjesht
grumbullimi. Njeriu mund të falet edhe në shtëpinë
e tij mjafton që me zemër të jetë me fenë".
Organizatat e partisë dhe ato sociale u hodhën në veprimtari
për të demaskuar "rolin reaksionar të fesë" në
terrenin politik. Organizatat e frontit bënë tubime për
të demaskuar në mbledhjet e tyre një sërë klerikësh.
Organizatat e Frontit e qytetit të Shkodrës kishte denoncuar
publikisht veprimtarinë e hoxhës së Gumenicës i cili
sipas saj shkonte nëpër shtëpitë e fshatarëve,
agjitonte në radhët e tyre kundër pushtetit.
Anëtarët e organizatës së Frontit të lagjes
"Tre heronjtë" kritikuan dhe cilësuan armiqësore veprimtarinë
e ish-klerikut të kësaj lagjeje, i cili meqenëse nuk kishte
mundësi të vepronte në lagjen e tij e kishte spostuar veprimtarinë
në lagjet periferike të qytetit ku takohej me fshatarë.
Një akuzë publike e rreptë iu bë edhe klerikëve
të tjerë të cilët kryenin rite fetare në shtëpitë
e tyre.
Krahas formave të mësipërme pjesa më e vendosur
e klerit e cila edhe më përpara kishte kryer aktivitet kundër
regjimit në bashkëpunim me elemente të prekur nga reformat
komuniste arriti të kryejë vepra dëmtuese të organizuara.
Kaligrafi islame në xhaminë Kubelie (Kapllan
Beu) të Kavajës
(para shkatërrimit të sajë)
Një sërë grupesh aktive, të kryesuar e të frymëzuar
nga kleri, u kapën dhe u dënuan penalisht nga organet e diktaturës
së proletariatit për agjitacion e propagandë kundër
shtetit komunist.
Pas këtyre publikimeve e akuzave ndaj fesë të shoqëruara
me veprime destruktive në asnjë mënyrë nuk mund të
pritej që njerëzit të ishin plotësisht e të gjithë
ateistë, që botëkuptimi fetar të zhdukej menjëherë.
Duke e kuotuar kështu këtë problem dilte nevoja e vazhdimit
të mëtejshëm të luftës ndaj tendencës për
të konsideruar të përfunduar luftën kundër fesë.
Pas aksioneve të para kundër bazës materiale u vërejtën
koncepte të tilla si "...ne e bëmë punën tonë,
kishat e xhamitë i mbyllëm priftin e hoxhën e dëbuam".
Po aq i dëmshëm u konsiderua nga organizatat partiake edhe koncepti
tjetër sipas të cilit feja do të zhdukej me kalimin e kohës,
se koha do të bënte punën e saj. Ose "jemi mirë, tashti
për tashti nuk po manifestohen shfaqje të ideoligjisë fetare
në rast se do të konstatohen të tilla do të zhvillojmë
përsëri biseda e leksione siç bëmë në fillim".
VAZHDON LUFTA KUNDËR FESË
Këto koncepte e të tjera si këto në mendjet e kuadrove
e punëtorëve të partisë, u panë si të rrezikshme
nga udhëheqja komuniste. Sipas saj po të mos luftoheshin këto
mendësi mund të lindnin rreziqet e rënies së propagandës
ateiste shkencore, rreziqet e punës me fushatë për t’ia
lënë atë spontanitetit dhe për ta shndërruar lëvizjen
antifetare në flakë kashte. E, po të veprohej kështu,
atëherë feja paragjykimet dhe mbeturinat e saj, gjithnjë
sipas udhëheqjes komuniste, jo vetëm nuk do të zhdukeshin
bile kishte mundësi që ato të forcoheshin përsëri.
Në fakt në këtë shqetësim ka diçka reale
sepse ideologjia e vjetër në përgjithësi e botëkuptimi
fetar në veçanti, nuk mund të zhduken menjëherë
ato kanë rrënjë të thella dhe rezistojnë gjatë.
Me gjithë sukseset e arritura kundër fesë, rezultonte
se mbeturinat fetare sidomos ato që lidheshin me praktikat jetësore,
vazhdonin të rezistonin, të përhapeshin aty-këtu duke
marrë shpesh herë edhe forma të reja. Shfaqje të tilla
ishin përshëndetjet, urimet, ngushëllimet, mallkimet dhe
frikësimet që lidheshin me emrin e krijuesit të botës-Zotit
dhe shprehjet apo leksiku teologjik në përgjithësi. Shpesh
herë nga të moshuarit përhapej tek fëmijët letërsi
gojore me përmbajtje fetare me anë të përrallave, tregimeve,
thirrjeve, proverbave etj. Viheshin re përpjekje për të
trashëguar në brezat e rinj praktikat fetare në lindjet,
vdekjet, shenjat në varreza, në sëmundjet e njerëzve
të kafshëve e bimëve, në fenomenet e natyrës në
vënien e festimin e emrave etj. Pati tentativa pët t’u mësuar
fëmijëve përmendësh norma kur’anore e hadithe.
Shpesh herë këto praktika fetare kamufloheshin me të
renë. Një fenomen i tillë vihej re shpeshherë kur nën
pretekstin e festimit të ditëlindjeve festohej dita e shenjtit
etj.
Një formë e rezistencës pasive ishte edhe shfrytëzimi
i disa ndërtesave fetare që u ruajtën për vlera historike
apo përdorimi. Në disa raste ato u përdorën për
proçesion me karakter fetar. Në mjaft fshatra madje edhe në
ndonjë qytet u vunë re mjaft shenja të ruajtjes, nga një
pjesë e njerëzve, të besimeve festave e riteve fetare. Në
mjaft fshatra të rrethit të Beratit, Pogradecit, Peshkopisë
gjatë ditëve të bajramit dyqanet shitën shumë
më shumë sheqer nga ditë e tjera. Në këto ditë
u vërejtën edhe shumë mungesa në punë.
Forma të përhapura ishin ato që u vërejtën
në drejtim të ruajtjes së bazës materiale të fesë
ose të ruajtjes së respektit për vendet e shenjta. Në
zonën Vërzhezhës (Skrapar) kishte kohë që ishte
prishur mekami, por përsëri u gjetën brenda 40 kg qirinj.
Qirinj e lekë ishin gjetur edhe në vende të tjera të
shenjta pas mbylljes së tyre.
Duke vlerësuar drejt këtë "rrezik" PPSH orientoi në
këto momente që lufta kundër fesë të mbahej e
ngritur dhe se epiqendra e luftës kundër besimeve dhe praktikave
fetare tashmë duhej të kalonte në familje, pa lënë
mënjanë, kur të ishte e nevojshme, edhe diskutimet në
popull. Forcat që do ta bënin këtë punë do të
ishin komunistët, rinia punëtore, nxënësit e shkollave.
Dhe për ta kryer këtë mision sa më mirë PPSH shtronte
nevojën e "përgatitjes më mirë ideologjikisht të
këtyre forcave".
Një kujdes i veçantë në këtë fazë
iu kushtua punës për zëvendësimin e festave e ceremonive
fetare me festa e zakone të reja sepse ndërsa ishte mohuar e
vjetra vinte momenti i pohimit "i afirmimit të së resë".
Sepse në jetën shpirtërore të njerëzve nuk mund
të kishte boshllëqe. Ky boshllëk i krijuar duhej mbushur
sa më shpejt me festa e zakone të reja, ndryshe ekzistonte rreziku
i kthimit tek e vjetra.
Një vend i veçantë iu kushtua punës me të
moshuarit. Kuvendet dhe mbledhjet e veçanta, këshillimi e marrja
e mendimit të pleqve, puna sqaruese me ta, ishin disa forma që
ishin përdorur e do të përdoreshin përsëri në
të ardhmen, sipas problemeve të ndryshme. Kjo për faktin
se ata ishin më shumë se kushdo tjetër fanatikë e besimtarë.
Në radhët e tyre vëreheshin më shumë shqetësime
nga lufta radikale që iu bë fesë në këtë
fushë. Prandaj nën drejtimin e organizatave bazë të
partisë, organizatat sociale e sidomos ajo e frontit, tashmë
u udhëzuan ta konsideronin si një aksion me rëndësi
punën e veçantë me këtë shtresë të
popullsisë duke e trajtuar problemin me kujdes të madh
Në një studim që është bërë në
dy universitetet e Tiranës, në vitin 1994, rezulton se më
shumë se tre të katërtat e studentëve besonin në
fenë, ndërsa atëherë, deklaroheshin vetëm një
e katërta e intelektualëve që besonin në fe, nga që
ishin edukuar e rritur në periudhën, kur shteti deklarohej si
ateist. Që në vitin 1994 pedagogu Adem Tamo shkruante: "Jemi
në vitin 1994, d.m.th. katër vjet mbas ringjalljes së institucionit
të besimit. Ndryshimet e ndodhura kanë qenë të vrullshme,
por këto ende nuk po studiohen as në rrafshin sociologjik as
psikologjik. Po të përjashtojmë disa studime me karakter
historik, mund të thuhet se studimet në përgjithësi
mungojnë, ndërsa ato me karakter empirik mungojnë tërësisht...
Studimi i ringjalljes së institucionit të besimit dhe i qëndrimeve
ndaj tij ka vështirësitë e veta: ringjallja e besimit po
bëhet në kushtet e një krize komplekse të kalimit nga
totalitarizmi në demokraci. Kjo krizë është politike,
ekonomike e morale. Në po këtë studim thuhet se studentët
janë më kompaktë e më homogjenë se intelektualët
në pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre religjioze. Kjo do të
thotë se lejimi i besimit të lirë, pas gjithë asaj
periudhe të gjatë ndalimi, e ka çorganizuar më tepër
sistemin e vlerave shpirtërore të atij brezi, i cili është
formuar në periudhën kur institucioni i besimit ishte i ndaluar.
Me lëvizjet demokratike që u zhvilluan në vend, u fituan
të drejtat e besimit nga të gjithë njerëzit, sipas
bindjeve të tyre e besimeve që kanë. Dëshmitare historike
e paharruar dhe e përhershme mbeti për shqiptarët data 16
nëntor 1990, kur të rinjtë dhe populli i Shkodrës rihapën
pas 25 vjetësh xhaminë e Plumbit, e cila u bë prijëse
për rihapjen e ngritjen e të gjitha faltoreve në mbarë
Shqipërinë. Gjatë këtyre viteve të demokratizimit
të vendit popullata islame është kthyer plotësisht
në besimin islam. Materiale të shumta që kanë të
bëjnë me konceptin e besimit, mirësinë, devotshmërinë,
jetën, lirinë, barazinë, moralin, etj, gjithnjë e më
shumë po bëjnë pjesë në jetën aktive të
Islamit.
Por studijuesve, sidomos atyre në fushën e historisë
u mbetet që të zbulojnë të gjitha ato relike të
lëna trashëgim nga të parët tanë, që i kanë
shërbyer kulturës islame në të gjitha trojet shqiptare,
dhe ato nuk na detyrojnë të kthehemi largë në lashtësi
ngase i gjejmë ato të regjisruara në burime të ndryshme
dokumentare e arkivore të dekadave të shekullit të fundit,siç
është identifikimi i faltoreve dhe të figurave të shquara,
i ngjarjeve dhe i dukurive sociale të karakterit fetar, në mënyrë
të veçantë të atyre që historia i la në
hije ose nuk i ceku fare.
KREU II
ARSIMI
ISLAMIK SHQIP
NË
TREVAT SHQIPTARE
ARSIMI
FILLOR
Me islamizimin e trevave shqiptare krahas të tjerave, u morën
masa për organizimin e arsimit islam. U ngritën shkollat e arsimit
fillor (Mejtepet) dhe, mbi këtë bazë, filluan të ngrihen
edhe shkollat e mesme (Medresetë).
Mejtepet nuk kanë pasur kurdoherë të njëjtën
fizionomi, qoftë nga struktura, qoftë edhe nga programi, por
gjithmonë ato kanë ruajtur përmbajtjen fetare, kanë
synuar edukimin fetar dhe formimin fillestar teologjik islam të brezit
të ri. Mejtepe u përhapën në të gjitha trevat
shqiptare: Në Shqipërinë Veriore - Lindore (Kosovë),
në të gjitha territoret shqiptare të Maqedonisë, në
zonën Jugore (Çamëri) etj. Ato kryesisht funksiononin
pranë xhamive dhe drejtoheshin nga imami. Në mjaft raste, punën
e mësuesit në këto mejtepe e bënte një klerik
i veçantë. Përbërja e nxënësve të
mejtepeve, nga pikëpamja e gjinisë, zakonisht ishte e përzier
(djem edhe vajza). Mosha e pranimit të nxënësve nuk ka qenë
e fiksuar, por zakonisht ata pranoheshin nga mosha 6-7 vjeçare deri
në moshën 14-16 vjeçare.
Lëndët që zhvilloheshin në mejtep ishin të
karakterit teologjik islam, duke përdorë terminologji të
konsiderueshme edhe në gjuhën arabe, ndërsa shpjegimet bëheshin
në gjuhën amtare shqipe. Pjesën më të madhe të
kohës së mësimit në këto shkolla e zinte mësimi
i Kur’anit dhe komentimi i tij që bëhej në gjuhën shqipe.
Paralelisht me këto, nxënësve u mësoheshin edhe elementet
e para të aritmetikës. Sipas rastit, në disa mejtepe zhvilloheshin
edhe lëndë të tjera. Ky cikël i ulët i arsimit
islamik normalisht zgjaste 3 vjet dhe ndryshe quheshin edhe "Ruzhdie",
kurse ato të karakterit të shkollës fillore quheshin "Ibtidaije".
"Më 1915, kur Turqia bëri reformën shkollore, ibtidaijet
dhe ruzhdijet humbën karakterin e mëparshëm dhe kaluan në
"sibjan mejtepe", e më parë këto të fundit ishin klasë
përgatitore për ibtidaijet dhe ruzhdijet..."
Pas shpalljes së Pavarësisë, në mejtepet e trojeve
shqiptare, që mbetën në kufijtë e Jugosllavisë
nuk u lejua mësimi i gjuhës shqipe. Edhe mejtepet që funksiononin
pranë xhamive në zonat e Çamërisë, si në
Margëlliç, Paramithinjë, Konicë, Janinë etj.
u mbyllën dhe pas Luftës Ballkanike nuk funksionuan më.
Me të dhënat e tërthorta që kemi për këto
zona që nga ajo kohë e deri më tani mejtepet kanë funksionuar
me ndërprerje deri sa u mbyllen përfundimisht.
Pas luftës Ballkanike në Shqipërinë e kufijve të
1913-tës, me zgjerimin e rrjetit arsimor shtetëror, u shtrua
edhe çështja e përfshirjes së mësimit të
fesë si lëndë e veçantë në shkolla. Kjo
bëri që rëndësia e mejtepeve të binte.
Në trevat shqiptare që ngelën nën Jugosllavi, në
Kosovë, në Mal të Zi, Maqedoni dhe treva të tjera,
shqiptarët muslimanë u organizuan në Meshihate (Bashkësi
Islame), organ ky që u interesua per mësimin e fesë brezit
të ri e, për pasojë, edhe ngritjen e mejtepeve. Nën
ndikimin e mësimit të fesë në gjuhën shqipe në
Shqipëri, edhe në mejtepet e Kosovës filloi t’i jepet një
vend edhe më i gjerë gjuhës amtare. Në këtë
vështrim ato luajtën një rol patriotik në edukimin
e të rinjve shqiptarë myslimanë. Kjo është e theksuar
sidomos për disa zona, ku midis dy luftërave botërore, kur
u hapën medrese e shkolla shqipe, këto mejtepe dhe drejtuesit
e tyre ishin të vetmet institucione fetare dhe shkencore. Mjaft prej
tyre luajten rolin e një shkolle të vërtetë shqipe.
Institucionet arsimore fetare në këtë kohë zhvilluan
një aktivitet pothuajse privat, por i udhëhequr dhe i drejtuar
nga Komuniteti Musliman.
Në çerekun e parë të shekullit XX në Shqipëri
kanë qenë të njohura mejtepet e Shkodrës, siç
janë ato të Mulla Medos dhe të Mulla Faslisë. Në
shtypin e kohës për to thuhet: "Pas shpalljes së Hyrietit
- të konstitucionit turk -, aty nga viti 1909-1910, në disa nga
këto mejtepe, si në mejtepin e Mulla Medos e në atë
të Mulla Faslisë (Shkodër), qenë bërë "reforma"
duke përfshirë në to edhe nga një mësues laik,
të cilët u mësonin nxënësve më të zgjuar
e më të aftë, përveç turqishtes (këndim,
diktim, gramatikë, bukurshkrim), edhe njohuritë elementare të
lëndëve të tjera si aritmetikë, histori, gjeografi
etj. Mësuesit laikë ishin nga intelektualët vendas të
kohës, me kulturë të gjerë (me 4-5 klasë gjimnaz
ushtarak apo civil)
Lëndët e historisë, gjeografisë, aritmetikës
etj, mësuesit i shpjegonin shqip, në mënyrë të
qartë e të kuptueshme. Në mbarim të vitit shkollor
1911-1912 në mejtepin e Mulla Medos si edhe në atë të
Mulla Faslisë qenë bërë, për herë të
parë, provimet zyrtarisht me komision provues, me anëtarë
nga personeli i shkollës qytetare ushtarake. Nxënësit që
fitonin në këto provime pajiseshin me një dokument shkolllor
të vulosur nga personeli mësimor i mejtepit dhe komisioni provues.
Me këtë dokument shkollor nxënësit fitonin e gëzonin
të drejtat e pranimit pa provim në shkollën qytetëse
ushtarake apo edhe në gjimnazin civil.
Në qytetin e Shkodrës këto mejtepe vazhduan edhe pas
vitit 1912. Për mbarëvajtjen e mejtepit të Mulla Medos u
interesua dhe kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Shkodrën,
koloneli anglez Filips. Ky autoritet ndërkombëtar i dha drejtorit
të mejtepit një ndërtesë të madhe.
Në bazë të salnameve turke që qarkulluan deri në
vitin 1912, mejtepet në territoret shqiptare qenë mjaft të
përhapura. Ato gjendeshin në Gegëri, Toskëri, Çamëri,
Kosovë, Dibër, kudo ku kishte myslimanë shqiptarë.
Edhe "Hfz. Ymer Shemsedini në të dy mejtepet që mbajti
mësim në Kosovë, përdori dy sisteme të shkrimit
për shqipen, shkrimin arab dhe shkrimin latin, i pari për lëndët
mësimore fetare, kurse i dyti për lëndët shoqërore
dhe ekzakte..."
Për gjendjen e mejtepeve të trojeve shqiptare të Kosovës,
Maqedonisë dhe Malit të Zi hedh dritë dokumentacioni i hulumtuar
në arkivat e Jugosllavisë. Konkretisht në arkivat e Ministrisë
së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve
të Jashtëme, të Ministrisë së Drejtësisë
etj.
Në një raport të Ministrit të Fesë, ku bëhet
fjalë për shkollat fetare të quajtura sibian mejtepe, theksohet:
"Çdo fëmijë musliman duhet të dijë të lexojë
Kur’anin, pra të mësojë shkrim leximin arab, si dhe të
dijë përmendësh të gjitha elementet e besimit të
drejtë ndaj Zotit, Islamizmit".
Në një dokument tjetër të kohës theksohet:
"Te muslimanët (shqiptarët) ka qenë zakon që fëmijët
në moshën e hershme rinore t’i dërgojnë në sibian
mejtepe, ku mësonin ritet fetare dhe leximin e Kur’anit. Fëmija
pasi ta kryente me sukses këtë, mund të rregjistrohej në
shkollë fillore shtetërore".
Mejtepe të shumta ka pasur edhe në trevat shqiptare të
aneksuara nga Mali i Zi. Pothuajse çdo fshat i madh kishte një
shkollë të tillë. Me përfundimin e mejtepeve, nxënësit
arrinin të mësonin shkrim e lexim (nuk ishin më analfabetë).
Me Luftën e Parë Ballkanike u ndërpre funksionimi i këtyre
shkollave në territoret e pushtuara. Disa prej mejtepeve i përdornin
përkohësisht për strehimin e kuajve, për magazina dhe
për strehimin e familjeve të migruara, siç ishte rasti
në Pejë.
Ndërsa në kronikën e kapiten Krsto Pekiqit më 31.
VIII. 1913 thuhej: "Nga Shkodra hoxhallarëve u jepej para për
të hapur mejtepe në Krajë, të cilat sipas mendimit
të kapedanit të fisit bëheshin për të çuar
në kryengritje popullatën e atjeshme"
Në një dokument tjetër të ministrit të fesë,
dërguar Këshillit Kryesor të Ministrisë së Arsimit
në Beograd të datës 7 shtator 1923, në mes të
tjerash, thuhet: "Në Kosovë çështja e arsimit fetar
të muslimanëve (shqiptarëve - R.Z.) është shumë
e komplikuar ... Në këto vise ka afro 50 myftinj dhe 600 imamë,
prej të cilëve asnjëri nuk e njeh si duhet gjuhën serbe,
të gjithë janë të edukuar në frymën armiqësore
ndaj shtetit tonë.. Pastaj nuk ka qytet ose qytezë ku nuk ka
medrese, të cilat i mban vetë populli me shpenzimet e veta...
Në to nuk mësohet gjë tjetër pos si të urrehen
sa më tepër ata që nuk janë muslimanë (serbë
R.Z.)
Si organet e pushtetit të Serbisë dhe ata të Knjaz Nikollës
në Mal të Zi nuk i shihnin me sy të mirë këto
lloje shkollash, ngaqë fryma patriotike dhe atdhedashëse e hoxhallarëve
dhe mësuesve të këtyre mejtepeve reflektohej te nxënësit
dhe te masa e popullit.
Ishte ky shkaku që Mali i Zi mbajti qëndrim zyrtar, duke urdhëruar
për mbylljen e këtyre mejtepeve "me qëllim që të
ndalohej propaganda e huaj, posaçërisht ajo e ardhur nga Shqipëria".
Por popullata shqiptare myslimane ishte e vetëdijshme për rëndësinë
e kësaj çështjeje. Dhe mexhlisit të ulemave në
Shkup për çdo ditë i vinin kërkesa nga të gjitha
anët e banuara (me shqiptarë) për t’u hapur sibian-mejtepet...
Megjithatë hapja e këtyre shkollave ndeshi në pengesa
të vazhdueshme. Kështu "posa u hapën 25 sibian mejtepe (në
Shkup R.Z.) erdhi vendimi i dytë i ministrisë së arsimit,
sipas të cilit hapja e sibian-mejtepeve vinte në kundërshtim
me ligjet dhe shkollat popullore. Me këtë ministria i kundërvihej
18 ligjeve që i përkisnin bashkësisë fetare dhe mori
të drejtën që vetëm ajo të ketë të drejtë
të hapte sibian-mejtepet dhe të caktonte mësuesit në
to edhe pse në ligjin e cituar këtë të drejtë
e kishte ulema-mexhlisi. Me të njëjtin vendim kërkohej dhe
ndryshimi i planit mësimor në sibian-mejtepe".
"Edhe përkundër presionit qeveritar dhe vështirësive
materiale, një numër i madh i këtyre sibian mejtepeve arritën
të funksiononin më tej. Në Kosovë në vitin 1933
vepronin mjaft prej tyre. Vetëm në Prishtinë me rrethinë
deri më 1936 kishte 33 sibian-mejtepe me rreth 1413 nxënës.
Kjo shihet edhe nga dokumentat e kohës që i përkasin shkollave
të tilla"
"Në rrethet e tjera të Kosovës në këtë
kohë kishte edhe mjaft shkolla fetare. Gjatë vitit 1936 në
Mitrovicë ekzistonte sibian-mejtepi i quajtur Birçanin, i cili
kishte katër paralele, nga të cilat dy të femrave e dy të
meshkujve me gjithsej 216 nxënës. Mualimët (mësuesit)
e saj ishin Muhamed Murati, Sherif Saiti, Osman Hyseni, Mulla Sulejmani
dhe Sali Et’hemi. Këtë mejtep në tërësi e financonte
Xhemati,ndërsa i tërë rrethi i Mitrovicës kishte afër
13 shkolla. Po aq përafërsisht kishte dhe rrethi i Vuçiternës".
"Që nga viti 1932 e deri në vitin 1938 edhe në rrethin
e Gjakovës u hapën mjaft mejtepe. Vetëm në vitin 1932
u hapën dy të tilla... Sipas disa të dhënash planifikohej
që në vitin 1938 në Kosovë të hapeshin edhe 80
sibian-mejtepe".
Por realizimi i këtij plani kishte mjaft vështirësi,
për shumë arsye: Qeveritë e asaj kohe shihnin te mësuesit
e këtyre shkollave kuadro që kishin ndikim në masat e gjëra
dhe nuk thyheshin para ligjeve të pushtetmbajtësve dhe se në
to mësohej në gjuhën shqipe, kultivohej atdhedashuria dhe
urrejtja ndaj pushtuesve serbë, maqedonas, bullgarë e malazezë.
Pas Luftës së Dytë Botërore harta politike e Ballkanit,
megjithëse nuk pësoi ndryshime, për sa i përket institucionevet
arsimore fetare ka një larmi të madhe. Në Shqipëri
mejtepet e edhe mësimi i besimit për një kohë të
shkurtër funksionoi, por vendimet që u muarën më vonë
në bazë të kushtetutës të Republikës së
Shqipërisë rrjeti i tyre erdhi gjithnjë duke u ngushtuar,
derisa ato u mbyllën krejtësisht. Dhe për disa dekada nuk
funksionuan ma.
Për shqiptarët e Kosovës si dhe të atyre të
Maqedonisë dhe të Malit të Zi ndryshon çështja.
Ato, edhe pse atje nuk u favorizuan, të pakten nuk u ndaluan. Shumica
prej tyre punuan edhe për hirë të këmbënguljes
së disa hoxhallarëve, të cilët i drejtuan këto
mejtepe pa ndonjë shpërblim. Dihet që në këto
mejtepe përveç mësimit të fesë që bëhej,
aty ushqehej edhe ndjenja kombëtare kundër pushtuesit serb. Kjo
është edhe arsyeja që më vonë, shumë prej
tyre u mbyllën dhe mjaft nga drejtuesit e tyre u ndoqën.
Në hulumtimin tonë kemi hasur në të dhëna të
shumta rreth mejtepeve, dhe nga statistikat dokumentohet se ato kishin
një shtrirje të gjerë në mbarë trojet shqiptare.
Kemi të dhëna për numrin e nxënësve (talebeve),
emrat e mësuesve të tyre dhe lokalet pranë të cilave
zhvilloheshin mësimet. Ky problem përbën një objekt
të veçantë studimi jo vetëm nga ana e arsimit fetar
por edhe nga anët pedagogjike, si metodat e punës, tekstet e
përdorura, planprogramet, veçoritë që fituan mejtepet
në kohë të ndryshme dhe në krahina të ndryshme.
Mulla Rexhep ef.Lika, mes vijuesve të mësim besimit në
mejtepin e organizuar në mjediset e njërës nga xhamitë
e Ulqinit, 1995
ARSIMI I MESËM ISLAMIK
Në piramidën e arsimit fetar islamik medresetë i korrespondojnë
arsimit të mesëm. Ato ngrihen mbi bazën e mejtepeve. Disa
medrese kanë pasur edhe elemente të arsimit të lartë
teologjik, disa kanë qenë më të kufizuara. Mbi ato
që janë në statusin e arsimit të mesëm ngrihen
fakultetet e studimeve islame ose universitetet.
Programi mësimor i medreseve përfshinte lëndët fetare
dhe grupin e lëndëve humane e shkencore. Medresetë, si institucione
fetare, arsimore, kulturore dhe edukative, që në vitet e para
të islamizmit, shërbyen si vatra të kualifikuara të
përfitimit e të përhapjes së ideologjisë islame,
dhe, njëkohësisht, përhapëse të diturisë
dhe të idealeve të larta njerëzore e qytetare.
Si kudo, edhe në trevat shqiptare, me përhapjen e islamizmit,
filluan të ngrihen mejtepe dhe medrese, në të cilat jepnin
mësim mësues, specialistë të fesë islame e të
gjuhëve të huaja (arabe, turke, persishte).
Programi i tyre përfshinte lëndë të ndryshme si:
mësimin e Kur’anit, zotërimin e tij përmendësh, tefsirin,
hadithet, sheriatin, gjuhën arabe, persishten, gramatikën, matematikën,
gjeometrinë, retorikën, filozofinë etj.
Shqiptarët, të etur për dije, e pritën hapjen e
këtyre shkollave pa kundërshtim. Ata në to panë mundësinë
për t’u arsimuar. Medresetë u ngritën nga bamirës myslimanë
shqiptarë, çifligarë, ushtarakë, guvernatorë,
që donin përparimin e vëllezërve të tyre. Ato
patën jetë të gjatë. Ngritja e këtyre institucioneve
në qendra të ndryshme, siç ishin Shkupi, Prizreni, Shkodra,
Elbasani, Berati, Vlora, Ulqini, Janina, Gjakova, Tetova etj. faktohet
nga të dhëna të shumta.
Gjatë udhëtimit të tij në trevat shqiptare, historiani
Evlija Çelebiu përshkruan lulëzimin e tyre në shekullin
XVII. Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë
rrjeti i medreseve në trevat shqiptare u zgjerua shumë. Grupi
i pedagogëve të medreseve bënte elitën intelektuale
dhe ushtronte një ndikim të fuqishëm mbi opinionin e masës
së besimtarëve. Shumë prej tyre luajtën një rol
parësor në përhapjen e kulturës dhe në edukimin
patriotik të nxënësve të tyre si edhe në formimin
intelektual islam.
MEDRESETË NË MAQEDONI
BARIERË
KUNDËR SHKOMBËTARIZIMIT
Në Maqedoni si të gjithë shkollat fetare edhe medresetë
filluan punën pranë xhamive, ku mësimdhënës ishin
hoxhallarët, mual-limët dhe muderrizët që kishin kryer
mësime të larta si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Medrese
që nuk kishin ndonjë formim të lartë filluan të
punonin në: "Prilep 1, Ohër 1, Tetovë 5, Gostivar 51 dhe
Shkup 3". Një pjesë e tyre tashmë ishin bërë të
njohura dhe gëzonin respekt nga populli. Kështu ishte p.sh. ajo
e "Medahut" në Shkup, e themeluar më 1925 nga fetari dhe patrioti
i shquar "muderrizi i gjithanshëm" siç i thonin populli, Atullah
ef. Kurtishi, të cilën e udhëhoqi vet deri në vitin
1937.Kjo medrese ishte çerdhe e intelektualëve dhe patriotvë
shqiptarë të besimit islam, ku diplomuan: Fetah efendia nga Shkupi,
Mehmed ef. Grushina, Hafiz Nexhati e Hafiz Abdurrahimi nga Presheva, Qemal
ef. Vrapçishta, Haki ef. Gjilani dhe Xhemal efendia nga Kumanova,
e të tjerë.Në Shkup ishte e njohur edhe medreseja e "Naxhi
Ismail Agës". Në Tetovë: Qupri Medreseja e Çarshisë,
e Sinanit, e Tearcës etj. Medresetë e Tetovës kanë
përgatitur kuadër mualimësh për rrethin e Tetovës,
Kërçovës, Strugës dhe Ohrit. Në rrethin e Prilepit
ka funksionuar medreseja "Esat Osman Bej", në Ohër - "Sherif
Bej", në Kumanovë - Medreseja e Kumanovës, në Gostivar
"Sa’at Medresja" etj.
Këto medrese në të cilat edukoheshin fëmijë
të shtresave të ndryshme të popullatës muslimane, kryesisht
shqiptare, kishin për qëllim t’i kundërvihen politikës
serbo-sllave e cila përpiqej që të hapë shkolla nëpër
fshatra të mëdha dhe qytete në gjuhën serbe e maqedonase,
duke propaganduar se gjoja "Zoti na folka serbisht" dhe se gjuha shqipe
na qenka e varfër për të shprehë mendime të holla
dhe me kuptim të ndërlikuar. Dhe, duke qenë se këto
medrese ishin private që mbaheshin nga vet populli, ato arritën
të përcaktojnë një politikë origjinale atdhetare
në fushën e edukimit të rinisë shqiptare. Këto
njëherit u bënë edhe shkëndija të luftës
së më vonshme që do të zhvillohet nga forcat e përparuara
shqiptare për zhdukjen e shkollave të huaja, që po rrezikonin
seriozisht të ardhmen e vendit. Kjo ishte e lidhur me zhvillimin e
idesë së rilindësve për pavarsinë e mbarë
tokave shqiptare. Nxjerrja nga gjiri i popullit e hoxhallarëve të
ri, të përgatitur nga ana profesionale dhe me shpirt të
lartë patriotik, në mënyrë të drejtpërdrejt
i kundërvihej politikës serbe e cila synonte që në
shumë vende dhe xhami, xhemati të mbesë pa hoxhë. Ose
edhe nëse do të ketë ata të jenë të pashkolluar
në mënyrë që sa më lehtë t’i nënshtrojnë
dhe indoktrinojnë.
Medrese në Maqedoni në fillimë
shekullin XX
Nr |
Rrethi |
Medrese |
Konvikt |
Mesues |
Nxenes |
1 |
Kumanove |
1
|
1
|
1
|
48
|
2 |
Prilep |
1
|
-
|
1
|
22
|
3 |
Oher |
1
|
-
|
1
|
7
|
4 |
Tetove |
5
|
2
|
6
|
161
|
5 |
Gostivar |
1
|
-
|
2
|
40
|
6 |
Shkup |
3
|
2
|
4
|
388
|
|
Gjithsej |
12
|
5
|
15
|
666
|
Një vlerë e këtyre medreseve ishte edhe ajo se
ato mbështeteshin në proçesin e pranimit të nxënësve
mbi nevojat që kishin fshatra dhe zona të caktuara për kuadro
fetare, kështu p.sh. i jepej përparësi më tëpër
një familje a vendi, ku nuk kishte kuadro, ku xhamia e ndërtuar
nuk kishte imam, ose që imami vinte nga ndonjë fshat ose zonë
tjetër. "Kohëzgjatja në këto shkolla nuk ka qenë
e kufizuar, prandaj edhe mësimi zgjaste derisa merrej diploma (ixhazet
nameja). Një numër nxënësish bënin mësime
autodidakte me ndihmën e hoxhës së fshatit e më vonë
u nënshtroheshin provimeve pranë këtyre medreseve".
MEDRESEJA
E "ISA BEUT" SHKUP
Një nga shkollat më të vjetra dhe më me traditë
në Ballkan është Medreseja e "ISA BEUT" në Shkup.
Ajo është themeluar pesë shekuj e gjysmë më parë,
në vitin 1440. Historia e arsimit e njeh me emrin e Isa Beut, themeluesit
të saj. Këtë emër ajo e mban edhe sot. Në rrugën
e saj qindra vjeçare ajo pësoi disa rrënime. Ajo u shkatërrua
deri në themel në vitin 1689, kur qytetin e Shkupit e dogji Pikolomini,
komandant i ushtrisë Austro-Hungareze. Gërmadhat e saj janë
ruajtur deri para Luftës së Parë Botërore.
Luftërat që u zhvilluan në këtë periudhë
dhe shndërrimi i trojeve shqiptare e më gjerë në sheshe
lufte, siç qe ajo Ballkanike dhe ajo e Luftës së Parë
Botërore, por në menyrë të veçantë pushtimi
serb, e penguan seriozisht zhvillimin normal të punës në
këtë medrese. Dëshmohet gojarisht nga shumë ish-nxënës
të saj që mësimet (natyrisht në mënyrë të
reduktuar) i bënin privatisht në shtëpitë e mësuesve
të tyre. Kjo praktikë ndikoi shumë në ruajtjen e besimit,
si edhe në mosasimilimin e shqiptarëve.
Në fillim të viteve tridhjetë presioni i popullit qe
i madh për ta zgjeruar dhe për ta forcuar këtë institucion.
Një gjë të tillë qeveria jugosllave nuk e shihte me
sy të mirë.
Në një qarkore zyrtare serbe të vitit 1933, shpaloset
qartë politika sllave. Në të urdhërohen organet e arsimit
të Mbretërisë Jugosllave që "Nxënësit e shkollave
fillore të marrin njohuri elementare, por vend të posaçëm
duhet t’i jepet mesimit të fesë në frymën e jugosllavizmit,
"besimit të mbretit dhe të kishës."
Politika e Mbretërisë Jugosllave ishte antishqiptare dhe antiislame
në mënyrë konseguente. Në vazhdim të traditave
të lëna nga kisha ortodokse-sllave, e cila synoi në shkombëtarizimin
dhe pastaj sllavizimin e shqiptarëve, organet e Mbretërisë
Jugosllave ndoqën një plan diabolik, duke shfrytëzuar të
gjitha rastet e mundshme për t’i lënë shqiptarët myslimanë
në errësirë, të paarsimuar. Pas rikonstruktimit në
vitin 1932, kësaj medreseje më 2 tetor 1936 iu bë edhe inaugurimi.
Por jeta e saj qe e shkurtër, ajo veproi vetëm pesë vite
(1936-1941). Në prag të Luftës së Dytë Botërore
numëronte tridhjetë e dy nxënës.
Në një dokument tjetër zyrtar të Ministrisë
së Arsimit të Jugosllavisë të nënshkruar nga Andrea
Grazhdanoviq, ministër arsimi i Mbretërisë Jugosllave të
asaj kohe, thuhet: "...i nënshkruari mendon (ministri) se nxënësit
myslimanë me gjuhë turke apo shqipe nuk duhen të shkollohen
të gjithë, por vetëm një pjesë"
Me aktivizimin e partisë komuniste dhe me ardhjen e saj në
pushtet, aktiviteti i kësaj medreseje vazhdoi të jetë i
ndërprerë, për gati katër dhjetëvjeçarë.
Por, ajo arriti të krijojë tradita të forta, përgatiti
breza të tërë besimtarësh, kështu që populli
i Shkupit priste rastin e përshtatshëm për ta ringjallur
atë.
Përpjekjet e para u bënë më 1978, duke shfrytëzuar
konjukturën politike. Megjithatë, për rrethana të ndryshme,
ajo mundi të rifillojë punën e saj normalisht vetëm
më 15.10.1984. Kontributi i popullit, dëshira e besimtarëve
ishte që ajo të trashëgonte denjësisht atributet e
paraardhësve të saj dhe njëkohësisht t’i pergjigjet
kërkesave bashkëkohore, duke u administruar, drejtuar e funksionuar
nga kuadro të kualifikuar me arsim të lartë teologjik dhe
shkencor, duke u pajisur me një plan e program mësimor në
bazë të arritjeve të fundit.
E gjithë veprimtaria e këtij institucioni zhvillohej në
bazë të statutit, ku përcaktohen synimet, siç janë
përgatitja e kuadrove fetare-edukative-mesimore, formimi i tyre dhe
perpunimi i kategorive etike e fetare. Në bazë të planit
mësimor, në këtë medrese zhvilloheshin 26 lëndë
gjatë 4 viteve.
Lëndët ndahen në tre grupe:
a) Lëndët profesionale që synojnë
formimin fetar: Drejtshqiptimi i Kur’anit (kiraet), Mësimi i besimit
(akaid), Drejtësia islame (fikhu), Historia islame, Etika ose edukata
islame, Komentimi i Kur’anit (tefsiri), Tradita e Muhammedit a.s. (hadithi),
Filozofia islame, Bukurshkrimi arabisht.
b) Lëndët e kulturës së përgjithshme:
Filozofi e përgjithshme, Kultura dhe civilizimi islam, Pedagogji,
Psikologji, Sociologji, Histori, Gjeografi, Biologji.
c) Grupi i lëndëve të gjuhëve si:
të gjuhës shqipe, maqedonase dhe turqishte (që konsideroheshin
si gjuhë amtare), arabe (gjuhë profesionale) dhe angleze (gjuhë
e huaj). Në shkollë zhvillohej edhe edukata fizike.
Medreseja "Isa Beu" Shkup
Sikurse shihet në këtë shkollë mbizotërojnë
lëndët me përmbajtje fetare, por jo pak vend zinin lëndët
e tjera të shkencave humane e natyrore si dhe gjuhët e huaja.
Kjo dëshmon për përgatitjen e shëndoshë e të
kompletuar të kuadrove që mbaronin këtë shkollë.
Në këtë medrese shumica dërrmuese e nxënësve
janë shqiptarë.
Gjatë viteve 1984-1993 kanë mbaruar gjithsej
në këtë medrese 157 maturantë. Nga këta të
diplomuar, më se 40 kanë vazhduar studimet e larta në Fakultetin
Teologjik të Sarajevës, 20 në Universitetin Al-Az’har të
Kajros, të tjerë në universitete të tjera jashtë
vendit.
Duke filluar nga viti shkollor 1990-91 pranë këtij institucioni
është organizuar edhe mësimi me korrespondencë për
vajza, numri i të cilave arriti në 108, nëntë prej
të cilave janë diplomuar. Në bazë të librit të
amzës, deri në vitin shkollor 1991-92 janë regjistruar 867
nxënës, nga të cilët 529 janë nxënës
të rregullt.
Realizimi i të gjitha këtyre kërkesave diktonte zgjerimin
e këtij institucioni. Kështu grupi i caktuar i inxhinierëve
për këtë çështje zgjodhi në periferi të
qytetit të Shkupit fshatin Kondovë, ku filloi ndërtimi i
kompleksit të medresesë, me tre objekte madhështore, që
zënë një sipërfaqe prej 7000 m2.
Ndërtesa e shkollës ka, përveç nëntë
klasave mësimore të mobiluara më së miri, bibliotekën,
sallën e leximit, ku mbahen dhe konferencat, librarinë, një
mesxhid, dy kabinete gjuhe, fonolaboratorin, një kabinet biologjie,
sallën e mësuesve dhe anekse të tjera funksionale së
bashku me konviktin dhe kompleksin sportiv. Medreseja e Isa Beut ndiqet
dhe nga nxënës të nacionaliteteve të tjera, si nga
muslimanët bullgarë, turqë etj.
Pamje nga fondet e rëndësishme islame të
bibliotekës "Isa Beu" në Shkup, njëra ndër më
të vjetrat në trevat shqiptare.
MEDRESETË E KOSOVËS
VATRA TË EDUKIMIT FETAR E KOMBËTAR
Në trevat shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia pas vitit
1913 dhe konkretisht në trojet me popullsi myslimane të Kosovës,
të Maqedonisë dhe të Malit të Zi vazhduan të funksionojnë
disa institucione arsimore, ndër to edhe medrese, që ishin themeluar
shumë kohë më parë.
Ato ishin të vendosura kryesisht nëpër ndërtesa
të vjetra të vakëfeve, ndërsa një pjesë e
tyre zhvillonin mësimet edhe nëpër xhami. Në territorin
e Kosovës gjendeshin dhjetë medrese: në Prizren dhe në
Prishtinë nga dy medrese, dhe nga një në Vuçiternë,
Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Më aktive nga këto qe ajo e Prishtinës e quajtur "MEDRESEJA
PIRANAZ". Kjo u mbyll në vitin 1927, por, me kërkesën e
drejtorit të saj, u rihap shumë shpejt me seli në Podujevë.
Në të mësonin 35 nxënës të rregullt. Për
punën e kësaj medreseje, një qeveritar serb i rrethit të
Llapit, me 1929, propozonte se do të ishte mirë të mbyllet,
duke dhënë edhe arsyet të cilat ishin të karakterit
politik. Sipas tij: "Te mesimdhënësit e medresesë, të
cilët nuk janë nëpunës shtetërorë, si edhe
te nxënësit e saj, është e mundur të zgjohet vetëdija
nacionale e mund të ngjajë që në të ardhmen të
bëhen pionierë të levizjes kombëtare shqiptare për
këto vise. Kjo gjë do të paraqiste rrezik të madh për
interesat shtetërore dhe nacionale për këtë pjesë
të Serbisë." Së dyti "lejimi i shkollave të tilla private,
të cilat janë në fakt shkolla të pastra nacionale (siç
dihet në to mësojnë vetëm fëmijët shqiptarë),
edhe pse kanë karakter fetar, mund të ndikojnë në formimin
e idesë së mbrojtjes së pakicave, si dhe mund të lindin
dëshira dhe kërkesa dhe për hapjen e shkollave të tjëra
të pakicave shqiptare." Së fundi "kontrollimi i punës së
këtyre shkollave është i pamundur, ngase është
pikëpyetja se për çka flitet tjetër, pos mësimit
fetar gjatë orëve të mësimit."
Më tej, shtonte ky titullar, "...organet policore kanë shënime
të posaçme për shkolla të tilla dhe teqe dhe se në
të kaluarën në to janë formuar kuadrot e Komitetit
të Kosovës, për këtë arsye në vitin 1927
ishte mbyllur dhe medreseja e Prishtinës".
Në tubimet e shumta të Ulema Mexhlisit gjatë vitit 1939
propozohej që në territorin e tij të formoheshin vetëm
5 medrese të reformuara, kurse në Kosovë vetëm ajo
e Prishtinës, ku do të perfshiheshin Podujeva, Vuçiterna,
Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Serbica dhe Prishtina dhe ajo e Prizrenit
ku do të perfshihej Rahoveci, Gjakova, Peja dhe Prizreni. Për
rrethin e Kaçanikut parashikohej të shërbente medreseja
"Gazi Isa Beg" e Shkupit. Ky plan mbeti pa u realizuar deri në vitin
1941.
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, për
nevoja të përgatitjes së kuadrove shqiptare që do të
shërbenin në institucionet e kultit islamik në gjuhën
e vendit, lindi si domosdoshmëri themelimi i një medreseje për
nxënësit shqiptarë. Ky institucion fillimisht do të
ishte në nivelin e një shkolle tetëvjeçare e më
pas të një shkolle të mesme, programi i së cilës,
përveç lëndëve profesionale fetare, do të përfshinte
dhe grupin tjetër që do ta bënin këtë medrese
të barasvlershme me shkollat e tjera të mesme.
Këshilli Ekzekutiv i Këshillit Krahinor për Kosovën
e Metohinë me vendimin Nr. 29503, të datës 26.06.1949, dha
pëlqimin e hapjes së medresesë së ulët në
Prishtinë. Megjithatë, për shkak të mungesës së
lokalit, medreseja nuk ia filloi punës deri në vitin shkollor
1951-52. Ndërtesa e saj qe vendosur në lokalet e një ish-
mejtepi, që gjendej në oborrin e një xhamie, buzë lumit
të Vellushes së Epërme në lagjen "Alaud-din" të
Prishtinës.
Nxënës
nga grupi i dytë në Medresenë e Gjakovës.
Rreshti në këmbë nga e djathta: M.Ragip
Dauti, M.Hysen Hoxha, M.Bajram Berisha, M.Mustafë Bala, M.Smajl Gashi,
M.Ethem Hoxha, M.Isa Haxhia. Rreshti i ulur nga e djathta: M.Hysen Berisha,
M.Ramadan Spahia, Muderrizi i tyre Fahri Efendi Iljazi, M.Musë Gashi,
M.Izet Jusufi.
MEDRESEJA E ULËT "ALAUD-DIN"
PRISHTINË
Medreseja e ulët e Prishtinës "Alaud-din" filloi punën
mbi bazën e plan-programit të miratuar nga KBI (Kryesia e Bashkësisë
Islame). Në këtë medrese do të mësonin nxënës
nga republikat e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.
Kjo ishte medreseja e parë që do të funksiononte, duke
pasur si gjuhë mësimi shqipen. Pranë medresesë ishte
ndërtuar dhe konvikti.
Ndërsa mësimet zhvilloheshin mbi bazën e plan-programit
mësimor, administrimi dhe jeta organizative në këtë
medrese përcaktohej mbi bazën e një rregulloreje të
posaçme që përfshinte 147 nene. Në bazë të
këtij dokumenti percaktoheshin të gjitha normat e mbarëvajtjes
së medresesë. Aty përcaktoheshin kompetencat e drejtorit,
të edukatorëve, të kujdestarit të klasës, të
mesimdhënësve etj.
Kohëzgjatja e shkollës ishte katër vjet dhe vertikalisht
ajo kishte katër klasë. Gjuha e mësimit ishte shqipja. Medreseja
kishte si objekt edukimin e nxënësve me frymën islame, si
edhe arsimin e përgjithshëm të tyre. Viti mësimor i
kësaj medreseje ishte nga 10 shtatori deri në 10 qershor. Brenda
këtij harku kohor kishte pushime dimrore. Sistemi i vlerësimit
të nxënësve mbështetej në shkallëzimin e
pesë shifrave, 1 deri në 5, të barazvlefshme si më
poshtë:
1= dobët, 2=mjaftueshëm, 3=mirë,
4=shumë mirë, 5=shkëlqyeshëm.
Numri i nxënësve ishte lënë në kompetencë
të drejtorisë së medresesë në marrëveshje
me KBI (Këshillin e Bashkësisë Islame). Në rregullore
përfshiheshin edhe dënimet në rastet e shkeljes së
rregullores nga nxënësit.
Në rregullore përcaktoheshin kriteret e pranimit të nxënësve,
të mësuesve, si edhe të përsonelit tjetër. Si
rregull, këtu pranoheshin nxënës që kishin mbaruar
4 klasë të shkollës fillore. Me mbarimin e saj, u njihej
e drejta të ushtronin detyrën e imamit, hatibit etj. Në
dokumentet e kësaj shkolle kjo njihej si "medreseja e ulët shqiptare".
Medreseja kishte bibliotekën dhe shoqatën e saj. Nga një
vështrim i planit mësimor dhe kontigjentit të nxënësve
të kësaj shkolle në vitet 50-60 rezultonte se në medresenë
e ulët gjatë vitit shkollor 1951-1952 u perfshinë këto
lëndë: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Matematika, Akaidi,
Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Botanikë, Vizatim,
Bukurshkrim, Gramatikë arabe, Fiskulturë.
Ky kontigjent nxënësish, në fund të vitit mësimor
1951-52, arriti nga të 47 nxënësit e rregjistruar të
përfundojnë me sukses shkollën 15 nxënës. Në
klasën e fundit të medresesë së ulët jepeshin
18 lëndë, që ishin: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe,
Gjuha turke, Gjuha arabe, Matematika, Fizika, Kimia, Higjiena, Akaidi,
Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Bukurshkrim, Imamat,
Përgatitje paraushtarake.
"Duke filluar nga viti shkollor 1955-56 plani mësimor pësoi
disa ndryshime, por lëndët profesionale dhe gjuha shqipe, si
gjuhë mësimi, mbeten po ato. Medreseja e ulët deri në
vitin shkollor 1962-63 përgatiti pesë gjenerata nxënësish".
"Pas kryerjes së medresesë së ulët, nxënësit
e kësaj shkolle vazhdonin mësimet e shkollës së mesme,
ose inkuadroheshin në punë në organizatat e fesë islame
apo gjetiu. Ata që dëshironin të vazhdonin, duhej të
shkonin në Sarajevë, në medresenë GHB (Gazi Husrev
Beg). Një numër tjetër vazhdonin nëpër shkolla
të tjera të mesme, si në gjimnaz, shkollë normale,
shkollë ekonomike etj. Shumica e nxënësve nga dy brezat
e fundit i vazhduan mësimet e mesme në Prishtinë, pranë
medresesë së mesme "Alauddin", e cila filloi punën më
1962."
Në bazë të të dhënave që reflekton shtypi
i kohës, semimaturantët e kësaj shkolle dilnin nga ajo me
një formim të shëndoshë fetar dhe njëkohësisht
me një përgatitje gjuhësore dhe një formim patriotik
të kënaqshëm. Kjo për arsye se gjatë kursit 4-vjeçar
në atë shkollë zhvilloheshin 28 lëndë, që
përfaqësonin grupin e lëndëve fetare (Kur’an,
fikh, akaid, ahlak, histori islame), grupin e lëndëve
të kulturës së përgjithshme (shqip, serbisht,
arabisht, turqisht, histori, gjeografi etj), grupin e lëndëve
shkencore (matematikë, fizikë, zoologji, kimi,
etj.), grupin e lëndëve të edukimit estetik (vizatim,
bukurshkrim) dhe grupin e lëndëve të edukimit fizik.
Shumë prej nxënësve, që mbaronin këtë
shkollë, ndiqnin studimet, me shumë sukses, si në medresenë
"Gazi Husrev Beg" të Sarajevës, ashtu edhe në shkollat e
tjera shtetërore.
MEDRESEJA
E MESME "ALAUD-DIN" PRISHTINË
Me formimin e një baze të shëndoshë kontigjenti
nxënësish, si dhe me krijimin e disa kushteve rrethanore, në
vitin shkollor 1962-63 hapi dyert e saj "Medreseja e Mesme "Alauddin" në
Prishtinë. Ajo u hap në bazë të aktit Nr.759-65 të
Kryesisë Supreme Islame për RSF të Jugosllavisë në
Sarajevë, i cili zyrtarisht iu komunikua me vonesë (qershor 1965).
Medreseja e mesme "Alauddin", si edhe medreseja e ulët, funksionon
në bazë të rregulloreve. Regullorja për medresenë
e mesme është miratuar nga KBI Prishtinë më 22 prill
1965. Ajo përbëhet nga 94 nene, ku përcaktohen objektivat
kryesore të saj si: puna mësimore edukative, kualifikimi i kuadrove,
të drejtat dhe detyrat e nxënësve dhe të krejt kolektivit
punonjës, afati pesëvjeçar i mësimeve, pranimi i
nxënësve në medrese mbi bazën e dëftesës
së mbarimit të shkollës tetëvjeçare. Përfundimi
i medresesë nga nxënësit kushtëzohet me dhënien
në fund të klasës së pestë të 10 provimeve
në lëndët: Kur’an, akaid, imamat, histori islame, hadith,
tefsir, fikh, gjuhë shqipe (me shkrim e me gojë), arabisht e
serbisht (me shkrim e me gojë).
Të dhëna lidhur me lëndët e ngarkesën e tyre
sipas klasave po i japim nepermjet tabelës që vijon:
Plan - programi i medresesë së mesme
"Alaud-din" për vitet 1962 - 1969
Nr |
Lëndët |
I |
II |
III |
IV |
V |
1 |
Kur’an |
5 |
5 |
4 |
3 |
2 |
2 |
Tefsir |
- |
- |
- |
3 |
3 |
3 |
Hadith |
- |
- |
- |
3 |
3 |
4 |
Akaid |
3 |
2 |
2 |
- |
- |
5 |
Fikh |
3 |
2 |
2 |
- |
- |
6 |
Ahlak |
3 |
2 |
2 |
- |
- |
7 |
Usuli fikh |
- |
- |
- |
2 |
3 |
8 |
Histori Islame |
2 |
2 |
2 |
2 |
2 |
9 |
Arabisht |
6 |
6 |
6 |
6 |
6 |
10 |
Serbokroatisht |
3 |
3 |
3 |
3 |
3 |
11 |
Gjuhë shqipe |
3 |
3 |
3 |
3 |
3 |
12 |
Histori |
- |
2 |
2 |
2 |
2 |
13 |
Gjeografi |
- |
2 |
2 |
- |
- |
14 |
Rreg. Ligj. FI dhe vazi. |
- |
- |
- |
4 |
3 |
15 |
Biologji |
- |
- |
- |
3 |
2 |
16 |
Pedagogji |
- |
- |
- |
- |
2 |
17 |
Retorike |
- |
- |
- |
- |
1 |
18 |
Husni-hat |
2 |
- |
- |
- |
- |
19 |
P.paraushtarake |
- |
- |
- |
2 |
2 |
20 |
Higjenë |
- |
1 |
- |
- |
- |
21 |
Orë kujdestarie |
1 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
Gjithsej |
30 |
31 |
29 |
37 |
38 |
Numri i maturantëve të medresesë "Alauddin" ka ardhur në
rritje graduale. Kontigjenti i maturantëve të parë, i vitit
shkollor 1966-67, përbëhej nga 19 vetë, kurse kontigjenti
i maturantëve të vitit 1993-94 ishte 43. Pranë medresesë
gjendet dhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma, i pajisur me
të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimit
në nivelin bashkëkohor. Aty ka xhami, salla leximi, bibliotekë,
kuzhinë dhe sallë ngrënie, palestër etj.
Që nga viti 1966 pranë kësaj medreseje funksionon "Shoqata
e Nxënësve të Medresesë së Mesme Alauddin", e
cila, në bazë të rregullores, synon "...me punue në
thellimin dhe përforcimin e dashurisë së nxënësve
ndaj islamizmit, ndaj popullit dhe atdheut...". Kjo shoqatë ka seksionin
letrar, ligjërues, dramatik dhe sportiv. Shoqata merret me organizimin
e kohës së lirë të nxënësve.
Me nismën e saj, pranë kësaj medreseje organizohen çdo
vit garat e shahut, të basketbollit, tenis-pingpongut, karatesë
etj. Ajo gëzon një emër të mirë në mes shkollave
tjera të Prishtinës dhe trajtohet si shkollë e mesme profesionale
me tretman të barabartë me simotrat e tjera shkolla profesionale
të Kosovës në gjuhën shqipe.
Medreseja mban lidhje bashkëpunimi me institucionet arsimore si
me Universitetin e Kosovës, Fakultetin e Bujqësisë, Shoqatën
e Kartës së Kosovës, Këshillin e Solidaritetit pranë
LDK-së etj. Shoqata e Nxënësve të Medresesë "Alauddin"
në Prishtinë ka organin e vet "Drita e Kur’anit", një revistë
në 32 faqe.
Nxënësit e dalë nga kjo shkollë kanë vazhduar
studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në SHLP
të Gjakovës, në SHLK të Pejës, në SHLP të
Shkupit, në akademinë pedagogjike të Shkupit, si dhe në
universitetet jashtë vendit. Të gjithë këta kuadro
të dalë nga kjo vatër i dhanë një shtytje përpara
mendimit teologjik islam nëpërmjet studimesh dhe artikujsh origjinalë,
si dhe përkthimeve nga literatura e vendeve islamike; çuan
përpara kulturën islame, duke bërë të mundur botimin
e revistave të ndryshme, siç janë "Dituria Islame", "Takvim
(Kalendar)", "Edukata Islame"etj. e, mbi të gjitha, përkthimi
i Kur’anit.
Numri i madh i kuadrove që mbaruan këtë shkollë,
lidhja e saj nëpërmjet tyre me të gjitha qendrat e trojeve
shqiptare, kontributet e shumanshme e bënë të njohur atë
si "Vatra e popullit" dhe e emëruan "Foleja e shqipeve"
Biblioteka "Alauddin" e kësaj medreseje e
pasur me dorëshkrime dhe literaturë moderne islame
Nga viti 1993 kjo medrese ka hapur paralelen e saj në Prizren,
dhe një vit më vonë edhe atë në Gjilan. Gjatë
vitit shkollor 1995/96 Medreseja "Alaud-din" numëronte 288 nxënës
në Prishtinë, në Prizren 132, (në tri vite) dhe në
Gjilan 80 nxënës në dy vite.
Stafi drejtues para godinës së paralelës
së ndarë fizike të Medresesë "Alaud-din" në Prizren
Duke u nisur nga ajo se Islami urdhëron për arsim pa dallim
si meshkujt ashtu edhe femrat, Kryesia e BI, si organi më i lartë
fetar në Republikën e Kosovës, vendosi që në vitin
e ri shkollor 1997/98 në kuadër të medresesë "Alaud-din"
të hapen edhe dy paralele për femra, njëra në Prishtinë
ku u pranuan 38 nxënëse, dhe tjetra në Prizren ku u pranuan
25. Pos këtyre, në këtë medrese i vijojnë mësimet
me korespondencë edhe më se 400 nxënës (meshkuj dhe
femra).
Në orën e gjuhës arabe - Medreseja e femrave Prizren
Tabelë mbi numrin e nxënësve
të medresesë Alaud-din gjatë vitit shkollor 1997/1998
Qyteti
|
Numri i nxënësve (meshkuj)
|
Numri i nxënësve (femra)
|
Shuma
|
Prishtina |
270
|
38
|
308
|
Prizreni |
145
|
25
|
170
|
Gjilani |
100
|
-
|
100
|
Gjithsej |
535
|
63
|
578
|
Krahas medreseve të mësipërme, në Kosovë kanë
funksionuar normalisht edhe medrese të tjera nëpër qytete
të ndryshme. Medrese ka pasur edhe nëpër disa fshatra si
në Dobërçan, Tërnoc etj. Këto ishin ngritur
pranë xhamive ose në lokale të ndryshme dhe janë drejtuar
nga personel privat, të cilët nuk kanë pasur të drejtën
e lëshimit të diplomave. Këto i kanë dhënë
rrugë sidomos mësimit autodidakt dhe kanë qenë të
njohura pranë bashkësive islamike.
MEDRESETË BRENDA SHTETIT
SHQIPTAR
Edhe në trojet e shtetit Shqiptar, që doli pas shpalljes së
Pavarsisë, pati një numër të madh medresesh, të
cilat si edhe në Kosovë, përveç rolit edukativo-arsimor,
dhanë kontributin e tyre të çmueshëm edhe në
rrafshin fetar e kombëtar. Përsoneli i tyre bashkë me nxënësit
e lidhën fatin e tyre me fatin e Shqipërisë. Firmat e Haxhi
Vehbi Dibrës dhe Ferid Vokopolës ishin ndër të parat
që u vendosën në Kuvendin e Vlorës. Prandaj me të
drejtë Sali Vuçiterni, ish-senator në qeverinë shqiptare
thotë në deklaratën e tij kur flet mbi reformat në
arsim: "Çështja e medreseve është pika më me
rëndësi për ne..."
Të dhëna të hollsishme për gjeografinë e shperndarjes
së medreseve në Shqipëri dhe numrin e nxënësve
të tyre jep tabela e mëposhtme:
Rrjeti i medreseve në territorin e mbretërisë
shqiptare në vitet ‘30 të
Nr
|
Qyteti
|
Nr. nxënësve
|
1
|
Shkodra |
121
|
2
|
Vlora |
4
|
3
|
Gjirokastra |
6
|
4
|
Kavaja |
36
|
5
|
Durresi |
6
|
6
|
Tirana |
66
|
7
|
Kruja |
2
|
8
|
Shijaku |
17
|
9
|
Peqini |
13
|
10
|
Elbasani |
20
|
11
|
Korça |
12
|
12
|
Berati |
21
|
|
Gjithsej |
|
Lidhur me problemin e organizimit të medreseve në qarqet e klerit
mysliman u shfaqën dy rryma kontradiktore. Njëra me pikëpamje
reformatore, në krye të së cilës qëndronte senatori
Sali Vuçiterni, kurse tjetra me prirje konservatore, që kryesohej
nga disa klerikë të rretheve, kryesisht atyre të prefekturës
së Shkodrës.
Grupi i parë qe i mendimit të organizonte në kryeqytet
nje shkollë fetare, me një konvikt, ku studentëve të
medreseve të rretheve t’u krijoheshin kushte për të ndjekur
normalisht shkollën e mesme. Ky grup propozonte që përsoneli
mesimor të zgjidhej nga teologet më të kualifikuar, te cilët
do të pergatisnin edhe tekstet mësimore. Në këtë
mënyrë të gjitha forcat do të përqëndroheshin
në kryeqytet. Studentët që do dilnin nga kjo medrese mund
të vazhdonin shkollat e larta fetare jashtë vendit. Këta
qenë të mendimit që të mbyllen medresetë e tjera,
të cilat kishin provuar se ishin të pafuqishme dhe përdornin
metoda të vjetëruara.
Drejtuesit e grupit të dytë protestuan ashpër ndaj këtij
projekti, duke thënë që ekzistenca e medreseve në disa
qendra mjaft të populluara dhe sidomos në ato qendra, ku medresetë
kishin tradita shekullore, siç ishin: Shkodra, Gjirokastra, Kruja,
Elbasani, Berati etj. të vazhdonin normalisht punën e tyre.
Natyrisht në këtë ndeshje pikëpamjesh u aktivizuan
edhe shumë besimtarë, por problemi qe i kushtëzuar dhe nga
ana ekonomike, mundësitë organizative etj. Ishin këta faktorë
që mposhtën grupin e dytë.
Shpreh mendimin që ekzistenca e medreseve në vendet
e populluara, po qe se do të ekzistonin mundësitë ekonomike
dhe përballimi i tyre me kuadro dhe pajisje didaktike, do të
krijonte mundësi më të mëdha për masivizimin e
kësaj hallke të arsimit islamik duke u frekuentuar nga një
numër më i madh njerëzish duke krijuar kushte për të
rritur nivelin teologjik të besimtarëve e për rrjedhojë
ato do të bëheshin një barrikadë e rëndësishme
kundër përhapjes së ideve ateiste në popull.
Këtë e dëshmon më së miri shembulli i Medresesë
së Përgjithshme të Tiranës, e cila duke grumbulluar
kuadro të forta me kontigjentet e nxënësve që nxori
ajo, edhe në kushtet e vështira të diktaturës së
proletariatit dhe të shtetit ateist, e mbajti gjallë në
popull frymën dhe edukatën fetare.
Pas shpërbërjes së shtetit ateist në Shqipëri,
prapë u krijuan kushte për t’u zhvilluar arsimi fetar, e në
këtë edhe ai islamik. Natyrisht pas një periudhe 50-vjeçare
vështirsitë për hapjen e këtyre shkollave ishin të
mëdha. Mungonin lokalet, kuadrot, tekstet mësimore, pajisjet
etj., por dëshira e zjarrtë e besimtarëve, vullneti i mirë
i tyre bëri që të kapërceheshin këto vështirësi
dhe brenda një periudhe trevjeçare 1991- 1994 u hapën
në qytetet kryesore të Shqipërisë 10 medrese. Ato ndiqen
nga 1504 nxënës, nga të cilët 55 janë femra. Afërsisht
një e pesta e këtyre nxënësve janë konviktorë
dhe pjesërisht gezojnë bursa studimore. 38 kuadro të përhershëm
punojnë në këto medrese, kurse 171 janë të jashtëm,
të zgjedhur nga specialistët më të aftë.
Të dhëna më të hollësishme mbi numrin e medreseve
e nxënësve që ndjekun ato e kuadrin fetar jep tabela e mëposhtme:
Gjendja e shkollave fetare në Shqipëri
në fillim të vitit 1993-1994
NNr
|
Medrese
|
Nxenes
|
Konv
|
Mësues
|
|
|
Gjith.
|
Fem.
|
|
difinit.
|
Me orë
|
1
|
"H.Mahmud Dashi"
Tiranë
|
310
|
-
|
-
|
8
|
25
|
2
|
"H.Sheh Shama"
Shkoder
|
152
|
40
|
-
|
6
|
30
|
3
|
"Mustafa Varoshi"
Durrës
|
78
|
15
|
-
|
3
|
14
|
4
|
"H.Ali Korça"
Kavajë
|
340
|
-
|
150
|
6
|
35
|
5
|
"H.Ali Elbasani"
Elbasan
|
206
|
-
|
85
|
3
|
12
|
6
|
"Vexhi Buharaja"
Berat
|
46
|
-
|
-
|
2
|
11
|
7
|
Peshkopi
|
149
|
-
|
-
|
4
|
15
|
8
|
Kukës
|
127
|
-
|
-
|
3
|
9
|
9
|
Korçë
|
43
|
-
|
-
|
1
|
10
|
10
|
Gjirokastër
|
53
|
-
|
42
|
2
|
10
|
|
Gjithsej
|
1504
|
55
|
277
|
38
|
171
|
Sikurse shihet nga tabela e mësipërme, për nga numri
i nxënësve vendin e parë e zë medreseja "Hfz. Ali Korça"
e Kavajës, vendin e dytë ajo e Tiranës, dhe e fundit ajo
e Korçës me 43 nxënës. Ndërsa për nga numri
i femrave vendin e parë e zë medreseja "H. Sheh Shamia" me 40
vajza. Nxënësit e këtyre medreseve rregullisht pranohen
në moshën 12-13-vjeçare, pasi të kenë kryer
me sukses arsimin fillor.
Nxënësit e medreseve sipas rregullores çdo ditë
duhet të bënin një orë praktikë fetare jasht orëve
të mësimit mbi mënyrën dhe rregullat e faljes së
pesë kohëve të namazit. Gjatë muajit të Ramazanit
të gjithë nxënësit e medreseve do të bënin
një muaj (4 javë) praktikë profesionale, kurse nxënësit
e vitit 11 e të 12 do të drejtonin shërbesat fetare si falje
taravish, falje xhumash, xhenazesh etj. Kjo bëhej në ato xhamia
që do të caktohen nga shkolla në konsultim me Komunitetin
Musliman. Për të pasë një ide më të plotë
për planin mësimor të këtyre shkollave shif tabelat
në vazhdim:
NR
|
LENDET |
KLASAT
|
Ore Vjetore
|
|
|
V
|
VI
|
VII
|
VIII
|
V
|
VI
|
A
|
Lendet e Pergjithshme |
23
|
25
|
|
|
|
|
|
Gjuhë Shqipe |
3
|
3
|
3
|
3
|
105
|
105
|
|
Lexim Letrar |
3
|
3
|
3
|
3
|
105
|
105
|
|
Gjuhë e Huaj e Dytë |
3
|
3
|
3
|
2
|
105
|
105
|
|
Histori |
2
|
2
|
2
|
2
|
70
|
70
|
|
Gjeografi |
1
|
2
|
2
|
2
|
35
|
70
|
|
Matematikë |
5
|
5
|
5
|
5
|
175
|
175
|
|
Fizikë |
-
|
2
|
2
|
2
|
-
|
70
|
|
Kimi |
-
|
-
|
-
|
3
|
-
|
-
|
|
Biologji |
-
|
2
|
2
|
2
|
-
|
70
|
|
Dituri Natyre |
-
|
-
|
-
|
-
|
105
|
-
|
|
Vizatim |
1
|
1
|
1
|
1
|
35
|
35
|
|
Këngë E Muzikë |
1
|
1
|
1
|
1
|
35
|
35
|
|
Edukim Fizik |
1
|
1
|
1
|
1
|
35
|
35
|
|
Letërsi |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Astronomi |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Vizatim Teknik |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
B
|
Kulture Fetare |
9
|
8
|
8
|
8
|
-
|
-
|
|
Arabisht |
6/3
|
2
|
3
|
3
|
159
|
105
|
|
Kur’an |
0/3
|
2
|
2
|
2
|
51
|
70
|
|
Besim (Akaid) |
2
|
2
|
2
|
2
|
70
|
70
|
|
Histori Islame |
1
|
1
|
1
|
1
|
35
|
35
|
|
Hadith |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Tefsir |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Fikh |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Usuli Fikh |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Usuli Hadith |
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
-
|
|
Shuma Orë
Jave |
32
|
33
|
-
|
-
|
-
|
-
|
NR
|
Lendet
|
KLASAT
|
Ore Vjetore
|
|
|
IX |
X |
XI |
XII |
IX |
X |
A
|
Lendet EePergjithshme
|
24 |
24 |
|
|
|
|
|
Gjuhë Shqipe |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Lexim Letrar |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Gjuhë e Huaj e Dytë |
2 |
2 |
2 |
2 |
70 |
70 |
|
Histori |
2 |
2 |
3 |
3 |
70 |
70 |
|
Gjeografi |
2 |
2 |
2 |
- |
70 |
70 |
|
Matematikë |
5 |
4 |
3 |
3 |
175 |
140 |
|
Fizikë |
3 |
3 |
3 |
4 |
105 |
105 |
|
Kimi |
2 |
3 |
2 |
2 |
70 |
105 |
|
Biologji |
2 |
2 |
2 |
2 |
70 |
70 |
|
Dituri Natyre |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Vizatim |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Këngë E Muzikë |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Edukim Fizik |
1 |
1 |
1 |
1 |
35 |
35 |
|
Letërsi |
4 |
4 |
4 |
4 |
140 |
140 |
|
Astronomi |
- |
- |
- |
2 |
- |
- |
|
Vizatim Teknik |
1 |
1 |
- |
- |
35 |
35 |
B
|
Kulture Fetare |
9 |
9 |
10 |
11 |
- |
- |
|
Arabisht |
6/3 |
3 |
2 |
2 |
159 |
105 |
|
Kur’an |
0/3 |
3 |
1 |
1 |
51 |
105 |
|
Besim (Akaid) |
2 |
2 |
1 |
1 |
70 |
70 |
|
Histori Islame |
1 |
1 |
1 |
1 |
35 |
35 |
|
Hadith |
- |
- |
1 |
1 |
- |
- |
|
Tefsir |
- |
- |
2 |
2 |
- |
- |
|
Fikh |
- |
- |
2 |
1 |
- |
- |
|
Usuli Fikh |
- |
- |
|
2 |
- |
- |
|
Usuli Hadith |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
|
Shuma Orë Jave |
33 |
33 |
- |
- |
- |
- |
MEDRESEJA
E PËRGJITHSHME - TIRANË
Më 1924 në nivelin e gjimnazit klasik e teologjik, me personel
terësisht shqiptar u themelua "Medreseja e Përgjithshme e Komunitetit
Mysliman Shqiptar në Tiranë". U hap në bazë të
vendimit Nr. 105/1 dhe Nr. 125/2 të Qeverisë Shqiptare dhe u
organizua në përputhje me artikullin 60 të Statutit të
Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Hapat e parë të medresesë në Tiranë u bënë
në disa rrethana te veçanta historike, që po kalonte shoqëria
shqiptare në atë kohë. Më 1931 në gjirin e Komunitetit
Mysliman ishte krijuar dega kulturore, e cila qe miratuar në mbledhjen
e Këshillit të Ministrave më 20.07.1931 dhe firmosur nga
K/Ministri Pandeli Vangjeli dhe ministrat H. Mosi, M. Tutulani etj. Dega
Kulturore, e cila ndikoi shumë në krejt ecurinë e medresesë,
sanksiononte në rregulloren e saj një sërë kërkesash
e parimesh, siç ishin: vëllazërimi në mes myslimanëve,
vëllazërimi kombëtar, konfirmimi me qytetërimin modern,
konfirmimi me zhvillimin njerëzor, përmirësimi i gjendjes
shoqërore të myslimanëve, organizimi i konferencave, botimi
i broshurave, hapja e shkollave foshnjore për djem e vajza, ndjekja
e medresesë nga seksi femëror.
Në përparimin e medresesë patën rëndësi
edhe vendimet e Kongresit i të Komunitetit Mysliman Shqiptar, e në
mënyre të veçantë pikëpamjet përparimtare
të kryetarit të këtij Komuniteti Haxhi Vehbi Dibra.
Më 1931 përfunduan punimet e ndërtesës së re
të Medresesë së Përgjithshme në Tiranë. Ky
qe një sihariq për tërë botën shqiptare. Mehdi
Frashëri, një nga politikanët dhe sociologët e shquar
shqiptarë, në fjalën e përshëndetjes tha: "Përparimi
i vrullshëm për ne shqiptarët është një nevojë
e jetës, se për të mjeruarit në këtë botë
s’ka mëshirë. Mëshira mund të jetë personale,
por jo midis popujve, d.m.th. se s’është internacionale.
Para Medresesë së Tiranës, foto e
vitit 1925
Ai popull që rrëzohet me këmbët e veta s’ka të
drejtë të ankohet. Medresetë që do të jenë
foleja e prijsave të fesë islame në Shqipëri duhet
të konformohen me frymën e shekullit brenda të cilit jetojmë."
Medreseja e Përgjithshme e Tiranës brenda pak viteve e fitoi
fizionominë e vet si një institucion serioz, ku merrej një
formim i shëndoshe fetar dhe kombëtar. Kjo u arrit në sajë
të trupit mësimor të pedagogeve që e drejtonin atë,
të cilët ishin shquar në levizjen kombëtare për
çlirimin e Shqipërisë dhe njëkohësisht mbeten
të respektuar dhe në periudhën kur vendi hyri në rrugën
e emancipimit shoqëror. H.V.Dibra, që drejtoi për shumë
vjet medresenë, Qamil Bala, drejtori i saj i parë, Ismet Dibra,
Haki Sharofi, Isa Domni, Esat Myftia e të tjerë që qenë
në krye të saj, kishin një përgatitje të lartë
teologjike, filozofike, etike e sociologjike. Shkrimet e tyre janë
deshmi e kulturës së gjërë që zotëronin.
Medreseja punonte mbi bazën e një rregulloreje të përbërë
prej 92 nenesh, ku percaktohej çdo gjë që kishte të
bënte me këtë institut. Medreseja e Përgjithshme vazhdonte
10 vjet, 3 prej të cilëve i përkisnin arsimit fillor, kurse
7 të tjerët përbënin arsimin e mesem, të ndarë
në kursin e ulët (4-vjeçar) dhe kursin e lartë (3-vjeçar).
Viti mësimor i medresesë fillonte më 1 tetor dhe mbaronte
më 30 qershor (artikulli 24 i Rregullores). Nxënësit ishin
kryesisht internatiste dhe të seksit mashkullor. Në fund të
çdo viti mësimor, sidomos në fund të çdo cikli,
nxënësit maturantë jepnin 4 provime me shkrim e me gojë:
besim, arabisht, gjuhë shqipe dhe histori e shenjtë. Në
lëndën e besimit maturantët bënin një provim praktik,
si dhe një predikim në një xhami faqe popullit. Në
fund nxënësit pajiseshin me diplomë. Sistemi i vlerësimit
ishte ai me 10 nota.
Plani mësimor për tre vjetët e arsimit fillor
|
|
Orë javore
|
Nr
|
Lëndët |
I
|
II
|
III
|
1
|
Kur’an |
6
|
4
|
4
|
2
|
Gjuhë shqipe |
10
|
9
|
8
|
3
|
Besim |
5
|
4
|
2
|
4
|
Fjalë arabisht |
-
|
-
|
1
|
5
|
Aritmetikë e gjeometri |
3
|
3
|
3
|
6
|
Histori |
-
|
2
|
2
|
7
|
Gjeografi |
-
|
2
|
2
|
8
|
Mësim natyre |
-
|
2
|
2
|
9
|
Mësim sendesh |
-
|
-
|
2
|
10
|
Muzikë |
1
|
1
|
1
|
11
|
Gjimnastikë |
1
|
1
|
1
|
12
|
Mësime shtetërore |
-
|
2
|
2
|
|
Shuma |
26
|
30
|
30
|
Medreseja e Përgjithshme që në themelimin e saj u pajis
me plan dhe program mësimor të nivelit bashkëkohor, të
miratuar nga sekretari i Keshillit të Përgjithshem të Komunitetit
Mysliman. Plani mësimor nga gruplëndët profesionale fetare
u gërshetua me gruplëndët që karakterizonin shkollat
e mesme shtetërore, licetë klasike. Këto lëndë,
siç ishte gjuha dhe letërsia shqipe, që merrej gjatë
tërë periudhës shkollore 10 vjeçare, siç verehet
dhe në planin mësimor të mësipërm, kishte përparësi
nga lëndët e tjera, e zhvilluar në nivel të lartë
dhe e stimuluar në diskutimet me tolerancë që jep besimi
islam. Ajo nxori dijetarë dhe shkencëtarë të aftë
si Vexhi Buharaja, Shaban Demiraj, Vehbi Ismaili e të tjerë,
punimet e të cilëve kanë zënë vend në fondet
e shkences sonë shqiptare.
Pamje nga Medreseja e Përgjithshmme eTiranës
Aty studioheshin gjuhët e huaja, si arabishtja, anglishtja, persishtja.
Arabishtja, e cila zinte vendin kryesor, zhvillohej mbi bazen e metodës
Berlitz dhe asaj Ahu, që ishin më në zë në atë
kohë.
Sintaksa arabe zhvillohej gjatë pesë vjetëve të
fundit të medresesë. Nxënësit zotëronin rregullat
e Avamilit, ato të Idh’harit, si dhe te Kafijes paralel me aplikacion.
Në dy klasat e fundit programi i kësaj lënde përfshinte
tekstin e Telhisit, Hadithit dhe Tefsirit të Kur’anit. Këto dy
të fundit zhvilloheshin në praktikë, mbi bazën e Usuli
Fikhut. Formim të mirë nxënësit merrnin edhe nga Logjika
(Mantik) dhe lëndë tjera të karakterit juridiko-teologjik.
Në formimin intelektual bashkëkohor të medresistëve
ndikuan lëndët shkencore si Historia e Natyrës, Kimia, Fizika,
Historia, Gjeografia etj. Në botanikë bëhej klasifikimi
i bimëve sipas sistemit të Karl Lineut. Në zoologji bëhej
klasifikimi i kafshëve. Në fizikë zhvillohej mekanika, hidrostatika,
aerostatika etj. Mësimet e fizikës dhe të kimisë shoqëroheshin
me eksperimente.
Medresistët, nëpërmjet lëndës Dituri Drejtësore,
merrnin njohuri edhe mbi kushtetutën dhe kodin civil, çka i
ndihmonte ata për të bërë krahasime me Sheriatin (ligjin
islam). Në formimin estetik të nxënësve luajti rolin
e vet edhe lënda e muzikës, që zhvillohej me një orë
në jave, sidomos me mësimin e këngëve me karakter kombëtar.
Medresistët zhvillonin një veprimtari të gjërë
jashtëshkollore, shkencore e artistike. Ata shfrytëzonin për
këto qëllime festat fetare e ato kombëtare. Përgatisnin
këndimin e Mevludit shqip, ilahive etj., të cilat i zhvillonin
para publikut.
Në harkun kohor 1931-1941 trupi mësimor i medresesë i
cili ishte mjaft i ngritur nga ana intelektuale, të cilët dinin
mirë gjuhën arabe dhe të tjera, njifnin mirë shkencat
islame, filozofinë, teologjinë e historinë, shtruan problemet
që kishin të bëjnë me ndërtimin e përgjithshëm
të njerëzve. Këta u angazhuan të marrin përsipër
hartimin e platformave të reja për edukimin e rinisë "tue
lanë përjashta të gjitha ato që s’janë të
përshtatshme me qarkun dhe konditat (e asaj kohe)" Ata ndër të
tjera theksonin se: "Ndër shkollat fillore dhe shtetnore le t’i u
mësohet feja fëmijëvet mbi baza dhe vija të caktuëme,
me tekste të pregatituna mirë, tue pasë kurdoherë kontrollin
e duhur si për sa u përket tekstevet ashtu edhe për sa i
përket mësuësvet që i mësojnë. Mësuesit
t’on të fesë duhet të jenë ndër ma të zgjedhunit
e ndër ma t’edukuemit sepse atyne u ngarkohet shumë një
barrë e randë, barra se si me e edukuë fëmijën
dhe moshën e re në pikpamje shpirtnore." Kjo frymë buronte
nga Medreseja e Tiranës, që për mendimin tim, gjatë
këtyre viteve po kalonte zhvillimet më kulmore të saj, pasi
që siq do të shofim, më vonë, ndërhyrjet që
u bënë nga pushteti, në strukturat dhe programet e sajë,
bënë që më vonë, ajo të humbë vlerat
e sajë si institucion që synonte të kultivojë ndërgjegjen
fetare e kombëtare.
Pas Luftës së Dytë Botërore mbijetesa e saj u bë
shumë e vështirë. Pushteti komunist i imponoi me vendim
të veçantë një plan-program mësimor, që
prekte thellë fizionominë dhe përmbajtjen e saj. Në
mes lëndëve që iu imponuan ishte edhe gjuha ruse. Jo shumë
kohë më vonë, gjuhës ruse iu shtua lënda e darvinizmit.
Ndaj këtyre masave personeli mësimor reagoi ashpër. Esat
Myftia, ish-drejtor i Medresesë së Përgjithshme dha dorëheqjen.
Më 1967, kjo medrese, fole e mendimit islamik shqiptar u mbyll.
Mësuesit dhe nxënësit e saj u shpërndanë, u morën
me punë të tjera dhe një pjesë u internuan ose u futen
nëpër burgje.
Me rikrijimin e Komunitetit Musliman dhe kërkesat e popullit për
të vazhduar traditën e edukimit fetar përmes medresesë,
kjo shkollë u rihap më 1991. Ajo mori emrin e dijetarit të
njohur në fushën e drejtësisë islame "H.Mahmud Dashi".
ARSIMI
I LARTË ISLAMIK SHQIPTAR
(Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë)
Me rënien e sistemeve socialiste totalitare, në bllokun lindor
sidomos me shëmbjen e regjimeve komuniste që e kishin kufizuar
apo mohuar fenë, popullsia islame u gjend përpara mundësish
të reja per të ushtruar lirisht fenë e saj, dhe në
të njëjtën kohë të ngrejë edhe institucionet
e veta fetare dhe kulturore. Mbi bazën e traditave të trashëguara,
si dhe mbi bazën e arritjeve të nxitimshme të kohëve
të fundit, u pa e nevojshme që të fitohet koha e humbur.
Bota shqiptare tani nuk ishte më ajo e dikurshmja. Ajo e tregoi forcën
dhe gjallërinë e saj në vitet ‘80, me krijimin e shtypit
të saj fetar në gjuhën shqipe në Kosovë, në
Shqipëri, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Kuadrot e reja të formuara në gjirin e universiteteve të
njohura islamike e që u doktoruan në dhjetëvjeçarin
e fundit, duke hartuar disertacionet, patën edhe tema që kishin
për subjekt botën islame në Shqipëri. Këto studime
u bënë në vazhdën e punimeve dhe të veprimtarive
të ideologëve patriotë myslimanë shqiptarë si:
Hoxha Tahsini, Haxhi Ymer Prizreni, Mulla Zeka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz
Ali Korça, Kadri Gjata etj.
Më 1981 Rexhep Boja paraqiti temën interesante "Shqiptarët
dhe Islamizmi", me të cilën ai mori gradën shkencore Magjistër
dhe katër vjet me vonë ai mbrojti doktoraturën me disertacionin
"Myslimanët në Jugosllavi". Studime të kësaj natyre
u bënë edhe nga punonjës të tjerë. Nëpërmjet
punimeve të kësaj natyre, që panë dritën e botimit
në periodikët si "Dituria Islame"(Prishtinë), "Hëna
e re" (Shkup), "Elif" (Podgoricë), dëshmuan se zhvillimi i vetëdijes
fetare te shqiptarët ka qenë i lidhur ngushtë me përparimet
e shoqërisë shqiptare, të pavarësisë së tyre
ekonomike, sociale dhe politike dhe se e tërë popullsia me kombësi
shqiptare e këtyre trojeve ishte e lidhur ngushtësisht me interesat
kombëtare.
Të gjithë faktorët e mësipërm si dhe zhvillimi
i arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë
dhe në Kosovë, shtruan terenin, dhe njëherish shtruan nevojën
e ngritjes së një shkolle të lartë islame në një
nga vendet me të përshtatshme.
Mundësitë dhe kushtet për ngritjen e një fakulteti
islamik gjithëshqiptar i kishte Kosova dhe konkretisht Prishtina.
Këtu ekzistonte Meshihati i cili zhvillonte një aktivitet të
gjerë fetar, kulturor dhe kombëtar të pavarur, kishte kuadro
të përgatitura teorikisht dhe organizativisht, kishte mundësi
ekonomike për të ngritur një shkollë të lartë
fetare islame. Prishtina, e cila që më 1951 kishte ngritur Medresenë
e ulët dhe më 1962 Medresenë e mesme me filialet medrese,
në qytetet e tjera (Prizren, Gjilan) dhe kuadrot efektive që
kishte, u bë bazë për ngritjen e Fakultetit të Studimeve
Islame në Prishtinë.
Në mbledhjen e 7 qershorit 1992 të Kuvendit të Bashkësisë
Islamike të Kosovës, Dr. Rexhep Boja, në emër të
Komisionit Amë të formuar nga Dr.Pajazit Nushi, Mr.Ismail Ahmeti,
Mr.Qemal Morina, Isa Bajqinca, Jashar Jashari, Miftar Hajdini dhe Naim
Tërnava, paraqiti synimet lidhur me ngritjen e Fakultetit të
Studimeve Islame. Njëkohësisht ishin hartuar statuti dhe plan-programet
e tij. Në bazë të plan-programit përfshiheshin 23 disiplina,
nga të cilat 2/3 e zinin lëndët fetare, kurse pjesa tjetër
përbëhej nga lëndët e kulturës së përgjithshme.
Ky Fakultet gjeti miratimin edhe të rektorit të Universitetit
të Prishtinës, Dr.Ejup Statovcit.
Mbi këtë bazë, me 7 dhjetor 1992 Fakulteti i Studimeve
Islame hapi dyert e tij. Dekani i këtij Fakulteti u zgjodh nga Meshihati
i Kosovës Dr.Rexhep Boja, ndërsa zëvendesdekan u zgjodh
Mr.Qemal Morina.
Ky Fakultet, në vitin e parë, u ndoq nga 40 studentë
të regullt dhe me korrespondencë.
Hapjes së këtij fakulteti i parapriu një platformë
e thelluar dhe me baza shkencore e Dr.Pajazit Nushit, që u botua në
faqet e "Diturisë Islame" me titullin "Themelimi i Fakultetit të
Studimeve Islame në Prishtinë dhe parimet kryesore të organizimit
të punës së tij" Autori, pasi bën një vështrim
sintetik të veçorive etnopsikologjike dhe etnokulturore, analizon
gjendjen dhe nivelin e shqiptarëve në Jugosllavinë e shpërbërë,
përqindja e të cilëve arrinte në 97%. Ai vë në
dukje se shqiptarët bëjnë një jete të organizuar
fetare, kanë institucionet dhe organizatat e tyre të posaçme
fetare. Vetëm "në Kosovë ka 484 xhami dhe 52 teqe, ku shqiptaret
ushtrojnë të drejtën dhe lirinë e tyre të besimit.
Që prej 29 vjetëve funksionon medreseja "Alaud-din" e Prishtinës,
nga kanë dalë 25 gjenerata maturantësh, dhe se një
numër i konsiderueshëm i tyre kanë vijuar e vijojnë
studimet me sukses në Medinë, Tripoli, Damask, Kajro, etj., se
në Tiranë, Prishtinë e Shkup janë botuar disa vepra
origjinale islame" etj.
Përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe, njërit prej
teksteve më të vështira dhe më të rënda për
përkthim, dëshmuan se kemi njohës të mirë të
arabishtes, të kësaj gjuhe klasike të Lindjes, si edhe të
shqipes.
"Kështu gjuha shqipe, thekson autori, u vërtetua dhe si gjuhë
e veprave të larta dhe të ndërlikuara Islame". Në këtë
platformë, autori dëshmon se Prishtina është edhe qendër
e disa kuadrove me vokacion shkencor nga fusha e shkencave islame.
Dr.P.Nushi, duke shpalosur idetë e tij mbi programin e këtij
Fakulteti, nënvizon se ky Fakultet është ndër të
rrallët ku duhet të mësohen disa gjuhë të huaja,
perveç shqipes-gjuhë mësimi dhe lëndë mësimi.
Ai shtron nevojën e përvetësimit nga ana e studentëve
të gjuhës arabe, turke, osmane, perse dhe angleze, duke e ngritur
këtë Fakultet në nivelet e studimeve filozofike-orientalistike.
Në vazhdim të ekspozimit të tezave të tij mbi funksionet
e fakultetit të Studimeve Islame, ai thekson se Islamizmi krahas me
religjionet e tjera do të studiohet si formë e ekzistencës
së jetës dhe e kuptimit të saj dhe si mënyrë e
ngritjes së kulturës së përgjithshme të individit.
Arti islamik, sidomos ai në fushën e arkitekturës "ka gjetur
një shtrirje të madhe në vendet arabe, në Spanjë,
në vendet ballkanike, e deri në Alaskë".
Formimit të kuadrove me orientim arsimor, shkencor dhe edukativ
të nivelit universitar dhe pasuniversitar i kontribuon, në radhë
të parë, përmbajtja e punës arsimore, edukative dhe
shkencore që po bën dhe do të bëjë Fakulteti i
Studimeve Islame. Fakulteti u ofrohet në, radhë të parë,
shqiptarëve, duke u bërë një vatër e formimit
të kuadrove teologjike shqiptare për studime islame.
Parimi i ndërlidhshmërisë së nevojave bashkëkohore
kombëtare me ato fetare, kërkon zgjedhjen e atyre lëndëve
të mësimit, të cilat i kontribuojnë qëllimit të
përbashkët të zhvillimit të kombit tonë, mëvetësisë
së plotë të tij, duke përfshirë këtu dhe
lirinë shpirtërore individuale e kolektive të shqiptarëve.
Mbi këtë parim gjejnë vend lëndët e kulturës
së përgjithshme dhe të kulturës kombëtare përkrah
lendëve profesionale. Në kuadrin e lëndëve të
kulturës së përgjithshme vend të veçantë
zënë: lënda e filozofisë, e filozofisë islame
dhe lënda e sociologjisë së kulturës me theksim të
veçantë të sociologjisë së kulturës kombëtare.
Po në këtë grup, të kulturës së përgjithshme,
vend të veçantë gjejnë lëndët e gjuhës
shqipe (fonetikë, morfologji dhe sintaksë e gjuhës shqipe),
si dhe letërsia shqipe, edhe lëndët e gjuhëve të
huaja.
Zotërimi i mësimeve islame nga ana e studentëve të
këtij Fakulteti do të lindë nevojën e studimit të
trashëgimisë së besimit islam bashkëkohor, të
zhvillimit të shqiptarëve dhe të mendimit shqiptar posaçërisht.
Raporti ndërmjet lëndëve kombëtare duhet t'i motivojë
studentët të hyjnë në përvijime mendimesh të
tilla, të cilat më vonë do t'i thellojnë në studime
të posaçme.
Feja Islame e shqiptarëve është një realitet. Pavarësisht
nga qendrimet dhe pikëpamjet e cilitdo ndaj këtij realiteti,
ky realitet duhet të studiohet, së paku të kapen anët
kryesore të tij. Ai ka përmasa shtrirjeje shumë të
mëdha. Përmasat e shtrirjes gjeografike të shqiptarëve
islame janë aq të mëdha, sa janë edhe përmasat
e shtrirjes së diasporës shqiptare në vendet e ndryshme
të të gjitha kontinenteve. Në këto kushte do të
ishte e nevojshme të përpilohet atlasi i shtrirjes se tyre. Aq
më tepër kur dihet se lidhja shpirtërore ndërmjet tyre
i kontribuon lidhjes kombëtare dhe zhvillimit të përbashkët
kombëtar e fetar të tyre.
Vëzhgimi e studimi i trashëgimisë islame pozitive, ai
i disiplinave moderne të shkencave bashkëkohore, sikurse edhe
ai i shqiptarëve dhe i mendimit të tyre, do të shprehet
pozitivisht dhe në ritmin e kapërcimit me të shpejtë
të nivelit të zhvillimit ekonomik e social relativisht të
ulët të shqiptarëve. Gjithashtu, vëzhgimet e studimet
i këtilla do të shpjenë edhe në sinteza të rëndësishme
për avancime të kufijve të horizontit të dijeve tona.
Për këtë arsye, misioni arsimor, edukativ dhe shkencor
i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë ka rëndësi
të veçantë dhe aktualisht me punën e gjithëmbarshme
të tij do t’i kontribuojë zgjerimit të horizontit të
dijeve, zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare
dhe inkuadrimit të shqiptarëve në rrjedhat e përgjithshme
të Evropës së integruar.
Emblema e Fakultetit të Studimeve Islame në
Prishtinë
Më 3 korrik 1997 u diplomua studenti i parë i këtij fakulteti,
i vetmi në të gjitha trojet shqiptare që përgatit kuadro
në rrafshin e studimeve islame. Sadik (Sami) Mehmeti qe ai që
mbrojti me sukses temen e diplomës në lëndën e DA’WES
me titull: "THIRRJA ISLAME - roli dhe mjetet e saj".
NDËRTESAT
E KULTIT ISLAM DHE ROLI I TYRE NË EDUKIMIN FETAR, ETIK DHE KUTUROR
TË SHQIPTARËVE
Islami i kushton rëndësi të veçantë, mësimit,
edukimit dhe shkencës. Kjo theksohet fuqishëm qysh në ajetin
e parë të zbritur nga ana e Zotit, duke i porositë të
gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie a moshe "Lexoni, studjoni
dhe edukohuni me emrin e Zotit tuaj..". Ky është edhe thesari
më i çmuar që u ka lënë trashëgim Pejgamberi
a.s. pasuesve të fesë islame. Islamizmi i shpallur tashmë
para botës, i sillte asaj një raport të ri ndaj jetës,
i ofronte një filozofi të re të bashkimit të njerëzve
dhe të marrëdhenieve njerëzore midis tyre. Ai thërriste
të gjithë njerëzit të afrohen me njëri tjetrin,
i ftonte ata në lutje të përbashkëta, dukuri e cila
u realizua edhe nëpërmes vazeve ose predikimeve që mbaheshin
në ndërtesat e kultit islam, xhamitë, mesxhidet, medresetë,
teqetë etj.
Vendi i parë në të cilin është lutur Zoti ose
xhamia e parë mbi sipërfaqen e dheut në të cilën
është kryer ritual fetar konsiderohet xhamia e Qabes në
Mekë. Në të është lutur babai i gjithë njerëzimit
Ademi a.s. me bashkëshorten e tij të nderuar Hazreti Havan. Por
me ardhjen e islamit institucioni i xhamisë mori dimensiene të
reja. Dhe xhamia e Pejgamberit a.s. në Medinë u bë shembull
e të gjithë xhamive që u ndërtuan më pas në
metropolet e botës islame. Më të rëndësishme prej
tyre janë: 1) Xhamia e Basras, të cilen e ndërtoi Utbe Bin
Gazvan në vitin 635. 2) Xhamia e Kufes, të cilën e ndërtoi
Sa’d Ibnu Ebi Vekkas në vitin 638. 3) Xhamia e Amr Ibn Asit në
Fustat, e ndërtuar në vitin 642. Kjo xhami është zgjeruar
dhe rindërtuar mbi 16 herë. 4) Xhamia e Ukbe Bin Nafiut në
Kajrevan, e ndërtuar rreth viteve 670 dhe 675. 5) Xhamia e Aksas në
Kuds, që u ndërtua në kohen e Omer Bin Hattabit (Halifit
të dytë musliman). Këtë xhami e rindërtoi Melik
Bin Mervani në vitin 658, dhe pastaj Velid Bin Abdul Meliku në
vitin 706.
Të njohura janë edhe Xhamia e Emevive në Damask, të
cilën e ndërtoi Velid Bin Abdul-Meliku në shekullin e parë
sipas Hixhretit. Pastaj Xhamia e Al-Az’harit, që e ndërtoi Xhevher
Es-Sakiliu në shek. e katërt sipas Hixhretit. Për te u kujdes
edhe Slahud-din El-Ejjubi. Ndërsa në Andaluzi (Spanjë) xhamia
më e madhe dhe më e bukur ishte Xhamia e Kordovës, të
cilën filloj ta ndërtoi Abdurrahmani i i në shek. e dytë
sipas Hixhretit. Ndërtimi i kësaj xhamie ka zgjatur plotë
tre shekuj.
Xhamia e Qabes në Mekë
Xhamia e Pejgamberit a.s. në Medinë
Xhamia e Kudsi Sherifit në Palestin
Xhamia Emevive në Damask
Xhamia e Al-Az’harit në Kairo
Xhamia e Kordovës në Andaluzi (Spanjë)
Këto objekte vitale për shoqërinë, sikurse në
mbarë qytetet islame, ishin (dhe në disa vazhdojnë të
jenë) edhe këtu karakteristikë e qyteteve tona, si: Ulqini,
Shkodra, Prizreni, Peja, Shkupi, Berati, Elbasani, Korça, Janina
etj. Këto njëherit përbëjnë elementin bazë
të të gjitha vendbanimeve qytetare shqiptare të banuara
me popullatë islame, duke bërë të mundur në këtë
mënyrë që banorët e këtyre qendrave të realizojnë
në mënyrë të përbashkët detyrat që prej
tyre i kërkon feja, besimi i tyre dhe atdheu.
Padyshim që vendin qëndror në këtë misjon e
zë xhamia e cila është edhe objekti qëndror i të
gjitha qyteteve dhe shoqërive islame. Dimensioni i saj shpirtëror
dhe dimensioni social-shoqërorë e vejnë atë edhe në
qendër të Ummetit musliman.
Por para se të ndalemi më tepër rreth këtyre dy
elementeve bazë, që ia vlen të ndalemi më tepër
në trajtimin tonë, le të mësojmë fillimisht etimologjinë
dhe domethënien e fjalës xhami.
Xhami quhet faltorja ku besimtarët myslimanë kryejnë
ritet e tyre, dhe tregojnë besnikërinë ndaj Allahut e Profetit.
Fjala xhami rrjedh nga arabishtja "xhami’ë", që do të thotë
vend tubimi. Kjo shprehje te ne ka mbetur nga turqit, sepse arabët
më tepër përdorin flalën "Mesxhid". Dallimi ndërmjet
tyre qëndron në madhësinë. Mesxhidet janë më
të vogla dhe ndërtohen me materiale më të varfra. Janë
të mbuluara zakonisht me çati me strukturë druri dhe tjegulla.
Ndërsa fjala "xhami’ë" zakonisht përdoret për faltoret
qendrore të një qyteti me përmasa të mëdha. Në
Kur’an, në shumë vende përmendet fjala, mesxhid - mesaxhid,
mesxhidul-haram, bejtull-llahetj. Atë e gjejmë në shumë
raste edhe në librat e hadithit si te Buhariu, Muslimi, Termidhiu,
Musnedi i Imam Ahmedit etj.
XHAMITË
E PARA NË TROJET TONA:
Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë
të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët.
Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë
të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dëndur
prej misionarëve (thirrësave islam R.Z.) të botës islame
arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për
qëllime fetare apo ushtarake.
Në literaturën e mëparshme kur flitet për historinë
e objekteve të kultit musliman zakonisht përmenden vetëm
xhamitë e ndërtuara pas vitit 1417, kur Berati ose qytetet shqiptare
gjenden zyrtarisht nën juridiksionin e Perandorisë Osmane duke
mohuar kështu një prezencë shumë më të hershme
të elementit islam që gjindet në veprat me vlerë arkitektonike
si në Prizren që nga viti 1380 ose 1389 në Berat, të
ndërtuara këto në stilin e Selxhukëve. Në një
kohë kur osmanët nuk kishin akoma stilin e tyre dallues. Xhamitë
osmane para pushtimit të Kostandinopojës ishin hipostil me shumë
kupola dhe shumë kollona, nuk kishin një sallë unike. Por
pas kësaj kohe Osmanët i dhanë xhamisë një rëndësi
të veçantë duke i bërë ato me hapësira
të mëdha, me një dekor të veçantë.
Kontributi i mjeshtërve shqiptarë në ndërtimin e
xhamive është evident si në veprat e ndërtuara prej
tyre në vendlindje por edhe në viset e tjera të Perandorisë
ku ato luajtën një rol të shquar për formimin e stilit
klasik të xhamisë osmane.
"Dokumentat tregojnë se në fund të shek. XV shumë
shqiptarë kishin zënë vend në zyrat më të
larta të shtetit osman, gjithashtu ishte i madh e numri i mjeshtërve
të artit, arkitekturës, pikturës në ateljet qendrore
të Stambollit. Xhamitë e Stambollit formuan në këtë
kohë stilin klasik të xhamive duke iu shmangur stilit të
ndërtimeve bizantine me ndryshime në strukturë".
"Prej gjysmës së dytë të shekullit XV deri në
fund të shekullit XVI shteti osman nëpërmes zyrës perandorake
të arkitekturës shpërndau modelin e arkitekturës klasike
në të gjitha qendrat e perandorisë si në Lindje dhe
në vendet Jug-lindore. Si kudo xhamitë u ndërtuan në
dy tipe: Stili monumental me tri volume të dallueshme mirë dhe
në balancë harmonike ndaj njëri tjetrit; në këtë
rast ato kishin një portik arkadash përpara hyrjes, sallën
kuadratike të kurorëzuar me kupolë dhe një minare të
hollë dhe të gjatë që ndërtohej te hyrja. Paralelisht
ndërtohej edhe modeli me çati që siguronte hapësirë
më të madhe funksionale. Në zgjedhjen e modelit duket se
ndikonte preferenca e dekorimit të brendshëm, ku arti i pikturës
gjente vend më shumë në xhamitë me kupola, kurse ai
i gdhendjes së drurit në tavanet, mafilet dhe mimberet".
Xhamitë përfaqësuese fillimisht ishin dhuratë e
vetë Sulltanit (Pajazit Veliut apo Pajazitit) që njihen me emrin
"Xhamia Mbret" siç është në vendin tonë Xhamia
Mbret në Elbasan.
Xhamia në Kalan e Beratit, njëra ndër më të
vjetrat në Shqipëri, minaren e kësaj xhamie e ndërtoi
Sulltan Mehmet Çelebiu në vitin 1417
Xhamia e Mehmet Pashë Bushatliut - Plakut
ndërtuar rreth vitit 1773/74
Një etap tjetër në ndërtimin e xhamive fillon nga
fundi i shek. XVII dhe mbyllet në fun të shek. XIX. Ajo karakterizohet
nga përhapja e fesë islame në pjesën më të
madhe të populsisë vendase, dhe formimit të ndërgjegjes
kombëtare në popujt e ndryshëm përbërës të
Perandorisë. Këtu do të theksonim se shumë orientalistë
kanë vërejtur se në periudhën e krizës së
rendit feudal ushtarak osman dhe shthurjes së pushtetit të tij
të centralizuar fillon dhe forcimi i ndjenjes kombëtare tek popujt
e ndryshëm, dhe të parët që ndien këtë ndjenjë
duket të jenë arabët që kishin pushtetin e ulemas në
kryeqytet dhe që ishin si njohës të përgatitur dhe
tradicional të librit të shenjtë Kur’anit.
Pas tyre u diferencuan shqiptarët që zotëronin ushtrinë
dhe pastaj turqit që trashgëgonin dinastinë e fronit. Proçesi
i decentralizimit shfaqet edhe në sferën e ndërtimtarisë
duke u ngritur tashmë zyra projektimi ta pavarura në shumë
qendra e qytete të perandorisë. Projektet nuk vinin më nga
Stambolli. Të tilla zyra vërehen edhe në Shqipëri.
Kështuqë projektet hartohen në vend dhe ndërtimi kryhet
nga esnafët, të cilat kishin marrë formë të plotë
dhe kryenin vetë detyrat me karakter publik siç ishin: ndërtimi
dhe mirëmbajtja e rrugëve, urave, xhamive, ujësjellsave,
hamameve, etj.
"Në këtë periudhë kemi ndërtimin e një
numri të madh xhamish nëpër qytete dhe nëpër fshatra
që dallohen nga të parat për prezencën e elementeve
arkitekturore e artistik të shijes vendase por edhe për një
origjinalitet në siluetat dhe në kompozicionet. Në grupin
e këtyre xhamive bëjnë pjesë: Xhamia Mbret në
Shkodër, xhamia e Mirahorit në Korçë, xhamia Muradie
e Vlorës, xhamia e Plumbit në Berat etj. Të gjitha këto
xhami u ndërtuan nga zyrtarë shqiptarë të lartë
që punonin në administratën e Perandorisë, si Arkitekt
Sinani, Sadefqar Mehmeti, Kasem Aliu etj. Këtë e dëshmojnë
mbishkrimet e vendosura në to".
Në xhamitë e ndërtuara në qendrat e qyteteteve të
vjetra shqiptare spikatnin hapësirat monumentale nën kube, karakteristik
këto të arkitekturës islamiko-osmane. "Hapësira e xhamisë
në të gjitha arkitekturat islame është detyra më
e rëndësishme e arkitektit. Tipi më i vjetër i xhamisë,
e ashtëquajtura xhamia arabe, në të vërtetë është
holli (tremi), i çelur më tërë gjerësinë
kah oborri i brendshëm. Hapësira e xhamisë arabe është
fushë e mbuluar këndëdrejtëshe me katër shtylla
të lidhura për harqe, shumëfishë e shumëzuar,
pa diferencim lartësie, pa theksimin e cilësdo pjesë. Të
gjitha pjesët e hapësirës janë barabar të vlefshme.
Është e qartë se tipi i këtillë i çelur
i xhamisë, pa tërë një murë, ka mund të lind
vetëm në viset me klimë të ngrohtë. Në viset
me klimë më të ashpër, ai është përshtatur
kushteve të reja, me atë që mbyllet ana e çelur kah
oborri, e vetë oborri i brendshëm pakësohet, ose krejtësisht
humbet..."
Për lajmërimin e xhamisë njëhapësinore, çfarë
më së shpeshti janë ndërtuar edhe te ne, me rëndësi
më të madhe është tipi selxhuk i xhamisë njëhapësinore,
me kube me hajat në anën hyrëse, me kube të vogla të
mbuluara tip i cili lajmërohet pas rënies së mbretërisë
selxhuke..." Zhvillimi i xhamisë nga sistemi arab i ndërtimit
me lokale të ndërthurura deri te lokali i vetëm unik, është
bërë në kërkim të kompozicionit sa më të
shprehur arkitektonik.
Xhamitë e ndërtuara ndër ne në shekullin e fundit,
përveç imagjinatës, motiveve dhe formave arabe, perse,
e turke, paraqet më së qarti edhe elementin autokton. Kështu
ndër ne, ajo zakonisht përbëhet nga salla e lutjeve, portiku
dhe minareja. Ndërtuesit e tyre pak nga pak filluan t'i afrohen arkitekturës
së banesës popullore vendase. Kjo vihet re në arkadat, strehët
e gjëra, dekoret, ngjyrat e jashtme etj. Në faltoret islame të
Tiranës, por edhe gjetkë, vihej re një pasuri e madhe strukturore
që mishërohej në dekoracionin me motive floreale, me pejsazhe
të pikturuara dhe në gdhendjet në kolonat, arkadat, kapitelet,
tavanet, mafilet e kornizat. Të gjitha këto zbukurime janë
shumë të përafërta me motive të arkitekturës
popullore.
Mjeshtrit vendas e të huaj që morën pjesë në
ndërtimin e tyre, shfrytëzuan edhe formën dhe teknikën
e përdorur gjatë shekujve të mëparshëm në
monumentet e vendit tonë. Gjithashtu, këta zgjodhën tipin
e xhamisë me sallë unike, jo vetëm nga përmasat e godinës,
por edhe nga ndikimi i traditës vendase që, me sa duket, nuk
parapëlqente zgjidhjet e tjera. Larmia e teknikave dhe formave të
tyre flasin qartë për shkallën e zhvillimit të arkitekturës,
dëshmojnë nivelin e lartë të mjeshtërisë
së mjeshtrave shqiptarë të ndërtimit. Shumë xhami
të trojeve shqiptare janë monumente me vlera arkitektonike, të
artit dhe kulturës islame.
Në Shqipërinë e kufijve të sotëm deri në
vitin 1967 qenë ndërtuar mbi 1050 xhami, nga të cilat u
ruajtën vetëm nga një ose dy nëpër qytete si Tirana,
Berati, Gjirokastra, Vlora etj. Tirana p.sh. nga 24 xhami që kishte
të gjitha u rrëzuan përveq asaj të Et’hem Beut që
u ruajt si monument kulture. Sot Tirana ka 5 xhami, ndërsa Komuniteti
Musliman Shqiptar në tërë vendin administron rreth 425 xhami,
pjesa më e madhe e të cilave u ndërtuan ose rindërtuan
vetëm pas vitit 1991.
ROLI I XHAMISË
NË ASPEKTIN SHPIRTËROR:
Xhamia është vendi më i nderuar dhe më i shenjtë
mbi sipërfaqën e tokës, ngase në te adhurohet Krijuesi
i gjithë botërave, në të gjejnë prehjen të
gjithë krijesat, engjujt, njerëzit dhe xhinët. Ajo është
vendi ku njeriu i parë Ademi (Adami) a.s. i është lutur
Zotit që ta mëshirojë. Në Kur’an thuhet: "Me të
vërtetë xhamitë janë për Allahun" (El Xhin, 18)
"Kush hyn në te është i sigurtë" (Ali Imran, 97). Ndërsa
një dietar islam me të drejtë i krahasonte xhamitë
me yjët duke thënë "..Sikurse yjët zbukurojnë
qiellin gjatë natës, ashtu edhe xhamitë zbukurojnë
tokën gjatë ditës". Kjo e bëri edhe Pejgamberin a.s.
që pas migrimit në Medinë ndërmarrja e tij e parë
të jetë ndërtimi i xhamisë. Nga aty pastaj thirrja
e muezinit "ejani në namaz...ejani në shpëtim", mori botën.
Xhamitë janë vende ku në mënyrë të vazhdueshme
përmendet Zoti, për çka në Kur’an thuhet: "Nëpër
shtëpitë që janë ngritur me lejen e Allahut, aty përmendet
edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë Atë në mëngjes
dhe në mbrëmje...", dhe vetë fjala "bejtull-llah" do të
thotë "Shtëpi e Allahut", vend ky, ku besimtari në mënyrë
imediate ballafaqohet me mëshirën e Krijuesit të tij, dhe
pas kësaj fiton të drejtën e vazhdueshmërisë në
jetën e përsosur dhe të pastër shpirtërore. Xhamia,
gjithashtu, është ajo që lidh besimtarin me botën tjetër,
bën lidhjen e botës së tij fizike me atë shpirtërore.
Xhamia është një dritë udhërrëfyese drejt
qiellit "miraxhit", drejt botës së lumtur dhe të amshuar.
"Sot, në botën e oshëtimës dhe zhurmës së
madhe shurdhuese, xhamitë janë bërë oazë e paqës
e qetësisë. Në një atmosfer të tillë besimtarët...
zhyten në devotshmëri, dhikër dhe mendime".Skemat me dritë
hëne në kopësht, si dhe vizatimet me motive nga natyra janë
një shembull i përkryer për të larguar nga frekuentuesi
i xhamisë tërë stresin çë i sjellë jeta
dhe peripecitë e saj. "..Mjeshtrat e Lindjes, të cilëve
nuk u lejohej të pasqyronin qenie njerëzore, i lanë udhë
të lirë imagjinatës së tyre për të luajtur
me motivet dhe format. Ata krijuan atë ornament shumë të
hollë me qëndisje, që u njoh me emrin arabeskë. Atë
çka provon njeriu kur shëtit nëpër oborret dhe sallat
e Al-Hamras dhe admiron larminë pafund të këtyre motiveve
dekorative, mbetet e pashlyeshme".
Pamje të Al-Hamras (Andalusi - Spanjë)
ROLI SOCIAL DHE SHOQËROR I XHAMIS
Në shikim të parë për shumicën nga ne, xhamia
shifet vetëm si një vend tubimi për popullsinë islame,
ku lexohet Kur’ani, besimtari i lutet Zotit, siguron qetësinë
e tij shpirtërore dhe pajiset me kulturë islame. Por harron se
ajo lidhet ngushtë me tërë sferat e jetës shoqërore
të myslimanëve.
Xhamia ka qenë gjithnjë vatër uniteti e shoqërisë
islame. Aty takohen njerëzit, bisedojnë, vllazërohen, këshillohen
njeri me tjetrin e marrin këshilla kolektive, për sjellje të
veçantë sociale, fetare e kulturore, aty dëgjojnë
ligjërata të ndryshme etj.
Pastaj, xhamia lidhet me jetën ekonomike të myslimanëve.
Ajo, meqenëse në bazë të vakufit ka qenë ekonomikisht
e siguruar dhe autonome, ka pasur mundësi të luajë një
rol të dukshëm në sistemin e përgjithshëm të
doktrinës ekonomike të shoqërisë islame. Institucioni
i zeqatit që është njëri ndër shtyllat e islamit
shpesh herë organizohej në masë nëpërmes xhamive,
dhe në këtë mënyrë ai kalonte nga një bamirësi
individuale ose mëshire, në një "institucion shumë
të rëndësishëm social, të cilin e kontrollon shoqëria
dhe të cilin e udhëheqë mekanizmi i caktuar administrativ".
Gjithashtu edhe si institucion arsimor, xhamia është më
e vjetër se të gjithë shkollat tjera, sepse shkencat islame
dhe ato botërore fillimisht u përpunuan në të. Ajo
ka luajtur një rol të tillë shumë më parë
se mejtepet, medresetë dhe institucionet e tjera arsimore që
u themeluan me vonë.
Xhamia ka qenë dhe është vend i dijes, vend i diskutimit
të normave morale e shpirtërore, mbi të cilat mbështetet
shoqëria dhe e ardhmja e një populli. Edhe sot në Kosovë,
ku arsimi shqip është i ndaluar nga pushtuesit serbë, shumë
i kanë kthyer mjediset e tyre në shkolla për fëmijët.
Xhamia, si faltore islame, nxori nga gjiri i shkollave të
saj mjaft nxënës që më vonë u bënë patriotë
të dëgjuar si Hasan Tahsini, Ymer Prizreni, Vellezërit Frashëri,
Haxhi Zeka, Hasan Prishtina e shumë rilindës të tjerë
të besimit islam.
Bibliotekat e tyre në përgjithësi ishin të pasura.
Dr.J.Rexhepagiq shkruan:"... në bibliotekat që kanë ekzistuar
pranë xhamive mund të gjendej një numër veprash në
dorëshkrim... Biblioteka e madhe orientale në tokat tona është
themeluar në shekullin XV në Shkup. Kjo është biblioteka
e Gazi Isa-bej... Në të ka pasur atëherë mbi 230 libra
me 320 blej, autorët e të cilave janë shkencëtarët
më të shquar islam e tjerë... Ka qenë shumë e
pasur edhe biblioteka në Gjakovë... Bibliotekat u kanë shërbyer
nxënësve të medreseve dhe qytetarëve të shkolluar
e sidomos personaliteteve të shquara në lëmin shkencor,
arsimor e kulturor...".
Xhamia luante rolin e parlamentit. Aty rriheshin mendime, zhvilloheshin
debate e diskutime, merreshin vendime që ishin për të mirën
e popullit dhe të atdheut. Kështu, ajo u bë shpesh herë
pikënisje e ekspeditave ushtarake dhe vatër e kushtrimeve për
liri dhe pavarësi të trojeve tona. E njëjta gjë ndodh
shpesh edhe sot në Kosovën e pushtuar nga serbët. Në
xhamitë dhe anekset e tyre bëhen mbledhjet e krerëve të
Kosovës, që punojnë për pavarësinë e saj.
Shumë prej xhamive kanë qenë të lidhura organikisht
me objekte të tjera, si medrese ose mejtepe, biblioteka, internate,
sahatkulla, hamame dhe çezme, hane, dyqane etj. Objekte këto
të rëndësishme për jetën normale të një
populli.
Dorshkrim i Hamamit të Ulema Pashës (1539/40),
ruajtur në kopshtin e Muzeumit Arkeologjik të Shkodrës.
Xhamia dhe Sahati i Beqarëve në Kavajë
(ndërtuar nga mesi i shek.IX-xhamia prishet
me 1971)
Edhe sahatkullat si përmendore të kulturës islame, kanë
qenë pjesë të pandara të kompleksit të xhamive
kryesore të qyteteve, ngritur në viset ballkanike që në
kohën e pushtimit osman. Ato karakterizoheshin si objekte publike,
por nuk mund të mohohet dhe karakteri i tyre fetar. Ora në kullë
ka paralajmëruar kohën e lutjeve ditore (namazit). Ato me pozitën
e dalluar në lokacionet ku janë ngritur, paraqesin përmendore
të rëndësishmë nga trashëgimia kulturore e islamit
ne trevat tona.
Prania e sahat kullave pranë xhamive është një fenomen
i vendeve Ballkanike si Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia. E para kullë
e sahatit që ngrihet është ajo e Shkupit, pastaj sahatkulla
ka Prizreni, Berati dhe gjithë qytetet shqiptare me rradhë, duke
llogaritur që kulla e sahatit me minaren bëhen pjesë e të
njëjtës ndërtesë, fenomen arkitektonik ky që nuk
shfaqet në asnjë nga vendet islame. Pra në xhaminë
e Peqinit me origjinë nga ajo e Tiranës dhe e Kavajës kemi
modelin origjinal shqiptar në arkitekturën e xhamive që
nuk njihet në mbarë botën islame.
"Ka pasë diskutime se çfarë kërkon sahati pranë
xhamisë por këtë problem e zgjidh Sahati i Elbasanit i cili
i ndërtuar nga Aqif Pasha - me porosinë e tij në vitin 1899
thuhet se ky sahat i bukur e sakt u ndërtua nga vetë populli
i Elbasanit për të matur pesë vaktet e shenjta (pesë
kohët e faljes) dhe ju prin gjithë muezinëve. Kështu
tek kulla e sahatit nuk kemi një këmbanë kishe siq pretëndojnë
disa njerëz sepse minare të tilla kuadratike ka edhe në
Spanjë, Marok, por që në fakt kjo nuk ka hyrë nga Spanja
por ka hyrë nga Evropa dhe është një dukuri Evropiane
në stilin e xhamisë që nuk ka origjinë orientale, por
ky model arkitektonik në fakt është shqiptar dhe nuk gjindet
gjëkundi. Dhe përderisa sahat kullat u ndërtuan në
prani të xhamisë atëherë ato duhet konceptuar në
një të vetme. Me këto u bë edhe kristalizimi i traditës
shqiptare në fushën e ndërtimit të xhamive".
Edhe Hamamet bëjnë pjesë në arkitekturën islame,
dhe që zakonisht gjindeshin në afërsi të kompleksit
të xhamive dhe medreseve. Ato kishin rëndësi të madhe
për jetën e përditshme të myslimanëve, pasi pastërtinë
trupore e kanë kërkesë të domosdoshme të fesë
së tyre. "Funksionet e ndryshme në hamam kërkojnë lokale
të formave, madhësive dhe lartësive të ndryshme. Për
këtë arsye plani i brendshëm i tyre është bërë
në mënyrë të kujdesshme, kurse formës së
jashtme karakteristikën i’a kanë dhënë kupolat dhe
harqet me lartësi dhe madhësi të ndryshme. Hamamet edhe
pse bëjnë pjesë në grupin e njëjtë me bezistanet
me kupolë, për arsye se edhe tek hamamet plani përbëhet
prej shumë fushave në formë të katrorëve, me madhësi
të ndryshme, sipas vlerës së kompozimit lokal (hamamet)
vijnë menjëherë pas xhamive."
"Sipas arkitekturës më me rëndësi është
hyrja në mesin ku gjendet shatërvani. Më tutje vazhdon edhe
një lokal tjetër i mbuluar me qemer në trajtë të
fuqisë, i cili shërben për zhveshje dhe pushim pas larjes
(pastrimit). Lokalet për pastrim janë në formë të
katrorëve të mbuluara me kupola të ulëta ashtu sikurse
lokalet për zhveshje. Rezervuari i ujit dhe furna janë të
ndërtuara në lokalet e skajshme të mbuluar me qemer. Kompozicioni
zgjatet kah kupola e vistibulit. Çdo hamam ka pasur shadërvan
(garderobë) kapalëk halvati (vend për larje), hazna (rezervoar
për ujë), kulhan (vend për ndezjen e zjarrit - furrë)".
"Në shek.16 tek ne në çdo qytet ka pasur një ose
më shumë hamame. Sipas Evlija Çelebiut vetëm Shkupi
kishte mbi 120 xhami dhe 15 hamame".
Ndërsa tyrbet si ajo e Sulltan Muratit në afërsi të
Prishtinës, dhe teqetë si ajo e Tetovës, ato të Beratit,
Krujës etj. paraqesin një nga realizimet më të mira
të arkitekturës islame në Ballkan.
XHAMITË MË TË PËRMENDURA NË TERRITORET
SHQIPTARE TË TRASHËGUARA NGA E KALUARA DHE ATO TË NDËRTUARA
NË SHEK. XX
Ndër xhamitë më të rëndësishme të
ndërtuara në trevat shqiptare, përmenden:
-Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut (Prishtinë, 1461. Stili dhe arkitektura
e saj të habisin me bukurinë e tyre),
- Xhamia e Gazi Isa Beut (Shkup, 1475),
- Xhamia e Mustafa Pashës (Shkup, 1492),
- Xhamia e Mbret (Elbasan, 1492),
- Xhamia e Mbretit (Berat, 1492),
- Xhamia e Mbret (Përmet, 1494/95),
- Xhamia e Imaretit (Ohër, 1493)
- Xhamia Mbret (Shkodër, fundi i shek. XV),
- Xhamia e Tetovës (1495),
- Xhamia e Mirahorit (Korçë, 1494-1504),
- Xhamia e Fetije (Durrës, 1502/1503),
- Xhamia e Jahja Pashës (Shkup, 1504. Një nga më të
bukurat e Ballkanit dhe me minarenë më të lartë në
këtë gadishull, 55.5 m),
- Xhamia e Is'hak Beut ose Is'hak Çelebisë (Manastir, 1508/1509,
një nga më impozantet në Ballkan, me ornamentikën e
brendshme të pasur dhe shumë të vlefshme në pikëpamje
artistike),
- Xhamia e Varoshit ose e Pazarit (Krujë, 1533/34),
- Xhamia e Muradijes (Vlorë, 1536/38),
- Xhamia e Vjetër ose e Pashallarëve (Vlorë, 1540),
- Xhamia e Plumbit (Berat, 1533-1554)
- Xhamia e Allajbegisë (fshati Burim-Dibër, mesi i shek. XVI),
- Xhamia e Re (Manastir, 1558/59),
- Xhamia e Hajdar Kadisë (Manastir, 1561),
- Xhamia e Gazi Mehmet Pashës (Prizren, 1561),
- Xhamia e Sinan Pashës (Kaçanik, 1594/95),
- Xhamia e Hadunit (Gjakovë, 1595),
- Xhamia e Nazareshës (Rugovë),
- Xhamia e Gjin Aleksit (fshati Rrusanaj, afër Delvinës, fundi
ishek,. XVII),
- Xhamia e Pirinasit (Prishtinë),
- Xhamia e Mazhiqit (Mitrovicë),
- Xhamia e Ballias (Elbasan, 1605/606)
- Xhamia e Sinan Pashës (Prizren, rreth vitit 1610),
- Xhamia e Sulejman Pashës (Tiranë, 1614),
- Xhamia e Plumbit (Pejë, para vitit 1624),
- Xhamia e Kavajës (1735/36),
- Xhamia e Pazarit (Gjirokastër, 1757),
- Xhamia e Velabishtit (afër Beratit, 1760),
- Xhamia e Plumbit (Shkodër, 1773/74. Ndërtuar nga Mehmet
Pashë Bushati),
- Xhamia e Haxhi Ethem Beut (Tiranë, 1794-1821. Një ndër
monumentet më të bukura të arkitekturës isalme në
Shqipëri),
- Xhamia e Peqinit (1822/23)
- Xhamia e Beqarëve (Berat, 1827) etj.
Çamëria në prag të shek.XIX - Xhami në
Janinë
Xhamia e vjetër (e Sulejman Pashës),
para djegies në luftën për çlirimin e Tiranës
Xhamia e Gradecit
Xhamia e F. Svilarë, Shkup
Tiranë, Xhamia e Et’hem Beut
Gostivar, Xhamia në fshatin Belovishtë
Xhamia e Sinan Pashës
(arkitekturë islamike)
Xhamia e Kaçanikut
Xhamia e Is’hak Çelebisë, MANASTIR Xhamia e Plumbit,
BERAT
Xhamia dhe Sahatkulla
ULQIN
Xhamia në F. Radivojcë
Xhamia e Poshtme në F. Labunishtë, Strugë
Xhamia në F. Bukoviç, Shkup
Xhamia në
F. Xhepçishtë, Tetovë
Xhamia e Sulltan Muratit, Prishtinë
Xhamia e Larme, Tetovë
Xhamia e Jahja Pashës, Shkup
Turan Teqeja, Korçë 1876/77
KREU III
SHTYPI
PERIODIK FETAR ISLAM SHQIP I SHEKULLIT XX NË TROJET SHQIPTARE DHE
NË DIASPORË
Hulumtimet e bëra për temën në përgjithësi
sjellin të dhëna për tërë arsenalin e shtypit
mysliman shqiptar.
Meqë ky problem trajtohet për herë të parë,
për të dhënë një vizion më të gjerë
të shtypit periodik, po hedhim një vështrim panoramik përtej
kufijve kohorë të caktuar në studimin tonë.
Nga të 700 gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe të
botuara gjatë këtyre dy shekujve, duke nisur që nga "L’Albanese
d’Italia"("Shqiptari i Italise"-1848) e deri më 1995, një numër
i madh i tyre ka qenë tërësisht fetar. Në këtë
studim do të trajtojmë edhe ato organe periodike shqiptare që,
në një masë të konsiderueshme, në përmbajtjen
e tyre kanë trajtuar probleme të mirëfillta fetare.
Shtypi periodik islam shqiptar fillon rregullisht në shekullin
XX. Ai zë fill me pavarësinë e Shqipërisë, me
krijimin e shtetit të parë shqiptar dhe merr fizionominë
e plotë me formimin e Komunitetit Musliman Shqiptar, si institucion
vetadministrues me formulimin e statusit të tij.
Komuniteti Musliman, si një organ juridik dhe fetar, kishte rrjetin
e tij të shërbimeve fetare dhe të institucioneve fetare
në tërë Republikën e Shqipërisë dhe, më
vonë në Mbretërinë Shqiptare. Duke pasur nën vartësinë
e tij institucione të shumta arsimore fetare, si dhe duke u ndodhur
para kërkesave të grupeve intelektuale myslimane, u gjet para
domosdoshmërisë së botimit të një organi të
mirëfilltë fetar, i cili do t’u bënte tribuna e mendimit
islamik shqiptar dhe epiqendra e shtypit mysliman në Shqipëri.
SHTYPI
ISLAM SHQIP NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX
Gazeta "Sedai Milet" ("Zëri i Kombit"), që kishte dalë
në Shkodër në vitin 1913, në gjuhën shqipe dhe
pjesërisht turqisht, si botim javor, ishte tashmë e kapërcyer.
Gjatë dhjetëvjeçarit 1913-1923 ishin rritur shumë
kërkesat në drejtim të përmbajtjes së shtypit,
të përjashtimit të gjuhëve të huaja, si dhe të
një kuptimi të mëtejshëm ndërkonfesional. Ishin
këto arsyet që kjo gazetë javore ndonse përmbante pjesë
nga Kur’ani, nga morali fetar islamik etj., me daljen e organeve të
tjera të shtypit, me ngritjen e rrjetit arsimor në vend, niveli
i saj ishte kapërcyer. Ajo pushoi së qeni më 1914.
Në vitin1918 shqiptarët myslimanë të Vaterbarysë
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nxorën nëpërmjet
shoqërisë fetare muhamedane të kësaj qëndre revistën
"Shqipëria". Ky organ, që qarkulloi në mars të
vitit 1918, tregon se shqiptarët ruanin të pacënuar si ndjenjat
fetare, ashtu edhe ato kombëtare. Në këtë revistë
ne gjejmë artikuj lidhur me vlerat e Kur’anit dhe rolin e këtij
libri të shenjtë. Por, fatkeqësisht, revista "Shqipëria"
doli vetëm në një numër dhe nuk vijoi më.
Një nga gazetat fetare myslimane në gjuhë shqipe, që
fitoi autoritet në këto momente, ishte titulluar "Reforma".
Kjo gazetë doli në Gjirokastër në tetor të
vitit 1921 dhe vazhdoi të botohej deri në vitin 1923. Ajo shtypej
në shtypshkronjën shtetërore të Gjirokastrës dhe
drejtohej nga personel fetar shqiptar.
Gazeta "Reforma" ishte organ dyjavor, por nuk pati jetë të
gjatë. Në harkun kohor 1921-23 u botuan vetëm 8 numra të
saj. Përveç lëndës fetare, në të pati edhe
artikuj me karakter letrar, shoqëror dhe politik, duke tërhequr
kështu një numër të konsiderueshëm intelektualësh.
Ajo që të bie në sy në përmbajtjen e kësaj
gazete është se, përveç temave me karakter fetar,
si dhe temave që trajtonin tarikatet, me tolerancë të madhe
trajtoi problemin e konsolidimit të shoqërisë shqiptare.
Viti 1923 shënon disa ngjarje me rëndësi në veprimtarinë
e Komunitetit Musliman Shqiptar. Në mënyrë të veçantë
bëhen përpjekje për hartimin e dokumenteve bazë, të
statuteve dhe regulloreve; bëhen përgatitje për të
themeluar Medresenë e Përgjithshme me qendër në Tiranë.
Në këtë vit dalin dy të përkohshme: në
tetor del në Shkodër e përkohëshmja "Udha
e s’vërtetës", që pati për kryeredaktor personalitetin
e shquar, juristin dhe burrin e shtetit Hoxha Kadri Prishtinën, kryetar
i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës, dhe revista "Zani i Naltë"
si organ i Komunitetit Musliman Shqiptar.
E përkohshmja "Udha e s’vërtetës" doli në
tetor të vitit 1923. Që në numrin e parë kryeredaktori
i saj paraqiti në mënyrë koncize programin e kësaj
reviste. Aty përmblidheshin synimet kryesore, të këtij organi
si: mësimi i parimeve të thjeshta të fesë, për
t’i shpëtuar njerzit prej shkatërrimit të plotë; për
të ngjallë në zemrat e tyre ndjenjat e bashkimit për
të jetuar tok në shoqërinë bashkëkohore. Aktivizimi
i gjithë dijetarëve shqiptarë për t'iu bërë
gjymtyrë të dobishme të jetës kombëtare e shoqërore,
ishte një nga preokupimet kryesore të programit. Kështu,
nënvizohej atje, do t’i japim një impuls zhvillimit mendor të
gjithë popullit. Kryeredaktori i saj theksonte se problemet do të
shtriheshin dhe në fushë të filozofisë, sociologjisë
e të politikës.
Në këtë revistë bashkëpunuan mjaft intelektualë
e teologë. Revista botohej nga një komision i posaçëm
që quhej "Komisioni i sheriatit". Ajo doli vetëm tre numra. Siç
dihet, kryeredaktori i saj, i cili luajti një rol të madh në
mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe në demaskimin
e politikës jugosllave, vdiq në rrethana të paqarta, por
"Udha e s’vërtetës" që drejtoi ai la një jehonë
të mirë për problemet që shtroi, për qëndrimet
që mbajti dhe nivelin e paraqitjes së artikujve.
Revista "Zani i Naltë" doli paralelisht me "Udhën e
s’vërtetës", në tetor të vitit 1923, por ndërsa
"Udha e s’vërtetës" dilte në Shkodër, "Zani i Naltë",
organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, botohej në Tiranë, ku
ishte dhe qendra e këtij komuniteti. Ajo qe e përkohshme mujore
dhe vazhdoi të qarkullojë nga tetori i vitit 1923 deri në
vitin 1938. Gjatë kësaj kohe ajo u drejtua nga personalitete
të shquara, me përgatitje të lartë të kulturës
dhe shkencave islame, siç qenë: Ismail Maçi, Isa Domni,
Haki Sharofi etj.
Destinacioni i revistës ishte fetar, por në përmbajtjen
e saj nuk mungonin dhe problemet e filozofisë, të moralit, të
literaturës kombëtare dhe të sociologjisë. Gjatë
15 vjetëve të jetës së saj, ajo botoi seri të
tëra artikujsh që dëshmojnë një pasuri të
tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet
edhe niveli i mendimit teologjik shqiptar gjatë periudhës së
pavarësisë.
Revista "Zani i Naltë" nëpërmjet kryeartikujve
të saj, nën titullin e përbashkët "Ç’urdhëron
Kur’ani", botoi pjesë nga vazet që mbante Haxhi Vehbi Dibra,
personalitet i shquar në fushën e teologjisë dhe komentatori
më i mirë i Kur’anit në gjuhën shqipe për kohën
e tij. Këto vaze u mblodhën dhe u botuan më vonë në
libra të veçantë, duke dhënë kështu një
kontribut të shquar, në aspektin didaktik, për imamët
e rinj. Autoriteti dhe erudicioni i këtij autori, si njohës i
mirë i mendimit teorik islam, e ngriti nivelin e kësaj reviste.
Tezat e ndryshme, siç ishin ato "Mbi trupin dhe shpirtin",
ai gjen rrugë për t’i interpretuar ato nga ana etike dhe filozofike
në kuadrin e besimit islam. Duke folur për trupin, ai thekson
se trupi nuk mund të ndahet nga disa qendra nxitëse shpirtërore
nëpërmjet të cilave shpërthejnë rrezet e dritës
morale. Këto qendra në realitet janë një, por ato shkallëzohen
në gjashtë gradë, të cilat përcaktojnë statusin
etik të njeriut dhe diferencat e distancave morale midis njeriut dhe
Krijuesit. Këto gjashtë qendra autori i shkallëzon: 1. Qendra
epshore, 2. e zemrës, 3. shpirtërore, 4. e sekretit, 5. e misterit,
6. e mbimisterit.
Paralelisht me trajtime të kësaj natyre në këtë
revistë filluan të botohen edhe tema të fushave me karakter
laik, por gjithmonë brenda kuadrit të botëkuptimit islamik.
Kështu, për shembull, në faqet e kësaj reviste gjejmë
të shtjelluar tema si: "Njeriu dhe feja", "Danteja dhe Islamizma",
"Teori të reja", "Kozmografia tej kaosit", "Idealizmi e Materializmi",
"Teoria e planetizmit", "Pavdekësia e njeriut", "Njeriu dhe gjithësia",
"Edukata moderne" etj .
Artikujt e kësaj natyre me të dhënat që shtronin
dhe arsyetimet që bënin, duke u mbështetur në versetet
Kur’anore dhe hadithet, synonin të formonin një botëkuptim
islamik bashkëkohor rreth kategorive kryesore të moralit islam,
të filozofisë islame, të edukatës islame, të qytetërimit
islam dhe të bindjeve islame në përgjithësi, duke krijuar
kështu barrikadën kundër ideologjisë komuniste, që
po depërtonte dita ditës në Shqipëri.
Në revistë përfshiheshin edhe rubrika me të dhëna
rreth historisë së kaluar dhe gjendjes së atëhershme
të islamizmit nëpër botë. Me këto revista synohej
mbajtja gjallë e lidhjeve shpirtërore të muslimanëve
me vëllezërit e mbi një miliard idhtarësh të botës
islame. Duke u shoqëruar dhe me shifra, e ngandonjëherë
edhe me ilustrime, duke botuar herë pas here përkthime nga shtypi
islamik botëror, synohej që brezi i ri të njihej me qytetërimin
islam, me ndihmesat që ky i ka dhënë qytetërimit botëror
e sidomos me njohjen e të rinjve me arritjet bashkëkohore të
islamizmit nëpër botë.
Revista, në kuadrin e rubrikave që hapi gjatë jetës
së saj, përfshiu edhe tribunën e diskutimeve dhe të
polemikave. Kjo imponohej nga rrethanat historike në përgjithësi
dhe gjendja sociale që kalonte Shqipëria dhe, në mënyrë
të veçantë, nga problemet emergjente që i dilnin
përpara shoqërisë shqiptare të cilat kryesisht ishin:
problemi i arsimit dhe i edukimit laik e fetar, i mësimit të
fesë në shkollat shtetërore, i statusit të gruas shqiptare
në shoqëri dhe familje etj.
Një nga këto polemika, në të cilën morën
pjesë edhe mjaft klerikë, qe ajo e zhvilluar lidhur me problemet
e organizimit të rrjetit arsimor fetar, veçanërisht medreseve
në Shqipëri. Personaliteti i njohur në fushën e kulturës
fetare, ish senatori shqiptar dhe poliglot i gjuhëve të Lindjes
e të Perëndimit, Sali Vuçiterni, duke dashur të sillte
një formë të re organizimi në medrese, ishte i pikëpamjes
së konsolidimit të Medresesë së Përgjithshme të
Tiranës. Në këtë pikëpamje, të cilën
ai e bëri të njohur botërisht, u ndesh me përfaqësuesit
e klerit mysliman shqiptar në rrethe, që kishin mbetur prapa
si nga mendësia ashtu edhe nga kultura.
Sali Vuçiterni shtroi mendimin e ngritjes së sistemit arsimor
fetar shqiptar mbi bazën e dy medreseve të konsoliduara, dhe
jo mbi bazën e një numri të pakufizuar medresesh, që
s’kishin mundësi as të ndihmoheshin e as të kontrolloheshin.
Ai qe për ngritjen e një medreseje në Veri të Shqipërisë
me qendër në Shkodër dhe të një medreseje të
përgjithshme me qendër në Tiranë, me nivel mbi arsimin
e mesëm. i parë në këtë optikë, problemi
i medreseve donte të thoshte heqje dorë nga mësonjëtoret
gjysmëprivate, që punonin pa programe, pa plane mësimore
dhe që drejtoheshin nga hoxhallarë mësimdhënës
pa përgatitjen që kërkonte koha. Drejtuesit e këtyre
medreseve (në shumicën e rasteve me një mësues të
vetëm), të lidhur ngushtë me interesat e tyre ekonomike
vetjake, që nuk azhornoheshin me përparimet dhe arritjet e arsimit
në përgjithësi, iu kundërvunë pa parim, duke zhvilluar
një polemikë të ashpër të paargumentuar dhe kryeneçe,
gjë që vinte në pah prapambetjen e tyre. Më vonë
revista zhvilloi polemika edhe me organe të tjera të shtypit,
që denigronin botëkuptimin islamik.
Në revistën "Zani i Naltë" bashkëpunuan personalitete
të shquara, siç qenë H.Vehbi Dibra,Hafiz Ibrahim Dalliu,
Hafiz Ali Korça, Sali Vuçiterni, Haki Sharofi, Mehdi Frashëri,
Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo), Ismet Dibra, Ferid Vokopola etj.
Duke përshkruar kontributin e kësaj reviste gjatë 15
vjetëve të jetës së saj, Magjistër Sherafedin
Hoxha afirmon se ajo pati një rëndësi shumë të
madhe në edukimin fetar musliman të popullatës shqiptare,
kultivoi ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore arsimore,
perkrahu ecurinë e përparimit të përgjithshëm
kombëtar, kultivoi ndjenjat e zhvillimit arsimor dhe nxiti procese
të tjera civilizuese. Ai organ shtypi kultivoi tolerancën ndërmjet
besimeve fetare të shqiptarëve, duke insistuar që kombi
shqiptar është një, në harmoni me besimet fetare. "Për
këtë shkak, shkruan ai, mund të themi se kjo revistë
është nga më të përparuarat organe fetare që
dolën në gjuhën shqipe... Ajo me të vërtetë
zë vend të merituar jo vetëm në historinë e gazetarisë
shqiptare, por edhe në historinë kulturore të popullit shqiptar
në përgjithësi".
Gati 13 vjet pas "Zani i Naltë", një revistë tjetër
myslimane me titull "Drita" u botua në kontinentin aziatik,
në Lahorë të Indisë. Kjo revistë u përgatit
dhe u botua nga studentët shqiptarë, që studionin në
universitetin teologjik të Lahores. Në krye të grupit redaktues
të këtij organi, numri i parë i së cilës doli
në janar 1936, qëndronte studenti Sherif Putra.
Sherif Putra, i cili kishte kryer studimet në Medresenë e
Përgjithshme të Tiranës, ishte shquar që atëherë
për shkrimet e tij e sidomos për përkthimet e bëra
nga gjuha angleze dhe arabe. Revista, në 32 faqe, vazhdoi në
8 numra dhe pati jehonë jo vetëm në mjediset studentore
shqiptare të Lahores së asaj kohe, por edhe më tutje.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore gjendja
dhe harta politike e Shqipërisë, si edhe e shumë shteteve
të tjera, ndryshoi. Me situatat e reja lindën edhe interesa të
reja. Në këto kushte, mosdalja më e "Zanit të Naltë"
krijoi një boshllëk të madh. Një organ i ri fetar,
do të plotësonte nevojat e kohës për edukimin fetar
dhe patriotik njëkohësisht. Por mbi të gjitha kjo revistë
e re duhej të plotësonte nevojat imediate që kishin lindur
me ndryshimin e kufijve dhe lirinë më të madhe që kishte
fituar popullsia shqiptare e zonave të Kosovës.
Në këto kushte, më 1940, doli revista "Kultura Islame",
e përmuajshme, fetare, letrare, diturore, artistike, organ i Komunitetit
Musliman Shqiptar. Revista në fjalë kishte në krye të
saj dy nga përfaqësuesit më të rinj të kulturës
islame, që kishin kryer studimet e larta teologjike në Egjipt
(El Az’har) dhe në Lahorë të Indisë, përkatësisht
Sadik Bega, drejtor përgjegjës dhe Sherif Putra, redaktor.
Stafi drejtues i kësaj reviste u përpoq të sigurojë
një numër bashkëpunëtorësh, sidomos të rinj
universitarë me prirje islamike dhe të talentuar në fusha
të ndryshme. Kështu, krahas firmave të vjetra, si Hafiz
Ali Korça, Dr.Bexhet Shapati, Haki Sharofi etj, në faqet e
kësaj reviste filluan të duken firma të reja, si Sadik Bega,
Vexhi Buharaja, Sherif Putra, Asim Lohja, Jup Kastrati, Shefik Osmani,
Muhamed Bala, Besim Levonja e të tjerë. Në mes tyre shquhen
edhe shkrimtaret e reja si J.Kodra, Postribsja etj. Një numër
i madh intelektualësh, bashkëpunëtorë të kësaj
reviste, për motive të ndryshme shkruajtën me pseudonime.
Revista "Kultura islame" vazhdoi të dalë deri në vitin 1944.
E parë në kuadrin e përmbajtjes, "Kultura Islame" ishte
vazhdim i "Zanit të Naltë", por me një vizion më të
gjerë se i pari. Ndonëse i bëri vend gjuhës italiane
në ndonjë faqe të saj, si dhe ndonjë artikulli "flirtues"
me fashizmin, ajo u perpoq të ruaje fizionominë patriotike pararendëse
të saj. Gjuha që përdori ajo dhe problemet që shtroi
në tryezën e diskutimit krijuan mjedise joshëse për
intelektualët myslimanë.
Në faqet e saj u trajtuan edhe probleme me karakter teorik e studimor
si: "Hyrje në filozofinë islame", një studim ky i gjerë
që vazhdoi në disa numra. Edhe studimi tjetër me karakter
monografik "Përhapja e islamizmit", u botua në disa numra. Në
aspektin moral teologjik e filozofik u trajtuan tema, siç qe p.sh.
"Problemi i së mirës dhe i së keqes", kategori filozofiko-morale
këto, që kanë qenë objekt diskutimi për shumë
doktrina. Shtjellimi i kësaj teme u bë mbi bazën e tezave
të: "Masës së ligjit të evolucionit", "Moralit dhe
epsheve në mase", "Para vendimit ose fatit". Po ashtu, në këtë
revistë u botuan edhe studime nga fusha e arteve dhe e historisë,
siç qenë "Kuptimi i artit dhe kufijtë e tij", "Shkrimtarët
fetaro-letrarë muslimanë të Shqipërisë", "Historia
e bibliotekave" etj.
Në korrik të vitit 1942 në Tiranë filloi publikimi
i një të perkohshmëje të re me orientim fetar, që
mbante titullin "Njeriu". Që në faqen e parë kjo
revistë percaktonte orientimin e saj si e përmuajshme shpirtërore,
kulturore.
Revista "Njeriu" ishte organ i organizatës "Drita Hyjnore". Në
përmbajtjen e këtij organi bashkohet trajtimi teorik me atë
praktik, ana filozofike me atë divulgative. Në qendër të
tij është misticizmi. Redaksia e kësaj reviste e përcakton
kështu thelbin teorik të saj: "Misticizmi, që ka kaq karakteristika
të ngjashme, është udha e përbashkët prej se cilës
kanë lindur pohimet e mëdha të së vërtetës
dhe është pikëmbështetja që duhet të përmbledhë
të gjithë ata që dëshirojnë me ba vepra bamirëse,
mirëkuptimi, dashurie dhe durimi. Vetëm me pastërtinë
e vetëmohimin e një mistiku të përsosur mund të
sigurohet shumë shpejt naltësimi i njeriut, duke përshkruar
rrugët e gjithë idealeve që pajtohen me qëllimin suprem
të jetës njerëzore".
Njeriu, që ka për titull kjo revistë, quhet misteri i
mistereve, krijesë e zgjedhur në mes krijesave të Perëndisë,
krijesë e vogël, por dhe vigane, e vetmja ndër të tjera
që natyra t’i ketë lejuar të depërtojnë në
ligjet e saj të fshehta, qenie që përmbledh në vetvete
të mbaruarën e të pambaruarën.
Që në numrin e parë të kësaj reviste u shfaqën
firma të njohura të potencialit intelektual shqiptar, si: poeti
e filozofi Ferid Vokopola, shkrimtari Haki Stërmilli, avokati e poeti
Kristo Floqi, studjuesi Vasfi Sami Visoka, prof. V. Demiraj, Filip Ndocaj,
Beqir Haçi, Prof L. Eftimiadhi, Vexhi Buharaja etj. Në faqet
e saj u botuan dhe shkrime të Fan Nolit, Faik Konicës, Lasgush
Poradecit, Lumo Skëndos etj. "Njeriu" u bëri vend edhe firmave
të reja si: Suat Haxhit, Mustafa Greblleshit, Shefik Osmanit, Jup
Kastratit etj.
Kjo revistë vazhdoi botimin e saj deri në vitin 1944 me gjithsej
27 numra.
Në vitin 1942 qarkulloi edhe një revistë tjetër
me titull "Drita Hyjnore", por ajo pati jetë të shkurtër.
SHTYPI
ISLAM NË GJUHËN SHQIPE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Qëndrimi i heshtur, mospërfillës dhe mohues ndaj shtypit
fetar islam, që mbajtën për gati 50 vjet disa studiues të
historisë dhe letërsisë shqipe është i papërligjshëm,
për disa arsye: Së pari, se ai përfaqësohej
me një numër të konsiderueshëm periodikësh. Së
dyti, se ai fliste në emër të më se 88 % të
popullsisë. Së treti, ai shtronte, krahas problemeve fetare,
edhe ato sociale, kulturore dhe arsimore.
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Republikën
Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën Socialiste
Federative të Jugosllavisë, ku jetonin rreth tre milionë
shqiptarë, si dhe në Greqi, ku kishte një numër të
madh shqiptarësh myslimanë, që banonin kryesisht në
troje të veta në Çameri, problemi i ushtrimit të
fesë, i mbajtjes së faltoreve, i organizimit të edukatës
fetare dhe i botimit të shtypit me karakter fetar, ka pasur format
dhe përmbajtjet e veta, sipas kushteve të varura plotësisht
nga zhvillimet politike të ngjarjeve.
Në vendet ku u vendos pushteti komunist, siç qenë:
Republika Popullore e Shqipërisë dhe RFSJ lufta antifetare kaloi
në sistem. Në RFSJ tehu i politikës ndaj shqiptarëve
u drejtua më tepër ndaj formave për shkombëtarizimin
e tyre. Ateizmi i propaganduar nga ata synonte pikërisht këtë
qëllim. Edhe ndonjë lëshim që u bë në problemet
e ushtrimit të fesë synonte lënien në errësirë
të shqiptarëve.
Megjithatë, përsa i përket çështjes së
fesë, shtrëngimet më të mëdha qenë në
Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila
luftën kundër fesë e zhvilloi në kundërshtim me
kushtetutën e vitit 1946 dhe më 1977 e përfshiu edhe në
kushtetutë. Në Shqipëri filloi një luftë e organizuar
antifetare deri në goditje shumë të fuqishme. Në truallin
amë të shqiptarëve në menyrë të organizuar,
në emër të nismave të rinisë, u sheshuan me qindra
faltore, institucione kulti, një pjesë e të cilave ishin
dhe monumente kulture. Me këtë rast u shkatërruan xhami,
teqe, tyrbe etj., duke humbur kështu dokumente, dorëshkrime e
vepra të tjera me rëndësi të madhe historike, nën
etikëtën se ishin fetare e shkruar me alfabetin arab. Këto
akte u kurorëzuan me hapjen e muzeut ateist. Anarkizmi dhe injoranca
e këtij veprimi vinte nga mendësia komuniste se çdo gjë
fetare duhej zhdukur, për t’u zëvendësuar me ideologjinë
komuniste.
Po kështu edhe në territorin e Çamërisë,
që përfshihet brenda kufijve të shtetit grek, megjithëqë
Greqia është një shtet teokratik, ku feja ortodokse respektohet,
çdo gjë fetare në gjuhën shqipe ishte e pamundur
të botohej. Motivet e këtyre pengesave njihen. Gjuha shqipe dhe
besimi islam do të nxisnin gjallërimin e elementit mysliman,
bashkimin e tyre në një komunitet të organizuar, si dhe
ngjalljen e ndjenjave patriotike. E tërë popullata çame
mbeti e privuar në këtë drejtim.
Shtypi periodik me përmbajtje fetare pati mundësi zhvillimi
vetëm në diasporë dhe në RFSJ, ku jetojnë rreth
tre milionë shqiptarë, në shumicën dërrmuese myslimane
dhe me tradita fetare islamike, të cilët, duke shfrytëzuar
disa hapësira kushtetuese, arritën të bëjnë disa
botime, që e mbajten gjallë bashkësinë islame në
atë vend.
Fillimisht menjiherë pas Luftës së Dytë Botërore
botimi i shtypit fetar periodik i përket diasporës. Në SHBA
filloi të botohej revista fetare-kulturore "Jeta muslimane shqiptare",
numri i parë i së cilës doli më 1950 në Detroit.
Revista ishte organ i shoqërisë muslimane që drejtohej nga
Imam Vehbi Ismaili, publicist i njohur i literatures me karakter fetar;
dhe dy nëndrejtorët: R.Xh. Gurazezin dhe Ahmet Ramon.
Revista dilte tri herë në vit. Paraqitja e saj teknikisht
ishte e nivelit të lartë. Gjithashtu përmbajtja ishte mjaft
e larmishme. Kjo revistë botohej në dy gjuhë, paraprihej
nga artikuj në gjuhën shqipe dhe pasohej nga artikuj të
tjerë në gjuhën angleze.
Përfshirja në revistë e temave me karakter studimor dhe
historik i dhanë asaj një fizionomi shkencore këtij organi.
Revista "Jeta muslimane shqiptare" luajti një rol të rëndësishëm
në forcimin e unitetit të shqiptarëve të ShBA-së
dhe, në të njejtën kohë, dëshmonte se bashkësia
islame shqiptare përfaqësonte një bërthame të
shëndoshë.
Diaspora islamike shqiptare e SHBA-së u aktivizua në botimin
e fletoreve dhe të revistave në gjuhën shqipe me qëllim
që të konsolidonte te bashkatdhetarët shqiptarë besimin
islam në kushtet e shoqërise amerikane, pra të një
shoqërie shumë të përparuar.
Duke filluar që nga viti1971, shqiptarët e Amerikës filluan
botimin e një reviste tjetër me titull "Perpjekja jonë"
(e cila vazhdon të qarkullojë) me një paraqitje elegante
në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe me vëllim mbi 200 faqe.
Revista është e pajisur me ilustrime. Ajo është pronë
e Këshillit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane. Ne na
ka rënë në dorë një pjesë e tirazhit të
kësaj reviste. Kemi konsultuar vetëm vëllimet X-XIV të
viteve 1981-1989. "Përpjekja jonë" botohet në New York,
New Jersey (ShBA). Ajo ka për editor Qamil Mujën.
Në vitet ’60 Shoqata e Ulemave në Prishtinë botoi për
herë të parë "Buletinin informativ" në dy gjuhë:
serbokroatisht dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij
buletini është e varfër, ai përmban vlera, sepse i
priu edicioneve të mëvonshme, siç janë "Takvim -
kalendari" (1968), "Edukata Islame" (1971), "Nuru-l-Kur’an" (1975), "Dituria
Islame"(1986), "El Hilal" (1987), "Hu" dhe "Dervish" (1897), pa përmendur
këtu revistat që filluan të dalin në periudhën
pas komuniste, kur feja u la e lirë në Shqipëri, në
Republikën ish -Jugosllave të Maqedonisë, në Mal të
Zi, në Republikën e Kosovës etj.
Buletini "Takvim - kalendar" doli pothuajse njëkohësisht
në Shkup (1967) dhe në Prishtinë (1970). Takvimi i Shkupit
u botua nga Shoqata "Ilmije" e Bashkësise se fesë Islame në
Shkup, në të dy gjuhët: turqisht dhe shqip, kurse Takvimi
i Prishtinës u botua në gjuhën shqipe nga Shoqata e Ulemave
të Prishtinës. Të dy këto takvime patën të
përbashkët pjesën kalendarike, ndërsa pjesa tjetër
kishte diferenca. Në këtë pjesë përfshihen tema
të ndryshme me karakter edukativ-fetar dhe historiko-kulturor.
Kalendari "Takvim" i Prishtinës drejtohej nga Hajrullah Hoxha,
i cili i dha atij, me kalimin e kohës, formën e një kalendari
kombëtar të periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare,
por natyrisht me drejtim kulturor islam. Në përmbajtjen e këtij
buletini u botuan dhe mjaft artikuj me interesa më të gjëra.
Në vitet ’70 me fitoren e statusit të krahinës Autonome
botimet në gjuhën shqipe në Kosovë kishin arritur suksese
të medha. Arsimi laik në gjuhën shqipe kishte ecur shumë
perpara, në fushën e letërsisë kishin filluar të
lëvroheshin gjini të ndryshme. Vetëm përkundër
zhvillimeve të mësipërme shtypi fetar kishte mbetur prapa,
megjithëqë pjesa dërrmuese e popullatës ishte myslimane
dhe besimtarë, për të mos thënë fanatikë.
Në këto rrethana shtrohej si domosdoshmëri krijimi i shtypit
fetar islamik i nivelit bashkëkohor.
Një vit më pas (1971) doli në qarkullim edhe revista
"Edukata Islame", organ i Këshillit të Ulemave të
Prishtinës e drejtuar nga Hajrullah Hoxha. Në këtë
mënyrë, shtypit në gjuhën shqipe iu shtuan dy organe
fetare: njëri njëvjetor dhe tjetri tremujor.
Shtimi i radhëve të intelektualëve kosovarë, dibranë
etj., që mbaronin shkollat e larta dhe që kishin bindje islamike,
rritën mundësitë për përhapjen e fjalës së
shkruar islame, duke mbushur zbraztësinë ekzistuese. Në
këto momente, kalendari "Takvim" dhe "Edukata Islame" e pasuruan përmbajtjen
e tyre duke trajtuar një larmi temash, të cilat ngritën
vetëdijen islame në nivele të reja. "Edukata Islame" trajton
tema nga fusha e islamistikës, historisë, kulturës dhe e
informatikës. Në të kanë shkruar pena të nohura
si: Sherif Ahmeti, Nexhat Ibrahimi, Bajrush Ahmeti, Hajrulla Hoxha etj.
Megjithatë ato ishin të pamjaftueshme për të përballuar
ndikimin ateist që vinte nga Shqipëria dhe propagandën sllave
që denigronte vazhdimisht fenë islame. Në këto rrethana,
medresesë "Alaudin" të Prishtinës i dilte një detyrë
e madhe për t'u çelur shteg diskutimeve dhe për t’u hapur
horizont studentëve me anën e fjalës së shkruar në
gjuhën shqipe. Viti 1975 shënon daljen e numrit të revistës
"Nur-ul-Kur’an", organ i shoqatës së nxënësve
të kësaj medreseje. Më vonë ky organ merr emrin "Drita
e Kur’anit". Këtu trajtohen tema në lëmin e sheriatit,
historisë islame, kulturës, letërsisë dhe informatikës.
Dalja e këtyre organeve përgatiti terrenin për botimin
e një reviste fetare, kulturore e shkencore me përmasa më
të mëdha -"Dituria Islame". Dalja e kësaj reviste,
numri i parë i së cilës doli në qershor 1986, u bë
e mundur dhe nga fakti se shumë veta që kishin kryer studimet
e larta teologjike në Kajro, Bagdad, Sarajevë, tashmë kishin
kërkesa të reja. Revista ishte e përmuajshme. Ajo e nisi
jetën e vet me trajtimin e disiplinave fetare islame, të studimeve
me karakter filozofik dhe shkencor. në faqet e saj gjetën vend
përkthime nga literatura klasike islame, dhe rubrika polemizuese.
Në të shpalosen fakte, dukuri dhe dokumente të reja me rëndësi
historike për fatet e islamit në Kosovë e gjetkë. Revistën
e boton Meshihati i Bashkësise Islame në Prishtinë.
Me interes është botimi në faqet e kësaj reviste
i veprës madhore të Sami Frasherit "Kamus Al-a’lam" (Enciklopedia
e historisë dhe e gjeografisë). Me kohë, tematika e materialeve
që kishte karakter informativ profesional e teologjik të specializuar,
filloi të ndikojë ndjeshëm në kultivimin e traditës
në fushën e moralit e të ndërgjegjes kombëtare
shqiptare. Kështu artikujt e: H.Ibrahim Dalliut "Injoranca nuk zhduket
me top", të Ibrahim Hasnajt, Edith Durham "Brenga e Ballkanit" dhe
vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët",
të Dr.Hakif Bajramit "Krimet dhe kriminelët në peshojën
e ndërgjegjës njerëzore", të Mr. Hamdi Thaçit
"Shqiptarët në Libi", S. Frashëri "Për rolin dhe pozitën
e femrës në familje e në shoqëri" etj, nxjerrin në
pah dëshirën e popullit të mençur shqiptar për
bashkimin e viseve shqiptare. Edukimi fetar e patriotik i tyre do të
bëhet themel i Shqipërisë etnike e demokratike.
Rreth kësaj reviste u tubuan personalitete të shquara si të
kulturës shqiptare, ashtu edhe asaj islamike si: Përkthyesi i
Kur’anit Sherif Ahmeti, Nexhat Ibrahimi, Dr.Muhamet Pirraku, Vehbi Ismaili,
Prof.Dr.Gazmend Shpuza, Dr.Skëndër Riza, Mentor Çoku,
Hysen Gjozo, Dr.Kristaq Prifti, Dr.Ali Iljazi, Mehmet Halimi, Idriz Vuçiterma,
Dr.Hakif Bajrami, Prof.Iljaz Rexha, Mr.Qemajl Morina etj.
Në Republikën e Maqedonisë, duke filluar nga viti 1987
filloi të qarkullojë gazeta "El-Hilal", në tri gjuhë:
serbokroatisht - shqip dhe turqisht. Kjo gazetë ishte dymujore dhe
botohej në Shkup. Ajo trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike
dhe historike me përmbajtje islame. Botimi i kësaj gazete sensibilizoi
publikun shqiptar autokton të Maqedonisë, i cili duke i shtuar
interesat e tij për problemet e trajtuara në këtë organ,
krijoi kushtet e një botimi krejtësisht në gjuhën shqipe.
Kjo gazetë u zëvendësua nga gazeta kulturore - informative
islame "Hëna e re". Ajo ka një vëllim prej 32 faqesh,
për çdo numër.
Në Kosovë gjeti dritën e botimit edhe një revistë
tjetër, organ i bashkësise së dervishëve të Kosovës,
"HU", e cila për dhjetë vjet me radhë dha një
kontribut të ndjeshëm në fushën e studimeve të
islamistikës. Në korrik të vitit 1987 doli organi tjetër
periodik i kësaj bashkësie me titullin "Dervish", që
botohej si organ i shoqatës së Meshajihëve të Kosovës
në Prizren. Kryeredaktori i saj qe Haxhi Sheh Xhemali.
Në periudhën post-komuniste, bashkë me reformat demokratizuese
dhe me hartimin e kushtetutave të reja u krijuan kushte për botimin
e organeve fetare si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të
Zi, Maqedoni dhe në Kosovë.
Në Shqipëri u riorganizua, pas një gjysmë shekulli,
bashkësia islame ose Komuniteti Musliman Shqiptar, me një organikë
të veçantë, në përbërjen e së cilës
përfshihej edhe redaksia e gazetës "Drita Islame". Ky
organ dyjavor i këtij Komuniteti, filloi të qarkullojë nga
viti 1992, nën maksimën "Kërkojeni diturinë nga djepi
deri në varr". Organi "Drita Islame" ka për kryeredaktor Ismail
Muçën. Në rubrikat e saj gazeta trajton probleme që
kanë të bëjnë me njohjen e islamit në tërësi,
si dhe artikuj të tjerë me karakter historik për figurat
e shquara shqiptare islame, kronika nga ngjarjet e vendit etj. Në
kuadër të zgjerimit të horizontit kulturor, kohë pas
kohe, botohen në këtë organ edhe aspekte nga veprimtaria
e dietarëve islam të kohës së kaluar dhe bashkëkohore.
Nën mbikqyrjen e Organizatës së Bashkimit të Rinisë
Islame Shqiptare dhe të bibliotekës "Mbarësia", në
Shqipëri dolën edhe disa organe, të cilat i dhanë mundësi
të rinjve dhe të rejave për të shprehur dëshirën
e tyre të zjarrtë dhe dashurinë për fenë, gjë
që u ndalua për dekada me radhë.
Kështu më 19.12.1991 botohet numri i parë i organit të
Bashkimit të Rinisë Islame Shqiptare "Shkëlqimi Islam"
i cili mori moto të veten thënien: "Dashuria për Atdheun
rrjedh nga besimi". Nga kjo organizatë rinore u inicuan dhe dy organe
të tjera: në Shkodër "Triumfi Islam" dhe në
Pogradec "Morali Islam". "Shoqata Rinia dhe Kultura Islame" nxori
dy numra të një reviste me titull: "Logjika Islame", ndërsa
një organ i pavarur "Ura e Siratit", deri në fund
të 1994, arriti të nxjerrë 6 numra me karakter fetar, kulturor
dhe social.
Duke filluar nga dhjetori i vitit 1995 Komuniteti Bektashian Shqiptar
filloi botimin e një reviste me titull "Urtësia"- revistë
fetare shoqërore artistike. Revista ka siguruar një numër
të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh. Në rubrikat
e kësaj reviste ka artikuj me interes për historinë e bektashizmit,
i cili thuhet se është përhapur apo ka hyrë në
Shqipëri në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Me interes
paraqitet rubrika "Fjalori enciklopedik" i botuar në faqet e saj.
Gjatë periudhës 1991-93 qarkulluan edhe disa fletushka, në
përmbajtjen e të cilave kishte artikuj propagandistikë të
karakterit gazetaresk dhe në disa raste të nxitjes së polemikave
pa vend.
Problemet islamike gjatë kësaj periudhe ishin shumë të
mprehta, kryesisht ato kishin të bënin me problemin e konsolidimit
të fesë islame në Shqipëri, me problemet e përbashkëta
fetare dhe kombëtare, të lidhura me mbrojtjen nga konvertimet
e organizuara antishqiptare, me problemin e arsimimit të gruas islame
shqiptare, kulturimin e saj, pjesëmarrjen në jetën aktive
të vendit, në bazë të parimeve islame, etj.
Përkundër këtyre kërkesave imperative, disa nga
këto fletushka shtronin problemin e kthimit prapa të gruas shqiptare,
e veçimin e saj nga jeta aktive, shtronin "probleme" të luftës
ndërintelektuale ose të ofendimeve jashtë gjuhës intelektuale,
gjëra këto që shkaktojnë ndeshje dhe trazira artificiale.
Është e kuptueshme që islamizmi nuk ka asgjë të
përbashkët me këto pikëpamje, mendime dhe qëndrimejashtë
çdo etike njerzore. Shtypi periodik islamik shqiptar, duke iu përmbajtur
frymës së humanizmit, trashëgon traditat më të
mira të lëna nga paraardhësit e tij, siç ishin revistat
"Zani i Naltë" dhe "Kultura Islame". Ai synon ta farkëtojë
bashkimin kombëtar në frymën e mësimeve të Kur’anit,
duke mos lejuar që institucionet e huaja fetare joislamike të
luftojnë për eleminimin e islamizmit në Shqipëri. Në
të njejtën kohë, duke iu përmbajtur mendimit të
shëndoshë, synon të luftojë kundër rrymave ekstremiste
që, në emër të Islamit, kërkojnë t’i fryjnë
zjarrit për ndasi fetare e kombëtare.
Publikime në formën e fletushkave janë bërë
edhe në gjuhë të huaja, siç është p.sh.
"Islam in Albania", e botuar në gjuhën angleze (mars 1994).
Shtypi islam në gjuhën shqipe njohu zhvillime të reja
edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë
dhe në Mal të Zi. Në Shkup, duke filluar nga maji i vitit
1987, filloi të botohej gazeta "El-Hilal", "Revistë për
çështje islame dhe informative" në 18 faqe. Gazeta botohej
si organ i Bashkësisë Islame të Shkupit, në tri gjuhë:
maqedonisht,shqip dhe turqisht.
Në faqet e saj gazeta ekspozoi tema kryesisht të karakterit
fetar, me një diapazon të gjerë,duke përkthyer edhe
autorë bashkëkohorë. Por në të nuk munguan edhe
artikuj të tjerë me përmbajtje nga historia e kulturës
islame, e monumenteve të kulturës së saj, e institucioneve
islamike në Maqedoni, si dhe genocidi jugosllav kundër elementit
shqiptar islam dhe monumenteve etnike të tyre.
Me vonë (1987) kjo gazetë u zëvendësua nga gazeta
"Hëna e Re" në gjuhën shqipe. Gazeta fillimisht kishte
24 faqe dhe dilte me një tirazh prej 6000 kopjesh, ndërsa aktualisht
ajo ka një vëllim prej 32 faqesh. Perveç artikujve dhe
informacioneve me karakter fetar, në këtë gazetë botohen
kohë pas kohe edhe artikuj me karakter shkencor, që përmbajnë
elemente të reja dhe fakte të panjohura nga historiografia e
mëparshme, qoftë monarkike, qofte edhe komuniste. Artikuj të
tille janë "Shkupi në tregimet udhëpershkuese të shekullit
XVII" të autorit B.Shehapi, "Monedhat e Ilirisë Jugore" të
autorit H.Osmani, "Botimet islame shqiptare" të autorit Dr.Feti Mehdiu,
"Shkolla më e vjetër në Ballkan" e N.Ahmetit," Rexhep Voka
dhe rilindësit" e V.Bexhetit, "Islami fe universale"e N.Ibrahimit,
"Veprimtaria kulturore e Said Najdenit" e Mr.Nexhat Abazit. Në këtë
gazetë bashkëpunuan dhe autorë nga Kosova, Shqipëria,
nga Bosnje-Hercegovina, si edhe nga bota islame.
Me artikujt e saj kjo gazetë ndikoi në sensibilizimin e masës
islame shqiptare të Maqedonisë për të shtuar njohuritë
e tyre mbi islamin dhe botën islame në përgjithësi.
Ajo luajti një rol të veçantë në formimin e
ndërgjegjes kombëtare, në mënyrë të veçantë
lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, në shtypin islamik.
Krahas gazetës "Hëna e Re", filloi të botohej edhe një
organ i Shoqatës së nxënësve të Shkollës
së Mesme Islamike "Medreseja Isa Beu" me titullin "Ikre", në
30 faqe, në gjuhët shqip,turqisht dhe maqedonisht. Përmbajtja
e revistës është krejtësisht fetare. Gati 2/3 e revistës
janë në gjuhën shqipe.
Duke filluar nga janari 1993 filloi të botohej revista kulturore
islame "Nuri" në gjuhën shqipe në 80 faqe. Kjo revistë
ka për drejtor Gh.Vefai. Sipas programit të saj revista synon
perhapjen e kulturës, kontaktin dhe këmbimin e mendimeve kulturore,
të civilizimit dhe të mendimit islam, paraqitjen e kulturës
së lashtë iraniane, paraqitjen e së vertetës historike
dhe shkoqitjen historike të mendimit filozofik, njohjen e vlerave
shpirtërore të religjioneve dhe të mendimit njerëzor,
si dhe kontaktin me intelektualë dhe shkencëtarë. Deri në
qershor 1994 kanë dalë gjithsej katër numra.
Në Republikën e Pavarur të Kosovës, pas Shpalljes
së saj, përveç revistave "Dituria Islame", "Edukata Islame"
dhe "Takvimi", filloi të botohej dhe revista "Bashkimi paqësor",
organ i shoqatës "Bashkimi", me seli në Prishtinë. Revista
ka 16 faqe dhe si synim të saj ka trajtimin e problemeve edukative
- arsimore, kulturore dhe mirëbërëse. Revista i shtjellon
temat e saj në aspektin bashkëkohor duke i bërë jehonë,
në mënyrë të veçantë, problemeve aktuale,
duke sensibilizuar kështu opinionin masiv. Në faqet e kësaj
reviste kanë gjetur trajtim tema të tilla si "Sulmet ndaj arsimit
shqip në Kosovë", "Gjendja e hapësirës gjuhësore
e kulturore të Kosovës", "Shqiptaret dhe pluralizmi"etj.
Gjithashtu në Prishtinë filloi të qarkullojë edhe
një revistë e re "Drita e Kur’anit", organi i nxënësve
të Medresesë së Mesme "Alauddin".
Në janar të vitit 1993 qarkulloi edhe një gazetë
në 8 faqe me titull "Kompaktësia-Ittifak", organ i Shoqatës
Edukativo-arsimore-kulturore "Bashkimi" me qendër në Prishtinë.
Gazeta doli në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe serbisht. Ajo ka
karakter kryesisht informativ.
Era e demokracisë, që nga viti 1990 përshkoi tërë
vendet e Lindjes, u ndje edhe në territorin e Malit të Zi, ku
banojne disa dhjetëra mijë shqiptarë. Prej gati më
se një shekulli shqiptarët e atyshëm nuk kishin pasur të
drejtë të ushtronin gjuhën e tyre shqipe në shkolla
dhe as ta shkruanin atë në libra fetare. Hfz. Ali Ulqinaku nga
Ulqini, i cili kishte shkruar mevludin shqip, u detyrua ta botojë
atë në Shqipëri. Institucionet e kultit u penguan në
çdo rast që të mirëmbaheshin, kështu p.sh. xhamia
e Osmanagës, në Stari Varosh, e njohur nga autoritetet malazeze
si xhamia e Osmanagiqve, u shkatërrua dhe fondet e mbledhura nga populli
për ristrukturimin e saj u përvetësuan nga Banka Jugosllave.
Xhamia e Osman Agës në Podgoricë, Mal
të Zi
Duke filluar nga viti 1990 e deri më 1992 u bë i mundur qarkullimi,
në Mal të Zi, i të parës gazetë dymujore në
gjuhën serbe dhe shqipe me titull "Elif" ("Fjala"). Gazeta
u botua në Podgoricë dhe pati si kryeredaktor Idriz Demirin.
Gjithsej nga kjo gazetë kanë dalë 16 numra. Ky organ, ka
synuar edukimin fetar islamik të masave muslimane të Malit të
Zi (shqiptare, sllavofone dhe turkofone) si dhe evidentimin e traditës
kulturore të banorëve muslimanë të këtyre trojeve,
gërshetuar me problemet aktuale fetare e social - kulturore. Në
kuadrin e lidhjeve që ka bashkësia islame me Komunitete të
tjera, ky organ ka luajtur një rol të rëndësishëm
në rritjen e vetëdijes, sidomos të të rinjve, për
njohjen e islamit në gjuhën e tyre amtare.
Në mjediset intelektuale një rol të rëndësishëm
kanë luajtur edhe artikujt redaksionalë në aperturë
të këtij organi dhe të nënshkruara nga kryeredaktori
i saj I.Demiri. Të tillë janë artikujt social-teologjik
të mjedisit që përfshin shteti malazez, siç janë
p.sh. "Opinione mbi paqen", "Opinione mbi kohën", mbi kategoritë
e ndryshme të doktrinës islame etj.
Me kalimin e kohës, kjo gazetë filloi të kristalizojë
fizionominë e vet, duke përcaktuar rubrika të veçanta,
në mes të të cilave qe edhe ajo rreth ndihmesave që
kanë dhënë shqiptarët e këtyre anëve në
fushën e traditës islame dhe të kulturës kombëtare.
Fatkeqësisht gazeta u ndërpre. Mundësitë për
ta vazhduar veprimtarinë fetare kulturore në Mal të Zi u
veshtirësuan edhe më tepër se më parë. Politika
e shtetit serbo-malazez ndrydhi çdo veprimtari që kishte të
bënte me materiale në gjuhën amtare shqipe. Për popullatën
shqiptare, parimet demokratike u shkelën dhe, si pasojë, u kufizuan
veprimet e tyre në gjuhën amtare.
Me 1994 filloi botimin revista tremujore fetare, kulturore e shkencore
"Thirrja Islame", organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në
SHBA dhe Kanada. Kjo revistë del në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kryeredaktori i saj është Rexhep Morina.
Gjithashtu nga shkurti i 1994-ës një tjetër revistë
"Vepra" bëhet e kërkuar për shumë lexues, burim
i përhershëm informacioni shkencor. Deri në nëntor
1994 dolën 9 numra të kësaj reviste. Kurse shoqata kulturore
"Drita" e Gjilanit në Kosovë, deri në korrik 1995 nxori
tre numra të revistes mujore "Drita", me përmbajtje: kulturë,
art dhe teologji. Kryeredaktor i saj ishte Zekerija Abdullahu.
BOTIME
TË NDRYSHME ME KARAKTER FETAR ISLAM NË GJUHËN SHQIPE
Botimet me karakter fetar në gjuhën shqipe kanë filluar
të dalin në dritë që herët, por ne do të
ndalemi te botimet e shekullit XX. Fondi i librit islam në gjuhën
shqipe, si të gjithë përbërësit e tjerë të
veprimtarisë fetare, ka zigzaket e veta, baticat e zbaticat e tij.
Këto zigzake janë rrjedhojë e motiveve dhe e synimeve ideologjike,
politike dhe antishqiptare prej nga u nisën armiqtë e islamizmit
e të Shqipërisë.
Ai ka pasur gjithashtu funksionet e veta në varësi të
kohës kur është botuar dhe në varësi të mjedisit
ku është adresuar. Natyrisht, ai ka edhe fizionominë e vet
në varësi të temës që trajton. Megjithatë,
këtu nuk jemi para një konglomerati, por para një larmie
botimesh, që shtypen në kohë dhe vende të ndryshme
dhe që në të gjitha rastet i përmbahen një boshti:
edukimit islam, moralit islam, filozofisë islame.
Vizioni i rrugës së vështirë që kanë përshkuar
këto botime, nga njëra anë, dhe vlera historike dhe aktuale
që ato kanë nga ana tjetër, mund të evidentohen më
mirë mbi bazën e kronologjisë e të tematikës që
ato shtjellojnë.
Kronologjikisht botimet me karakter fetar islam gjatë shekullit
XX, mund të paraqiten në mënyrë simbolike me një
kurbë. Ajo përvijohet në agim të shekullit me veprën
e Said Najdenit "Fe-Rëfenjëseja e Myslimanëvet", e shkruar
me alfabetin latin. Është kuptimplotë fakti që kjo
vepër u shkrua me alfabetin e perbashkët. Ajo ka përmbajtjen
e një programi jo vetëm fetar por edhe kombëtar. Në
themelet e tij është kushtrimi drejtuar gjithë bashkatdhetarëve
se "Zotit... i pëlqen liria kombëtare, puna, çiltërsia,
burrëria, aspak grindjet, por leverdia e ndërsjellë".
Pra shtypi mysliman shqiptar i këtij shekulli e fillon startin
e tij me një libër shkollor, udhërrëfyes, programatik
në kuadrin e përpjekjeve për formimin e shtetit të
ardhshëm të pavarur shqiptar, si dhe në atë të
mirëkuptimit ndërkonfesional. Gjashtë vjet pas botimit të
kësaj vepre, kurba fillon të ngjitet. Botohet një vepër
tjetër: "Mendime" e Rexhep Vokë-Tetovës.
Për t’u shënuar është se kjo vepër dëshmon
një nivel më të lartë të mendimit filozofik dhe
atdhetarizmit, gjë që tregon se kontributi i personaliteteve
fetare islame për bashkimin e kombit bëhej gjithnjë e më
i ndjeshëm dhe më i vetëdijshëm për popullin.
Figura e vepra e tij u vesh me paragjykime, duke e errësuar krejtësisht
kontributin e këtij autori. Ishin ndjenjat e qëndrimet patriotike
arsyet që ai u ndëshkua. U hoq nga posti i Myftiut të Manastirit
dhe nga detyra e pedagogut në fakultetin teologjik e në medrese
dhe përfundoi në një shitës lulesh e perimesh në
tregun e Stambollit, ku dikur kishte mbaruar shkollën e lartë.
Pas vitit 1906 nuk ka ndonjë gjë për t’u shënuar
në botimet fetare islame në gjuhë shqipe. Por pas shpalljes
së Pavarësisë fillojnë e aktivizohen shumë hoxhallarë
e teologë dhe fillon botimi i teksteve mësimore për mësimin
e besimit. Në vitin 1923 bëhet fjalë për botime madhore
dhe fillon përgatitja për përkthimin e Kur’anit. Në
vitin 1929 shtypshkronja "Ora e Shkodrës" boton librin "Një përshkrim
i shkurtër i jetës së Profetit të Islamizmës",
përkthyer na Omer M. Sharra.
Në fund të viteve ’20 Komuniteti Musliman Shqiptar filloi
të botojë në formë broshurash "Ajka e kuptimeve të
Kurani Qerimit", që në vitin 1931 kishin arritur në faqen
1156.Vitet ’30 shënojnë një ngjitje të re në botimin
e veprave madhore. Kështu botohet në dy vëllime "Tefsiri
shqip i Kur’anit" të autorit të mirënjohur Hfz.Ibrahim Dalliu
si edhe librat "Mësime feje", "Profeti ynë", "Profeti islam",
"Islamizmi" etj.
Në gjysmën e parë të viteve ’40, me botimin e disa
librave me karakter problemor, kurba fillon të bjerë, për
të arritur në nivelin zero me vendosjen e pushtetit komunist
si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet e tjera shqiptare.
Disa "llambushka" ndizen gjatë periudhës 1945-1991 në diasporën
shqiptare. Veçanërisht në këtë hark kohor janë
botimet e Bibliotekës Muslimane Shqiptare të "Albanian Islamic
Center" Harper Woods, Mich. USA, të bëra nën kujdesin e
Imam Vehbi Ismailit dhe të Albanian American Islamic Center, Inc.
New York-New Yersey, nën kujdesin e Isa Hoxhës. Këto publikime
dhe të tjera si këto të shtypur nga qendra të tjera
i patën portat e shtetit amë të mbyllura deri në vitin
1991. Ndërsa shqiptarët e Kosovës, të ish-Republikës
Jugosllave të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, këta
libra u njohën më parë.
Dekada e fundit e shekullit tonë ka filluar me një ngjitje
të re të kurbës me botime të shumta të gjinive
të ndryshme, që i kanë vatrat e tyre në Tiranë,
Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Tetovë etj. Paralelisht me
botimet që bëhen në vendet e mësipërme, botime
të shumta janë duke u bërë edhe nga diaspora shqiptare,
sidomos ajo e SHBA-së me qendër në New York, New Jersey,
Miçigan, si dhe në Belgjikë (Bruksel).
Përsa i përket karakterit, fondi i botimeve fetare të
shekullit XX në gjuhën shqipe është mjaft i larmishëm.
Në vija të trasha, mund të bëjme këtë klasifikim:
Kur’ani në gjuhën shqipe. Hadithet në gjuhën shqipe.
Letërsia dokumentare shqipe për personalitetin e profetit të
islamit.
KUR'ANI
Kur'ani ka marrë këtë emër ngase vetë Zoti
e ka quajtur në këtë mënyrë (In-na enzelnahu Kur'anen
arabij-jen leal-lekun ta’kilun). "Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht
(në një gjuhë të njohur) ashtu që ta kuptoni"
. Kur'ani është libri me të cilin Allahu xh.sh. i
mbylli të gjitha shpalljet hyjnore.
"Kur'ani është relevata (relevacio-shpallje) e Zotit që
iu dërgua Muhammedit a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail e që
u shkrua nga shokët e tij për t'u ruajtur si tekst autentik deri
në ditët e sotme. Ai paraqet formulimin përfundimtar të
së vërtetës mbi Zotin, njeriun, jetën dhe botën".
Në aspektin gjuhësor e ka burimin nga fjala arabe EL KUR'U,
që do të thotë tubim ose përmbledhje. Kurse në
traditën e myslimanëve me Kur'an nënkuptohen fjalët
që i zbritën Pejgamberit a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail,
në shpellën Hira, në afërsi të Mekkës në
vitin 610 të erës sonë. Ajeti i parë që zbriti
ishte: "ikre bismi rab-bike" (Lexo, në emrin e Zotit tënd).
Por zbritja e Kur'anit vazhdoi për 23 vjet me radhë, në
mënyrë që përfundimisht të gjente vendin e tij
në zemrat dhe traditën e Sahabëve dhe vetë Resulullahit.
Llogaritet që në Mekkë zbritën 85 sure-kaptina, kurse
në Medinë 29 sure.
Kur'ani nuk është vetëm kod feje, por është
fjalë e Zotit, burim i parë i teologjisë dhe i drejtësisë
islame, këshilltar në jetën praktike; është mrekulli
("Muxhizë"), që i përket Muhamedit a.s..
Mrekullia e tij është e përjetshme dhe absolute, gjuha
dhe stili i tij dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë
me një shpallje qiellore, e cila çdo ditë e më tepër
vjen duke sigurar themelet e shëndosha të fesë, të
moralit, përparimit, edukimit dhe të kuptimit të gjithëmbarshëm
të jetës sonë.
Kur'ani ka përmbajtje origjinale burimore. Ai është porosia
e fundit hyjnore që i vjen qenies njerëzore. Në realitet
ai i kaloi hapësirat e asaj që mund të arrijë mendja
jonë. Ai vërteton konceptet e përgjithshme, parimet dhe
direktivat (Kul-lij-jat) themelore.
Parimet dhe konceptet që shpalosen në Kur'an paraqesin rregulla
hyjnore, paraqesin atë që është e mbinatyrshme, e përgjithmonshme
dhe e pandryshueshme. Në këtë mënyrë këto
qëndrojnë mbi kohën dhe vendin.
Mbinatyrshmëria e Kur'anit shihet edhe në të vërtetën
shkencore që përmban, çka vërteton se Kur'ani është
mrekulli e përhershme e Profetit Muhammed, që i përgjigjet
çdo shkalle të zhvillimit intelektual. Ai përmban argumente
të mjaftueshme për të gjitha nivelet.
KUR'ANI
NË GJUHËN SHQIPE
Besimtarët myslimanë shqiptarë, që e përdornin
Kur’anin në jetën e tyre të përditshme gjatë ushtrimit
të riteve, e ndjenë që herët nevojën e përkthimit
të tij, në mënyrë që të kuptonin përmbajtjen
sa më gjerë, për t’u bërë të vetëdijshëm
në ushtrimin e fesë së tyre. Njohës të gjuhës
arabe kishte mjaft në Shqipëri, por vështirsia qëndronte
gjetiu. Duke qenë ende e palëvruar gjuha shqipe, ndesheshin vështirësi
të mëdha për të bërë një përkthim
të një libri të shenjtë, e të pasur nga ana leksikore
e linguistike në përgjithësi siç është
Kur’ani. Gjuha arabe, në të cilën është shkruar
Kur’ani, është një gjuhë shumë e lashtë,
e pasur dhe ka një terminologji filozofike, që në shumë
raste paraqet vështirësi të mëdha në përkthim,
nëse do t’i nënshtrohemi besnikërise së përmbajtjes.
Vetëm për ilustrim do t’i referohem fjalës "Zot" e cila
ka 99 sinonime. Secili prej këtyre sinonimeve ka nuancën e vet,
gjë e cila paraqet një vështirësi të madhe për
përkthyesin shqiptar. Ishin këto arsyet që teologët
shqiptarë i druheshin pasaktësive që mund t'u shpëtonin.
Fragmente të Kur’anit në gjuhën shqipe i hasim qysh herët
në letërsinë e bejtexhinjve, pra nga shekulli XVII për
të vazhduar më vonë në shekullin XVIII e sidomos në
atë XX, ku në pergjithësi mbizotëronte përkthimi
i verseteve të caktuara për nga tematika. i tillë është,p.sh.,"Libri
i të falmës" i autorit të njohur Hfz. I.Dalliu.
Nuk ka dyshim që periudha e Rilindjes, e sidomos gjysma e parë
e shekullit XX, konsiderohet faza e parë ku bëhen përpjekje
serioze për përkthimin e tekstit të plotë të Kur’anit.
Me 1921 I.M.Qafëzezi bën botimin e parë të
përkthimit të tekstit të Kur’anit në shqip, ku përfshihet
afërsisht 1/3 e tij. Edhe pse pa komentim, ky përkthim ka vlera
të veçanta nga ana historike. Botimi u bë në Ploesht
të Rumanisë.
Një hap më tej në fushën e përkthimit të
Kur’anit e bën Hfz.I.Dalliu. Ai në vitin 1929 boton "Ajka
e kuptimeve të Kur’ani Qerimit", që është një
përkthim me kompetencë nga ana teologjike. Dalliu e pajisi botimin
e tij me një koment të konsiderueshëm, çka lehtësonte
të kuptuarit e përmbajtjes dhe të porosive të Kur’anit.
Kemi të dhëna që janë ndërmarrë veprime
për përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe disa herë.
Gjatë viteve 30 pranë Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë
është formuar një komision pune i përbërë
nga 12 teologë të njohur për të përkthyer Kur’anin
në gjuhën shqipe. Pas një pune disa vjeçare komisioni
arriti të bëje një përkthim shumë serioz si nga
pikëpamja e besnikërise së përmbajtjes së tij,
ashtu edhe nga pikëpamja gjuhësore. Ky material në dorëshkrim
sot gjendet në arkivin e K. M. Shqiptar në Tiranë.
Një përkthim tjetër ka ndërmarrë edhe Hfz.Ali
Korça, pjesë të të cilit janë botuar edhe
në shtypin shqiptar.
Botimi i plotë i Kur’anit të përkthyer në gjuhën
shqipe për shumë arsye arriti të bëhet vetëm në
mesin e viteve 80.
Me 1981 në Prishtinë u formua një grup pune i kryesuar
prej Sherif Ahmetit dhe tetë anëtarëve: I. Ahmeti, B. Ahmeti,
Q. Qazimi, R. Rexhepi, H. Hoxha dhe A. Aliu, ky ekip i organizuar nën
drejtimin e Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të
Kosovës, pati si qëllim përkthimin e tekstit të plotë
të Kur’anit në gjuhën shqipe. Edhe pse me 6 qershor 1984
materialet u dorëzuan nga të gjithë anëtarët e
grupit, ky përkthim i Kur’anit nuk u botua për shkaqe të
caktuara.
Botimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën
shqipe u bë në vitin 1985 në Prishtinë, nga
Feti Mehdiu. Shqipëruesi është njohës e studjues
i islamistikës dhe i arabologjisë pranë Fakultetit Filologjik
të Prishtinës. Ky përkthim për vlerat e veta të
veçanta në aspektin gjuhësor pati jehonë të
madhe në publicistikën kosovare dhe më gjerë.
Përkthimi dhe botimi i dytë i plotë i Kur’anit
u bë në vitin 1988 nga Prof.Hasan Nahi, po nga
Kosova. Përkthyesi ka kryer studimet e shkencave islame në Egjipt.
Gjatë përkthimit, ky teolog i formuar, rëndësine më
të madhe ia kushtoi anës kuptimore dhe besnikërisë
së përmbajtjes nëpërmjet një gjuhe të qartë.
Prof.Nahi vendos bri tekstit origjinal përkthimin në gjuhën
shqipe.
Botime të Kur’anëve të përkthyer
në gjuhën shqipe
Përkthimi i tretë i plotë i Kur’anit është
bërë nga H.Sherif Ahmeti po me 1988, nën kujdesin
e Kryesisë së Bashkësise Islame të Prishtinës.
Ky mund të quhet ndër përkthimet më të kompletuara
të Kur’anit. Përkthimit të ajeteve i bashkangjitet edhe
një koment i konsiderueshëm, me një vështrim rreth
Kur’anit, që lehtëson kuptimin më mirë dhe më
të plotë të tij. Për këtë arsye, ky përkthim
me koment është ribotuar disa herë.
Përkthimi i katërt i Kur’anit në gjuhën shqipe
është ai i Muhammed Zekeria Khanit, i cili u shtyp nga
"Islam Internacional Publications" (TD, Islamabad, 1990). Ky përkthim
qe, padyshim, një mesazh i ri në përkthimin e citateve Kur’anore.
M.Z.Khan përpiqet të bëjë shpjegime të citateve,
por, nga ana e përmbajtjes, ai lë shumë për të
dëshiruar.
Përkthimi i mësipërm ka edhe gabime gjuhësore e
kuptimore, të cilat, në raste të veçanta, e bëjnë
të mangët dhe të paqartë kuptimin e tekstit.
PËRKTHIME
TË PJESSHME TË KUR’ANIT
BOTUAR NË LIBRA TË NDRYSHËM
Përveç përkthimeve të plota ekzistojnë edhe
përkthime të pjesshme të Kur’anit botuar në libra të
ndryshëm, ku gjenden pjesë të përkthyera nga Kur’ani.
Shquhet në këtë aspekt përkthimi i sures së "Jasinit".
Duke qenë se në përmbajtjen e saj përfshihen udhëzime,
këshillime dhe shpjegime të kuptimeve të larta, versionet
e përkthimeve të saj në gjuhën shqipe janë të
shumta.
Botimet e saj të para në gjuhën shqipe u bënë
në vitet ’30, Mjafton të përmendet këtu "Libri i së
falmes" i Hfz.I.Dalliut, botuar në Tiranë më 1937. Libër
ky që ka disa ribotime, dhe i cili është i shoqëruar
me shtyllat themelore që duhet të zotërojë çdo
besimtar mysliman për të formuar botëkuptimin e tij dhe
për të vepruar. Në hyrje të këtij botimi ka dhe
disa udhëzime fonetike mbi drejtshqiptimin e saj.
Këtë përkthim e ndoqen edhe variante të tjera si
më poshtë:
-"Islamizmi dhe lutjet" i Imam Vehbi Ismailit, Detroit, 1957.
-"Mësimi i shkurtër mbi namazin dhe Jasini Sherif" i Hfz.
Sulejman Kemurës, botuar në Prishtinë më 1959. Në
gjuhën shqipe e kanë përkthyer Bajram Agani dhe Mehmet Gjevori.
Libri është ribotuar disa herë.
-"Rregulla dhe lutje" i Hfz S. Kemures, Prishtinë, 1972, Jasini
me komentim, përkthim i Sherif Ahmetit.
-"Ajete të Kur’anit me shpjegime të tjera" i Beqir Malokit,
botuar në Romë më 1982.
-"Jasini dhe 20 sure të tjera". Përktheu Dr.Feti Mehdiu. Prishtinë,1992.
-Në vitin 1993 në Prishtinë, Qazim Qazimi boton një
tekst për klasat e larta të medresesë me titull "Hyrje në
shkencat Kur’anore."
-"Kaptina Jasin". Përkthim dhe koment i M.Mustafës, Shkup,
1994.
-"Jasini" Përkthim dhe koment i Prof.S.Kutubit, Shkup, 1994.
-"Kaptina Jasin". Përkthyer nga N.Ibrahimi. Ribotimi i fundit më
1994.
Përveç këtyre librave që radhitëm të
cilat kryesisht patën për bazë përkthimin e sures "Jasin",
ka edhe mjaft libra të tjerë të përkthyer me tematikë
nga Kur’ani, që janë botuar kohët e fundit. Është
për t’u vënë në dukje libri i Dr. Feti Mehdiut "Nga
tematika e Kur’anit". Ky libër ka karakter didaktik, strukturë
të shëndoshë dhe lidhje logjike. Tematika e tij i nënshtrohet
kritereve teologjike shkencore. Fillimisht trajtohet qëndrimi i Kur’anit
ndaj shkencave të përpikta dhe besimit, vijohet me: Kur’ani për
besimin, për meshkujt, femrat, familjen, fëmijet, për çështje
ekonomike -sociale etj. Autori i punimit e bën të qartë
qëllimin e botimit të këtij vëllimi. Botime me tematikë
nga Kur’ani pati edhe në shumë qendra tjera të Kosovës,
si "Kur’ani dhe të drejtat e njeriut," Gjilan, Njohuri rreth Kur’anit,
Prizren, Kur’ani libër për të gjallët apo..." Mitrovicë
etj.
Një pritje të mirë në publikun shqiptar pati edhe
broshura e Dr.Maurice Bucaille, anëtar i Akademisë Franceze të
Mjekësisë, që shtjellon ndërlidhjet e Kur’anit me shkencat
bashkëkohore. Dr.M.Bucaille, që është kirurg i shquar,
e zhvilloi fillimisht në formë leksioni temën e mësipërme,
duke e ilustruar me fragmente Kur’anore para auditorit të Commonëelthit
të Londrës. Me titullin "Të dhëna fiziologjike dhe
embrionologjike në Kur’an", kjo temë është mbajtur
edhe në Akademinë Franceze të Mjekësisë më
9 nëntor 1976. Broshura e lartëpërmendur u publikua në
Tiranë më 1992. Në këtë broshurë autori shtron
nevojën e një kulture enciklopedike për të kuptuar
Kur’anin. Ai flet për Universin dhe krijimin e tij, për astronominë,
tokën, krijimin e njeriut etj.
Më 1986 u botua libri i Ahmed Deedat "Kur’ani, mrekullia më
e përsosur" në gjuhën shqipe, më 1986. Në këtë
libër gjejmë vlerësime për Muhammedin (a.s.) nga personalitete
të shkencës, kulturës e filozofisë përëndimore,
si të Thomas Carlylit, të Gibbonit, të R. Bosworth - Smith,
të La Martinit, të Jules Mesermanit etj. Në librin e A.Deedat
gjendet dhe kreu "Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetëshi".
Në vazhdim të botimeve të pjesshme të Kur’anit,
më 1994 u botua "Nën hijen e Kur’anit-12 suret e fundit", vepër
e Halil Idrizit. Po më 1994 është botuar edhe një fragment
i Kur’anit me titull "Kur’ani i Madhnueshëm", përkthim dhe komente.
Fatkeqësisht këtij botimi i mungon parathënia dhe emri i
përkthyesit.
Frontespice
të disa veprave me tematikë nga Kur’ani në shqip
PËRKTHIME TË PJESSHME TË KUR’ANIT
BOTUAR NË PERIODIKË TË KOHËS
Përkthimet e pjesshme të Kur’anit në gjuhën tonë
janë të shumta. ato i gjejmë edhe në periodikë
të kohës. Kjo për faktin se shpjegimet që
kanë bërë teologët myslimanë mbi islamin dhe porositë
e tij, gjithmonë i kanë mbështetur në Kur’an, çka
i ka detyruar ata që të përkthejnë pjesë prej
tij, të mbledhura në tematikë të caktuar ose në
tematika të ndryshme.
Në revistën "Zani i Naltë" gjejmë përkthime
të tilla që në vitin 1924. Hfz. Ali Korça fillon
me përkthimin dhe komentimin e sures En-Nas nga dhjetori i vitit 1926,
dhe vazhdon me sure të tjera, deri në vitin 1929, kur gjejmë
përkthime nga ana e tij të sures Zilzal (surja e Termetit). Në
po këtë revistë, Hfz.A.Korça na jep përkthime
me komente të gjëra për profetësine e Hazreti Muhammedit
(a.s), duke u mbështetur edhe mbi doktrinat e një shumice dijetarësh
evropianë. Gjithashtu në "Zanin e Naltë" Hfz.Ismet Dibra,
duke shpjeguar "Tregimin e qiellës e të tokës" në pikëpamje
fetare, fillon një varg përkthimesh të citateve të
Kur’anit.
Në këtë vazhdë vlen të theksohet edhe dersi
(ligjërata) i Hfz.M.Dashit më 8.II.1931, që është
një përkthim e komentim i disa ajeteve të Kur’anit, mbajtur
në xhaminë e vjetër të Tiranës e që u botua
po në këtë revistë. Po ky autor, në numrin 3 të
po kësaj reviste, boton artikullin "Ç’urdhëron Kur’ani",
ku merr përsipër përkthimin e disa ajeteve të sures
"Isra". Me të njëjtin titull, po në këtë revistë
(Nr. 6, 1932) paraqitet edhe studenti Medresesë së Pergjithshme
të Tiranës, Vexhi Demiraj, i cili sjell një përkthim
të dy fragmenteve kuranore. Nën këtë titull bën
komentimin dhe përkthimin e Ajetit 350 të Sures El-Mu’minun edhe
Haki Sharofi.
Përkthime të pjesshme tematike të Kur’anit janë
botuar edhe në revistën "Kultura Islame", të bëra nga
Sherif Putra, Haki Sharofi, Sadik Bega, Ferid Vokopola etj.
Përkthime të pjesshme të Kur’anit, që u botuan në
organet e shtypit shqiptar, hasim më vonë në të gjitha
organet e shtypit islam të trevave të Kosovës, të Maqedonisë,
të Malit të Zi dhe të diasporës. Kështu në
"takvimet" e Prishtinës vazhdimisht botohen përkthime të
pjesëve të Kur’anit nga teologë të mirënjohur
si Hajrullah Hoxha e H.Sherif Ahmeti. Pastaj nga komisioni i përkthimit
të Kur’anit kemi disa vazhdime të sures Ali Imran, Bekares.
Shqipërime të Kur’anit hasim edhe në revistën "Dituria
Islame", (Kosovë), gazetat "Hilal", "Hëna e Re" (Maqedoni), "Elif"
(Mali i Zi)", "Jeta muslimane shqiptare" (Detroit, SHBA), "Përpjekja
Jonë", New York-New Jersey etj. Në to shquhen emra të rinj
që merren me përkthimin dhe komentimin e Kur’anit si: Idriz Demiri,
Shaqir Fetahu etj.
Perveç besimtarëve të besimit islam, kanë bërë
perpjekje ta përkthejnë e ta kuptojnë Kur'anin qoftë
të plotë ose të pjesshëm edhe besimtarët e feve
të tjera. Kështu, qysh me 1530, Kur’ani u shtyp në Venedik,
më 1543. Kur’anin e gjejmë të përkthyer edhe në
gjuhën latine. Në disa gjuhë Kur’anin e kemi të perkthyer
disa herë nga përkthyes të ndryshëm, dhe deri në
gjashtëdhjetë herë, si p.sh, në gjuhën angleze.
Sipas një studimi të bërë nga Ismet Binark dhe Halit
Oren, rezulton se Kur’ani është përkthyer në pjesën
dërmuese të gjuhëve të botës, si të Perëndimit,
ashtu edhe të Lindjes, si klasike ashtu edhe atyre moderne.
Duke u mbështetur në burimet bibliografike deri tani, llogariten
afërsisht 2672 përkthime të Kur’anit.
LEXUESIT
E KUR’ANIT NË TREVAT SHQIPTARE
(KURRAT
- HAFIZËT)
Njëra nga disiplinat shkencore që pati shtrirje të gjërë,
qysh nga çasti kur popullata shqiptare pranoi fene islame, është
edhe ajo mbi leximin e Kur’anit, e cila në terminologjine arabe është
njohur me emrin "Texhvid". Texhvidi u mësohej nxënësve nëpër
të gjitha medresetë, qofshin ato iptidaije, ruzhdie, medrese
të ulëta apo të larta.
Pranë medresesë së "Gazi Mehmet Pashës" në
Prizren, e cila kishte një traditë mbi 400- vjeçare për
përgatitjen e kuadrove në fusha të ndryshme të fesë
dhe të shkencës, ekzistonte edhe seksioni i veçantë
për mësimin e librit (Kur’anit përmendësh).
Të rralla kanë qenë rastet që nxënësi,
i cili ka kryer medresetë e Tiranës, të Prizrenit, e të
tjera, të mos ketë kryer edhe hifzin. Vetëm gjatë shekullit
XX në Prizren kishte mbi 70 hafizë, si Hafiz Qemal Kajseriu,i
cili hivzin e kreu në moshën 11- vjeçare te Mualimi i
tij Hafez Shevqeti. Qemali ka qenë njohës i përpikte i të
tri gjuhëve orientale (arabe, persiane dhe turke). Hafiz Safet Basha
ka qenë myftiu i fundit i Prizrenit. Hivzin e kreu në moshen
12- vjeçe nën përkujdesjen e Hafiz Qamilit. të njohur
janë edhe Hafiz Ismailhaki Ustaibo, Hafiz Maksut Spahiu, Hafiz Abdullah
Sagdani, Hafize Asije etj. Hafize Asije ka qenë e vetmja Hafize femër
nga Prizreni. Dita e kryerjes së hatmës së saj ka qenë
një një manifestim popullor për Prizrenin.
Nga kurratë (recituesit) më të njohur të Kur’anit
në trevat shqiptare gjatë shek.XX përmenden:
1.Hfz.Ali Korça-Korçë. 2.Hfz.Maliq Gjakova-(prof.i
kurrave të Shkodrës, më vonë myfti në Shijak).
3.Hfz.Ymer Temali-Shkodër. 4.Hfz.Sabri Beg Bushati-Shkodër. 5.Hfz.
Xhemal Dibra-Tiranë. 6.Hfz.Muhamed Gashi-Pejë (Imam i Xhamisë
së Kuqe). 7.Hfz. Emin Behrami-Vuçiternë, prof i medresesë
"Alauddin" (Prishtinë). 8.Hfz.Jashari -Dobërçan, rreth
i Gjilanit. 9. Hfz.Nexhati Ahmeti-myderiz nga Presheva. 10.Hfz.Idriz Dermaku-hoxhë
atdhetar nga Shipashnica e Kamenicës. 11.Hfz.Muhamed ef.Asllani-Tetovë
(mualim i Xhamisë së Pashës). 12.Hfz.Ismail H.Hasani-mualim
i Sibian Mektebit të Prilepit. 13.Hfz.Abdulhaki Kasami-Tetovë.
14.Hfz.Abaz Jahjai-Tetovë. 15. Hfz. Hasan Lunji-Ulqin. 16. Hfz. Hasan
Mavriq- Podgoricë etj.
Gjenerata e re e kurrave është në formim e siper. Përgatitja
e tyre realizohet, veç të tjerave dhe me anë të tekstit
shkollor "Mbi të kënduarit e Kur’anit" të autorit Emin Behrami,
pedagog në Medresen "Allauddin" të Prishtinës, i lindur
në Vuçitern të Kosovës. Teksti i mësiperm fillimisht
është shfrytëzuar si tekst mësimor në "Medresenë
Alaud-din" të Prishtinës, por, për cilësite praktike
që ka, ky tekst ka fituar popullaritet dhe aktualisht po përdoret
nga lexuesit (recituesit) e Kur’anit që përgatiten trevat shqiptare
të Kosovës.
Në vitin 1992 për kurratë shqiptarë u botua broshura
"Rregulla mbi të lexuarit e Kur’anit", e cila për shkak të
thjeshtësisë dhe përgatitjes praktike që ka është
caktuar edhe si tekst shkollor në mbarë medresetë e Shqipërisë.
Më 1996 në Prizren u botua një metodë (speciale) mbi
të mësuarit e Kur’anit përmendësh, të përgatitur
nga Hfz.Hajredin Hoxha, njëri ndër hafizët e parë që
ka kryer fakultetin e Studimeve të Kur’anit në Medine (Arabia
Saudite). Në broshurën e tij Hfz.Hajredini rekomandon mbi njëmbëdhjetë
metoda që duhet t’i njohë ai që dëshiron të mësojë
Kur’anin përmendësh .
Përkthimet e plota apo të pjesshme të Kur’anit, përgatitja
e lexuesve të tij, luajtën një rol të madh në
njohjen e vet kësaj vepre si dhe për zgjerimin e horizontit teologjik
të besimtarëve.
Duhet të pranojmë se ndikimi i Kur’anit nga koha e ardhjes
së islamit në trevat shqiptare ishte i patjetërsueshëm,
ngaqë ai është "kushtetutë" mbi të cilën
mbështetet i tërë civilizimi islam.
Kur’ani, kryevepër e letërsisë arabe, ndikoi në
mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë
te krijuesit shqiptarë. Kështu, p.sh., në veprën "Jusufi
me Zelihanë" të Hfz. A.Korçës tema e Kur’anit përbën
boshtin themelor të saj.E përbashkëta vihet re te: morali
i lartë, dinjiteti njerëzor,durimi islam, ftesa për të
pranuar fenë monoteiste islame etj.
Kur’ani i dha mundësi zhvillimit të traditave dhe të
kulturës sonë kombëtare. Ai ndikoi fuqishëm që
trojet tona të përjashtojnë depërtimet sllave dhe helene.
Po sjellim vetëm një shembull: Plisi ose qeleshja, që ishte
simboli i rrobave tona kombëtare, u favorizua nga porosia e Kur’anit
dhe mësimet islame për mbulimin e kokës, çka bëri
që të ruhet një traditë e tillë deri në ditët
e sotme. Shembuj të ngjashëm kemi edhe në organizimin e
tregtisë, të familjes, ushtrisë, festave fetare, therjes
së kurbanit, vizitës në varreza etj.
E tërë lufta për pavarësi kombëtare, padyshim
që ishte e ndikuar edhe nga oqeani i pasur i Kur’anit. i ndikuar nga
ky libër i shenjtë, populli shqiptar nxori nga gjiri i vet tribunë
popullorë dhe udhëheqës të lëvizjes çlirimtare.
Diktatura komuniste gati gjysmëshekullore mbi Shqipërinë,
nuk arriti ta shuajë dashurinë e shqiptarëve ndaj Kur’anit.
Ai u ruajt në sirtarët e fshehta të familjeve shqiptare,
u lexua fshehtas nga besimtarët, u mësua në tre breza fshehtas
dhe vetëm tani ai po del i lirë, duke provuar se sa të lidhur
janë shqiptarët myslimanë me të.
Në Zhunicë të Preshevës 11
vjeçari mësoi Kur’anin përmendësh dhe fitoi titullin
HAFIZ I KUR’ANIT
HADITHET
NË GJUHËN SHQIPE
Përveç Kur’anit myslimanët, për t'u formuar nga
ana fetare dhe botëkuptimore, mbështeten dhe te Hadithet. Madje
teoricienët shqiptarë të islamit pikërisht këtu
e kanë përqendruar vëmendjen dhe janë përpjekur
t’u bëjne të njohur ithtarëve (besimtarëve) të
tyre përmbajtjen e Kur’anit dhe të Haditheve në rrugë
të ndryshme në gjuhën amtare. Këto rrugë janë
vazet ose predikimet e ditëve të premte, përkthimet dhe
botimet në gjuhën shqipe, mevludet e ilahitë etj. Kjo ka
bërë që pranë xhamive të kishte biblioteka të
këtij profili . Po ashtu edhe pranë medreseve . Në këto
rrugë është ruajtur edhe gjuha amtare në mes të
besimtarëve myslimanë. Nga ana tjetër, këto kanë
ndihmuar edhe për mosshkombëtarizimin e shqiptareve nga ana e
sllavëve dhe e grekëve.
Kur’ani është kod themelor dhe thelbësor i fesë
islame. Në të janë përfshire të tëra dispozitat
fetare me karakter universal. Shpjegimin dhe sqarimin e këtyre dispozitave
e bën Hadithi, pra Muhammedi (a. s.). Po të mos i shpjegonte
ato kjo shkencë, shumë dispozita Kur’anore do të mbeteshin
të paqarta, sepse Kur’ani duke u marrë me bazat dhe parimet themelore
të fesë, rrallë zgjatet në hollësi. Në përgjithësi,
hollësitë jepen nga vetë Profeti (a.s.) ose nëpërmjet
veprimeve të tij praktike, ose duke i shpjeguar me fjalë.
Hadithi si disiplinë shkencore teologjike është një
ndër burimet më të vlefshme islame dhe konsiderohet i dyti
në jurisprudencën islame.
Shokët e Muhammedit (a. s.) e kuptuan sa e vlefshme ishte shkenca
e Hadithit, prandaj dhe u perpoqën e u sakrifikuan për ta ruajtur
atë dhe për të transmetuar me besnikëri te pasardhësit
e tyre çdo gjë që dëgjuan nga Profeti(a. s.), të
cilën e kishin mësuar përmendësh.
Shkrimi i kësaj shkence në formën e një përmbledhjeje
dhe në mënyrë zyrtare u bë në mbarim të shekullit
i dhe në fillim të shekullit II të erës islame, pra
rreth viteve 90-101H. ose 622-633M.
Me hadithet shqiptarët janë njohur qysh herët, d.m.th.
menjëherë pas përqafimit nga ana e tyre të besimit
mysliman. Përmbajtja e haditheve (maksimave, fjalëve, porosive
të Muhammedit (a. s.) ka ndikuar fuqishëm në moralin dhe
ndërgjegjien e tyre. Këtu duhet parë edhe ajo frymë
mirëkuptimi me besimtarët e feve të tjera, ajo atmosferë
vëllazërimi që këshillonte Muhammedi (a. s.) lidhur
me marrëdhëniet në mes të njerëzve.
Duke iu përmbajtur kufijve që rrok ky punim, do të trajtojmë
vetëm Hadithet që filluan të botohen në gjuhën
shqipe në fillim të shekullit tonë e prapa.
Botimi i parë i "Haditheve" shqip në një tekst të
veçantë u bë në vitin 1940. Hafiz Ibrahim Dalliu
i paraqiti publikut "Hadithi-Errbeain" ku përmblidhen 42 Hadithe të
autoriteteve të kësaj fushe, siç janë autorët
Buhariu, Myslimi, Termidhiu, Ebu Davudi etj. Autori ynë është
mbështetur te I. Neveviu. Në parathënie nënvizohen
vlerat shoqërore të këtyre maksimave, të cilat,për
përmbajtjen e lartë që kanë, mbeten gjithmonë
aktuale. "Shoqëria njerëzore në çfarëdo kallëpi
të hyjë, prapë për ato baza është nevojtare".
Duke qenë ky libër "antologjia" e parë e Haditheve në
gjuhën shqipe, fiton disa vlera:
Së pari, pas botimeve fragmentare të Kur’anit, botimi
i kësaj antologjie plotëson literaturen fetare të boshtit
tjetër kryesor të formimit të besimtar islam. Letërsia
jonë e Haditheve e pasuron letërsinë tonë filozofike,
atë teologjike, e ngre në një shkallë të re etikën
shqiptare.
Së dyti, hap rrugën e një zhanri të ri të
literatures dokumentare, duke e pasuruar literaturen historike shqiptare.
Së treti, jep një material të pasur rreth fjalorit
fetar. P.sh. shpjegon termat: hadith, ahiret, haram, hallall, hytbe, dynja,
imam, kader, kiamet,razi, rivajet, exhel, xhennet, xhehenem etj.
Së katërti, përmban referenca të shumta,
një pjesë e të cilave na njeh me hadithologët më
të mëdhenj të botës.
Botimet lidhur me hadithet u intensifikuan në mënyrë
të veçantë në dhjetëvjeçarin e fundit
të shekullit tonë, të cilët kapin një vëllim
prej 1584 faqesh (me sa na kanë rënë në dorë deri
tani - R.Z.).
Hadithet e konsiderojnë njeriun si formën më të
persosur të të gjitha qenieve, të cilin Zoti e ka pajisur
me çdo gjë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe
zhvillimin. Çdo gjë përreth, d.m.th. i tërë
universi është në funksion të njeriut. Por, gjithnjë
në bazë të këtij mesazhi të Profetit, duke qenë
njeriu i përbërë nga trupi dhe shpirti, ai ka detyrë
për trajtimin maksimal të këtyre dy anëve.
Në bazë të logjikës së Haditheve të botuar
në shqip, njeriu, si qenie, është i privilegjuar nga qeniet
e tjera se ka aftesinë për të mësuar, aftësinë
e të menduarit, di të dallojë të mirën nga e keqja
dhe të drejtën nga e shtrembra. Njeriu është i pajisur
me intelekt dhe ndonse inteligjent, në shumë raste mund të
anojë nga e keqja, nga e shtrembra, nga e liga, duke u nisur nga interesat
e ngushta vetjake. Burim konfliktesh në mes dy individësh mund
të bëhet e njëjta gjë, në se interesat janë
të kundërta, por në dy të kundërtat e një
gjëje, vetëm njëra është e vërtetë.
Hadithet ose mesazhet e shprehura nga Profeti i japin rrugë atyre:"Qëllimi
kryesor i mesazheve hyjnore, -shkruan Imam Vehbi Ismaili, i cili i është
kushtuar një kohë të gjatë përmbajtjes dhe përkthimit
të haditheve-, ka qenë gjithmonë që ta largojë
njeriun nga e liga dhe ta udhëheqë në të mbarën
e të mirën, për të siguruar lumturinë në
të dy jetët". Mesazhet e Muhammedit (a.s.) në përmbajtjen
e tyre prekin tërë sferen e botës materiale dhe asaj shpirtërore,
i kundërvihen sfidave të kohës së sotme, veseve të
ulëta të imoralitetit, korrupsionit, prostitucionit, pornografisë,
drogës, kriminalitetit, shfrytezimit, alkoolit, ekstravagancave etj.
Ato i kundërvihen robotizimit të jetës së njeriut,
ato janë për një jetë e marrëdhënie të
drejta, për pasurimin e mendjes e të zemrës me besimin në
Zotin, në Allahun (xh.sh.).
"Disa nga këto mesazhe të Muhammedit (a.s.) janë si rrebesh
dallgësh ose vërshim rrëkeje, ndërsa të tjerët
janë të buta dhe qetësuese, por të gjitha janë
të pajisua me një stil madhështor letrar e kuptime të
shkëlqyeshme frytdhënëse dhe të paimitueshme" ( I.
V. Ismaili-150 Hadithe f.VII ).
Hadithet janë maksima të Muhammedit (a.s.). Muhammedi, i cili
qe bari dhensh, tregtar, qytetar, ushtar dhe komandant, burrë shteti
dhe administrator, jurist dhe reformator, u bë autor i një kushtetute
humane e federale, në të cilën ai i skaliti mesazhet e tij.
Në një verset Kur’anor thuhet: "Ju e kishit shembullin më
të lartë në të dërguarin e Allahut..."
Moralistët shqiptarë, teoricientët e islamizmit në
trevat shqiptare, e vlerësuan me të drejtë rolin e haditheve
në planin formues etik, social, filozofik dhe botëkuptimor në
përgjithësi. Duke evokuar periudhën e lavdishme të
jetës dhe të veprimtarisë së Muhammedit (a.s.), ata
theksonin bindshëm se "fjalët e praktikat e Profetit duhen mësuar,
zbatuar dhe pasur nga të gjitha bashkësitë myslimane" edhe
në kohën e sotme. Ato janë shumë aktuale në ditët
tona. Roli i tyre është i pallogaritshëm në normalizimin
e jetës së përditshme.
Duhet të kemi të qartë dhe gjithnjë parasysh se
Kur’ani është fjala e Zotit, kurse Hadithet janë mesazhet,
porositë, shpjegimet e Kur’anit që bënte Muhammedi (a.s.).
Ato dallohen edhe nga stili. Hadithet janë shkruar nga bashkëpunëtoret
e Muhammedit (a.s.), të cilët rrinin me të, faleshin me
të, asistonin në bisedat e tij, në këshillat e tij.
Ata i shkruanin që në të gjallë të tij.
Siç tregojnë hadithologët shqiptarë, në një
rast, kur një qytetar u ankua se nuk mund të mbante mend të
gjitha sa dëgjoi nga Ai, Muhammedi (a.s.) e këshilloi me këto
fjalë: "Duhet të kërkosh ndihmën e dorës së
djathtë", çka d.m.th., sipas Tirmidhiut (39:12), "të shkruante".
Muhammedi (a.s.), në të gjallë të tij, ka dhënë
vetë urdhër që të shkruheshin "Letra" dhe "traktate",
të cilat u ruajtën. Por duhet ditur që, në mënyrë
të rregullt, të shkruarit e Haditheve filloi vetëm pasi
u njohën mirë veçoritë e stilit të Kur’anit.
Hadithet diskutoheshin, komentoheshin dhe futeshin në veprim në
jetën e përditshme.
Muhammedi (a.s.), siç thuhet nga biografët e tij, i vlerësonte
shumë dijet, të mësuarit, kulturën, shkencën.
Ai që rrethuar me njerëz të ditur. Nga njerëzit e afërt
të tij kishte asish që "nuk bëjshin tjetër gjë
veç merreshin me studime." Dhjetë vjetë pas vdekjes së
tij, islamizmi u përqafua nga popuj të ndryshëm, të
cilët treguan interesa për jetën dhe veprimtarinë e
Muhammedit (a.s.)dhe, si rrjedhojë, aspekte të qëndrimeve
dhe të veprimeve të tij u bënë pasuri të miliona
njerëzve.
Fjalët e Muhammedit (a.s.), pra Hadithet, u bënë udhërrëfyese
në jetën e pasardhësve të tij. Shumë nga ata sakrifikuan
me vetëmohim gjithçka për idealin e tyre: pasurinë,
familjen, vetë jetën. Kjo ndodhi dhe me pasardhësit islamë
në trevat shqiptare. Të gjithë ata përpiqeshin të
ndiqnin shembullin e tyre.
Në letërsinë shqipe të haditheve përsëritet
shpesh roli i transmetuesit të Haditheve. Vetë Profeti kishte
porositur që mësimet e tij t’ua kumtonin atyre që nuk i
kishin dëgjuar; kështuqë, çdo njeri që kishte
dëgjuar një mesazh, kur kishte qenë i pranishëm ku
fliste Muhammedi (a.s.), e ndiente për detyrë t’ua thonte atë
të tjerëve.
Në letërsinë tonë thuhet se Ebu Hurejreja, që
ishte një ndër ata që kishte ndejtur me shumë afër
Muhammedit (a.s., kishte afër 800 studentë, ndërsa "shtëpitë
e shokëve të Profetit", që kishin dëgjuar më shumë
fjalët dhe që kishin parë veprimet e tij, pas vdekjes së
Profetit Muhammed (a.s.) u bënë shkolla që frekuentoheshin
nga myslimanë të ardhur nga të gjitha anët e botës
islame për të mësuar Hadithet. Dhe kur të ktheheshin
në vendet e tyre do të bëheshin mësues të Hadithit".
Shkrimi i Haditheve, komentimi dhe shfrytëzimi i tyre si bazë
për trajtimin e problemeve sociale, grupimi dhe klasifikimi i tyre
etj., krijoi një disiplinë më vete, e cila sherbeu si lëndë
mësimore në shkollat e botës islame dhe si bazë e drejtësisë.
Letërsia jonë e Haditheve e përshkruan me ngjyra tërheqese
jetën e tij. Natyra e kishte pajisur atë me një kujtesë
fenomenale. Bashkënxënësit që kishin marrë me
shkrim hadithet, i korigjonin në bazë të kujtesës së
shokut të tyre. Në moshën 16- vjeçare Buhariu u bë
mësues i lëndës së Hadithit. Në moshen 18- vjeçare
ai hartoi një tekst të tij. Për të hartuar librin e
Haditheve, Buhariu qarkulloi në tërë botën islame të
kohës së tij, çka i kushtoi 40 vjet. Ai kishte studiuar
600 mijë hadithe, por në librin e vet ai rreshtoi 7.257 të
tilla të grupuara sipas temave. Nëse do të zbriten përsëritjet,
libri i Buhariut përmban 2.762 Hadithe.
Libri i Buhariut është përkthyer në shumë gjuhë
të botës. Përkthimi me më autoritet është
ai në gjuhën angleze, në nënte vëllime, me nga
450 faqe secili. Pjesë të Buhariut qysh herët janë
përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Një grup pune i përbërë
prej shtatë vetëve, mori përsipër përkthimin komplet
të Sahihu-l-Buhariut në gjuhën shqipe. Ky përkthim
ka 8 vëllime dhe, krahas tekstit origjinal në gjuhën arabe
ka edhe përkthimin në shqip. Ky grup është i përbërë
prej: Mehdi Polisit, Abdullah Hamidit, Feti Mehdiut, Ismail Ahmetit, Ruzhdi
Latës, Isa Memishit dhe Bahri Aliut.
Botimi i këtij libri në gjuhën shqipe do të ndihmojë
dukshëm në njohjen më të thellë të mjaft
çështjeve e problemeve të normave islame, siç do
të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të
kërkimeve në fushën e shkencës se Hadithit ndër
shqiptarët.
Është e rëndësishme të bëhet e ditur se
një nga kushtet strikte që kërkohej nga transmetuesit e
haditheve ishte ndershmeria e njohur botërisht si dhe të mos
kishte asnjë njollë: pra "të ishte njeri i mësuar,
nuk duhet të kishte bërë ndonjë krim, nuk duhet të
kishte shpifur ndonjë rrenë, nuk duhet të kishte falsifikuar
ndonjë dëshmi... duhej të ishte fetar i devotshëm dhe
i paanshëm në çështje politike"
Hadithologu shqiptar I.V. Ismaili thekson se Profeti (a.s.) ka thënë:
"Unë nuk jam më tepër se njeri. Kur t’ju jap urdhër
për një gjë që ka të bëjë me fe, ju
duhet të gjykoni dhe vetë, sepse unë nuk jam me tepër
se njeri"
Në Shqipëri Hadithet kanë pasur një përhapje
të konsiderueshme. Me zhvillimin e shtypit fetar e sidomos me njohjen
e biografisë së Muhammedit (a.s.), ato filluan të përhapen
në trevat dhe diasporën shqiptare, por jo në atë shkallë
sa një student të doktorohet në këtë disiplinë.
Por Hadithe të veçanta janë bërë pjesë
e kulturës së shumë intelektualëve islamë. Jo
vetëm kaqë por ata u bënë mbështetës e propagandues
në organe e periodikë të kohës. Ndër hadithet
e përhapura më shumë do të veçonim:
"Të diturit janë trashëgimtarët e profetëve,
të cilët ua kanë lënë atyre diturinë si trashëgim".
"Ai që ka zgjedhur rrugën e mësimit ka zgjedhur rrugën
me të mirë. Për atë që përpiqet të gjejë
rrugën e fitimit të diturisë, Zoti do ta hapë një
rrugë deri në dyert e parajsës". "Le të jetë i
pasuri dhe i varfri i barabartë para jush në fitimin e diturisë",
si dhe një sërë hadithesh të tjera që kanë
të bëjnë me domosdoshmërinë e dijes.
Në kuadrin e antologjive të Haditheve në gjuhën
shqipe që përmendëm në fillim janë edhe dy të
tjera me tematikë të caktuar, por pa të dhëna se kur
janë botuar. Ndër to: "Fjala e bukur" ka gjithsej 195 Hadithe,
ndërsa "Shkëndija nga udhëzimi profetik" ka 240 Hadithe.
Hadithet e këtij të dytit kryesisht janë të marra nga
Buhariu, Tirmidhiu e Muslimi. Nga ana didaktike shumë më prakik
është "Kështu fliste Muhammedi (a.s.)", në dy vëllime.
Por mbi të gjitha mbetet antologjia e Imam Vehbi Ismailit "150 Hadithe
-Fjalë të Profetit Muhammed a.s.", i cili, perveç panoramës
historike retrospektive të Haditheve, e pajisi librin e tij me të
dhena burimore. Këto të dhena jane nga Buhariu, Myslimi, Tirmidhiu,
Ebu Davudi etj.
V. Ismaili na jep edhe tekstin origjinal, si dhe, në mjaft raste,
shenimet me kuptimin që ka Hadithi, rastin kur ai duhet pasur parasysh,
si edhe analogjitë me fondin folklorik të fjalëve tona të
urta (fq.12). V. Ismaili zgjatet në komentet e Haditheve.
Shtrohet pyetja: A ka Hadithologë shqiptarë?
Në fushën e paraqitjes dhe të komentimit të Haditheve
shqiptarët paraqiten me disa figura të mëdha në lëmin
ndërkombëtar islamik, që njihen botërisht Ata janë:
Nasrud-din El Albani (Shqiptari), Abdul-kadër Arnauti, Shuajb Arnauti,
Imam Vehbi Ismaili etj. Ndërsa në atë kombëtar, vëmendjen
e tërheq Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, ku sektori
i shkencës së hadithit udhëhiqet nga hadithologu i ri Sylejman
Osmani i cili kohë më parë u laurua në Universitetin
Islamik të Medinës në Arabinë Saudite. Në veprën
e tij "Sunneti bazë e Sheriatit" ai shprehet: "Bota islame ka pasur
muhadithinë të njohur nga të gjitha anët e saj. Edhe
në kohën e Pejgamberit a.s. sahabët vinin nga vendet e ndryshme
dhe mësonin prej tij pastaj ato mësime ua transmetonin mesit
ku jetonin. Në mesin e tyre kishte romakë, persianë, etiopianë
dhe të gjithë njiheshin sipas etnitetit të tyre...
Imam Buhariu dhe shumë të tjerë nuk ishin arabë,
por kontributi i tyre u bë i pazëvendësueshëm. Pastaj
gjatë shekujve pati dijetarë të mëdhenj dhe secilit
shekull i printe njëri prej tyre".
Zoti deshi që shkencës së hadithit në këtë
shekull t'i prijnë dijetarët shqiptarë që i njeh tërë
bota islame, i respekton, nderon dhe me veprat e tyre kanë lënë
histori që dëshmon për ta. Në realitet ka edhe shqiptarë
të tjerë të rangut të tillë por këta të
Hadithit janë të nivelit më të lartë, ngase sipas
vlerësimeve Nasirudin Albani është dijetari numër një
i shkencës së hadithit në tërë botën islame,
dhe në shumë çështje kontestuese profesionale, fjala
e tij është përfundimtare".
Frontespice të disa veprave mbi figurën
e Muhamedit a.s. nga letërsia dokumentare shqipe
LETËRSIA DOKUMENTARE SHQIPE PËR
PERSONALITETIN E PROFETIT TË ISLAMIT
Fondi i letërsise sonë dokumentare është relativisht
i pasur . Në të përfshihen jetëshkrime të njerëzve
të shquar që nga kohët më të lashta e deri në
ditët tona.
Në këtë fond përfshihen dhe veprat kushtuar Muhammedit
a.s., Profetit të islamit. Ato janë përkthime nga gjuhët
e huaja ose dhe vepra origjinale. Për natyrën që kanë,
ato mund t'i ndajmë në dy grupe: Mevludet, dhe Jetëshkrimet
mbi Muhamedin a.s. (biografi, studime, ese, etj).
MEVLUDI "Është ode heroike me elemente të
poemës, që i kushtohet jetës së Muhammedit a.s., duke
filluar nga lindja deri në vdekje... është ode a poemë
për personalitetin e Profetit islam, Muhammedit a.s.; është
një krijim poetik."
Ditëlindja e Muhammedit a.s. filloi të kremtohet në vendet
islame gjatë periudhës së sundimit të Fatimidëve
të Egjiptit (909-1171) dhe që andej u perhap në tërë
popujt islamikë. Kremtimi organizohej zakonisht në krye të
çdo viti islam dhe vazhdonte me ditë të tëra i shoqëruar
me një tok ritesh, melodish që këndoheshin vetëm ose
në kor e që pershkruanin jetën e Muhammedit. Në këtë
muaj filluan të festohen edhe ditëlindjet e personaliteteve të
shquara. Kjo i shtyu shumë poetë t’i vihen kompozimit të
biografisë së profetit në vargje dhe të na japin vepra
të bukura poetike. Nga krijimet më të zgjedhura të
kësaj gjinie konsiderohet Mevludi "Vesilet-un-Nexhat"(1409)
i poetit turk Sulejman Çelebiu (1351-1422) nga Bursa. Kjo
vepër iu bë e njohur botës shqiptare dhe ka shërbyer
si gurrë frymëzimi për poetët tanë anonimë
që i kanë thurur vargje ditëlindjes së Muhammedit (a.s.).
Por nderi i autorit të parë, që i prin karvanit të
poetëve që kanë shkruar mevlude, i përket Muzafërudin
Gurburit, në gjuhën arabe, në shekullin XIII.
Kjo gjini ndikoi thellë edhe te krijuesit shqiptarë. Në
jetën e myslimanëve të vendit tonë ceremonia e mevludit
në mënyrë të organizuar dëshmohet se ka filluar
të kremtohet me tekst shqip nga fundi i shekullit XVIII. Autori
i Mevludit të parë shqip është Hasan Zyko Kamberi.
Në historinë e letërsisë shqipe, Osman Myderizi, studiues
i letërsise shqipe me alfabet arab, për rastin e dhënë
shkruan: "Mevludi (i H.Z.Kamberit) shquhet për disa tipare origjinale
të hartimit dhe për realizimin e thjeshtë që e kujton
Varibobën".
Në botimet e mëvonshme të Historisë së Letërsisë
Shqipe dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985), kur flitet për
H.Z.Kamberin dhe krijimtarinë e tij, nuk përmendet më Mevludi
i tij, ashtu siç nuk përmenden edhe vepra të tjera me
karakter fetar të Naimit "Qerbelaja", etj.
Në fund të shekullit XIX libri që ka depertuar më
tepër në shtëpitë myslimane dhe është bërë
mbarëpopullor, në mënyrë të veçantë
në periudhën e kremtimit të Mevludit, është libri
i Hafiz Ali Riza Ulqinakut (1853-1913). Ky libër është
botuar në vitin 1879 (1295 H ) në gjuhën shqipe,
me alfabetin osman, me titull "Terxhyme-i mevlud ala lisani arnaud".
Vepra "Mevludi Sherif-Lindja e Hazreti Muhammedit Alejhisselam" është
një përkthim i mevludit të Sulejman Çelebisë,
por në të përfshihen edhe mjaft pjesë origjinale, siç
është parathënia etj. Ai është shkruar në
të folmen e Ulqinit, prej nga ishte dhe autori.
Me vendim nr.139, dt.26.09.1933 të Këshillit të Përhershëm
të Komunitetit Mysliman, kjo vepër u botua me alfabetin latin
si vepër postume, nga Shtëpia Botuese "Kristo Luarasi". Ribotime
të kësaj vepre u bënë edhe më vonë nga Meshihati
i Podgoricës më 1970 dhe 1975, si dhe nga Komuniteti Musliman
i Tiranës dhe nga Biblioteka Muslimane Shqiptare e Miçiganit,
Brukselit etj.
Vepra përmban 27 tituj, në të përfshihet edhe parathënia,
ku autori tregon qëllimin që ka duke e shkruar në gjuhën
shqipe. Ai shpreh këtu keqardhjen për numrin e paktë të
librave me karakter islam që shum pakë janë shkruar në
gjuhën shqipe. Ai e quan një gjë të madhe që po
e shkruante veprën në gjuhën e popullit dhe kombit të
vet:
N’gjuhë të Shqipes kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue.
Ky mevlud dihet përmendësh nga shumë besimtarë dhe
këndohet në shumë vise të Shqipërisë, të
Kosovës dhe në trojet shqiptare të Malit të Zi, sidomos
në Ulqin, vendlindja e autorit. Mevludi i Hfz. R. A. Ulqinakut, perveç
edukimit fetar, ka luajtur një rol të rëndësishëm
dhe në mbijetësen e gjuhës shqipe. Ai ka spostuar variantin
turqisht të Çelebiut dhe ka futur në mënyrë
masive gjuhën shqipe në ritet fetare, duke e bërë me
të kuptueshme përmbajtjen dhe më të afërt për
ithtarët e besimit islam.
Gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të
këtij shekulli, në harkun kohor në mes Mevludeve të
H.Z.Kamberit dhe të Hfz.A. Ulqinakut, janë botuar dhe disa të
tjerë. Në trevat e Kosovës ka qenë përhapur dhe
vazhdon ende Mevludi i Tahir Efendi Popovës, i cili për
herë të parë u botua në Stamboll në vitin 1905
me titull "Mendhumetul mevlud fi efdalil mevxhud bi lisanil arneud" (Poezi
mbi lindjen e krijesës me të lavdishme, në gjuhën shqipe)
MEVLUD. Perveç botimit të parë me alfabet osman, ky Mevlud
pati disa ribotime me alfabetin e gjuhës së sotme shqipe në
Ankara dhe në Prishtinë. Botimi i vitit 1984 paraprihet nga një
parathënie ("Disa fjalë në fillim")të Sh.Ahmetit, si
edhe të një fjalori në fund të çdo faqeje për
të lehtësuar kuptimin e tij. Duke qenë shumë i ngarkuar
me fjalë të huaja, ky tekst nuk lejon ta shijosh përmbajtjen
e tij të bukur.
Kemi të dhëna se një "Mevlud" në gjuhën shqipe
me shkronja të alfabetit turk është botuar në Ankara
më 1944 me autor H.Zejnulla Ozjashar. Gjithashtu jemi
në dijeni se në vitin 1970 në Damask të Sirisë
është botuar një mevlud në dialektin e Kosovës
dhe me alfabet arab nga i njëjti autor por me emrin e tij të
vërtetë, Zejnulla Jashari, i cili me origjinë ishte nga
fshati Durbesh i rrethit të Gjilanit në Kosovë. Kemi bindjen
se "Mevludi" i Jasharit është ribotim, që pason "Mevludin"
e tij të botuar në Ankara.
Në zonën e Çamërisë ka qenë shumë
popullor "Mevludi" i Hafiz Abdullah Zemblakut. Ky shërbeu
për të mbajtur gjallë tonet islame dhe ato kombëtare
gjatë gjithë kohës së ndrydhjes që ushtronin grekët
mbi popullsine shqiptare. Hfz.A. Zemblaku ka qenë njeri me veprimtari
të gjerë fetare. Janë të njohura botimet e tij si "Hytbet",
"Tefsiri i Jasinit" etj.
Në zonën e Shqipërisë JL i njohur ka qenë sidomos
"Mevludi-Lindja e Pejgamberit" i Hafiz Ali Korçës (1934).
Mevludi i Hfz.A.Korçës shquhet për një gjuhë
më bashkëkohore, për një konceptim të ri në
thurjen poetike. Hfz. A. Korça njihej për kulturën e tij
të gjerë, për njohjen e gjuhëve klasike të Orientit,
për qëndrimin e tij ndaj ateizmit dhe komunizmit.
Në vitet ’30 personaliteti tjetër i botës shqiptare islame
H.I.Dalliu, i njohur si teoricien dhe njekohësisht si publicist, botoi
veprën "E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed", Mevludi. Kjo
vepër e Hfz.I.Dalliut, me përmbajtjen e saj të gjerë
me rreth 6000 vargje, bën që të shquhet mbi të tjerët.
Në diasporën shqiptare të Amerikës fitoi popullarizim
"Mevludi" i Idriz Lamajt. Ky "Mevlud" paraprihet nga një parathënie
e Imam Vehbi Ismailit dhe shoqërohet nga trajtesat "Poezia shpirtërore
islame", "Zanafilla e Mevludit" dhe "Poezia shqiptare islame të poetët
shqiptarë dhe Mevludi shqiptar". Ky botim me panoramën që
sjell përfaqëson një kontribut të ri në formimin
e lexuesve lidhur me kulturën fetare islame. Idriz Lamaj ka një
gjuhë mjaft të zgjedhur.
Dy vjet me vonë, në vitin 1984, besimtarëve myslimanë
shqiptarë të Maqedonisë iu paraqit një variant i ri
i Mevludit, i punuar nga Imam Fahredin Osmani dhe i përgatitur
për shtyp nga Qufli Osmani. Botimi i këtij Mevludi, i pastruar
nga fjalët orientale, si dhe më i pasur në tematikë,
plotësoi një nevojë të kohës. Në parathënie
shpjegohet se "Në çfarëdo alfabeti të shkruhet apo
gjuhë të këndohet Mevludi, ka të njëjtin shpërblim
(thevap) nga Zoti xh.sh., këtë e cekim ngase ende ekziston bindja
e gabuar te disa individë... se "Mevludi"... me alfabetin arab ka
më tepër shpërblim".
Mevludet në gjuhën shqipe janë shtypur në Stamboll,
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Vaterbury, Miçigan
(SHBA), Bruksel, Ankara, Toronto, Damask etj. Ekzistojnë edhe shumë
"Mevlude" në dorëshkrim, si p.sh. ai i Ismail Floqit,
Abdullah Sulejman Konispolit dhe i Haxhi Miçigickos, Tahir Efendi
Llukës etj.
Për të formuar një ide lidhur me evoluimin e formulimit
gjuhësor të Mevludeve, po japim fragmente nga Mevludet
e disa autoreve:
Hasan Zyko Kamberi
Lumeja ti në këtë dynja,
Lumeja ti ç’paske thënë,
që të dhanë këtë evlat,
tjatër ëme s’i është dhënë.
Hafiz Ali Ulqinaku
Amine e ama e Muhammed Mustafasë,
Prej asaj erdh Ai Diell i gjith dynjas,
Në hak t’Asaj shum nishane u bën beli,
Prej sadefje leu Ajo kokërr Inxhi.
Hafiz Ali Korça
Si ay ta duam iman’ e vatanë
Për udhë rrefenjës mjaft kemi Kur’anë.
Po mbajtmë Kur’anë, mbajtmë lumtërinë,
Me të munt ta mbajme din’ e kombësinë.
Tahir Efendi Popova
Sa lutje që bajmë te Ti me na i pranu,
Dhe dëshirat të gjitheve me nai plotsu.
Idriz Lamaj
E lumja Emine kush do t’th’rras -Nanë,
Yt bir, Profeti që gëzon tokë, hanë.
Fahrudin Osmani
Mu afrua dhe me gjoks ai më shtrëngoi
M’tha: Lexo me emër të Zotit që të krijoi.
Konkludojmë që "Mevludet përfaqësojnë një
syth të veçantë në letërsinë tonë
dokumentare për rëndësine e disaaneshme të tyre".
JETËSHKRIMET
KUSHTUAR
PERSONALITETIT TË PROFETIT
Përveç Mevludeve ekzistojnë edhe jetëshkrimet
kushtuar personalitetit të Profetit islam. Kryesisht këtu grupohen
shkrime biografike në prozë, studime biografike, ese etj. Siç
e pamë më lart, Mevludet iu kanë paraprirë këtyre
studimeve. Biografi të plota për Muhammedin a.s filluan të
botohen në shekullin tonë. Me daljen më vete të Shqipërisë,
si dhe me krijimin e gjeneratave të reja që po mbaronin shkollat
e mesme dhe studimet e larta, u ndie nevoja dhe u bë e mundur njohja
më e thellë e jetës dhe të veprave të Profetit
islam. Mevludet që këndoheshin në kolektiva të ndryshme
gjatë një muaji, nuk plotesonin të dhënat për
të cilat kishin nevojë besimtarët, sidomos brezi i ri. Si
rrjedhim, filluan të botohen të dhëna të shkurtra biografike,
fragmente të shkurtra dhe ese.
Në faqet e shtypit shqiptar, kohë pas kohe u botuan edhe artikuj
nga autorë të huaj. Por të gjitha këta nuk i plotësonin
kërkësat në rritje të besimtarëve dhe të
intelektualëve shqiptarë në përgjithësi. Në
përgjigje të këtyre nevojave, në vitin 1929 doli botimi
i parë biografik me titull "Muhammedi Profeti i islamizmës",
vepër e autorit të mirënjohur Muhammed Ali nga Pakistani.
Kjo vepër u përkthye nga Omer M.Sharra dhe u botua me miratimin
e Këshillit të Larte të Sheriatit. Vepra e lartpërmendur
është një nga veprat e para në literaturën dokumentare
shqipe. Ajo u prit shumë mirë nga publiku. Në parathënien
e këtij libri, përkthyesi shpreh opinionin e tij se ky libër
është "Kryesisht me u dhanë një dritë atyre që
janë në errësirë dhe nuk kanë dijeni të vërtetë
në parimet islame si dhe prijësin e këtij besimi". Përkthyesi,
duke qenë i ndërgjegjshëm për antagonizmat që
ekzistonin, i nisur nga qëllimi se ky libër do të shërbejë
edhe në aspektin e edukimit patriotik, shton se qëllimi i këtij
libri është edhe hedhja e themeleve për një afrim me
të ngushtë, dhe një bashkpunim më të sinqertë
mes njerëzve. Duke parë se shpeshherë në opinionin
e disa shtresave kishte tendenca nënvlerësimi, përkthyesi
e mbyll parathënien e tij me bindjen se libri i M.Aliut do të
japë njohuri të tilla mbi figurën e madhe të Muhammedit
a.s. si mirëbërës i njerëzimit, duke i dhënë
atij atë vend nderi që edhe myslimanët u japin prijësve
të feve të tjera.
Me kalimin e kohës, ky libër, megjitheqë pati ribotime,
nuk i përmbushte plotësisht kërkesat e shoqërise intelektuale
shqiptare në rritje. Fluksi i ideve komuniste që po përhapeshin
në Shqipëri e bëri të nevojshme nxjerrjen në pah
të Muhammedit a.s. në tërë dimensionet e tij.
Pikërisht në këtë kohë, Beqir Çela,
një nga intelektualët më të shquar shqiptarë dhe
njohës i mirë i qytetërimit britanik, përktheu kryeveprën
e personalitetit anglez të shekullit XIX, Thomas Carlylit (1795-1881)"Heroi
si profet -Muhammedi dhe islamizma", me parathënie të Ismet Totos,
një nga përfaqësuesit me të dëgjuar të neoshqiptarizmës
për kohën. Kjo vepër e kishte bërë të dëgjuar
Carlylin në publikun anglo-amerikan që në vitin 1840, kur
kjo vepër u botua për herë të parë në Londër.
Intelektualët shqiptarë, duke lexuar këtë vepër,
panë se mendimtari i shquar anglez e vlerësonte shumë lart
Muhammedin dhe veprën e tij. Carlyli e dashuroi heroin e tij. Ai shkruan
se Muhammedi ishte "Një karakter serioz dhe i sinqertë, por prapë
i dhembsur, i shoqërueshëm, bile dhe shakatar, një qeshje
e mirë në buzët e tij". Njerëzit që e rrethonin
kishin vënë re"se ai gjithmonë fliste diçka plotëkuptim,
se ishte një njeri i parrëmbyer në fjalë, i heshtur
kur nuk duhej me thanë gja, por i qëllimshëm, i mençur
dhe i sinqertë, kur fliste, gjithmonë, duke i hedhur dritë
çështjes".
Në këtë përkthim lexuesit gjetën edhe përshkrimin
fizik të profetit nga autori: "Fytyrën e tij të hijshme,
mendjen e ndritur dhe të ndershme, në ngjyrë të përzieme
kuq e kafërenje dhe sytë e zes të shkëlqyeshëm".
Në botën intelektuale, botimi i kësaj vepre në gjuhën
shqipe pati jehonë të veçantë. Zbulimi i figurës
së Muhammedit a.s. nëpërmjet kësaj kryevepre që
dilte nga pena e Carlylit lëkundi shumë pikëpamje, rrëzoi
shumë opinione të gabuara dhe detyroi mjaft njerëz që
personalitetin e Muhammedit a.s. t’a shihnin në një optikë
të re. Carlyli theksonte se "Ai nuk mundet të jetë ndryshe,
veçse i sinqertë" dhe se "Feja e tij nuk ishte një fe
e lehtë, por me agjërime të veshtira, lajme, formula të
koklavitura e të rrepta, falje pesë herë në ditë
dhe shmangie prej verës" (faqe 59). Lexuesit shqiptarë panë
se Carlyli e vlerësonte veprën e Muhammedit a.s dhe fjalët
e tij nga ana letrare shumë lart. "Une mendoj, - se as në ungjill
as gjëkundi gjetkë nuk është shkruar një gjë
e tillë me vlere të barazueshme".
Jehona e përkthimit të Carlylit u përsërit në
diasporën shqiptare të Amerikës në vitet ’90. Ajo pati
dy ribotime. Suksesi që korri tregoi edhe një herë vlerën
që ka edhe vendin që zë Muhammedi a.s. në historinë
botërore, aq më tepër kur një vlerësim i tillë
nxirrej nga një mendimtar anglez, siç ishte Tommas Carlyli,
kundërshtar i materializmit dhe i racionalizmit.
Një vepër e plotë mbi jetëshkrimin e Muhammedit
a.s në këto vite u shkrua nga Hafiz Ibrahim Dalliu. Kjo vepër
titullohej "E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed a.s.". Kjo vepër
u shkrua në poezi në bazë të modelit lindor të
ilahive, që shoqërohen me muzikë. Ajo përmban 31 tema,
duke formuar kështu në tërësi nj poemë të
gjatë, nga më të gjatat në gjuhën shqipe. Vepra
në bazë të strukturës që ka paraqetkarakter të
dyfishtë: Ajo është në të njëjtën kohë
mevlud, dhe po në të njejtën kohë edhe një libër
biografik.
Poema përmban një informacion të gjerë mbi jetën
dhe veprimtarinë e Muhammedit (a.s.), shkruar me një gjuhë
popullore, të thjeshtë dhe pa pretendime stilistike. Natyrisht
që në këtë poemë ka plot figura letrare, përshkrime
patetike që ngjallin emocione të forta, epitete, krahasime të
bukura, por njëherazi vepra ka edhe mjaft fjalë të huaja.
Në arkivin e Peshkopit Fan.S.Noli, Kryetari i Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë është gjendur një
ese me titull "Muhammedi". Ky punim i Nolit u përfshi në botimin
e veprave të tij të plota, në vëllimin e katërt.
Afirmimi që i bën Noli personalitetit të Muhammedit (a.s.),
i përforcon tezat e Th. Carlylit. "Islami-thekson Noli,- ishte një
lëvizje shoqërore e klasave të ulëta". Noli, si historian
bën konkluzionin rreth islamizmit me këto fjalë: "Një
varg reformash, mund t’i atribohen drejtpërsëdrejti Muhammedit
(a.s.). Këto janë: Monoteizmi, zhdukja e idhujtarisë, heqja
e flijeve njerëzore, heqja e vrasjes së fëmijeve, heqja
e feudeve fisnore, heqja e kastave shoqërore në gjirin e islamit,
ndalimi i pijeve alkoolike, kufizimi dhe rregullimi i poligamise, reforma
në të mirë të grave dhe të klasave të ulëta,
trajtimi njerëzor i skllevërve joislamikë, vëllazerimi
i përgjithshëm brenda përbrenda islamit pa dallim race dhe
ngjyre".
Interes të veçantë paraqet trajtimi që F.Noli
i bën poligamisë, e cila është bërë objekt
sulmi, duke iu dhënë ngjyrat më keqdashëse. Sipas peshkopit
shqiptar: "Është fakt historik që çdo martesë
e Muhammedit pas vdekjes së Hatixhesë mund të shpjegohet
si një akt i nevojës politike, sepse të gjitha gratë
e tij, me përjashtim të Aishes, ishin gra të veja, të
shokëve të tij të vrarë në luftë, këto
ishin të gjitha të një moshe mesatare, çka në
Arabi ka kuptimin shumë të moshuara, sepse atje gratë
janë të pjekura që në moshën 10-vjeçare.
Prandaj, ai koleksion i mjerueshëm grash plaka ishte thjesht karikatura
e një haremi, siç e kupton zakonisht Përëndimi. Në
të vërtetë ai qe një azil varfanjakësh për
gra të veja e të moshuara".
Një numër botimesh fragmentare mbi jetën e Muhammedit
(a.s.) vërshuan gjatë viteve ’30 dhe në fillim të viteve
’40. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen
eregjimit komunist në Shqipëri, aktiviteti fetar dhe botimet
me karakter kulturor islamik sikurse kemi thënë u ndërprenë.
Kjo gjendje asfiksie për shtypin islamik vazhdoi për gati pesë
dekada. Botimet e pakta që kishin mbetur nëpër duart e besimtarëve
ose të bibliofilëve u mbajtën nëpër qelitë
e shtëpive për të bërë "gjumë" të imponuar
nga diktatura komuniste.
Botimet fetare në gjuhën shqipe tani kaluan në duart
e diasporës shqiptare. Më vonë rilindi iniciativa e shtypit
dhe në trevat shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia.
Viti 1960 është një vit sihariqi për të gjithë
besimtarët islamë shqiptarë. Imami i myslimanëve të
Miçiganit të SHBA-së, shqiptari Vehbi Ismaili, pas një
pune shumë- vjeçare të kujdesshme dhe plot pasion arriti
të hartojë të parën vepër origjinale mbi jetën
e Muhammedit (a.s) në prozë. Nga ana kronologjike kjo është
e dyta në gjuhën shqipe(origjinale). Siç dihet në
Miçigan të SHBA-së, ishte themeluar "Albanian Islamic
Center Harper Woods", e cila në organikën e saj përfshin
edhe bibliotekën myslimane shqiptare. Kjo bibliotekë ka një
veprimtari të gjerë. Në këtë veprimtari përfshihet
edhe botimi i kësaj vepre.
"Muhammedi Profeti Islam" vepër e I.V. Ismailit është
ndërtuar mbi bazën e gjinisë së tregimit. Ajo është
shkruar me pathos dhe ëshë paraqitur me një stil të
thjeshtë dhe joshës. Ilustrimet e bëjnë atë edhe
më të rrokshme. Pa mbushur ende 10 vjet, ky libër me biografinë
e Profetit, pati jehonë të madhe dhe në shumë vende
të tjera. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u përkthye në
gjuhë të tjera si: në arabisht, anglisht, gjermanisht, persisht,
polonisht, serbokroatisht dhe rusisht. Nëpërmjet këtij libri,
literatura shqiptare dhe me sakte gjinia e tregimit të saj fitoi terren
të ri njohjeje, sidomos në moshat e reja muslimane të këtyre
vendeve. Edhe në gjuhën shqipe kjo vepër pati disa ribotime.
Gjatë viteve ’80 - ’90, me kujdesin e mecenëve të Vebi
Ismailit dhe Isa Hoxhës, "Bibliotekat myslimane shqiptare" të
qëndrave islamike shqiptare të Miçiganit, New Yorkut,
New Jerseyt dhe Torontos bënë një numër të konsiderueshëm
botimesh me këtë subjekt. Ato janë kryesisht përkthime
nga anglishtja ose arabishtja, si dhe ribotime. Në mes këtyre
botimeve të tërheq vëmendjen vepra e mendimtarit të
shquar amerikan Robert L. Gulick, JR. "Muhammedi edukator", drama e shkrimtarit
të njohur egjiptian, Teufik el Hakimit "Muhammedi profeti njeri",
tregimet e Abdet-Tev-vab Jusuf "Muhammedi (në njëzet tregime)".
Edhe diaspora shqiptare e Belgjikës ndoqi këtë shembull
përsa i përket botimeve mbi këtë temë.
Kësaj serie i përket dhe vepra e Halit Muhamed Halit "Humaniteti
i Muhammedit a.s.", (përkthyer nga Neshat Xheladini), i cili është
autor i më se 40 monografive. M.F.Halidi në shkrimet e tij ka
pasur si moto: "Lirinë, logjikën dhe përparimin". Mëshira,
drejtësia, dashuria dhe përsosmëria morale janë objekt
trajtimi në këtë libër. M.Halid qe pedagog i Universitetit
të El Az’harit.
Me rrëzimin e regjimeve komuniste në vendet e Lindjes, botimet
për këtë temë rifilluan në Shqipëri dhe u
dendësuan në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë,
ku ka grupime myslimanësh shqiptarë.
Serinë e veprave të letërsisë dokumentare me subjekt
biografik mbi Muhammedin (a.s.)e hapi Shtëpia Botuese "Dituria"-Tiranë,
1991, me ribotimin e veprës së Muhammed Aliut "Muhammedi - profeti
ynë". Ky botim është nga botimet me tirazh me të madh
të bëra në gjuhën shqipe - 25000 kopje. Fatkeqësisht
nuk shënohet këtu përkthyesi dhe as origjina e autorit.
Në parathënie ka vetëm të shënuar: Lahore, 25
gusht 1923 dhe emrin e autorit Muhamed Ali, si edhe dy redaktorët
: Ali Musa Basha dhe Françesk Ziri.
Dy vjet më vonë, më 1993, pa dritën një vepër
tjetër e vëllimshme me rreth 800 faqe me këtë subjekt.
Vepra është origjinale, e treta e këtij lloji në gjuhën
shqipe nga autori Prof.Vehbi Sulejman Gavoçi. Kjo vepër mban
si titull "Jeta e Profetit Muhammed(A.S.S). Ajo përmban të dhëna
të shumta mbi jetën dhe veprimtarinë e Profetit,por atë
e vështirëson gjuha arkaike dhe dialektore si edhe gabimet e
shumta drejtshkrimore. Këto mungesa, që mund të mënjanoheshin
me një redaktim të kujdesshëm, nuk lënë të
shijosh përmbajtjen e pasur që autori ka shkruar me dashuri të
thellë. Mjafton të lexosh parathënien e kësaj vepre
për të kuptuar dashurinë e këtij autori dhe dëshirën
për t’i shërbyer vëllezerve të tij në Shqipëri,
në trevat shqiptare dhe në diasporë.
Në vitin 1994, Shtëpia Botuese e Shkupit "Logos-A" botoi biografinë
"Jeta e të dërguarit Muhammed S.A.V.", të përkthyer
nga anglishtja. Kësaj tematike i përkasin edhe disa botime të
tjera që i kushtohen jetës dhe veprimtarise së bashkëpunëtorëve
të Muhammedit (a.s.), që kanë edhe ata rolin e tyre.
Botime fragmentare mbi vlerat e mendimit teorik të profetit, mbi
qëndrimet ndaj shkencës dhe artit, ndaj problemeve sociale që
i preokupojnë të gjithë, ndaj qëndrimit që duhet
mbajtur ndaj fanatizmit dhe korrupsionit, si edhe qëndrimet e kolosëve
të mendimit, qoftë lindorë, qoftë atyre përëndimorë,
nuk do t’i trajtojmë në këtë studim.
Të gjitha këto pershtypje janë të përmbledhura
në poezinë e J.V.Gëtes "Kënga e Muhammedit", të
përmbledhura në veprën "Poezi të ndryshme". Kjo poezi
është përkthyer në shqip nga dy përkthyes të
mirënjohur: Skënder Luarasi dhe Perikli Jorgoni.
TRAJTIMET
E BESIMIT ISLAM, I PERSONALITETEVE DHE NDIKIMI I TYRE NË KULTURËN
KOMBËTARE NËPËRMJET VEPRIMTARIVE LAIKE
Një rol të veçantë në pasurimin e kulturës
islame kanë luajtur edhe trajtimet e besimit islam, i personaliteteve
dhe i ndikimit të tyre në kulturën kombëtare nëpërmjet
veprimtarive laike. Trajtimi i besimit mysliman në botimet apo në
veprimtaritë shkencore, artistike, etj. ashtu si edhe të besimeve
të tjera, si pjesë e jetës shpirtërore të popullit,
kanë qenë diçka normale në punën e studiuesve,
të krijuesve, në tërë traditën shqiptare të
këtyre fushave. Por, harmonizimi i kësaj pune me veprimtarinë
laike nuk ka qenë gjithnjë i njejtë. Ai ka pasur edhe luhatjet
e veta, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, për
arsyet që tashmë dihen, fillimisht duke u zbehur dhe pastaj në
ndalimin kategorik e deri në dhënien e ngjyrimeve ateiste edhe
të këtyre veprimtarive studimore, e artistike e kulturore në
tërësi.
Kjo fushë veprimtarie është shfaqur në këto
drejtime kryesore:
Së pari: Duke ruajtur rigorozitetin e vet shkencor, veprimtaria
studimore ka pasqyruar edhe idetë e pikëpamjet fetare të
autorëve, të njerëzve të thjeshtë apo personalitete
qofshin, bashkë me pikëpamjet apo ndjenjat e tjera.
Së dyti: Liria e forcave shkencore e krijuese për të
zgjedhur tematikën e tyre, si objekt studimi apo krijimi, ka mundësuar
ndriçimin sadopak edhe të elemente të besimit islam apo
të besimeve të tjera në Zotin, të kulturës islame
apo të kulturave të tjera, si pjesë e kulturës kombëtare
shqiptare.
Së treti: veprimtaria letrare e publicistike me anë
të shtypit të ditës apo atij periodik ka trajtuar edhe probleme
të besimit islam, të afirmimit të veprimtarive me rrezatim
në jetën shpirtërore të njerëzve tanë. Edhe
bashkëpunimi me letrarë e publicistë për të trajtuar
probleme të kësaj natyre në shtypin laik, nuk ka qenë
pa rrjedhojë pozitive në kulturën islame.
Së katërti: Arti e kultura, si shprehje të botës
shpirtërore të njerëzve, të njohura e të dashura
për ta, krahas pasqyrimit tërësor të botës shpirtërore
të njerëzve, ka pasqyruar edhe besimin në Zotin, në
islamin apo në një besim tjetër.
Së pesti: veprimtaritë studimore e shkencore të
organizuara për probleme sociale e fetare të besimit islam, por
me një përqëndrim forcash shumë të kualifikuara,
kanë ndikuar ndjeshëm edhe në pasqyrimin e aspekteve të
ndryshme të kulturës shqiptare.
Dihet, p.sh., që veprat e Naimit, të Fishtës, apo të
autorëve të tjerë, në mes të tjerave, krahas problematikës
kombëtare të drejtpërdrejtë, kanë edhe dimensionet
e tyre sociale e fetare. Konkretisht islamizmi i Naimit jo vetëm nëpërmjet
vargjeve të veçanta, si "E po silli Zotit besë dhe kësaj
fjalëzës sime..." por edhe në vepra të drejtpërdrejta
si poema "Qerbelaja...". Njëanshmëria në trajtimin e këtyre
kolosëve të kulturës shqiptare, duke u shmangur mendimin
fetar, është një mungesë e vërtetë e trajtimit
shkencor të tyre.
Vitet e fundit ka filluar një ridiminsionim i kësaj trajtese.
Madje, për Naimin, jo vetëm duke e studiuar në pikëpamje
letrare, gjuhësore, stili etj., por ka përpjekje edhe për
trajtesa në caqe disertacionesh për mendimin fetar të tij.
Para pak vitesh u ndërmorën disa studime edhe për njohjen
më mirë të personalitetit të shquar islam e të
kulturës shqiptare, Rexhep Voka. i lënë në hije nga
synime të caktuara sllavokomuniste. Duke përqendruar forcat më
të kualifikuara të intelektualëve shqiptarë në
ish-Republikën e Maqedonisë, u ndërmorën studime për
probleme të gjuhës së Vokës, të stilit të
tij, të mendimit pedagogjik e të veprimtarisë arsimore,
si dhe të ideve e pikëpamjeve të tij filozofike e fetare
etj. Mbi bazën e këtyre studimeve u mbajt një simpozium,
i shoqëruar me veprimtari të tjera social-kulturore. Sigurisht
nuk pretendohet se është shterruar studimi i këtij personaliteti,
por nga një veprim i organizuar laik u evidentuan edhe disa nga dukuritë
fetare të këtij personaliteti të shquar të besimit
dhe të kulturës.
Akademiku Jashar Rexhepagiqi me botimin e tij: "Zhvillimi i arsimit
dhe i sistemit shkollor të Kombësisë Shqiptare në territorin
e Jugosllavesë së sotme, deri në vitin 1918", botuar në
serbokroatisht dhe shqip, përkatësisht 1968 e 1970, evidenton
edhe disa veprimtarë të shquar fetarë dhe arsimorë
njëkohësisht. Puna e tyre shërbeu si nxitje e frymëzim
për hoxhallarët e klerikët e tjerë myslimanë,
por edhe si material për studiuesit e fushave të edukimint shqiptar,
ku kishte peshën e vetë të rëndësishme edhe edukimi
me parimet e moralit islam. Këtij qëllimi i shërbyen, gjithashtu
edhe studime të tjera të këtij autori, si "Shkollat shqipe
veçanërisht në Kosovë në vitet 1908-1910" etj.
Studime komplekse janë ndërmarrë edhe nga disa institucione
shoqërore, shoqata, me personalitete të tjera, siç është
rasti për Haxhi Vehbi Dibren dhe Haki Sharofin, për të cilët
u mbajtën sesione shkencore të organizuara nga Shoqata "Bashkësia
Dibrane" dhe Shoqata Intelektuale "Kultura Islame", gjatë vitit 1994.
Mandej botimet më të plota të veprave të Sami dhe
Naim Frashërit, që panë dritën e publikimit dinjitoz
në Kosovë, lanë shtigje për të kuptuar edhe pikëpamjet
e tyre fetare islame, çka nuk u bë në shtetin amë.
Madhështia e Hasan Tahsinit në fushën e edukimit vërehet
edhe në veprën "Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes",
një vepër tërësisht laike, si dhe "Mësuesit për
Kombin Shqiptar", të cilat për objekt kanë veprimtarinë
arsimore e pedagogjike edhe të disa personaliteteve në radhët
e hoxhollarëve të shquar. Kjo e fundit trajton për herë
të parë dhjetëra mësues hoxhallarë e shehlerë,
disa prej të cilëve, edhe pse trajtohen mbi kriterin problemor,
zënë një kapitull të veçantë, siç
janë: Rexhep Voka, Ibrahim Dalliu, Hafiz Shëmsedini, etj, përveç
dhjetëra të tjerëve që edhe këta përfshihen
për herë të parë në një studim shkencor laik.
Edhe në Revistën Pedagogjike, botuar në Tiranë,
janë botuar, në mes tjerash, artikuj studimorë që trajtojnë
probleme të mejtepeve e të alterimit të veprimtarisë
fetare me atë arsimore, sidomos nga Sulë Dedei.
Botimi i monografisë "Gostivari dhe Abdylhaqim Dogani" trajton
jo vetëm veprimtarinë arsimore të mësuesit të
shquar Abdylhaqim Dogani prej Gostivari, në gjuhën amtare shqipe,
por edhe veprimtarinë e tij tepër të veçantë
në botimet shkollore e didaktike, me synime në përmërsimin
e nivelit të mësimdhënies në shkollat shqipe islame.
Përveç abetareve shqipe me alfabet arab, turk, por edhe latin,
në vitin 1946, Dogani boton edhe "Sistemi i ri i mësimit fetar
sipas parimeve të pedagogjisë, në alfabetin turk. Por, Dogani
ishte njëkohësisht edhe një mësues shumë i afirmuar
i lëndëve të edukatës fetare, që shquhej në
radhët e mësuesve në shkollat laike, të cilët
miratoheshin me vendime të rëndësishme e të posaçme
nga Tirana (është fjala për Shqipërinë etnike).
Pas proceseve të demokratizimit dhe të vendosjes së pluralizmit
në disa vende, të europës JL përfshirë edhe Shqipërinë
dhe viset tjera ku jetojnë shqiptarët në trojet e tyre,
në Kosovë, Mal të Zi e në ish Republikën jugosllave
të Maqedonisë, botimet në fushën e besimit u bënë
më të hapura e të lira. Këto përfshinë edhe
veprimtarinë publicistike. Në organe të partive politike
ose të pavarura pati studime për probleme e shqetësime të
besimtarëve të Komunitetit Islam, portrete personalitetesh fetare,
pasqyrim të veprimtarisë së tyre etj. Veçanërisht
artikujt e Abdi Baletës dhe të Hysen Çobanit kanë
zënë një vend të veçantë për të
argumentuar teorikisht e praktikisht pikëpamje të gabuara apo
të qëllimshme kundër islamizmit në viset shqiptare.
Këta autorë kanë botuar edhe vëllime më vete për
synime të caktuara në dobi të kombit shqiptar e të
besimit islam.
Edhe botimi i Ahmet Kondos kushtuar jetës dhe veprimtarisë
së personalitetit të shquar të kulturës shqiptare,
Vexhi Buharaja, ndriçon në mënyrë të tërthortë,
por edhe të drejtpërdrejtë veprimtarinë e një
orientalisti edhe në dobi të kulturës islame në Shqipëri.
i kësaj natyre është edhe botimi i monografisë së
Demir Behlulit "Arabeska origjinale, në xhami të Kosovës
Lindore (1984-1994)" për të cilën H. Sulejman Rexhepi, kryetar
i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, shkruan: "...Kjo
vepër, e para e llojit të vet në librat shqip, dëshmon
për një punë dhjetëvjeçare të Demir Behlulit,
që e bëri në 17 xhami të ndryshme. Vlen të përshëndetet
sidomos tendenca dhe guximi i tij, që krahas arabeskave origjinale,
të "murosë" edhe arabeskat shqiptare, krahas shenjave fetare
të përdorë edhe ato kombëtare, florës origjinale
t’ia ndërlidhë edhe ato autoktone, krahas shtyllave të mermerta,
të krijojë, përmes teknikës së vet, edhe ato shtylla
origjinale me pamje të llojit të lisit që rritet nëpër
trevat shqiptare...
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kujdesen
për shtëpinë e Tij!"- përfundon H. Sulejman Rexhepi.
Në atë punim njihet lexuesi me artin islam, me pikturën,
skulpturën, arkitekturën, me dekorin, modelet dhe pastaj flitet
për xhamitë e vjetra në Kosovë, për objektet arkitektonike
të kultit, për tyrbet, sahatkullat, hamamet etj. Analizohen vlerat
e shumë objekteve fetare në Kosovë. i një rëndësie
të veçantë është edhe përkthimi i mbishkrimeve
Kur’anore në gjuhën shqipe.
Në monografitë kushtuar qendrave, qyteteve apo fshatrave,
sidomos në tre prej tyre shikojmë një pasqyrim me vërtetësi
të institucioneve fetare islame, si pjesë e kulturës së
qytetit apo të zonës a fshatit.
Tek monografia "Piroku ynë", e Daut Izairit, një botim njaft
dinjitoz, rreth 300 faqesh, zë vendin e vet edhe xhamia, duke i lënë
një kapitull të veçantë. "Dihet mirëfilli -thuhet
në këtë kapitull- se inisiativën e ndërtimit të
këtij tempulli e pati kryeplaku i atëhershëm Haxhi Beqir
Rexhep Kurtishi, pjesëtar i familjes së Hasanollarëve. Për
ndërtimin e xhamisë, kanë dhënë lëndë
ndërtuese, të holla dhe kanë kryer punë vullnetare
të gjithë fshatarët.
Pasi jepen imamët që kanë kryer procesione fetare islamike,
në mes të tjerave, thuhet: "Përveç faljes së
xhumasë në xhami, imamët ose muezinët kanë kryer
edhe detyra të tjera si: vaize, nasihate, mësimin e fëmijëve
në leximin e Kur’anit, ilmihallin, ahlakun, edukatën morale,
hatmeve (lexim Kur’anin), leximin e mevludit si dhe punë tjera fetare
të nevojshme për banorët e fshatit."
Në monografinë "Gradeci (Draudakum)" të Dr. Musa Krajës
dhe Dr. Sejfedin Harunit, krahas trajtimit historik, ekonomiko -shoqëror,
arsimor e kulturor, një kapitull i veçantë zë "Xhamia
dhe xhemati". Aty jepen specifikat e xhamisë madhështore të
Gradecit, me të dhëna të sakta të saj, të funksionimit,
të punës së imamëve, të këshillit të
xhamisë, të besimtarëve dhe të rolit të këtij
institucioni në jetën shpirtërore të fshatit prej 5
mijë banorësh, të shoqëruara edhe me disa fotografi.
Këtë kontribut sjell edhe monografia "Ulqini", si dhe albumi
fotografik me pamje nga qyteti, që evidenton edhe objektet kulturore
të kultit islam në atë qytet.
Tashti nuk tingëllon normale një praktikë pune studimore,
pa e pasqyruar në optikën e vet edhe rolin e fesë në
një fushë apo në një tjetër, jo formalisht, por
për peshën e jashtëzakonshme që ka ajo në ndikimin
e botës shpirtërore të besimtarëve të vet. Shembujt
nuk janë të paktë. Në një botim "Hakmarrja tek
shqiptarët" jepet edhe një kapitull i veçantë, me
titull: "Optika fetare për ndjenjën dhe veprimin hakmarrës".
Në leksionet e seminarët e Pedagogjisë që zhvillohen
në Universitet tek pjesët mbi teorinë e edukimit, në
pedagogji të përgjithshme, tashmë nënvizohet edhe roli
i fuqishëm edukativ i fesë dhe i institucioneve të saj për
edukimin e njerëzve. Kjo jo vetëm nuk e cënon karakterin
laik të shkollës, por e forcon karakterin shkencor të saj.
Kështu edhe në letërsi, psikologji, sociologji etj.
Ditët e fundit doli nga shtypi një punim shkencor i një
grupi autorësh, personalitete të fushës së edukimit,
me titull: "Reflektime social- pedagogjike", me autorë nga Universiteti
i Tiranës, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Universiteti i Tetovës,
Akademia Pedagogjike e Shkupit, Universiteti i Prishtinës dhe nga
Turqia. Në një botim të tillë laik, specialistësh
të afirmuar, në mes të problemeve të tjera, janë
trajtuar edhe probleme që ndriçojnë islamizmin në
disa drejtime të caktuara të studiuara. Në mes tyre janë:
"Idetë arsimore të Islamit", nga Kolë Tahiri, profesor në
Universitetin e Tiranës, "Qëndrimi ndaj fesë dhe motivacioni
religjioz i studentëve dhe i intelektualëve" nga Adem Tamo, po
profesor i këtij universiteti.
Edhe në fakultetet e shkencave shoqërore, në institucionet
e tjera, shoqatat kulturore e atdhetare, ashtu siç janë organizuar
veprimtari studimore, e simpoziume për probleme të ndryshme.
Me të drejtë është organizuar edhe ndonjë simpozium
kushtuar ndikimit të ndërsjelltë të kulturave në
mes popullit tonë e popujve të Lindjes së Afërme. Në
këto aktivitete janë mbajtur kumtesa interesante, disa prej të
cilave edhe për ndriçimin e çështjeve të veçanta,
ku ndihet ndikimi i islamizmit, siç qe sesioni i organizuar nga
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shoqata "Hasan Tahsini".
Në literaturën laike të botuar, me vlera të veçanta
janë studimet e profesor Skëndër Rizajt, sidomos libri "Kosova,
Shqiptarët dhe Turqit dje, sot dhe nesër", të cilat janë
rrjedhojë e shfrytëzimit, si rrallë studiues shqiptarë,
të arkivave të pasur të Turqisë, përfshirë
edhe ata të ish- Perandorisë Osmane.
Edhe botimet e realizuara nga shoqata dhe komunitete fetare kanë
ndikimin e tyre të ndjeshëm në tërë jetën
kulturore, pse e pasurojnë dhe e thellojnë konceptimin bashkëkohor
të çështjeve të veçanta. Në një
seminar ndërkombëtar që organizoi Shoqata e Intelektualëve
Shqiptarë "Kultura Islame", në dhjetor të vitit 1994, u
mbajtën shumë kumtesa interesante, rrjedhojë e studimeve
të kryera me theksime të veçanta aktuale dhe perspektive,
në mes të cilave nënvizojmë: "Shqipëria sot dhe
nesër, islami dhe identiteti i Shqipërisë sot në Evropë";
"Besimi mysliman është pjesë integrale e nacionalizmit shqiptar";
"Kontributi i klerit mysliman në pavarësinë dhe konsolidimin
e Shtetit Shqiptar" (1912-1939); "Vlera e objekteve të kultit mysliman
të shkatërruara dhe mundësia e restaurimit të tyre";
"Personaliteti i Profetit të islamit në letërsinë dokumentare
shqipe". Me shumë interes u pritën edhe dy kumtesa mbi fundamentalizmin
fetar, si rrymë politike antifetare, si dhe një kumtim: "Islami
në letërsinë shqipe dhe ndikimi në jetën shqiptare".
Ndërsa simpoziumi ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë
në vitin 1992, me temë: "Feja, kultura dhe tradita islame ndër
shqiptarët", i organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame
të Kosovës, trajton gjerësisht jo vetëm shumë
probleme të drejtpërdrejta të besimit islam, por edhe shumë
çështje të tjera, ose ndihmesa të studiuesve islamë
apo të besimeve të tjera për arsimin, kulturën, shkencën
etj. në të gjitha trevat shqiptare.
Nga kumtesat e mbajtura dhe ato që nuk mundën të lexoheshin,
(ndonëse nuk u mblodhën të gjitha), u arrit të botohen
72 prej tyre, nga studiues prej të gjitha trevave shqiptare.
Interes të veçantë paraqesin kumtesat: "Bazat e fesë
islame"; "E vërteta dhe paragjykimet për islamin në botë
dhe ndër shqiptarët"; "Roli i islamit në integrimin e Shqipërisë
etinike dhe të kombit shqiptar"; "Idetë edukative të Kur’anit";
"Fushat e veprimit filozofik në besimin islam"; "Momente të kalimit
në islam të popullsisë shqiptare në shek. XV-XVII";
"Shkaqet e pranimit të popullsisë së krishtere në klasën
e spahijve"; "Popullsia myslimane shqiptare në Ballkan në fund
të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX"; "Disa elemente
të besimit pagan në kulturën islame ndër shqiptarët";
"Prania e kulturës arabe-islame në mite, rite e besime popullore
shqiptare"; "Toleranca fetare në mes myslimanëve dhe katolikëve
në Kosovë"; "Toleranca në lëvizjet çlirimtare
të popullit shqiptar (shek. XVII-XVIII)"; "Tiparë të bektashizmit
të shqiptarët gjatë Rilindjes"; "Islami si dukuri sociolinguistike
shqiptare në shembull të folmes së Shkodrës"; "Terminologjia
islame dhe leksikografia shqiptare"; "Patriotizmi dhe besimi i Haxhi Ymer
Prizrenit shikuar nga pikëpamja psikologjike dhe etike".
Tema të tjera shumë të rëndësishme ishin edhe
ato me përqasje në fushën sociale, në publicistikë,
gjuhësi, në historinë e arsimit e të mendimit pedagogjik
shqiptar, në fushën e politikës kombëtare, në
histori, etnografi, etnopsikikë, në diplomaci, arkivistikë
etj, të cilat janë një bazë e mirë për thellimin
e mëtejshëm, madje edhe me pretendime deri edhe në monografi
të veçanta, që do pasurojnë bibliotekën islame
e atë mbarë- kulturore shqiptare.
Edhe të tjera veprimtari laike i kanë shërbyer vitet
e fundit besimit islam, ashtu si edhe besimeve të tjera, ndriçimit
të shumë pamjeve me ndikime në botën shpirtërore
të njerëzve tanë.
Botimet e shumë artikujve publicistikë e studimorë në
organet e shtypit, si në "Rilindja", "Dardania", në "Kosova",
e sidomos në revistën shkencore "Perla" e të tjera, kanë
pasur dhe kanë vlera të ndjeshme studimore dhe afirmuese për
çështje të veçanta të besimt islam, të
personaliteteve të njohura apo të paevidentuara.
Gazetarë me interesa intelektuale e morale të caktuara i nxjerrin
elementet që i përkasin së ardhmes, që i paraprijnë
asaj, duke shkruar për to, për faktet e dukuritë e tyre,
duke përfshirë edhe dukuritë fetare, veçanërisht
islame. Duke i zbërthyer e përpunuar në optikën e publicistit
bashkëkohor prirjet e drejtimet e tilla për të ardhmen,
siç është rritja në mënyrë shumë të
ndjeshme e numrit të të rinjve që besojnë, ato sigurojnë
edhe bashkëpunëtorë të kualifikuar në këtë
fushë, që së bashku të ndikojnë në përpunimin
e opinionit, e në radhë të parë për atë të
besimit islam.
KREU IV
FIGURA
TË SHQUARA ISLAME DHE KONTRIBUTI I TYRE NË EDUKIMIN KULTUROR
DHE SHPIRTËROR TË SHQIPTARËVE
Njerëzit e shquar, cilës do fushë t’i përkasin,
i japin fizionominë kombit, e mbajnë gjallë atë. Ndaj
çdo popull i përjetëson ata duke i nderuar me emrat e
tyre qytetet, rrugët, institucionet, shkollat etj. Çdo emër
i harruar është një faj, çdo emër i mohuar përbën
një krim, historik. Një krim përbën edhe një shtrembërim
me dashje.
Historia e shekullit XX, për popullin shqiptar, është
plot kthesa, plot batica dhe zbatica, plot heronj të heshtur. Faqet
e historisë të këtij shekulli regjistrojnë dy lufta
botërore, një luftë ballkanike, disa ngritje flamuresh,
një shpallje pavarësie, disa beteja, disa kongrese, disa kushtetuta
laike, ateiste, disa deportime të dhunshme, një gjenocid antiklerikal,
disa fushata për zhdukjen e faltoreve, klerikëve etj.
Në këtë vorbull të këtij shekulli, kanë
jetuar, vepruar dhe janë përpjekur një mori mendimtarësh,
predikuesish, luftëtarësh islamë. Disa prej tyre janë
imponuar me gjakun, djersën dhe qëndrimin e tyre në kthesa
historike, por disa i janë nënshtruar heshtjes së rëndë.
Ishte pikërisht një thirrje nga brenda, një detyrë
kombëtare, një ndjenjë drejtësie t’i nxjerrë në
dritë, t’i vlerësoi, këto figura që e lartësuan
fenë islame, kombin tonë, që na lanë një trashigim
të pasur, që na bën të mbajmë ballin lart.
Shqipëtarët me të vërtetë u pushtuan nga osmanët
dhe e humbën pavarsinë kombëtare, por ata edhe pse përqafuan
fenë islame, asnjëherë nuk u pajtuan me pushtuesin dhe as
nuk u asimiluan prej tij. Sigurisht që rrezatime kulturore, gjuhësore,
etnografike etj. pati, por ato nuk arritën ta asfiksojnë as gjuhën,
as doket, as zakonet tona etnike.
Një pjesë e shqiptarëve u angazhuan në detyra të
larta shtetërore, ushtarake, fetare, deri edhe diplomatike e kulturore.
Motivet e angazhimit ishin, aftësitë, trimëria, zgjuarsia,
karakteri i fortë e besnikëria. Madje shumë prej tyre me
shpresë për t’i shërbyer, nëpërmjet Perandorisë
edhe Atdheut të vet. Pra kur ishte çështja për të
mbrojtur interesat kombëtare të vendlindjes së tyre ata
nuk iu përulen kërkesave të Portës së Lartë.
Ndonëse pushtuesi bënte presion që të identifikohej
feja me kombësitë, kjo nuk u arrit asnjëherë. Qëllimi
kryesor i fesë është ta përgatitë njeriun për
jetën e amëshueme, pa mohuar edhe këtë që ai bën.
Në këtë aspekt, feja islame dhe kombi janë dy nocione
që nuk i kundërvihen njëri-tjetrit. Ky koncept ka ndikuar
në mënyrë thelbësore që shqiptarët, si një
popull me tradita të lashta dhe me një krenari shekullore, të
përqafojnë islamizmin edhe pse ajo ishte feja e pushtuesit.
Shembulli më i mirë për këtë është
Skënderbeu, i cili, ndonse i konvertuar në islamizëm, mori
edukatë islame dhe u rrit me moral islam, nuk e harroi përkatësinë
kombëtare. Për më tepër ai luftoi një çerek
shekulli në mbrojtje të pavarësisë kombëtare.
Pas epokës së Skënderbeut dhe pushtimit të trojeve
tona nga Turqia, ka qenë dhe kleri mysliman ai që ka dhënë
kontributin e çmuar në ruajtjen e gjuhës amtare, ndonëse
atë e ka shkruar me alfabetin arab. Klerikët myslimanë,
mësimet që jepnin, këshillat që transmetonin, vazet
që mbanin ditëve të premte nëpër faltoret i bënin
në gjuhën amtare shqipe. Edhe në mejtepet që drejtonin,
ata flisnin në gjuhën amtare, duke i mësuar dhe edukuar
nxënësit me moral kombëtar dhe me kërkesat e moralit
islam njëkohësisht, por me alfabet arab, ose turko-arab. Duke
përdorur këtë mjet të fuqishëm, ata ruajtën
dashurinë për gjuhën, me të cilën i thurën
lavdi fesë islame, i kënduan mevlude Profetit të tyre, duke
krijuar kështu plejada të tëra poetësh popullorë.
E gjithë kjo përfaqëson një qëndrim patriotik
të ulemave, myftilerëve, kadilerëve dhe hafizëve shqiptarë.
Ata asnjëherë nuk i nxitën besimtarët e tyre kundër
bashkatdhetarëve të një besimi tjetër. Përkundrazi,
ata iu prinë në luftë, duke luftuar krah për krah kundër
armikut të përbashkët. Ata luftuan për të drejtat
e vegjëlisë, për të drejtat e mbarë popullit,
siç qe p.sh., H.Sheh Shamia. Por një cilësi e klerit musliman
ka qenë modestia e theksuar e tyre dhe, për pasojë, mosvënia
në dukje e veprimtarisë së tyre.
Me kalimin e kohëve filluan të shquhen nga kleri islam edhe
një radhë shkrimtarësh, poetë e prozatorë, që
historia e letërsisë shqipe i ka mbiemëruar "Bejtexhij".
i tillë është p.sh. Nezim Frakulla i Beratit, autori i një
"Divani"i shkruar sipas modeleve të poezisë klasike iraniane,
Hasan Zyko Kamberi, një poet që u bë popullor, jo vetëm
në vendlindjen e tij, në Starje, por në tërë jugun,
e deri te Hfz. Ali Riza Ulqinaku, që u bë i njohur, që në
shekullin e kaluar, me "Mevludin"e tij, por edhe me veprimtarinë shumë
pasionante si mësues i fëmijëve. Këtu nuk duhen lënë
pa përmendur edhe dy figurat e shquara shqiptare nga Dukagjini, dy
poetë të shquar: Jahja Bej Dukagjini dhe Ahmed Bej Dukagjini,
që na e kthejnë shikimin në thellësi të viteve
të shekullit XV-XVI, të cilët në veprat e tyre mburren
se janë shqiptarë.
Të gjitha këto tregojnë se personalitetet e shquara shqiptare
që i përkasin klerit islam kanë qenë të lidhur
ngushtë me fenë e tyre islame, me kombin shqiptar dhe e kanë
ruajtur atë, dhe për këtë qëndrim patriotik këta
klerikë nuk kanë gëzuar ndonjë privilegj nga pushtuesi,
por përkundrazi në mjaft raste janë vënë në
shënjestër prej tij. Ka qenë edukata që kanë transmetuar
ata, forca e fjalës së tyre, nëpër xhamitë me
xhematin e tyre që kanë edukuar masat popullore, krahas frymës
fetare, edhe me vetëdijen e dashurisë për atdheun në
pjesën më të madhe të popullsisë.
Gjatë historisë plot zigzake, ka pasur raste kur vendi ka
ndier nevojën e hoxhallarëve, më vonë të teoricienëve
që kanë luftuar për mëmëdheun, të kadilerëve,
më pas të poetëve dhe më pas ende të politikanëve
e deri në shekullin tonë, kur një plejadë e tërë
klerikësh islam kanë qendruar në krye të lëvizjes
kombëtare kundër pushtimit sllav, atij grek e nazifashist me
pushkë e me penë në dorë. Ata përkthyen Kur’anin,
përkthyen Hadithet e Muhammedit (a.s), duke lënë kështu
gjurmët e tyre në lëvizjen islame në trevat shqiptare
të Shqipërisë, të Kosovës, të Çamërisë,
të Maqedonisë e të Malit të Zi.
Duke pasur parasysh kontributin që kanë dhënë, do
të përpiqemi të bëjmë një përmbledhje
të veprimtarisë të tyre. Në këtë mënyrë
do të mundohemi të plotësojmë atë zbrazëti
që për gjysmë shekulli pushteti monist u përpoq ta
errësojë. Duke qenë se tema jonë kufizohet brenda shekullit
XX, në këtë rreshtim të figurave që do të
bëjmë më poshtë, do t’i përmbahemi harkut kohor
të shekullit XX, pa lënë jashtë edhe ato figura që
kanë vepruar në kapërcim të shekujve XIX-XX.
Kriteri që është ndjekur në radhitjen e këtyre
figurave është kronologjik, kriter që mbështetet në
datën e vdekjes së tyre, duke pasur parasysh kontributin e tyre
në shekullin XX. Këtu është pasur parasysh pasqyrimi
i figurave të shquara fetare të të gjitha trevave shqiptare,
pa pretenduar se me këtë punë ne kemi shteruar hulumtimet
tona në këtë fushë.
Të gjithë mund të mos jenë të "shquar"në
kuptimin klasik të fjalës, madje mund të jenë edhe
të thjeshtë në pamje hierarkike, por ne do të ndalemi
tek ata, që shquhen për madhështinë e veprës së
tyre sa atdhetare aq edhe fetare.
Përsonalitete të kulturës islame
para Medresesë -Tiranë
Haxhi Hafiz Ismet Dibra, Muharrem Mullai, Haxhi
Vehbi Dibra Sadik Bega etj.
PËRSONALITETE TË KULTURËS ISLAME QË KANË
JETUAR E KONTRIBUAR NË FUND TË SHEK.XIX - GJYSMA E PARË
E SHEK. XX.
Said Najdeni
HOXHË VOKA I DIBRËS
Seid Najdeni është një nga veprimtarët e shquar
të lëvizjes kombëtare shqiptare, që zhvilloi veprimtarinë
e tij në kuadrin e Rilindjes, në drejtim të mësimit
të gjuhës së shkruar shqipe në zonën e Dibrës.
Seid Najdeni lindi në Dibër më 1864, ku mori edhe arsimin
fillor e atë plotor. Arsimin e lartë e bëri në medresenë
"Hajdar" të Fatihut në Stamboll. Këtë shkollë
e mbaroi në vitin 1888 dhe u kthye në atdhe i frymëzuar
për idealin kombëtar nga kontaktet që kishte pasur me përfaqësues
të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në Stamboll.
Mbresa te veçanta i la takimi me Naim Frashërin. Mori me vete
një sasi të konsiderueshme abetaresh, të cilat fillimisht
i shërbyen për hapjen e shkollës në Dibër, më
1888.
Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën
autoritetet pushtuese. Gjatë jetës së saj, sadoqë të
shkurtër, kjo shkollë pati një jehonë të madhe
në popull dhe ndikoi ne zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.
Në vitin 1893 S.Najdeni e hapi përsëri shkollën, në
krye të së cilës ai vendosi Hoxhë Muglicën, që
kishte mbaruar medresenë e Elbasanit. Për mbajtjen në këmbë
të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi
të mëdha, por ato nuk e zbrapsën S. Najdenin. Një vit
më pas edhe kjo shkollë u mbyll, por tani nevoja e shkollës
shqipe kishte pushtuar tërë dibranët.
S. Najdeni, duke e ndier nevojën e kontakteve drejtpërdrejta
me krerë të lëvizjes shqiptare, u nis, në vitin 1895,
në Stamboll, por atje u arrestua dhe u burgos në burgun e Edrenesë,
ku ndodheshin dhe patriotë të tjerë të shquar, si Haxhi
Zeka, Hamdi Ohri, Ibrahim Mitrovica e të tjerë. Pas lirimit nga
burgu përshkoi vilajetet shqiptare të Shkodrës, Manastirit,
Kosovës dhe të Janinës, si edhe ngulimet shqiptare në
Itali, Bullgari e Rumani.
Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai u burgos përsëri,
por me ndërhyrjen e miqve të tij u lirua. Më 1900 hapi për
të tretën herë shkollën shqipe në Dibër.
Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë
për zonën e Dibrës.
S.Najdeni mori pjesë në shumë tubime, për çështjen
kombëtare e sovranitetin e vendit siç qe Lidhja e Pejës
ku ai tha fjalën e tij.
Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë
dy. E para është "Fe rrëfenjësja e myslimanëve",
botuar në Sofie më 1900, dhe e dyta "Abetare e gjuhës shqipe
ndë të folë gegënisht", botuar po në Sofie më
1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është
një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore,
që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët
myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft
të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë
dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri:
atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur
në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria
për të është një armë e fuqishme, që
mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë
të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë
me të tjerët.
Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për
të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur
lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë
vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që
mbronin alfabetin latin. Parulla e tij qe: "Që shqiptarët të
shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me
u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes".
Tahir
Efendi Lluka
Pishtarë
i shkollimit Shqip në Kosovë
Tahir Efendi Lluka me veprimtarinë e tij u përket dy shekujve.
Ai ka një veprimtari të gjerë dhe origjinale, që lidhet
me botimet e tij me karakter fetar e pedagogjik në gjuhën amtare
shqipe, si dhe me punën e tij mësimore - mektebin, e ngritur
nga ai vetë në prag të shekullit tonë, 1900/ 1318H,
në Llukë. Me këto ai u fut në radhët e pishtarëve
të shkollimit shqip në Kosovë, sepse Tahir Efendi Lluka
nisej nga parimi që shkrim-leximi në gjuhën amtare shmang
prapambetjen dhe e ngre kombin shqiptar në radhën e kombeve të
tjerë të qytetëruar.
Tahir Efendi Lluka arsimin fillor e bëri në Shkup, kurse të
mesmin e më tej i vazhdoi në Stamboll, ku u shqua për rrezultate
të shkëlqyera. Për rrjedhim, ai u emërua myderis në
shkollën e lartë fetare islame të Fatihut në Stamboll,
ku shërbeu gati dhjetë vjet. Biografët e tij dëshmojnë
se Tahir Efendi Lluka bashkëpunoi me Hasan Tahsinin dhe me veprimtarë
të tjerë të lëvizjes kombëtare në Stamboll,
si Jani Vreto etj. Pas vdekjes së Hasan Tahsinit (1881), Tahir Efendi
Lluka u kthye në vendlindje, në fshatin Llukë e Epërme,
ku ngriti një mejtep, që për gjuhë mësimi kishte
gjuhën shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe në këtë
mejtep bëhej mbi bazën e grafisë arabe.
Duke pasur parasysh edhe botimet e tij në gjuhën shqipe, siç
qenë "Broshurë për moralin" ("Risale-i ahlak"),"Mevludi"dorëshkrimi"Urata
e besimtarëve" etj., si edhe ndërtimin e mejtepit, mund të
themi se ai luajti një rol të madh për të mbajtur gjallë
gjuhën e shkruar shqipe. Ai shkruan se shkolla është një
vend tubimi, një vend bashkimi. Në përbërjen e shkollës
së tij kishte djem dhe vajza, të cilët lexonin në gjuhën
shqipe.
Ai thekson vlerën e gjuhës amtare, sidomos shkrim-leximin
në këtë gjuhë, e cila do ta shkëpusë nga
prapambetja kombin tonë dhe do ta radhisë krahas kombeve të
tjera të qytetëruara. "Gjithsa kavm me g(j)uh t’vet jon tuj knue
hem tuj shkrue për dynja dit për dit kta tuej fitue e tuj madhnue
veç kavmi yn pa fitue tuj voglue".
Tahir Efendi Lluka u njoh edhe me emrin "Tahiri i vogël", meqë
me emrin "Tahiri i madh" njihej Tahir Efendi Gjakova-Boshnjaku, kishte
bërë përpjekje që më parë që të
përshtaste për gjuhën shqipe një alfabet arab dhe ia
kishte arritur. Me punën që bëri, ai ishte i bindur se me
alfabetin e saj gjuha shqipe do të mësohej shumë lehtë
("Fort shumë fajde ka me konë për Shqypnin", "Un i bona
masus kto për Shqypnin", "Gjithkush t’jen ka nxon ma kollaj"). Këtij
alfabeti i janë përmbajtur edhe shumë autorë të
tjerë, në këtë mënyrë të veçantë
në trevat e Kosovës. Veprimtaria e Tahir Efendi Llukës nuk
u pa me sy të mirë nga organet e shtetit të kohës.
Kur ai shkoi në Stamboll, mjediset qeveritare dhe ato fanatike e akuzuan
për ndërmarrjen e tij.
Veprimtaria e tij botimore dhe ajo në fushën e praktikës
pedagogjike kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve,
si të Dr. Muamed Pirakut, Mr. Abdullah Hamitit etj. Vdiq në prag
të Kongresit të Manastirit.
Kadri Gjata
Dëshmori
i çështjes kombëtare
Kadri Gjata është një nga figurat e shquara të Rilindjes
sonë kombatare. Arsimin fillor dhe atë plotor (Ruzhdijen) i bëri
në Libohovë, vendlindja e tij. Arsimimin e mesëm fetar e
bëri në Janinë, ku mbaroi medresenë e atyshme. Aty
dhe u vendos.
Më 1908, kur u shpall Hyrijeti, Kadri Gjata ishte burrë i
pjekur, 43 vjeçar. Ai mbulonte postin e myftiut të Janinës
dhe gëzonte një autoriet të ndjeshëm në tërë
popullatën shqiptare të Janinës. Në klimën e formuar
pas ardhjes në fuqi të turqve të rinj në Janinë,
u krijua klubi patriotik dhe filloi botimin gazeta "Zgjimi i Shqipërisë".
Për organizimin e klubit si dhe për nxjerrjen e gazetës
në këtë nyjë të rëndësishme, shkoi atje
patrioti Bajo Topulli, kryetar i Komitetit Revolucionar të Manastirit
dhe organizues i çetave patriotike në Jug. Në mbledhjen
që u organizua për krijimin e klubit, në praninë e
300 përfaqësuesve, Kadri Gjata u zgjodh anëtar i kryesisë
dhe, pas njëzet muajsh veprimtarie, ai u zgjodh kryetar i atij klubi.
Në këtë periudhë u lidh ngushtë me Nuçi
Naçin, i cili qe drejtor i gazetës "Zgjimi i Shqipërisë",
që nxirrte ky klub. Klubi, nën drejtimin e Kadri Gjatës,
mori emrin "Bashkimi" dhe kishte një program shumë ambicioz.
Ai synonte në sigurimin e të drejtave kombëtare, shtrirjen
e arsimit shqip, botimin e librave dhe të materialeve të tjera
etj.
Pranë klubit ngriti një shkollë shqipe dhe organizoi
qarkun letrar "Toskëria"(1910). E rëndësishme është
veprimtaria e këtij klubi në zonat e Çamërisë.
Të gjitha këto veprimtari e bënë shumë popullor
emrin e Kadri Gjatës, por, nga ana tjetër, shtuan edhe urrejtjen
e xhonturqve dhe të shovinistëve grekë. Këta të
fundit, më 12 korrik 1912, organizuan vrasjen e tij nga një çetë
e përbërë prej 22 vetash, që kryesohej nga kapedanët:
Jani Puteci, Gogua dhe Farmaku. Shtypi shqiptar dhe tërë trevat
shqiptare e qanë "Dëshmorin e Kombit", "Patriotin e pavdekshëm",
"Shpirtin dhe zemrën e shqiptarizmës në Janinë", "Djalin
e Shqipërisë", myftiun e nderuar të Janinës.
MULLA ISUF KRAJA
(Krajë, 1849 - Shkodër, 1912)
Isuf Kraja është një nga personalitetet e larta fetare
dhe shoqërore me prejardhje nga zona e Krajës, një trevë
etnikisht e pastër shqiptare, trevë e njohur si vatër albanologësh
të shquar shqiptarë, si dhe për hoxhallarë me emër
e personalitet të afirmuar me punë e studime.
Isuf Kraja, i biri i Aliut, nga fshati Kështenjë i Krajës,
i lindur atje në vitin 1849, i nxitur nga kushëriri i tij i parë,
Abdullah Begu, një krajan që kishte ecur e ngjitur lartë
në hierarkinë shtetërore të Perandorisë Osmane,
si Komandant i Gardës së Perandorisë, apo siç thuhej
në një burim tjetër, si Ministër i thesarit i Perandorisë,
me ndihmën e të cilit përfundoi me sukses studimet e larta
për teologji.
Jeta e gjatë në Stamboll dhe rrethi miqësor e fisnor
i krijoi mundësi të qendronte e të njihej thellë me
personalitete të shquara shiptare që punonin në Stamboll,
me burra të shquar të Rilindjes sonë, lidhjet me të
cilët i ruajti edhe pas ardhjes së tij në Shqipëri.
Pas kthimit nga Stambolli, duke sjellë me vetë një bibliotekë
shumë të pasur, u shqua për ndihmë konkrete në
ngritjen arsimore e sociale të bashkatdhetarëve, duke mësuar
të vegjlit e të rriturit.
E ushtroi veprimtarinë e hoxhës e të mësuesit në
Krajë, Postribë, në Nenshatë dhe në Shkodër,
duke marrë pjesë aktive në jetën politike, fetare e
sociale të Shkodrës. Shkollat e hapura në zonën e Krajës,
si shkolla e Ostrosit të Vogël, që ishte hapur që në
vitin 1896, në Arbnesh që në vitin 1895, në Skie që
në vitin 1892, mbanin lidhje të ngushta me intelektualë
krajanë në Shkodër, ku Molla Isuf Kraja kishte një
rol të veçantë. Ai ishte funksionar fetar në një
repart të madh ushtarak dhe njëkohësisht kryente edhe detyrën
e hoxhës në qytet. Veprimtarinë e tij fetare e harmonizoi
natyrshëm me atë kombëtare, madje edhe duke bashkëpunuar
ngushtë me klerikë të tjerë, përfshirë edhe
të feve të tjera, siç kishte mik të ngushtë
klerikun katolik të Nenshatit, etj, çka ndikonte dhe rrezatonte
nga miqësi në mes dy teologëve, në miqësi e harmonizim
në mes bashkëqytetarëve të besimeve të ndryshme.
Isuf Kraja shërbeu nga viti 1900 edhe si mësues i historisë
dhe i gjeografisë në shkollën Ruzhdie të qytetit.
Profesor doktor Hajrullah Koliqi, në monografinë "Kraja ndër
mote". në mes tjerash shkruan: "Një shkodran tjetër me prejardhje
krajane, ishte edhe Isuf Kraja. Ai ishte një nga veprimtarët
më të shquar të Rilindjes Kombëtare në Shkodër
dhe i arsimit kombëtar shqiptar. Isuf Kraja, krahas Luigj Gurakuqit,
Musa Boriçit, Anton Xanonit, Ali ulqinakut, Daut Boriçit,
Ndre Mjedës, Gaspër Jakovës-Mërturit, Shtjefën
Gjeçovit., etj ishte një nga burrat e atdhetarët më
të shquar shkodranë e më gjerë".
Mungesa e një shteti të organizuar në viset shqiptare,
i kishte lënë shumë shtigje vjedhjeve e grabitjeve jo vetëm
të individëve, por edhe lagjeve e fshatrave, nga cubat, që
kusarinë e kishin bërë mjet jetese. Në vaset që
jepte, molla Isuf Kraja shtronte edhe problemet aktuale që e preokuponin
xhematin e tij, sidomos në fshatrat ku shërbeu, duke u dalur
hapur që të organizohen për vetëmbrojtje të shtëpive,
pasurive e nderit të tyre, ndaj cubave, që dukeshin sa në
një anë në një tjetër. Duke mos u pajtuar me qëndrimin
pritës, hoxha që rrinte gjithnjë i armatosur, për të
njëjtën arsye, organizoi një lloj vetëmbrojtjeje dhe
nuk la këmbë cubi që të hynte ne fshat. Të gjendur
para një mase të tillë, cubat vendosën të grabisin
disa krerë bagëti pikërisht në fshatin ku punonte molla
Isufi. Me të dëgjuar lehjet e qejve, hoxha vëzhgoi me kujdes
dhe konstatoi se fshati ishte bërë pre e hajdutëve. Ndezi
dritën e llambës së vajgurit, por menjëherë pushka
qëlloi drejtë e në llambë, dmth, hajdutët kishin
marrë masa për parandalimin e hoxhës në veprimtarinë
mbrojtëse. Por, hoxha e dha alarmin me pushkë, sipas sinjaleve
që kishin kombinuar me fshatin, duke u ngritur i madh e i vogël
në këmbë në mbrojtje te fshtit, çka i bëri
të iknin me të katra hajdutët, që nuk e parashikonin
një organizim të tillë vetëmbrojtës kundër
tyre.
Në atë trevë në Krajë, pas vdekjes së
Isuf Krajës, në vitin 1912, në Shkodër, vazhduan dy
nipa të tij veprimtarinë fetare dhe arsimore. Djali i motrës
së Isufit, Tahir Kandaqi, për të cilin shkruhet: "Janë
dhjetra e dhjetra banorë dhe intelektualë të krahinës,
të cilët i janë mirënjohës që i mësoi
dhe i edukoi. Njeri me kulturë të gjerë, ai ishte shpirt
nxitës e frymëzues i rinisë. Biblioteka e tij e pasur në
shtëpi kthehej shpesh në parlatore e vend mbledhjesh. Dinte përmendesh
përmbri dy mijë vargje të Naimit dhe ua lexonte të
rinjve. U fliste atyre për mëmëdhenë, për lirinë,
për gjuhën amtare dhe i nxiste si dijetar, si mësues dhe
si atdhetar".
Është një tyrbe në Krajë, pikërisht varri
i Tahir Kandaqit, i kthyer nga banorët në një tyrbe të
rrethuar bukur me mermer e në mjete estetike të denja për
një vend të shenjtë, një vend ku njerëzit venë..
Një tjetër nip i Isuf Krajës, djali i vëllaut, është
molla Hysa nga Kështenja i njohur si hoxhë i devotshëm,
edukator edhe me peshën e fjalës së tij dhe trim. Trimëria
e tij është shfaqur në mbrojtje të njerëzve të
persekutuar nga pushteti jugusllav, përfshirë edhe të vdekurin,
nderimet e të cilit ia ka bërë në kundërshtim
të hapët me urdhërat e prera të organeve për ta
braktisur, etj.
Isuf Kraja la edhe djalin në Shkodër, vajzat...
Por, mungesa e aftësive intelektuale e bashkëshortes, për
arsye që dihen për femrat tona të asaj periudhe, i la shteg
të tjerëve të merrnin me thasë librat e rralla e shumë
të vlerta, pasuria e vetme e molla Isufit, e të shpërndaheshin
sa andej këndej nga individë, që i kishin apo jo mundësitë
e shfrytëzimit e mbase edhe të ruajtjes së tyre, si një
fond i rrallë kulture.
Hafiz Ali Riza Ulqinaku
Autori
i Mevludit Shqip
Një ndër figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare
është edhe Hafiz Ali Riza Ulqinaku, veprimtar i Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. Sipas L.Skëndos, Ali Ulqinaku i përkiste shkollës
letrare dhe shkencore shqiptare të traditës islame, të njohur
si bejtexhinj.
Lindi në Ulqin më 1853, ku mori dhe mësimet e para. Më
vonë u shkollua në Shkodër dhe në Stamboll. Fillimisht
ka punuar si imam dhe myfti në Ulqin. Që në moshë të
re u mor me përkthime dhe përshtatje në gjuhën shqipe
të veprave letrare moralizuese dhe mësimore.
Ka lënë vepra të botuara, dorëshkrime origjinale
dhe përkthime. Ka botuar më 1884 një përmbledhje me
tre vepra të veçanta: Përkthimin shqip të veprës
turke "Huda Rabbim", Mevludin, të ndarë në katër kapituj,
me 634 vargje gjithsej dhe Një Fe-rrëfenjës të përbërë
nga 804 vargje. Ndërsa në dorëshkrim ka lënë një
abetare shqip dhe tre fjalorë. i pari është hartuar në
vargje, metodë kjo e suksesshme dhe praktike për mësimin
e gjuhëve të huaja nga nxënësit e fillores. i dyti
është shqip-turqisht, ndërsa fjalori i tretë është
turqisht-shqip.
Veprën "Mevludi sherif" e shqipëroi më 1873. Kur u shpërngul
në Shkodër më 1879, veprën e solli dorëshkrim.
U botua në vitin 1885/86 sipas dëshmisë së vetë
autorit. Ky Mevlud u përhap në mënyrë të rrufeshme
në të gjitha trevat veriore shqiptare të besimit mysliman.
Mevludi mësohej përmëndësh, kopjohej. Vepra mori karakter
didaktik dhe patriotik, sepse Hfz. Ali Ulqinaku i bëri një parathënie
në vjershë dhe i shtoi një pjesë origjinale. Në
parathënie shkroi për domosdoshmërinë e lëvrimit
të gjuhës së pastër shqipe.
Pikërisht për këtë pati pasoja nga pushtuesit. Kështu
u detyrua të lërë Ulqinin dhe të vendoset në Shkodër
e më vonë në Lezhë.
Hfz. A.Ulqinaku u mor me veprimtari letrare, filologjike e pedagogjike,
jo i shtyrë vetëm nga feja, por dhe nga nevojat e popullit për
dije e arsim, kulturë dhe shkencë. i shtyrë nga dashuria
për gjuhën shqipe, për ruajtjen e saj dhe të kombësisë
shqiptare.
Për veprimtarinë e tij dhe për nxënësit përshtati
një alfabet të shqipes mbi bazë të grafisë arabe.
Këtë e bëri për nevojat aktuale të kulturës
e të shkrimit shqip, për përhapjen e saj legale në
atdhe. Bëri që shqipja e folur të shkruhej, të ruhej
e të kultivohej.
Vepra letrare e Hfz.Ali Ulqinakut ndikoi fuqishëm në krijuesit
letrarë me alfabet që erdhen pas tij. Ndikimi i tij haset dhe
në një plejadë shkrimtarësh të shkolluar nëpër
medrese të ndryshme, midis dy luftërave botërore. Vdiq më
1913.
HAZIZ
LILA.
Mësuesi
i gostivarit dhe i strugës
Në agim të shekullit XX një Hafiz i ri nga Strebleva
e Gollobordës, i porsaardhur nga studimet që kishte bërë
në Stamboll, u emërua mësues i frëngjishtes në
Gostivar, në Strugë e më pas drejtor i shkollës "Idadije"
në qytetin e Dibrës. Ky është Haziz Lila, që më
vonë do të bëhej myfti, zhvilloi një aktivitet të
gjerë fetar dhe patriotik në periudhën para shpalljes së
Pavarësisë. Ai solli me vete mjaft libra në gjuhën
shqipe dhe i shpërndau ato fshehurazi, propagandoi te bashkëfshatarët,
në mes të të cilëve banonte, frymën patriotike
dhe, mbi të gjitha, përhapi alfabetin shqip, duke propaganduar
njëkohësisht mospajtimin me politikën serbe dhe duke iu
kundërvënë propagandës serbe dhe përpjekjeve për
pushtimin e tokave shqiptare.
Aktiviteti patriotik dhe antisllav i tij i ra në sy naçalnikëve
serbë, të cilët e arrestuan, e shoqëruan me një
njësit ushtarësh prej tetë vetash dhe e vranë me të
shtëna armësh, në vendin e quajtur "Gezden të Stebleves",
më 7 qershor 19915. Haziz Lila i përket martirëve të
gjuhës dhe të shkollës shqipe.
Hoxhë Muglica
Martiri
i Arsimit Shqip
Historia e martirëve shqiptarë ka regjistruar në vitin
1915 edhe Hoxhë Muglicën, i cili ra nga plumbat e ushtarëve
serbë te Ara e Sheremetit të Muglicës, me thirrjen burrërore:
"Rroftë Shqipëria! Rrofte kombi shqiptar!" Kjo thirrje i tmerroi
ushtarët serbë, të cilët kishin bërë shumë
përpjekje që ta kapnin këtë hoxhë arrogant, por
elokuent, këtë hoxhë që, së bashku me fjalët
e Zotit, luftoi edhe për Shqipërinë e lirë.
Hoxhë Muglica lindi në katundin Okshtun të Gollobordës
më 1856. Ai që propagandist i shquar i arsimit kombëtar,
i librit në gjuhën shqipe dhe i shkollës në gjuhën
amtare në zonën e Dibrës. Mori pjesë në Kongresin
e Dibrës (1909) dhe në Kongresin e dytë të Manastirit
(1910). Qe një ndër përkrahësit e shkollës së
parë Normale, të cilën e furnizoi me kontigjente nxënësish
nga Golloborda, Okshtuni etj. Ai arriti të organizojë një
qendër mësimore në zonën e Dibrës dhe t’u mësojë
nxënësve gjuhën e shkruar shqipe dhe besimtarëve fenë
islame.
Në shtëpinë e tij shpesh janë strehuar rilindës
që ndiqeshin nga turqit, midis tyre dhe Abdyl Frasheri, gjatë
udhëtimit të tij për në Prizren.
HOXHË VOKA
Personaliteti
i shquar rexhep voka
Personaliteti i shquar Rexhep Voka lindi në fshatin Shipkovicë
të Tetovës më 1847. Arsimin fillor e mori te hoxha i fshatit,
ne Shipkovicë, dhe atë të mesëm fetar në qytetin
e Tetovës, kurse arsimin e larte fetar e kreu në Stamboll, ku
mori ixhazetin (diplomën) e myderizit. i vlerësuar për rezultatet
e tij të shkëlqyera u emërua pedagog pranë fakultetit,
ku kishte bërë edhe studimet.
Më 1895 u kthye në vendlindje ku fitoi një reputacion
të madh. Më 1903 emërohet myfti i vilajetit të Manastirit,
i cili atë kohë përfshinte rreth 2 mijë fshatra shqiptarë.
Si shumë patriotë të tjerë, edhe Rexhep Voka në
fillim mbajti anën e turqve të rinj. U aktivizua në tubimin
e Bukureshtit të vitit 1906, përkrah Ismail Qemalit, në
atë të Ferizajt të vitit 1907, si edhe në Kongresin
e Dibrës.
Në një artikull në "Shqypoja e Shqyperisë"të
vitit 1910 shpreh gabimin e vet për çështjen e alfabetit.
Çështjen e alfabetit Rexhep Voka e pa në dritën e
politikës xhonturke. Ai e konceptoi atë si diçka të
lidhur me fenë. Punoi që gjuha shqipe të shkruhej me alfabet
arab të përshtatur me fonetikën shqipe. Sipas Hasan Kaleshit,
në muajin mars të vitit1910, tetovari Rexhep Xhudi, i biri i
Nuredin Vokës, i paraqiti parisë së Janinës një
trajtesë, ku rekomandon alfabetin arab për shkrimin e gjuhës
shqipe. Në vijim të këtij qendrimi, Rexhep Voka, pasi përpiloi
alfabetin shqip me shkronja arabe, hartoi dhe abetaren po me këto
shkronja, të cilën e titulloi "Abbeja skip". Abetarja u botua
në Stamboll, më 1910, dhe kishte 20 faqe. Më 1911 ai botoi
edhe "Gramatikën elementare shqipe", si edhe një tekst mësimor
fetar "Ilmihali i hollësishëm shqip", ku trajtohen parimet fetare
islame.
Për të kuptuar personalitetin e Rexhep Vokës dhe qendrimin
e tij, duhet vlerësuar përmbajtja e veprës së tij "Mendime",
botuar në Stamboll më 1910. Vepra u shkrua në të folmen
e Tetovës. Me interes këtu paraqiten pjesët "Disa fjalë
vëllezërve shqiptarë", "Din e dije"(vjershë), "Mësime"
etj. Në këtë vepër Rexhep Voka mbron pikëpamjen
që "Shkollat t’i hapim dhe në mos paçim mundësi të
ndërtojmë ndërtesa të mëdha, në kolibe me
kashtë t’i tubojmë fëmijët vetëm që të
mësojnë", "Ne shqiptarët është turp të mbesim
më poshtë se popujt e tjerë". Të tilla qendrime janë
të shumta në këtë botim.
Në faqet e shtypit shqiptar të Kosovës, si edhe të
atij të Maqedonisë, rrallë është diskutuar ndonjë
figurë sa ajo e R.N.Vokës. Veprimtarisë së tij për
arsimin shqip islam, si dhe veprimtarisë së tij atdhetare, i
kushtohet një kapitull i veçantë në librin voluminoz
"Mësuesit për kombin shqiptar".
Rexhep Voka ishte i lidhur shumë me fenë dhe njëkohësisht
ishte një atdhetar i madh. Ai lëshoi kushtrimin që "të
bashkohemi për t'i dhënë kombit dije, edukim e arsim". Ai
nuk ishte dogmatik në qendrimin e tij dhe qe në gjendje që
qendrimet e tij t’i shikonte me sy objektiv. Pikërisht ky qendrim
i tij objektiv e bëri të heqë dorë nga pikëpamja
e parë. Ai preferoi të privohet nga çdo privilegj i ofruar,
të jetojë duke shitur lule nepër sokaket e Stambollit dhe
të vdesë i varfër për të mbetur besnik i idealeve
kombëtare dhe i atyre fetare, të cilave u kishte shërbyer.
E parë me syrin kritik, vepra e Rexhep Vokes ka pasur një ndikim
pozitiv në përhapjen e diturisë për arsimin në
gjuhën amtare, për kulturë islame, si dhe për shkrim-leximin
në gjuhen shqipe, larg ndikimit të shkollave sllave.
Rexhep N. Voka vdiq në vitin 1917 (?) në varfëri të
thellë në Stamboll.
Në Shipkovicë është ngritur një përmendore
në nderim të tij. Janë organizuar veprimtari, në mes
të cilave një simpozium, ku kanë mbajtur kumtesat e tyre
personalitete të shquara të kulturës e të fesë
në ato treva shqiptare. Ato hedhin dritë mbi vlerat gjuhësore
të veprës së R.Vokës, mbi pikëpamjet pedagogjike,
mbi pikëpamjet filozofike e sociale, etj. Vepra e Vokës është
lënë në hije nga paragjykime indoktrinuese sllavokomuniste.
Rexhep Voka ka botuar shumë artikuj gjatë kohës së
qendrimit të tij në Stamboll, por që nuk janë studiuar.
KADRI LUTFULLA PRISHTINA,
Luftëtar
Për Bashkimin Kombëtar
Në çerekun e parë të shekullit XX, një rol
parësor dhe shumë - dimensional në historinë e Shqipërisë
luajti Kadri Lutfulla Prishtina, luftëtari për bashkimin kombëtar.
K. L. Prishtina mbaroi studimet teologjike në Stamboll, dhe krahas
tyre, bëri dhe normalen e Lartë të Stambollit, si dhe Fakultetin
e Drejtësisë pranë Universitetit të Stambollit.
Si burrë shteti, ai qe për Shqipërine etnike dhe demokratike.
Kryesoi Komitetin për Mbrojtjen Kombetare të Kosovës, përfaqësoi
Kosovën si deputet i parlamentit të parë shqiptar (1921),
u emërua Ministër i Drejtësisë në kabinetin e
Qeverisë Shqiptare (1921), që kryesohej nga Hasan Prishtina.
Si jurist u shqua për mbrojtjen e tij parimore. Si publicist dhe teolog,
ai drejtoi revistën "Udha e s’vërtetës", ku shprehu pikëpamjet
e tij politike, sociale, filozofike e teologjike.
Më gjerë platformën e tij e paraqiti në revistën
"Bashkimi i Kombit", ku theksonte se "ka për qëllim kryesor me
këshillue bashkëfetaret tanë, me ua mësue këtyre
parimet e thjeshta të fesë, me i pshtue prej zhgatërrimit
të kryekputshëm, me edukue tek ata ndjenjën e bashkimit
e të jetuarit tok në shoqërinë njerëzore, me i
ba gjymtyrë të dobishëm për jetën shqnore kombëtare
tonën gjithë ata gjysëmdijetarë tonë, tue iu folun
këtyne mbi baza të shëndosha e të vërteta të
besimit, me i dhanë një zhvillim mendor krejt popullit, përderisa
të na mbrijë fuqia në lëme të filozofisë,
të sociologjisë e të politikës".
Ai përpiqet të krijoje një opinon shoqëror pozitiv
lidhur me fenë, duke e parë atë si një element bashkimi,
si një doktrinë që nuk pengon përparimin e shkencave,
si një fuqi"që ruan rregullin dhe disiplinën në mes
njerëzvet".
Nëpërmjet artikujve që botoi dhe forumeve që drejtoi
ose mori pjesë, shtroi probleme të rëndësishme, që
kishin të bënin me zhvillimin e arsimit në atë kohë,
duke i trajtuar ato nga këndvështrimi shoqëror e politik.
Që më 1920 kërkoi që arsimi fillor të behej i
detyruar,ndersa arsimi gjysmë i mesem falas, por jo i detyruar. Ketij
projekti i shtohej hapja e konvikteve për nxenesit e zonave të
largeta. Përsa i përket administrimit të hallkave të
ndryshme, ai qe i mendimit që shkollat fillore dha ato qytetese të
administroheshin nga keshillat administrative të pushtetit lokal,
ndersa shkollat e mesme dhe institucionet e arsimit të larte të
ngriheshin dhe të administroheshin nga shteti. Në baze të
punes edukative-arsimore ai vuri edukimin patriotik, karakterin praktik
të njohurive dhe aftesimin e nxenesve për të përballuar
në menyrë të pavarur nevojat e jetesës.
VILDAN FAIK DIBRA
Mrojtësi
i Alfabetit Shqip
Reka e Dibrës është një nga vendet ku kanë
lindur shumë përsonalitete të lëvizjes kombëtare.
Ata nuk janë vetëm luftëtarë me armë, por edhe
luftëtarë me penë. i tillë ishte edhe Vildan Faik Dibra,
nga Rimnica e Rekës.
Vildani arsimin fillor dhe atë të mesëm e bëri në
Dibër, ku kishte një arsim të zhvilluar në gjuhë
të huaj turko-arabo-persiane, nga ku dolën shumë patriotë
të shquar si Haxhi Vehbi Dibra, Said Najdeni (Hoxhë Voka i Dibrës),
Hfz.Maliq Tanusha, nga Tanusha e Rekës, idhtar i zjarrtë i Klubit
të Stambollit, Hfz.Abdurrahim Dauti, propagandues dhe mësues
i gjuhës shqipe etj.
Studimet e larta i vazhdoi në Stamboll, kur, si shumë shqiptare
të tjerë, dhe ky pati rezultate të shkëlqyera në
përfundimin e medresesë së lartë. i vlerësuar
për përgatitjen e lartë që kishte fituar, u emërua
profesor në medresenë e lartë të Yskydarit. Në
këtë pjesë të Stambollit, gjatë dhjetëvjeçarit
të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos gjatë
dhjetëvjeçarit të parë të shekullit tonë,
ku ky shërbente aty, pati shumë shqiptare në këtë
qytet. Më vonë aty u hap edhe një shkollë shqipe, shkolla
"Kosova" me nxënës refugjatësh shqiptarë.
V.F.Dibra u aktivizua në lëvizjen kombëtare të fillimit
të shekullit XX, duke përqafuar programin e saj. Mori pjesë
në Klubin "Bashkimi" të Stambollit dhe e përfaqësoi
atë në Kongresin e Manastirit të 1908-ës.
Qëndrimi i tij në këtë Kongres, pro ose kundër
alfabetit të Stambollit, kishte një peshë të madhe.
Shumë nga pjesmarrësit prisnin nga do të anonte Hfz.Vildani.
V. Dibra, duke shprehur pikëpamjen e tij në bazë të
thënieve Kur’anore, theksoi: "Feja dhe Kur’ani nuk kanë kurrfarë
lidhje me alfabetin. Mësimi i gjuhës shqipe me alfabetin latin
nga pikëpamja fetare s’ka asnjë ndalim". Duke pasur parasysh
anen praktike, ai tha se mësimi i gjuhës shqipe me këtë
alfabet është më i lehtë.
Hfz.V.F.Dibra është autor i disa veprave letrare-fetare e
filozofike në gjuhët e Lindjes. Gjithashtu ai është
autor edhe i monografive në lëmin e drejtësisë, në
kuadrin e të drejtës së Sheriatit.
Ai, me cilësinë e përfaqësuesit të Komitetit
të Stambollit mbajti një varg ligjeratash gjatë vitit 1908
në disa qytete të Shqipërisë. Këto ligjërata
dëshmojnë për erudicionin e tij, pathosin patriotik dhe
elokuencën profesionale. Vdiq në Stamboll më 1925.
HOXHË
HASAN VOGLI
Gjuhën
Shqipe Do Ta Mbrojmë Edhe Me Gjak
Çerek shekulli i parë i historisë së zhvillimit
të kulturës dhe të arsimit në Tiranë lidhet ngushtë
me emrin dhe veprimtarinë e Hoxhë Hasan Vogli. Hapja e
alfabetit të Stambollit, funksionimi i shkollës fillore "Ylli"
në Tiranë, qendresa heroike ndaj përsekutimeve që iu
bënë patriotëve nga Shevqet Durgut pasha e më vonë
nga Esat Toptani, themelimi i jetimores së Tiranës dhe shumë
vepra bamirëse, e bënë shumë të dashur dhe të
nderuar emrin e Hasan Voglit.
Hasan Vogli rrjedh nga një familje tiranase me tradita atdhetare.
Ai kreu shkollën plotore (Ruzhdie) në Tiranë, kurse në
Shkodër vazhdoi shkollën pedagogjike me gjuhë mësimi
turqishten, "Daru-mualiminë". Sipas të dhënave, ai ndoqi
edhe arsimin e lartë në Stamboll, ku u pajis me një kulturë
të lartë teologjike. Që në fillim u ingranua në
lëvizjen patriotike. Si kredo të vepimtarisë së tij
shoqërore ai kishte parullen "Jam shqiptar, flas shqip dhe gjuhën
shqipe do ta shkruaj edhe me gjak".
Kësaj motoje ai nuk i devijoi asnjëherë. Shërbeu
si mësues i shkollës fillore shqipe të Tiranës, që
drejtohej nga Filip Hashiku, duke e filluar punën me 1901. Njëkohësisht
shërbeu si mësues edhe në shkollat e tjera turke, gjithmonë
duke iu përmbajtur parimeve të tij. Me shpalljen e Pavarsisë
punoi si mësues në disa shkolla të Tiranës, derisa
vdiq në moshën 58- vjeçare. Në këto shkolla
dha lëndë të profilit fetar, paralelisht me lëndë
të tjera të kulturës së përgjithshme.
Më 1910 dhe më pas me ardhjen e rrebelëve të Esat
Toptanit, siç thotë Hfz.Ibrahim Dalliu, në librin e tij
"Patriotizma në Tiranë", ai u ndoq dhe u përsekutua, në
mënyrën më çnjerëzore, derisa mbeti i gjymtë.
H.Vogli i përkiste atij grupi njerëzish me karakter të
fortë, që nuk përkulen dhe që as nuk i nënshtrohen
dhunës. Shkonte i pari në xhami dhe dilte i fundit. Që nga
më kryesorët që mbrojti vendimet e Kongresit të Lushnjes
dhe u radhit krah për krah me ithtarët e qeverisë që
doli nga ky Kongres. Ai nuk shkroi ndonjë vepër, por fjala e
tij qe aq e fortë si para xhematit në xhami, ashtu edhe para
nxënësve në shkollë.
H.Vogli ishte prototipi i myslimanit të devotshëm. Kudo që
do të ndërmerrej ndonjë nismë për të ndihmuar
nevojtarët ose për të ngritur ndonjë institucion që
mungonte, ai do të zgjidhte kuleten e tij, do të angazhohej me
tërë autoritetin që gëzonte. Shumë vajza jetime
i kanë gëzuar martesat e tyre në sajë të ndihmave
që ai u ka dhënë. Jetimorja e Tiranës është
ndihmuar nga ky burre i madh, i cili, pas vdekjes, ullishtet e tij ia kaloi
si pasuri këtij institucioni.
HAXHI
ALI ELBASANIT
Përfaqësuesi
i Unitetit Kombëtar
Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet më se gjysmë
shekulli në shekullin e kaluar dhe më se një çerek
në të sotmin. Ai përjetoi ngjarje të dhëmbshme
të vëllezërve të tij: betejat, copëtimin e vendit,
mërgimet e detyruara, varfërinë e popullit, përçarjen
që mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
I pajisur me kulturën e lartë fetare, të cilën e
kishte fituar në aulat e Universitetit të Stambollit, dhe i frymëzuar
nga idealet kombëtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit,
i cili e zgjodhi deputet e më pas dhe anëtar i Senatit. Vajtja
në Haxh e pasuroi botëkuptimin e tij me ndjenja fisnike të
moralit Islam.
Në mënyrë të vaçantë Haxhi Ali Elbasani
u shqua si publicist, veprimtar shoqëror e patriot. Gjatë kohës
që qe në Turqi, drejtoi gazetën "Zemra" ("Yrek"), që
botohej në dy gjuhë: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Në
dalje të saj, kjo gazetë u bë tribunë e pikëpamjeve
lidhur me nevojën e organizimit të arsimit në Shqipëri.
Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte
si organ të vetin gazetën "Fjala e drejtë".
Pikëpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirëkuptimin
në mes besimtarëve të feve të ndryshme etj, janë
pjesë e ideve të rilindësve. Ai propagandonte tolerancën
e mendimit, në bazë të së cilës shtronte bashkëpunimin
në mes myslimanëve dhe kristianëve: "Myslimanët duhet
t’u shtrijnë dorën kristianëve, sepse kjo e forcon kombin
shqiptar".
Më 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe të Besës
Shqiptare", me qendër në Elbasan. Me qëndrimet e tij, me
kulturën që zotëronte si myderiz dhe përvojen që
kishte fituar sa kohë shërbeu në organet legjislative të
Turqisë, Haxhi Ali Elbasani fitoi një popullaritet jo vetëm
në Elbasan, por dhe në të gjithë zonën e Shqipërisë
së Mesme.
Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar në vitin 1928.
QAMIL BALA
Drejtori I parë I medresesë (tiranë)
Në vitet ’20 ishte pjekur mendimi për të krijuar një
shkollë të mesme fetare islame me fizionomi bashkëkohore.
Ithtarë të kësaj ideje dhe iniciatore të kësaj
ndërmarrjeje u bënë përsonalitete të shquara të
politikës shqiptare të atyre viteve. Me shkatërrimin e Halifatit,
ngritja e një shkolle të tillë shtrohej si një çështje
emergjente. Grupi i iniciatorëve kryesorë përfaqësohej
nga Hfz.Vehbi Dibra, senatori Sali Vuçiterni, intelektualët
e shquar Qamil Bala, Mehdi Frashëri, e Ferit Vokopola etj.
Medreseja që do të ngrihej synonte të përgatiste
klerikë të ditur, të pajisur me njohuri të larta fetare,
filozofike e shkencore, në përkatësi me arritjet e arsimit
bashkëkohor.
Drejtimi i kësaj medreseje iu caktua Q.Balës. Qamil Bala i
lindur në Gilan të Kosovës, dhe që kishte mbaruar studimet
në Stamboll, kishte një përvojë të gjatë
pedagogjike si mësues në gjimnazet e Janinës, Selanikut
dhe Manastirit, si dhe drejtor i gjimnazit në Jeruzalem, drejtor arsimi
në Damask e Elbasan. Ai kishte marrë pjesë në Kongresin
arsimor të vitit 1922 dhe qe anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare
e Kosovës".
Këtij përsonaliteti iu besua drejtimi i Medresesë të
Tiranës më 1 mars 1924. Ai paraqiti planin mësimor të
kësaj shkolle fetare, ku do të jepeshin lëndët: Kur’ani,
Fikhu,gjuha arabe, gjuha shqipe, gjuha frënge, historia e Shqipërisë,
gjeografia, shkencat, aritmetika e gjeometria, higjena dhe lëndët
e djathtësisë (vizatim, gjiimnastikë dhe muzikë).
Për nga programi dhe plani mësimor, kjo medrese ishte e barazvlershme
me gjimnazet bashkëkohore. Në këtë traditë eci
ajo, nga bankat e së cilës dolën klerikë të aftë,
studiues, shkrimtarë e deri akademikë.
MEHMET AKIF ERSOJ
Personalitet
Shqiptaro Turk
Ndër shqiptarët që kanë bërë emër
në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është
edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga
një familje intelektuali, myderizi.
U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për
veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të
një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të
vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
"Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë
arabishten, e cila ishte gjuha e Kur’anit dhe persishten, gjuha e letërsisë
osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten.
Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që
e kishte gjuhë amtare...".
"Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në
Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’
ku kishte shkuar edhe në Pejë për t’u çmallur me
të afërmit".
Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij
e njohur "Kur’an - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë
në revistën "Resimli Gazete". Në vitin 1908 filloi botimi
i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor i saj
Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të
cilave me pseudonimin "Sa’di".
Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë
e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila është botuar në
vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë
vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç
Ahmet", "Sa’di Pasa Imami", etj.
Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që
sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për
Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore
1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe
ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të
tjera".
Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar
me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs,
por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të
tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të
tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në
gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të
gjitha anët.
Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe
i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër
për një kohë. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin
perandorak dhe imperializmin perëndimor, të ashtuquajtur "qytetërim".
M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët
ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur
në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar
në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.
HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)
Komentatori
Më i Mirë i Kur’anit Në Gjuhën Shqipe
Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me
12.03.1867. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit
në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave
juridike etj, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e
ushtroi deri më 1912. Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin
e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij. Më 1912 shkon delegat në
Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë
(Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë
së Përkohshme të Vlorës), zëvendësonte Ismail
Qemalin kur ai mungonte.
Zotëronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emërua
myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë,
post që e mbajti deri më 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti
Musliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme.
Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me
dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi
shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash
centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së
faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e
statutit.
Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë
revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në
hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë. Në
këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Musliman Shqiptar
u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më
1935 H.V.Dibra shkon për herë të dytë në Qabe,
ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
H.V.Dibra ishte një nga komentatorët më të shkëlqyer
të Kur’anit në gjuhën shqipe. Këto konferenca të
mbajtura në xhami janë botuar në revistën "Zani i Naltë".
Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në SHBA nga Imam
Vehbi Ismaili, nën titullin "Ç’urdhëron Kur’ani?"
Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin
te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator
i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët
më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij
të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë
inteligjencien e tyre.
Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore
thoshte:
"Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në
krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye,
me drejtësi...".
Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist
të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen
e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë
shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar
të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar
të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani
janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut
të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të
bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë".
"Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin
e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk
mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike
që e lumturojnë një popull".
Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët,
Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë
para të cilave gjendej Komuniteti Musliman Shqiptar, të cilin
ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte
një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin
e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të
ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:"Injorancën s’mund ta justifikojmë
me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në
atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studue deri kur
të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të
largëta për të studiue ". Sipas tij trashëgimia islame
e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme
në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne,
"duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të
largëta se ç’kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët
e parë të trevave tona".
Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik,
ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria për atdheun
është pjesë e besimit". Vdiq në Tiranë në
vitin 1937.
Sali
Niazi Dede
Kryegjyshi
Botëror i Bektashinjve
Është një nga figurat më të rëndësishme
të lëvizjes bektashiane shqiptare. Kryesoi Kryegjyshatën
e Tiranës menjëherë pas krijimit e saj nga Këshilli
Gjyshnor i Shqipërisë.
Përgatitjen si dervish dhe pastaj në gradat më të
larta të hierarkisë klerikale ai e mori në Anadoll, pranë
teqesë së Haxhi Bektashit.
Në Starje të Kolonjës, që ishte vendlindja e tij,
kishte bërë vetëm arsimin fillor. Në atdheun e tij
erdhi më 1908 për herë të parë dhe më 1932
për herë të dytë dhe përfundimisht, ku u vendos
në krye të Kryegjyshatës.
S.N.Dede e udhëhoqi me sukses Kryegjyshatën, e cila fitoi
një reputacion të madh dhe shtoi radhët e saj me shumë
përsonalitete të shquara të vendit.
S.N.Dede dallohej për talentin e tij poetik.
Ai ra viktimë në vitin 1942 në rrethana të paditura.
MULLA HASAN MASURICA
Hoxha
Inovator
Mulla Hasan Masurica është bir i një familjeje kosovare
të madhe nga Krileva e Kamenicës.
Studimet e para i bëri në shkollën ruzhdije të Gjilanit,
kurse shkollën normale të fesë islame e mbaroi në Shkup
në vitin 1907. Që nxënës në normale, Hasan Masurica
u dallua për një imagjinatë dhe fantazi krijuese të
pasur, për një kujtesë fenomenale, për aftësi
aplikative për t’u admiruar. Që në shkollë plotore
ai kishte përvetësuar gjuhët turke, arabe dhe perse, gjuhë
të cilat i dhanë mundësi të shfrytëzonte literaturën
islame.
Gjatë kohës që ishte student, edhe më vonë,
atij i pëlqente letërsia fetare dhe ajo shkencore. Me pasion
të madh lexonte çdo libër fizike, matematike apo të
shkencave teknike, që i binte në dorë. Në mënyrë
të veçantë ai ishte i dhënë pas astronomisë.
Astronomia dhe astrologjia ia ushqenin atij fantazinë, i nxitnin ëndrrat
dhe dëshirat për të shpikur diçka. Frymëzimet
që i vlonin në mendje dhe që nuk e linin të qetë
filloi t’i vizatonte në fletë të bardha. Ai kërkonte
bashkëpunëtorë në ndërmarrjet e tij.
Pasi i drejtonte lutjet Allahut(xh.sh.) dhe pasi i kryente më së
miri detyrat e tij si imam, Mulla Hasani jepte mësim, mbante vaze,
ku, veç të tjerave, u tregonte nxënësve të tij
si dhe xhemmatit, qysh në vitin 1900, se njeriu brenda pak dhjetëvjeçarëve
do të arrijë në planete të tjera, se do të mund
të komunikojë me të afërmit e tij nga një vend
i largët, se do të zbulojë aparate që do të flasin
dhe do të shihen brenda dhomës etj.
Ai vetë ishte i pajisur me një intuitë prej shpikësi
të mrekullueshëm. Me guxim të madh filloi ndërtimin
e një mjeti fluturues (ballone) dhe për këtë punë
kërkoi ndihmën e farkëtarit të fshatit. Për këtë
ballonë përdori dërrasa plepi, pelhurë të lyer
me dyllë dhe në prani të fshatarëve të Zarbicës,
në vitin 1899, bëri provë me djalin e tij 12 -vjeçar,
i cili u ngrit në një lartësi 50-70 metra, duke përshkuar
një largësi rreth katër kilometra.
Mulla Hasan Masurica ishte një "Edison" i vërtetë, por
në kushtet e vendit të tij ai u kufizua vetëm me projektimin,
ndërtimin dhe aplikimin e disa aparateve që mbetën si relike,
duke dëshmuar gjeninë shqiptare. Ai ngriti mullirin e fshatit
me ndihmen e ujit e të erës, ndërtoi mullirin e kafesë
etj. Më vonë ai projektoi dhe ndërtoi një tip armë,
e cila mbushej dhe zbrazej disa herë, shpikje për të cilën
u vu në dijeni edhe Sulltani.
Aktiviteti i Hasan Masuricës qe i shumanshëm, ai shtrihej
edhe në veprimtarinë fetare, si imam dhe mësues feje, edhe
si aktivist i hapjes së shkollave për mësimin e gjuhës
shqipe. Ai zotëronte një bibliotekë shumë të pasur.
Në vitin 1916 ai luftoi me armë në dorë për
të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit bullgarë. Bullgarët
ia dogjën shtëpinë dhe bibliotekën, ku ishte edhe kalendari
mbi poziten e planeteve në gjithësi, të cilin e kishte filluar
ta ndërtonte që me 1911 e që e rikapi më vonë
për ta përfunduar në vitin 1925. Vdekja e tij u shndërrua
në një manifestim popullor.
ISMAIL NDROQI
Një
Jetë Kushtuar Islamizmit Dhe Çështjes Kombëtare
Diaspora shqiptare e Stambollit qe shumë aktive gjatë fundit
të shekullit të kaluar dhe dhjetëvjeçarit të
parë të shekullit tonë. Lëvizjen rilindëse shqiptare
atje e përkrahnin dhe e ndihmonin edhe studentët e shumtë
që vazhdonin shkollat dhe medresetë e kryeqytetit të Perandorisë,
si dhe fakultetet e Universitetit të Stambollit. Aty studionin disa
dhjetëra talebe për hoxhallarë, juristë, mjekë,
ushtarakë etj. Në këtë periudhë bënte studimet
e mesme dhe ato të larta edhe Ismail Ndroqi.
Pas revolucionit të turqve të rinj, shumë studentë,
laureatë dhe intelektualë shqiptarë, të mbushur me
ideale kombëtare, u kthyen në atdhe të vendosur për
të luftuar për pavarësinë e Shqipërisë. Një
ndër ta ishte dhe Ismail Ndroqi, që kishte mbaruar studimet fetare
në Medresenë e lartë të Stambollit . Ai u kthye në
atdhe më 1908, tashmë i pjekur dhe plot dëshira për
t’i shërbuer atij.
Me t’u kthyer në atdhe u radhit në trupin mësimor të
medresesë së Tiranës, ku punoi 5 vjet.
Si intelektual, zhvilloi, krahas edukatës fetare, edhe veprimtari
patriotike. Nxënësit dhe një pjesë e popullit mësuan
prej tij, gjatë kësaj kohe, gjuhën shqipe dhe historinë
e kombit. Këtë punë ai e bënte fshehurazi. Me veprimtaritë
që zhvilloi në dobi të lëvizjes kombëtare, u ingranua
në të dhe u bë shpejt një nga anëtarët më
aktivë për zonën e Tiranës.
Viti 1912 qe, për të, viti që vulosi qëndrimin e
tij në dobi të pavarësisë shqiptare. Ai u solidarizua
plotësisht me nismën e Ismail Qemalit. Qe nga më kryesorët
që ngriti flamurin kombëtar në Tiranë. i ofroi ndihmë
Ismail Qemalit dhe punoi për zbatimin e direktivave të Qeverisë
së Përkohshme të Vlorës. Këto veprimtari ngjallën
armiqësi tek Esat Pashë Toptani, i cili, për të menjanuar
dhe për të izoluar veprimtarinë e tij, u bë faktor
që ai të transferohej myfti në Shijak (1913-1914) e pastaj
në Kavajë (1914-1915). Megjithatë, popullariteti i tij u
rrit dhe, më 1916 emërohet myfti në Tiranë.
Niveli i lartë fetar i tij, si dhe aftësitë organizative
të treguara gjatë periudhës 1908-1916, bënë që
ai të zgjidhej kryetar i Katundarisë (Bashkisë) së
Tiranës.
Gjatë kohës që kryesoi bashkinë u përpoq për
hapjen e shkollave shqipe, organizoi batalionin vullnetar të Tiranës,
që mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe mbështeti
qeverinë e Sulejman Delvinës. Ai gjithashtu qe kundërshtar
i lëvizjes esadiste. Në prill të vitit 1920 iu drejtua Konferencës
së Paqës, me kërkesën për të njohur kufijtë
etnikë të Shqipërisë. Këtë dokument të
rëndësishëm e nënshkroi ai vetë në emër
të tridhjetëmijë vetave që morën pjesë në
miting.
Konseguent në idealin e tij për një Shqipëri që
përfshinte krejt trojet shqiptare, ai iu drejtua edhe një herë
qeverive evropiane me një telegram, në tetor të vitit 1921,
ku theksonte se populli shqiptar nuk do të njihte asnjë vendim
diplomatik që do të cenonte kufijtë e Shqipërisë.
Si klerik i lartë mysliman e një intelektual i mirëfilltë,
iu kundërvu intelektualëve dhe besimtarëve obskurantistë
dhe fanatikë. Në vitin 1928, ai u tërhoq nga jeta politike
dhe iu kushtua plotësisht shërbimit fetar. Gjatë periudhës
1928-1939 shërbeu si myfti i Durrësit, ku mbajti shumë vaze
me nivel të lartë teorik. Populli i Shqipërisë së
Mesme e përcolli me nderime të mëdha, duke e konsideruar
si një nga bijtë e tij më të nderuar.
HAFIZ YMER SHEMSIU
Prishtinë
1895 - Sazli 1945
Pinjoll i një familjeje intelektuale hafizësh dhe haxhijsh,
Ymer Shemsiu ndoqi mësimet e mesme fillimisht në medresenë
e Prishtinës e pastaj në atë të Shkupit. Por për
arsye madhore nuk arriti t’i përfundojë ato. Formimin fetar dhe
intelektual të tij ai e vazhdoi në rrugë autodidakte. Me
vullnet të patundur arriti të zotërojë disa gjuhë
të huaja si: arabishten, persishten, turqishten, gjermanishten dhe
serbishten. Krahas zotërimit të këtyre gjuhëve, ai
u thellua edhe në studimet letrare e, në mënyrë të
vçantë, në studimet filozofike, duke formuar kështu
fizionominë e intelektualit të mirëfilltë islam. Titullin
Hafiz ai e mbrojti publikisht në xhaminë e boshnjakëve.
Ymer Shemsiu është një figurë poliedrike. Ai ishte
imam, poet, luftëtar, veprimtar, mësues. Në periudhën
e Luftës së Parë Botërore Ymer Shemsiu hapi në
fshatin Sazli një shkollë shqipe. Shkolla fatkeqësisht pati
jetë të shkurtër. Pushtuesit bullgarë, kur hynë
këtu, e mbyllën menjëherë këtë shkollë
dhe mësuesin e saj shqiptar, Hafiz Ymerin, e lidhën me veriga
dhe e burgosën në burgun e Ferizajt.
I ngritur nga ana botëkuptimore islame, botëkuptim që
e respekton lirinë dhe lufton për te, Hfz.Ymeri, i mbrujtur me
dashuri për kombin, u aktivizua në shërbim të Komitetit
për çlirimin Kombëtar të Kosovës dhe bëri
pjesë në partinë politike shqiptaro-myslimane "Bashkimi",
që kryesohej nga Ferhat Draga. Në këtë kohë, Hfz.Ymeri
shpërtheu me tërë përsonalitetin e tij, bashkëpunoi
me lëvizjen kaçake kombëtare, këndoi me çifteli
këngë që evokojnë të shkuaren e lavdishme të
kombit, formuloi ilahi dhe thuri poezi me metrika të ndryshme, por
ku mbizotëron vargu popullor.
Një aspekt tjetër i veprimtarisë së Hfz. Ymer Shemsiut
është edhe organizimi i mësimit të gjuhës shqipe
fshehurazi. Në xhaminë e Talimocit, ku shërbente si imam
i saj, ngriti Komitetin e Kosovës. Në këtë kohë
ai jepte mësimin e gjuhës shqipe fshehurazi dhe, në të
njëjten kohë, mbante dhe mejtepin. Mësimin, në lokalin
e ngritur nga vetë populli, e vazhdoi që nga viti 1934 deri me
1941. Në këtë mejtep, Hfz.Ymeri zhvilloi një punë
pedagogjike përtej programit që zhvillohej në mejtep. Përveç
shkrim-leximit në gjuhët orientale, ai u mësoi nxënësve
dhe shkrim-lexim në gjuhën amtare shqipe dhe i përgatiti
ata me njohuri dhe aftësi të vlefshme për jetën e përditshme.
Në veprimtarinë e tij zë një vend të rëndësishëm
edhe krijimtaria si rapsod i talentuar. Talenti i rapsodit kronikan shoqërohej
nga virtuoziteti i tij si vallëtar i shkëlqyer. Ai i hartonte
vetë këngët, i këndonte me çifteli dhe i kërcente
me lëvizje karakteristike shqiptare. Protagonistë dhe tema të
rapsodive dhe të këngëve të tij qenë heronjtë
e kombit, betejat, bëmat e ndryshme, duke na dhënë kështu
tabllo realiste të kohës. Nga krijimtaria e tij spikat poema
"Nazmi Gafurri".
Për këto cilësi, Hfz.Ymer Shemsiun studuesit e quajtën
"Bard i Kosovës". "Bardi i Kosovës" e sfidoi policinë serbe
duke u mësuar shqip nxënësve dhe popullit, duke shkruar
shqip dhe duke shtypur shqip. Ai hartoi rreth 30 ilahi shqip, që kapin
rreth 1000 vargje dhe përçoi te nxënësit dhe populli
besimin islam. Ai ka një qëndrim të prerë dhe një
mendim të qartë për bashkimin e popullit, për luftën
kundër përçarjes fetare dhe asaj kombëtare."Të
mbrosh fenë islame për kohën e poetit ishte luftë për
kombin shqiptar, ta mbrosh gjuhën shqipe ishte heroizëm kombëtar,
të përpiqesh për lirinë, ta ndihmosh rezistencën
shqiptare kundër denacionalizmit të Kosovës, kundër
shpërnguljes së shqiptarëve, ishte luftë patriotike,
ishte sakrificë e heroizëm kombëtar". Hfz.Ymeri ishte për
një Shqipëri etnike. Ai mori pjesë aktive për realizimin
e kësaj ideje, duke ngjallur armiqësinë e pushtetit serb
ndaj tij. Vdiq në mënyrë të dhëmbshme, por të
madhërishme, që konkretizohet në fjalët e fundit të
tij: "Lamtumirë o populli im! Për ty dhashë atë që
mund ta jepnja: pasurinë, familjen, veten. Për ty do të
vijnë ditë më të mira".
ARIF SHALA
Vëllezër
Mos e Braktisni Drenicen
Arif Shala është biri i Drenicës së Kosovës.
Lindi më 1909 dhe që në moshë të re, kur ishte
ende nxënës në mejtepin e Mulla Rifatit, shquhej në
mes të shokëve të tjerë për zgjuarsinë e
tij, shkathtësinë dhe karakterin e fortë. Duke qenë
ende i ri, ai arriti të mësojë Kur’anin përmendësh
dhe të dallohej për deklarimin e bukur që bënte. Më
1927 mbaroi medresenë e Gjakovës dhe në ato vite të
rënda për Kosovën vazhdoi gjimnazin në Tiranë.
Në fshatin Koroticë e Epërme, ku u caktua si imam, ai, së
bashku me mësimet e fesë, u mësoi nxënësve në
mënyrë ilegale dhe lexim-shkrimin e gjuhës amtare shqipe.
i tronditur nga krimet që bënte xhandermaria serbe mbi popullin
shqiptar, i dërgoi më 1933 letër proteste krajlit serb,
Pjetrit. Më 1935, me anë të një panfleti, ftoi popullin
e Kosovës të bojkotonte zgjedhjet. Por, ajo që e bëri
popullor imam Arifin ishte kushtrimi i tij për te mos u shpërngulur
kosovarët ne Turqi, por të qëndrojnë në trojet
e veta. Falë aktivitetit të tij, asnjë familje shqiptare
nga Drenica nuk emigroi në Turqi.
Imam Arif Shala iu kundërvu fashizmit italian. Ai mori pjesë
në çlirimin e Prishtinës dhe të Ferizajt. Arifi ishte
njeri me karakter të fortë, me botëkuptimi të qartë
islamik, me devocion patriotik deri në vetëmohim, me një
dashuri të papërshkruar për vendlindjen dhe për Kosovën.
Demokrat me ndjenjë dhe me zemër.
Arifi nuk mund të pajtohej me politikën diskriminuese sllave
antishqiptare dhe antikosovare. Ai doli ilegal, komit për të
luftuar për lirinë e popullit dhe lirinë e besimit islam.
U ndesh disa herë me patrullat e UDB-së dhe më 1 janar 1947
policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau në mënyrë
barbare, pikërisht në ditën e parë të vitit të
ri. Me gjithë kundërshtimet e policisë serbe, populli i
Miranit e varrosi me nderime imamin nga Drenica, Arif Shalën.
BABA
ALI TOMORRI
Një
Nga Viktimat e Komunizmit
Baba Ali Tomorri ka lindur në Shalën e Tepelenës nga
fundi i shekullit të XIX. Është një nga shkrimtarët
dhe historianët e rinj të bektashizmit. Shkrimet e tij nënshkruhen
edhe me emrat Varfe Ali Prishtina ose me pseudonimin "Turabi". Botimet
e tij janë të karakterit fetar bektashian. Ndër to dallohen:
"Bektashinjtë e Shqipërisë", Korçë, 1921. "Leteratyra
e Bektashinjtë" (pa vend botimi, pa datë). "Histori e Bektashizmës",Tiranë,
1929. "Nefese dhe Gazele bektashiane",(pa vend e pa datë botimi).
Botoi edhe shumë shkrime dhe vjersha të veçanta në
organet e shtypit të kohës. Një poezi e tij i është
kushtuar flamurit kombëtar: "Flamurit të Shqipërisë".
B. Ali Tomorri qe një nga organizatorët kryesorë të
tre Kongreseve Bektashiane: Kongresit të Parë Bektashian që
i zhvilloi punimet në Prishtinë, ku ishte edhe selia e parë
e teqesë së tij(në 1922). Kongresit të Dytë që
u mbajt në Gjirokastër, më 1926 dhe Kongresit të Tretë
në Turan të Korçës, me 1929.
Më 1921 B. Ali Tomorri nxori dhe drejtoi fletoren "Reforma". Më
1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzen
se ka bashkëpunuar me anglezët.
MA’RUF AL-ARNAUTI
Shkrimtari
i Shquar Arab me Origjinë Shqiptare (1892-1948)
Një shekull e gjysëm më parë, familja shqiptare
e Hasan Agë Mevlan Jusufit mori rrugën e mërgimit. U vendos
në Bejrut, atëherë pjesë e territorit të Perandorisë
Osmane. Hasan Aga, me zgjuarsinë dhe besnikërinë që
e dallonte në marrëdhëniet me njerëzit, fitoi besimin
e autoriteteve të vendit, të cilët e emëruan shoqërues
ushtarak të Kryetarit të Bashkësisë, Halil Pashës.
Hasanin bejrutasit e mbiemëruan Al-Arnauti dhe ky llagap i mbeti.
Këtë mbiemër përdori dhe i biri Ahmeti dhe i nipi Maërufi,
i cili u edukua në një mjedis besimtarësh të devotshëm
për traditat fetare islamike. Në mënyrë të veçantë,
me dashuri ndaj fesë islame, ndikoi e ëma, që e njihte mirë
historinë dhe jetën e pejgamberit (a.s.).
Maërufi ndoqi arsimin fillor pranë një shkolle private
të Bejrutit. Shkolla të tilla, në fillim të shejullit
tonë, kishte me shumicë në këtë zonë. Fuqitë
e Evropës Perëndimore kishin filluar të interesoheshin me
të madhe për këtë pellg, dhe kërkonin të
depërtonin me kulturën e tyre. Kjo pati efektin e vet në
dy drejtime: kultura evropiane dëshirohej, por edhe rreziku ç’arabizues
ekzistonte.
Fatiu i Maërufit qe se pati për mësues një pedagog
shumë të aftë Hasan El-Habalin, i përmendur për
kulturën e tij fetare, për simpatinë ndaj halifatit osman,
si dhe për taktin e tij pedagogjik. Mësimet që mori nga
ky pedagog, që ishte njëkohsisht edhe drejtor i gazetës
"EBABIL", ushtruan një ndikim të fuqishëm në edukimin
e karakterit dhe përgatitjen e djaloshit me prejardhje shqiptare.
Maërufi mësoi përmendësh pjesë të Kur’anit
dhe u pajis me njohuri të shumta fetare.
Duke zotëruar një përgatitje solide në gjuhën
arabe, turke, frënge si dhe në lëndë të tjera,
si dhe duke qenë i etur për dituri, Maërufi u regjistrua
student në Fakultetin Islamik të Osmanllinjve, që drejtohej
nga teologu me famë Ahmed-Ab-Bas El-Ezmeri. Trupi mësimor i këtij
fakulteti shquhej për ndjenjat e tij përparimtare, liridashëse
dhe islamike. Nga mësuesit,në mënyrë të veçantë,
kishte tërhequr simpatinë e studentëve Jusuf Harfushi, pedagogu
i frëngjishtes. Me aftësitë e tij prej didakti dhe psikologu
ai, Jusufi, nëpërmjet komenteve që u bënte veprave
të klasikëve francezë dhe atyre lindorë-islamikë,
diti të ngjallë në zemrat e mendjet e studentëve të
tij besimin në të drejtën dhe luftën e arabëve
për pavarësi dhe liri si dhe njohjen e revolucioneve në
botën perëndimore.
Maërufi u shqua shpejt në mes shokëve të fakultetit
për zgjuarsinë, talentin dhe kulturën e tij. Ai ishte ligjërues
i shkëlqyer. Që në moshën 16 vjeçare debutoi
me vjrshat e tij para një auditori intelektualësh turko arab,
që e bëri menjëherë të njohur e popullor emrin
e tij. Këtu fillon edhe karriera e tij si poet, si shkrimtar, si publicist
e si përkthyes.
Para tij u hapën,portat e shtypit. Gazetat, revistat e kishin për
nder të botonin shkrimet e Maëruf-Arnautit. Ai zotëronte
të shkruarit në mënyrë të përsosur të
arabishtes, turqishtes dhe frëngjishtes. Por vallë, a e njihte
gjuhën shqipe? Fatkeqësisht nuk dimë gjë për këtë.
Dimë vetëm se ai e kishte për krenari prejardhjen e tij
shqiptare dhe e ruante mbiemrin domethënës: Shqiptari -Arnauti.
Ai u bë i njohur kryesisht në Siri dhe në Liban. Shkrimet
e tij reklamoheshin në vitrinat e librave të Damaskut e të
Bejrutit.
Më 1914 plasi Lufta e Parë Botërore, Maërufi u rekrutua
nizamë. Detyrimin ushtarak i takoi ta bënte në brigjet e
Bosforit. i ndodhur shpesh në Stamboll, Maërufi i afrua në
qarqet intelektuale turke, ku u bë i njohur me disa poetë turq.
Nga gjërat që kishte marrë me vete nga shtëpia kur
qe nisur për luftë qe libri i shenjtë i Kur’anit, që
e ëma ia kishte porositur që ta mbante pranë për të
pasur mbështetjen e Zotit dhe të Pejgamberit.
Meqenëse fatet e luftës filluan të duken, dhe Perandoria
Osmane bënte pjesë në grupin e aleatëve që po
e humbnin atë, Maërufi parashikoi se qendra e Kalifatit Islam
nuk mund të mbeste më në Turqi. Ai duhej të kthehej
përsëri në vendet arabe, ku kishte filluar lëvizja
e fshehtë për kryengritje, me qendër në Hixhaz.
Pa pritur ende mbarimin e luftës, Maërufi iku nga ushtria.
Ishte viti i tretë i saj, 1916-ta. Turqia ndodhej në një
kaos të madh. "Dola nga lufta i mërzitur shumë për
përfundimet që po merrte-. shkruante Maërufi shqiptar, në
shkrimet e veta,- Me humbjen e luftës parashikoja dhe copërimin
e Kalifatit. E shikoja me dhimbje të madhe. E doja shumë...".
Pas shumë endjesh të vështira, të shkaktuara nga
zhvillimi i luftrave Maërufi arriti në Zhleh, i lodhur dhe i
dëshpëruar. Dëshpërimi i tij u rrit, kur në shtëpi
nuk gjeti babanë. Ahmed El-Arnauti, tregtar i njohur i Damaskut, Kishte
ndërruar jetë, duke e pasur të birin, Maërufin, në
frontin e luftës.
Maëruf El-Arnauti filloi jetën e tij të pavarur. U bashkua
me ushtrinë e sherifit Husejn, i cili më 1918 hyri si fitimtar
në Damask.
Në periudhën e pasluftës Maërufi iu kushtua terësisht
punës intelektuale, kryesisht shtypit. Në bashkëpunim me
publicistin e njohur sirian Kasim Uthmanin nxori Gazetën "El Istintal
el-Arabi", e më vonë "Ej-lim al-Arabi". Por në mënyrë
të veçantë ai u lidh me gazetën "Felal Arab", të
cilën e drejtoi deri sa vdiq.
Maëruf Arnauti "Shqiptari, me botimet e tij të shumta bën
pjesë në plejadën e shkrimtarëve dhe poetëve të
shquar arabë të Lindjes së Mesme dhe asaj të afërme
të gjysmës së parë të shekullit tonë. Ai
zë vend në mes atyre figurave të shquara që trungu
shqiptar i dha njerëzimit në fusha të ndryshme të shkencës,
kulturës, teologjisë, teknikës e artit siç i njeh
historia e që janë Arkitekt Kasemi, aktori Aleksandër Moisiu,
Mehmet Ali, Pashë Misiri themeluesi i egjyptiologjisë, brezat
e Qyprilive politikanë e burra shteti, ndërtuesi i hekurudhës
të Semeringut Karl Gega etj. Në periudhën tonë emri
i shqiptarit Maëruf Arnauti është tashmë i njohur në
tërë lindjen si poet e shkrimtar i madh, si publicist i shquar.
MULLA IDRIZ GJILANI
Udhëheqësi
Shpirtëror, Politik e Ushtarak
Në historinë e re të gjysmës së parë të
shekullit tonë, çfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi
Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtër
i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar
dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë,
i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e
Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me
gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë
në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë
si Basho Muji".
Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, katund në periferi
të Gjilanit, më 4 qërshor 1901. Ndoqi studimet fillestare
në mejtepin e Cernicës, të cilin e mbaroi në vitin
1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi në medresenë "Atik" në
Gjilan. Më 1926 u diplomua, pas një ndërprerjeje të
shkollës. Në moshën 25- vjeçare u bë imam dhe
fitoi titullin Mulla. Shërbeu në detyrën e Imamit në
Karadak e në Hogoshtë. Më 1941 u zgjodh në postin e
Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit
të Shkupit.
Në karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore
dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës
dhe të edukatës: "Pa shkollim - thotë ai, - nuk ka fe të
mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet
të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit,
por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet
tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin
dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe",
"Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë,
me pasuri, të duhemi si vëllezër", "Pa një atdhe të
lirë feja nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni
te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është
feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për
shqiptarët".
Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari
intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare.
Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave,
organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës
shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu mirëkuptimin
dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare
shqiptare në popullsinë muslimane-katolike të zonës
së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe
njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti
nxënësit më të mirë dhe me moshë më
të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.
Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi
në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare
"Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin
nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të
pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve.
Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte
në xhami, në konake, në kuvende e deri në ceremonitë
e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës
për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit.
Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të
shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë!
Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën
të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës
për vatanin dhe kombin!"
Ai, përsonalisht, u printe aksioneve për ndërtimin e
urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes
së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të
bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për
të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte
një "rilindës" në kuptimin e vërtetë të fjalës
në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz
Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve
të ""Atik medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga
të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse
me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit
u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i
ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.
Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë
politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën
e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant
me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial
të trevave shqiptare, luftoi kundër genocidit serb e bullgar,
kundër komunizmit.
Në qërshor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës,
ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë
kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit
është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949
dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëndorit
1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëtar,
qëndruar dhe vdekur si shqiptar.
HAFIZ IBRAHIM DALLIUT
Burri
Që Nuk u Mposht Nga PersekutimET
Zhvillimi i kulturës islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja
dhe lufta për mbrojtjen e pavarësisë, lidhen me emrin dhe
veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur’an në dorë dhe me pushkë
nën sqetull, ai u priu vullnetarëve të Tiranës si komandant
për ta mbrojtur vatanin kundër agresorëve jugosllavë.
Hafiz Ibrahim Dalliu si një figurë patriotike, i shërbeu
arsimit në përgjithësi dhe atij pedagogjik në veçanti.
Gjatë viteve të rinisë, pa mbushur ende 18 vjeç,
në rrugë klandestine, përvetësoi alfabetin shqip dhe
më 1901, së bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhë Voglin, shërbeu
si mësues i shkollës shqipe në Tiranë.
Më 1908 ai hapi shkollën e vajzave në Tiranë, ku
u pregatitën mësueset e para vajza myslimane, si Servete Maçi
etj. Mori pjesë në Kongresin Kombëtar për problemet
e Arsimit, që u mbajt në Elbasan në shtatorin e vitit 1909.
Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin, Hafiz Ibrahim
Dalliu qe nga të parët që themeloi Normalen e Elbasanit,
e cila u hap me vendim të Kongresit të mësipërm.
Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte në themelet
e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër
Xhuvanit, Sotir Pecit, të tyre (të Luigj Gurakuqit, R.Z)e të
atdhetarëve të tjerë.
Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikës dhe
letërsisë satirike. Më vonë drejtoi gazeten politike
"Dajti". Duke nisur nga viti 1918 deri më 1924 botoi një varg
veprash satirike duke u bërë kështu ndër të parët
poetë satirikë që çanë rrugën e humorit
në letërsinë shqipe. Këto vepra janë "Grenxat
e kuqe"(1918), "Dokrat e hinit"(1920), "Kabineti i Xhafer Ypit" (1922)
etj. Shkroi gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike "Kreshniku i atdheut",
si dhe monografine "Patriotizma në Tiranë"(1930). Por njohjen
si poet ai e fitoi me elegjinë kushtuar Avni Rustemit, kurse popullaritetin
e fitoi nga qëndrimi i tij stoik kundër torturave që atij
i bënë pushtuesit e Shqipërisë.
Burrëria dhe heroizmi i Dalliut vihet në dukje dhe në
një nga këngët e "Lahutës së Malësisë",
ku poeti Gjergj Fishta mbi të tjera shkruan: "a isht’ "Shqiptar"
apo "Osmanli", u përgjegj me trimëni: jam shqiptar me gjuh e
fis.
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një ndër mbështetësit
konseguentë të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924.
Vrasja e atdhetarit të shquar Avni Rustemi e brengosi pa masë.
Por ai gjeti forca dhe i thuri këtij martiri të shquar, një
këngë e cila gjeti jehonë jo vetëm në Shqipërinë
e Mesme, por në mbarë viset shqiptare.
Hafiz Ibrahim Dalliu edhe më vonë u përndoq nga forcat
rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitë e burgut të
Manastirit, Selanikut, Tiranës. Herën e fundit e akuzuan për
botimin e poemës "Grenxat e kuqe", se ka sulmuar pansllavizmin. Por
karakteri shumë i fortë, besimi në islam e ushqente atë
për të mbrojtur të drejtën dhe lirinë.
Vlen të përmendet edhe kontributi i tij i paçmuar gjatë
viteve ’30 për botimet e shumta që bëri në shërbim
të edukimit fetar. Numërohen gjithsej 15 vepra, përkthime,
por shumica origjinale. Ndër të gjitha këto shquan"Tefsiri
shqip i Kur’anit" në dy vëllime, përkthyer nga arabishtja.
Libra të tjerë me karakter fetar jane: "Udha muhamedane" (vepër
afër 500 faqesh), botuar në Tiranë më 1936, "E lemja
dhe jeta e të madhit Muhammed alejhiselam", vepër në vargje,
me një vëllim prej 238 faqesh, Tiranë, 1933, "Mësime
teorike dhe praktike të besimit islam", Tiranë, 1935 etj. Qe
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Shqipërisë.
HAXHI
HAFIZ ISMET DIBRA
I
Arrestuar Për Bindje Fetare
Dibra është vendlindja e Haxhi Hafiz Ismet Dibrës, Stambolli
është vendi ku bëri studimet e larta. Tirana është
vendi ku zhvilloi veprimtarinë e tij. Revista "Zani i Naltë"
është tribuna ku shpalosi njohurit e tij në fushën
e legjislacionit islam, të filozofisë islame, tefsirit, hadithit,
logjikës, teorikës etj. Medreseja e Lartë e Tiranës
qe institucioni ku ai zbatoi në praktikë edukatën islame
dhe mjeshtërinë e mësimdhënies. Kishte një kulturë
të gjerë, një qëndrim demokratik dhe patriotik. Zotëronte
më së miri gjuhën arabe, perse dhe atë turke.
Kur mbaroi studimet i ofruan katedren në një shkollë
të lartë të Stambollit, por ai e refuzoi, duke parapëlqyer
të shërbente më mirë në atdhe. Ai është
drejtori i dytë i Medresesë së Lartë të Tiranës
pas Qamil Balës. Duke ndjekur traditat e të parit aktivizoi trupin
mësimor, përsonel të përgatitur siç qenë:
Hafiz Ali Korça, Haki Sharofi, Sheh Qazim Hoxha etj.
Në tërë veprimtarinë e tij ai udhëhiqej nga
mësimet e Kur’anit dhe në përshtatje me përbërjen
e popullit shqiptar ai nisej nga toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve.
Medreseja e Lartë e Tiranës, e drejtuar nga I.Dibra, ruante dhe
vazhdonte traditen e edukimit të nxënësve, krahas asaj të
fesë, dhe të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjës
kombëtare.
I.Dibra vizitoi varrin e Profetit (a.s.) dhe fitoi të drejtën
të quhej Haxhi.
Në vitet ’30 të shekullit tonë zhvilloi një aktivitet
të gjerë intelektual, fetar e patriotik. Janë të përmendura
ligjëratat e tij të njëpasnjëshme që patën
për subjekt temen "A ka dyshim në qenien e Zotit?". Në këto
ligjërata Hafiz Ismet Dibra, duke u mbështetur në ajetet
e Kur’anit, zbërtheu shumë teza dhe koncepta që në
ato vite ishin bërë objekt bisede në qarqet intelektuale.
Ligjëratat bënin pjesë në luftën që kleri
islam po i shpallte ideve komuniste, që kishin filluar të përhapen
në Shqipëri. Hfz. Ismet Dibra iu referua shumë figurave
të shquara të rrymave të ndryshme filozofike si: Dekartit,
Berksonit, Spenserit etj.
Më vonë ato ligjërata u botuan në faqet e "Zanit
të Naltë" dhe më 1993 u botuan edhe në Miçigan
të SHBA-së. Pushtuesit fashistë dhe ata gjermanë, më
vonë, i ofruan ofiqe dhe dekorata, por ai, ashtu si më 1919 që
nuk pranoi postin e profesorit të katedres nga Turqia, edhe kësaj
radhe nuk pranoi nga pushtuesit e rinj asnjë dekorim, as post. Pushteti
komunist, të cilit ai iu nënshtrua, e arrestoi në moshen
60 -vjeçare dhe e dënoi pa asnjë arsye, por vetëm
për bindjet e tij fetare, antimaterialiste, me 12 vjet heqje lirie,
të cilat i bëri si shumë e shumë të tjerë
në burgjet e diktaturës komuniste. Vdiq në moshën 69-
vjeçare.
ABDULHAQIM HIQMET DOGANI
Pedagogu
Nga Gostivari
Abdulhaqim Hiqmet Dogani (1880-1955) ishte pinjoll i një familjeje
qytetare nga Gostivari. i ati ishte myfti në Gostivar. A.Dogani ndoqi
rrugën e mësuesisë. Nga studimet që bëri në
Stamboll mori arsim laik. A.Dogani shërbeu gjatë gjithë
kohës së punës së tij si mësues në shkolla
laike dhe fetare. Është ndër të rrallë që,
si laik, shkroi edhe tekste me karakter fetar. Në idadijen e Shkupit,
kur shumicën e nxënësve e përbënin shqiptarët,
lënda e gjuhës shqipe iu ngarkua A.Doganit, nga klubi shqiptar
"Rinia Patriotike" ("Shubani vatan").
A. Dogani qe i vonuar dhe fillimisht nuk ishte për alfabetin e
Manastirit të miratuar nga përfaqësuesit e njëzetegjashtë
shoqërive e klubeve, në nëntor të vitit 1908. Por shpejt
e kuptoi dhe reagoi drejt. Në atë periudhë ai botoi një
abetare shqip me alfabet arab, një abetare tjetër e botoi në
vitin 1946, në gjuhën shqipe dhe me alfabet arab, me të
cilën mësuan brezënitë shqiptare të Ish -Jugosllavisë
për vitin shkollor 1946-47.
Tekstet e tjera të tij janë shkruar në gjuhën turke,
por kanë shërbyer për edukimin e nxënësve shqiptarë
në shkollat që ndiqnin. Veprat e tij të njohura deri më
sot, të paracaktuara për shkollat laike dhe fetare, janë:
"Saban Yildizi yahot Musavver Osmanli Elifbasi" ("Ylli i mëngjesit
apo abetare e ilustruar e osmanishtes"). Yeni Elifba-Nes’h harfllariyla
tab’edlimis ueni imla ilifbasi" ("Abetarja e re- Abetarja portografike
e botuar me shkronjat nesh"). "Muslumanlik" (Feja islame). "Arnavutca elifba-Arap
harflariyla" (Abetare shqip- me alfabet arab). "Pedagogji kavaidine mutabik
yeni sistem elifba" (Sistemi i ri i abetares sipas parimeve pedagogjike).
"Kur’ani Kerim Derslaerine Baslangiç" (Hyrje në mësimin
e Kur’anit të nderuar). "Birinci Kisim Turkçe Dersleri Elifba"
(Pjesa e parë e mësimeve të turqishtes-Abetarja). "Ikinci
Kisim Turkçe Dersleri"(Pjesa e dytë e mësimeve të
turqishtes). "Uçunçu Kisim Turkçe Dersleri"(Pjesa
e tretë e mësimeve të turqishtes). "Doruncu Kisim Turkçe
Dersleri"(Pjesa e katërt e mësimeve të turqishtes). "Birinci
Kisim Din Dersleri"(Pjesa e parë e mësimeve të fesë)."Ikinci
Kisim Din Dersleri"(Pjesa e dytë e mësimeve të fesë).
"Uçuncu Kisim Din Dersleri"(Pjesa e tretë e mësimeve të
fesë). "Dorduncu Kisim Din Dersleri"(Pjesa e katërt e mësimeve
të fesë). "Birinci Kisim Dersleri" (Pjesa e parë e mësimeve
të historisë). "Abetare", në gjuhën shqipe shtypur
nga Shtypshkronja "Kultura", Shkup, 1946.
Nga veprat e mësipërme, të një rëndësie
të veçantë janë "Sistemi i ri i mësimit fetar
sipas parimeve pedagogjike", si dhe "Hyrje në mësimin e Kur’anit
të nderuar".
Kontributi i tij në arsim dhe në edukatën islame ishte
i veçantë. Abdulhaqim Dogani ka shkruar proza të shumta
për fëmijë, një pjesë e të cilave ruajnë
edhe sot vlerat e tyre arsimore dhe edukative. Ka botuar edhe artikuj studimorë,
sidomos për historinë e Gostivarit e të viseve të tjera
shqiptare.
Përsonaliteti i tij është paraqitur në librin monografik
"Gostivari dhe Abdulhaqim Dogani".
HAFIZ ALI KORÇA
Hoxha
i Përndjekur
Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga
fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë
e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një
mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai
u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e
tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën
20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte
me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të
ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin
në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të
Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti
i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal.
Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit.
Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi
i njerëzimit".
Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në
disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të
fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash
origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
"Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në
Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër
halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi
me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani",
përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë",
poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit",
(mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.)
punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim
nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).
Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu
edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi,
morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916).
Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të
konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.
Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani",
"Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip
poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të
mësonjëtores së parë shqipe në Korçë
dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores
së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë
edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan
detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë
së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie,
Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të
Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë
të Tiranës etj.
Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi
me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm
në historinë e kohës së re të Shqipërisë,
siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova,
Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica
etj.
Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit
të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit
që fton bashkëpunëtorët të punojnë për
mëmëdheun, të mos e braktisin.
PERSONALITETE TË KULTURËS ISLAME QË KANË
USHTRUAR AKTIVITETIN E TYRE EDHE NË GJYSMËN E DYTË TË
SHEK. XX
SADIK
BEGA
Drejtor
i Revistës "Kultura Islame"
Sadik Bega Rrjedh nga një familje gjirokastrite me përkushtim
fetar. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, studimet e mesme
i ndoqi në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës,
të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira
në vitin 1932. Sadik Bega i përket kontigjentit të parë
të maturantëve që nxori kjo Medrese. Studimet e larta i
vazhdoi në Kajro, ku u pajis me një kulturë të gjerë
fetare. Zotëronte disa gjuhë.
Me t'u kthyer në atdhe, ai u angazhua në një punë
të gjerë kulturore islamike. Në bashkëpunim me Sherif
Putrën themeloi revisten fetare-letrare-ditunore dhe artistike "Kultura
islame", organ i Komunitetit Musliman Shqiptar. Me aftësi ai diti
të mbledhë në këtë revistë intelektualë
të sferave të ndryshme dhe të konfesioneve të ndryshme,
duke e bërë këtë organ një nga revistat më
të lexuara në shtresat myslimane.
Më 1942 përktheu dhe publikoi në shqip tri temat që
Prof. Aleksandër Koire mbajti me rastin e 300-vjetorit të botimit
të "Diskutimit mbi metodën" të Dekartit. Këtë
libër (100 faqesh) ai e titulloi "Tre mësime mbi Decartes". Këto
janë "Bota e pasigurt", "Kozmusi i zhdukur" dhe "Gjithësia e
gjetur rishtazi". Përmes këtij libri, lexuesit njiheshin me rolin
që luajti mendimi i Dekartit, i cili bëri një kryengritje
të vërtetë shkencore e filozofike në kohën e tij.
Sadik Bega ka përkthyer edhe nga arabishtja. Një nga këto
përkthime, më të njohura të tij, është "Jeta
e Muhammedit", vepër e shkrimtarit të njohur egjiptian Muhammed
Hysein Hejqelit (Ministër i Arsimit të Mbretërisë Egjiptiane-R.Z.).
Një nga fushat që ka lëvruar si studiues ka qenë
dhe ajo biografike me profil kontributi i figurave të shquara islame
në historinë e Shqipërisë.
Sadik Bega vdiq në korrik të vitit 1960.
FERID VOKOPOLA
Përfaqësues
i Mistiçizmit Islam
Në shtypin shqiptar të viteve ’20-’30 ndriçon edhe
pena e fuqishme e Ferid Vokopolës, një prej figurave poliedrike
të kohës. Ai ishte politikan, ekonomist, teolog, poet, filozof,
eseist, poliglot.
Më 28 Nëntor 1912, Ferid Vokopola e firmosi dokumentin e Shpalljes
së Pavarësisë si delegat i Vlorës. Më 1914 bëri
pjesë në ekipin e Ministrisë së Bujqësisë
të Qeverisë së Durrësit. Pikërisht në këtë
kohë ai hartoi kriterin e përkthimit dhe të komentimit të
Kur’anit. Më 1919 boton "Fluturimet e Shpirtit". Në Kongresin
e Lushnjës (21.01.1920) zgjidhet sekretar. i frymëzuar nga kjo
ngjarje historike, ai shkroi himnin e Kongresit të Lushnjës.
Po në këtë vit botoi "Symbyllurazi me ëndërrime".
Gjatë periudhës 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorës, kurse
gjatë viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikërisht në këtë
kohë, në bashkëpunim me Sali Vuçiternin e të
tjerë ai bëhet një nga organizatorët kryesorë
për themelimin e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe jep një kontribut
të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme
të Tiranës.
Më 26.10.1927 deri më 10.05.1928 Ferid Vokopola mbuloi postin
e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Shqiptare.
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Ferid Vokopola u tërhoq
nga jeta politike dhe administrata shtetërore, duke iu kushtuar krejtësisht
aktivitetit fetar. Në këtë kohë themeloi në Tiranë
organizatën fetare "Drita Hyjnore", që pati si organ të
vetin revistën "Njeriu", e cila doli rregullisht nga korriku 1942
deri në qershor 1944. Në këtë revistë ai botoi
një pjesë të shkrimeve të tij, ku shquhen në mënyrë
të veçantë poezitë e tij simbolike me theks filozofik.
Duke qenë njohës i mirë i mistikës islame, ai e përçon
këtë frymë pothuajse në të gjitha poezitë
e tij. Kjo frymë ndihet sidomos në veprën e tij poetike
"Gjëmimi i Tomorrit". Stili i tij është joshës, gjuha
plot figura, metrika e respektuar. Figurat e përdorura në poezinë
e tij kanë karakter simbolesh, gjithmonë brenda botës së
madhe të islamizmit.
Pushteti komunist e burgosi. Në qelinë e burgut nuk ra as
në dëshpërim, as në pesimizëm. i bindur në
pikëpamjet e tij islame, ai iu dedikua përkthimit të Kur’anit,
punë të cilën ai e vazhdoi dhjetë vjet. Kjo vepër
me vlerë ruhet sot në dosjet e arkivit personal të familjes
Vokopola në Durrës.
Kur doli nga burgu, ai gjeti rreth e rrotull mjedise të tjera,
larg lirisë së fjalës e të mendimit, kundërshtare
deri në armiqësi ndaj fesë. Në këto rrethana,
duke zotëruar gjuhët orientale, ai iu ofrua Institutit të
Historisë si bashkëpunëtor, duke i kaluar vitet e pleqërisë
si përkthyes i dokumentave nga osmanishtja.
HAXHI
HAFIZ MAHMUT DASHI
Studjues
i apasionuar dhe ligjërues i rrallë
Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë,
shkrijnë në një, veprimtarin edukative të teologut,
pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin
e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë
natyrshëm në personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmut Dashi trashëgoi
traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të
tij, në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar
rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës
së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejtë
e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një
interpretues i aftë i Kur’anit dhe të Hadithit. Punoi si profesor
i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme
të Tiranës, deri në vitin 1961, kur u mbyll ky institucion
nga regjimi monist, vit në të cilin ndrroi jetë edhe hafizi.
Mahmut Dashi i dha përparësi të veçantë punës
edukative me njerëzit, duke nënvizuar se nuk njeri të paedukueshëm,
se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, që edhe ujku të
zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë, ai nuk mjaftohej vetëm
me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës,
por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së
Kavajës, e cila sot quhet "Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit".
Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella tek shumë
nxënës të tij, mjaft prej të cilëve punuan e u
afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore
e kulturore, nëmes të cilëve shquhen studiues të shquar
orientalistë si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami,
Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën
filologjike, etj.
Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit është vlerësuar
me dekoratën për veprimtari patriotike", për një aktivitet
të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
Kështu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në
historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti,
duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe
i kulturës shqiptare.
OSMAN MUDERRIZI
Studius
i Veprave Letrare me Alfabet Arab
Një nga specialistët tanë më të shquar në
lëmin e studimeve, të krijimtarisë fetaro-letrare myslimane
me shkronja arabe është Osman Muderrizi. Për gati dy dekada
ai punoi me ngulm, duke hulumtuar, grumbulluar, studiuar dhe vlerësuar
dokumente, dorëshkrime e botime të autorëve shqiptarë
që shkruan e krijuan vepra shqip me alfabetin arab gjatë tre
shekujve të fundit. Ai i gjurmoi ata në tërë trevat
shqiptare, që nga Shkodra e deri në Konispol e thellë në
Çamëri, që nga Elbasani e deri në Dibër, Tetovë
e Vuçiternë. La një trashëgimi të pasur prej
"mijëra faqe dorëshkrime, dhjetëra tekste të transliteruara
e të transkriptuara, të pajisura me studime introduktive, me
aparatin shkencor e me glosar për orientalizmat e pazakonshme për
shqipen, që ruhet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë
e Letërsisë".
Në mënyrë të vëçantë O.Myderrizi
ka bërë studime të thelluara për vlerat e Ibrahim Nezim
Frakullës, Hasan Zyko Kamberit, Mulla Hysen Dobraçit, Mulla
Sabri Patës, Mahmud Margëlliçit, Muhamet Kuçukut,Ismail
Floqit, Tahir Gjakovës, Dalip Frashërit, Shahin Frashërit,
Daut Boriçit, Hafiz Ali Riza Ulqinakut etj.
Më 1954 O.Myderrizi, pas një pune të gjatë dhe intensive,
përfundoi një monografi me temë: "Literatura shqipe me alfabet
arab". Pjesë të këtij punimi ai ia bëri të njohur
studiuesve dhe publikut nëpërmjet "Buletinit të Shkencave
Shoqërore" gjatë vitit 1950.
Në vitin 1959 doli në qarkullim vëllimi i parë i
librit"Historia e Letërsisë Shqipe", ku kapitujt 12-15 janë
mbuluar nga O. Myderrizi.
Kritika jonë, kontributin e tij e ka vlerësuar në drejtim
të asaj që ai "përpunoi një koncept terësor për
gjenezën e këtij fenomeni, për shtrirjen, thelbin dhe veçoritë
e tij. Përfundimet në të cilat arrin ai janë shpesh
origjinale dhe i kanë qëndruar kritikës së kohës".
O.Myderrizi është i njohur edhe si publicist. Ai njihet edhe
si filolog dhe autor tekstesh shkollore. Ka qenë një nga bashkëpunëtorët
shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë
të Akademisë së Shkencave në Tiranë.
HAFIZ ALI KRAJA
Teologu i LartË
Hafiz Ali Kraja është një nga përfaqësuesit
e intelektualëve myslimanë shqiptarë. Mësimet e para
i mori në vendlindje (Shkodër), ku bashkësia islame trashëgonte
një traditë të pasur, për të cilën kontribuoi
medreseja e qytetit ("Mehmet Pashë Bushatlliu") dhe biblioteka pranë
saj. Vazhdoi studimet e larta për teologji, filozofi e jurisprudencë
islame në Kajro. Në përfundim të studimeve iu dha titulli
"Teolog i lartë".
Mori pjesë aktive në problemet sociale dhe ato politike të
vendit. Më 1934 botoi në Shkodër panfletin "A duhet feja?
A e pengon bashkimin kombëtar?" Kjo vepër u botua në atë
periudhë kur flukset e propagandës komuniste dhe në mënyrë
të veçantë përhapja e ateizmit ishin dendësuar
në qarqe të caktuara intelektuale. Në kohën e vet ky
material pati jehonë. Ai vazhdoi ta sulmojë me guxim komunizmin.
Më 1944 mbajti ligjëratën "Ç’është Komunizmi
dhe pasojat e tij për popullin shqiptar", në xhaminë më
të madhe të Shkodrës. Para dëgjuesve të shumtë
ai demostroi pasojat tragjike që do të pësonte Shqipëria
në rast se do të fitonte kjo ideologji.
Hfz. A. Kraja mbante lidhje të ngushta me të gjitha përsonalitetet
politike të kohës. Me rastin e vdekjes së Fishtës,
ai, nëpërmjet një ligjërate prekëse, vajtoi poetin
që kishte shkruar një vepër të denjë për
historinë e kombit shqiptar.
Më 1943 pushtuesit italianë e internojnë në Portopalermo.
Më 1947 pushteti komunist e dënoi me njëzet vjet heqje lirie,
të cilat i kaloi në burgun e Burrelit.
ESAT MYFTIA
Personifikimi i Modestise
Esat Myftia i përket asaj plejade njerëzish që nuk e
ndajnë fjalën nga veprat, që ofiqet ose përgjegjësitë
nuk i ndanin nga njerëzit, që ushtrimin e fesë e bënte
me sakrifica të mëdha.
U lind në Shkodër më 1911. Mësimet fillore dhe ato
plotore fetare i mori në qytetin e lindjes, ku vazhdoi edhe medresenë.
Në moshë fare të re ngarkohet me detyrën e imamit dhe
njëkohësisht me atë të mësuesit të besimit.
Kur më 1944 një grup intelektualësh myslimanë themeluan
Komitetin Bamirës Musliman, i cili ngriti edhe medresenë, Esat
Myftia u vu në krye të këtyre dy institucioneve. Njeri me
kulturë të gjerë, zotërues i pesë gjuhëve
të huaja, njohës i filozofisë islame dhe i orientalistikës
në përgjithësi, intelektual, nacionalist i devotshëm,
posedues i një biblioteke të pasur, Esat Myftia nuk u pajtua
asnjëherë as me pushtuesin as me diktaturën komuniste.
Me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri u vu në
shënjestër, si shumë intelektualë të tjerë,
dhe në dhjetorin e vitit 1945 arrestohet. Autoriteti që kishte
si dhe simpatia e madhe që gëzonte në popullin shkodran
i detyruan organet e sigurimit të shtetit që ta lironin, por
ata e kishin mbyllur Komitetin Bamirës Musliman.
Në këto vite Medreseja e Tiranës vazhdonte të mbijetonte
me vështirësi nga përsekutimet e vazhdueshme që i bënin
kuadrove të saj. Në këto kushte e emëruan Esat Myftinë
drejtor të medresesë, por ai, duke mos dashur të verë
në jetë orientimet e partisë lidhur me edukimin e nxënësve,
dha dorëheqjen me preteksin se ishte i sëmurë.
Ai vendosi t'i kushtohet tërësisht çështjes teologjike.
Esat Myftia ishte nga të paktë klerikë shqiptarë që
kishte mbetur gjallë. Kështu më 1966 u caktua në postin
e kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar, detyrë të
cilën e mbajti më pak se një vit. Gjatë kësaj
kohe ai përjetoi dhimbjen e humbjes së djalit të vetëm
në ushtri, dhe menjëherë më pas dhembjen tjetër
të kryqëzatës kundër fesë në Shqipëri.
Në këto kushte ai u mbyll në shtëpi, për të
jetuar vetëm me bibliotekën e tiij, e cila ishte shumë e
pasur. Në këtë bibliotekë gjendeshin relike shumë
me vlerë, libra unikale si edhe dy tahtet astrologjike të Hasan
Tahsinit që ia kishte dhuruar familjes së tij kur kishte qenë
në Shkodër.
Pasi ia shtetëzuan bibliotekën, ai punoi si nëpunës
i thjeshtë i saj, por gjithnjë i përgjuar, i mënjanuar
si përson i dyshimtë dhe fetar.
Esat Myftia vdiq në vitin 1975. Populli i Shkodrës, që
kishte një respekt të madh për të, pa marrë parasysh
opinionin e regjimit komunist, e përcolli me nderime të mëdha.
MULLA REXHEPI
Drenice 1905 - 1976
Në vitet e shkëputjes së Kosovës prej trungut Amë,
shovinistët serb përdorën dy rrugë kryesore për
asimilimin e popullit shqiptar në atë pjesë, gjysmë,
të mbarë viseve shqiptare: të mbyllnin çdo vatër
dije në gjuhën amtare, pra shkollat shqipe dhe, së dyti,
të nxisnin e impononin largimin pa kthim të shqiptarëve
në krahinat e Turqisë.
Mulla Rexhepi iu kundërvu kësaj politike antishqiptare, duke
përdorë njohuritë e tij, si medresist i diplomuar për
mësimin e fesë, nëpërmjet mejtepit, edhe për mësimin
në mënyrë ilegale të gjuhës shqipe. Këtë
veprimtari e zhvilloi që nga viti 1934 e deri në vitin 1944,
kur u hapën kurset e shkollat në gjuhën shqipe.
Mulla Rexhepin e zgjodhën kryetar të shoqërisë "Drita",
e cila kishte në programin e saj mësimin e gjuhës amtare
shqipe, mbledhjen e pasurisë gojore, të folklorit të pasur
në ato treva dhe kundërvënien ndaj emigrimeve në Turqi,
si strategji antikombëtare shqiptare e serbëve.
Duke mbajtur lidhje të mira me studentët e medresesë
të Shkupit, mulla Rexhepi gjeti mbështetje nga ana e tyre dhe
kolegëve, çka e gjallëroi veprimtarinë e tij ilegale
.
Edhe mbas Luftës së Dytë Botërore, ai vazhdoi veprimtarinë
e tij atdhetare, duke i shërbyer fesë dhe kombit të vet,
duke përdorë edhe detyrat shoqërore, ku u zgjodh në
mbrojtjë të popullatës nga sulmet e OZN-së. Më
1949 e burgosën si bashkëpunëtor i Rifat Berishës,
duke i qëndruar besnik idealeve të tij deri në vdekje.
Mulla Rexhepi zë vendin e tij të nderuar edhe në historinë
e arsimit shqiptar, si një inkurajues e përhapës i gjuhës
amtare në kushtet e rënda të veprimtarisë ilegale.
Prandaj radhitet në radhët e hoxhallarëve atdhetarë
te shquar ë te mësuesve të gjuhës amtare.
Haki Sharofi
Drejtor i Revistës "Zani
i Naltë"
Haki Sharofi lindi në Dibër të Madhe, por veprimtarinë
e tij si mësues, publicist dhe perkthyes i zhvilloi larg lindjes,
në Gjyrash të Manastirit (1912), në Peshkopi (1914), ku
hapi shkollën e parë shqipe, në Trujak dhe në Sllovë
të Dibrës (1916 dhe 1920), në Kastriot (1923), në Krumë
(1928), në Vlorë (1929). Pas viteve ’30, ai vendoset përfundimisht
në Tiranë ku zhvillon një veprimtari të dendur si drejtor
i Medresesë së Tiranës, si drejtor i revistës "Zani
i Naltë" (organ i Komunitetit Musliman Shqiptar), në krye të
së cilës ai qëndroi në vitet 1930-1939.
Haki Sharofi kishte arsim pedagogjik. Kishte studiuar në normalen
e Elbasanit si dhe kishte ndjekur shkollën pedagogjike "Darul-Mualiminë"
të Dibrës.
Gjatë punës së tij në fushën e botimeve u dallua
për trajtime serioze të temave me karakter fetar, social, etik
dhe filozofik. Shkroi edhe shumë poezi. Në mënyrë të
veçantë ka meritën për hartimin e serisë së
librave "Edukatë fetare e morale", tekste mësimore këto
që u shfrytëzuan për mësimin e besimit në shkolla
shtetërore, ku jepej dhe mësimi i fesë. Te librat "Edukata
fetare e Morale "spikasin disa kërkesa të moralit islam në
kushtet tona, ku zënë vend disa parime themelore të këtij
morali, të shpjeguara thjesht e për masat e të gjitha moshave,
të asaj periudhe me shtrirje të kufizuar të arsimit laik.
Këto tekste kanë një ndërtim dhe strukturë delikate
shumë të përshtatshme për kohën që u botuan.
Duke u nisur nga këto vlera, biblioteka myslimane shqiptare e Miçiganit
(USA) i ka ribotuar ato kohët e fundit.
Krahas veprave të mësipërme, duhet shënuar se edhe
"Kalendari mysliman" që u botua për disa vite me radhë është
vepër e tij.
Haki Sharofi në vitet e fundit të jetës së tij ka
bashkëpunuar me Arkivin Qendror të Shtetit dhe Arkivin e Institutit
të Historisë, duke dhënë një kontribut të
vyer në përkthimin e dokumenteve me rëndësi historike,
që ishin në gjuhët e Lindjes: arabe, turke dhe persiane.
Gjithashtu ai ka lënë një trashëgim të pasur me
përkthime, siç janë:"Tefsiri shqip", "Parimet e nalta
të islamit", "Ajete të Kur’anit" etj.
VEXHI BUHARAJA
Orientologu me Dimensione të
Mëdha
Vexhi Buharaja ishte studjues me dimensione të mëdha në
fushën e orientalistikës. Janë të rrallë studiuesit
shqiptarë që kishin përgatitjen dhe intuitën e Vexhi
Buharasë.
Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhët
klasike të Lindjes islame: arabishten, persishten dhe osmanishten
së bashku me turqishten e re. Zotëronte gjithashtu gjuhët
kryesore të Perëndimit: anglishten, gjermanishten, frëngjishten
dhe italishten. Pas vitit 1966, kur filloi punën në Institutin
e Historisë si bashkëpunëtor shkencor, përvetësoi
edhe rusishten.
Kultura dhe sidomos gjuhët e vjetra orientale që kishte fituar
në Medresenë e Lartë të Tiranës, të cilën
e mbaroi në vitin 1940, ishin një kapital i madh që Vexhi
Buharaja do ta shfrytëzonte në funksion të kolegëve
historiane e më gjerë, duke iu vënë në dorë
atyre përkthime dokumentesh osmane të të gjitha periudhave,
interpretime të sakta shkencore të dokumenteve të ndryshme,
gjykime me vlera shkencore të përmbajtjeve, të para në
kuadrin historik, që vetëm ai i njihte aq mirë.
Vexhi Buharaja qe i pajisur më moralin islam, kështu që
në punën e tij shkencore u shqua për vlerësime reale,
të drejta, të sakta shkencërisht, pa politizimet e kërkuara.
Të gjitha këto e bënë të padëshirueshëm
qëndrimin e tij në Institutin e Historisë si bashkëpunëtor
shkencor, megjithëse ai ishte i vetmi zotërues i dhjetë
gjuhëve, megjithëse kishte një bagazh kulturor që të
detyronte respekt, megjithëse kishte një përvojë dhjetëvjeçarë
në punën shkencore. Vexhiu pushohet nga puna duke iu përmendur
vitet e burgut dhe internimet në kënetën e Maliqit, studimet
në shkollën fetare dhe akuza se bënte propagandë fetare
myslimane. Ai u tërhoq në vendlindjen e tij, në Berat, ku
u zhyt në botën e vetmisë, të punës individuale
e të punëve ordinere për të siguruar ekzistencën.
Vexhi Buharaja ishte i dashuruar pas kolosëve të poezisë
klasike persiane, sidomos pas Saadiut dhe Firdeusit, të cilët
dhe i përktheu në gjuhën shqipe, duke e pasuruar kështu
fondin bibliotekar letrar shqip. Ai përktheu në mënyrë
të shkëlqyer në gjuhën shqipe edhe vëllimin "Tehajulat"
(Endërrime) poezi, të Naimit, shkruar në gjuhën persiane,
ku shihet delli i tij poetik, që Vexhi Buharaja e provoi dhe në
hartimin e poezive origjinale.
Një ndihmesë të madhe dha ai në fushën e biografisë
shqiptare, duke hapur siparin e një shkence të re në fondin
e punimeve shqiptare. Vepra e tij "Monumente turko-arabe në Shqipëri"
përmban rreth 300 mbishkrime turko-arabe, që datojnë nga
shekulli XV deri në shekullin XX.
Si njohës i mirë i gjuhëve klasike lindore, Vexhi Buharaja
i transliteroi, i transkriptoi, i përktheu dhe u bëri zbërthimet
përmbajtëse, duke hedhur kështu bazat e kësaj dege
të re të Historisë së kulturës sonë. Për
pasojë, gjeneza e sekteve fetare islame në territoret shqiptare,
historiku i institucioneve të kultit dhe të dhëna të
tjera dritëdhënëse, rreth krijimit dhe veprës së
tyre, u shpalosën në një optikë të re.
Vexhi Buharaja, me sa dimë, ka lënë një pasuri trashëgimore,
krijimtari të pasur, që në të ardhmen duhet bërë
objekt studimi për historianët tanë. Terreni mbi të
cilin ka punuar Vexhi Buharaja është ende i paeksploruar. Orientalistika
shqiptare, duke ecur në gjurmët e tij, ka shansë të
mëdha për të krijuar fondin e saj origjinal.
Kohët e fundit, studiuesi Ahmet Kondo botoi një monografi
kushtuar Vexhi Buharasë, e cila është pritur mirë,
si përpjekje e parë për njohjen e dimensioneve të këtij
përsonaliteti.
SALI EFENDI MYFTIA.
Themeluesi i Qendres Islamike
Shqiptaro - Amerikane
Në fillim të viteve ’40, njëra nga bibliotekat më
të mëdha të Shkodrës ishte biblioteka e familjes Myftia,
pjesërisht e trashëguar nga pararendësit e kësaj familjeje
me tradita fetare dhe patriotike dhe pjesërisht e pasuruar nga pinjolli
i ketij trungu, Sali Efendi Myftia.
Saliu lindi në Shkodër në vitin 1891, atje dhe u arsimua.
Më 1927, ai u emërua myfti në Krujë dhe pastaj kryemyfti
i Shkodrës dhe deri në vendosjen e komunizmit edhe myfti i Kosovës.
i zgjuar nga natyra, njeri me takt të jashtëzakonshëm dhe
me kulturë të gjerë fetare, fitoi autoritet te të gjithë.
I mbrujtur me ndjenja kombëtare ai iu kundërvua regjimit pushtues
fashist dhe, si rrjedhojë e këtij rregjimi, u përndoq nga
Italia dhe për një kohë të gjatë vuajti internimin
në Gjirokastër. Më pas u shqua në qëndrësën
antifashiste shqiptare, ku me armë në dorë dhe me Kur’an
nën sqetull u bë frymëzues i luftës për liri.
Më 29.09.1944 ai mërgoi nga Shqipëria dhe për një
kohë relativisht të gjatë vazhdoi për të jeta
mërgimtare. Përshkoi njeri pas tjetrit vende të ndryshme:
Italinë, Egjiptin, Sirinë, Libanin dhe Amerikën, ku do të
ndalej për pjesën tjetër të jetës që i kishte
mbetur.
Tridhjetë e katër vjet në SHBA ai iu kushtua pothuajse
krejtësisht jetës fetare. Me aftësitë e tij organizuese
arriti të themelonte Qendrën Islame Shqiptaro -Amerikane për
shtetet New York dhe New Jersey. Me mësimin e tij, duke pasur për
bashkëpunëtor Imam Isa Hoxhën, në vitin 1972, bleu
xhaminë, hapi shkollën fetare kombëtare pranë saj dhe
u bë vetë mesimdhënës. Ai arriti të bashkojë
edhe muslimanët e Kanadasë dhe u zgjodh kryetari shpirtëror
i tyre.
Sali Myftia ka qenë një komentator i shkëlqyër i
Kur’anit dhe i Haditheve. Për këtë aftësi ai qe njohur
jo vetëm në Shkodër, por edhe nga studentët shqiptarë
që studionin në Aleksandri, kur ky komentonte çdo javë
Kur’anin në një nga xhamitë e qytetit. Ai ishte një
orator i shquar në mënyrë të veçantë kur
zbërthente biografinë e Profetit (a.s.) gjatë mevludit.
Ende mbetet e gjallë në kujtesën e dëgjuesve fjala
e mbajtur prej tij në vitin 1935, në përkujtim të ditëlindjes
së Profetit (a.s.).
Më 19 maj 1978, në moshën 87 -vjeçare, zemra e
këtij myslimani të madh, e këtij patrioti të shquar,
e ish- kryemyftisë së Shkodrës, Kosovës, të themeluesit
të Qendrës Islame Shhqiptaro- Amerikane, pushoi së rrahuri.
Tabuti i tij u mbulua me flamurin tonë kombëtar dhe me lule të
shumta. Në New York ia bëhen bashkëatdhetarë të
tre besimeve nga të gjitha shtetet e Amerikës dhe nga Kanadaja,
për t’i bërë homazhet e fundit njeriut të tyre të
dashur e të respektuar.
HAMID GJYLBEGAJ
Demokrati i Pakorruptuar
Pinjoll i një familjeje të dëgjuar shkodrane me tradita
patriotike Hamid Gjylbegaj, u shqua me veprimtarinë e tij si një
intelektual me formim solid, si demokrat i pakorruptuar dhe atdhetar i
paepur.
Lindi në Shkodër në vitin 1888. Mësimet fillore
i bëri në vendlindje, ndërsa ato të mesme në Shkodër
e Manastir. Mbaroi akademinë ushtarake në Stamboll. Mbajti qëndrim
patriotik, që dëshmohet me pjesëmarrjen e tij kundër
lëvizjes së Haxhi Qamilit, ithtarëve të "Sedai Miletit",
antifashist dhe antikomunist.
Hamid Gjylbegaj ka një aktivitet të pasur si intelektual.
Ka botuar 14 përmbledhje poezish, shkrime të ndryshme, ndër
të cilat po përmendim: "Flutura ndër lule"(1921), "Monumenti
i atdheut" (1934), "Drita e së vërtetës"(1933), "Cikrrime
filozofie" (1934), "Fyelli i barive" (1943) etj.
Hamid Gjylbegaj kishte një formim fetar ku mbizoteronte në
mënyrë të veçantë panteizmi bektashian. Ishte
njohës i thellë i tesavufit islamik, pra misticizmi që e
përshkonte botëkuptimin e tij ishte i mpleksur me mjaft pikëpyetje,
ku mbisundonte drita e së vërtetës me trinomin e drejta,
e mira dhe e bukura. Në këtë hapësirë mendimi
mbizotëronte madhështia e njeriut, njohja e vetvetes. Siç
e dimë Muhammedi (a.s.), në mes fjalëve të tjera ka
thënë: "Që të njohësh Zotin duhet të njohësh
më parë veten". Biseda rreth këtij subjekti Hamid Gjylbegaj,
siç tregojnë bashkëkohësit e tij, zhvillonte pothuajse
çdo ditë nën hijen e çinarit pranë shtëpisë
së tij.
Hamid Gjylbegaj ishte një përfaqësues i mendimit më
të përparuar. Ai ishte një teist liberal, i cili në
poezitë e tij filozofike përçoi filozofinë islame
dhe në mënyrë të veçantë ai propagandoi
tolerancën fetare, që e transmeton filozofia islame në kushtet
e vendeve shumëkonfesionale.
Vdiq në vitin 1979 në Elbasan.
BINAZE KACABAÇI-DAUTI
Hoxha Hanmi
Binaze Kacabaçi-Dauti me pseudonimin "Hoxha Hanëm" ushtroi
profesionin e mësueses së besimit dhe të edukatores islame.
Binazja është nga rrethi i Leskovcit. Qyteti i lindjes së
saj është Prizreni. Duke qenë e detyruar të ndiqte
prindërit e saj, ajo bëri një jetë endacake. Shkollën
fillore e bëri në Edrene, ndërsa atë normale në
Stamboll, ku edhe shërbeu si mësuese për pesë vjet.
Më vonë ajo u shpërngul në Gjilan.
Në vitin 1920, në moshën 29- vjeçare, ajo hapi
një shkollë për vajza në shtëpinë e saj në
Gjilan.
Në kushtet e pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, shkollat
me gjuhë mësimi shqipen qenë krejtësisht të ndaluara.
Në këto rrethana të vetmet institucione për arsimimin
e shqiptarëve ishin mejtepet dhe medresetë, ku mësimi jepej
nga klerikë muslimanë. Është e natyrshme që regjimi
sllav nuk i shihte me sy të mirë këta klerikë, të
cilët ishin brumosur me botëkuptimin armiqësor ndaj sllavëve,
gjë që përbënte një rrezik për shtetin jugosllav.
Përveç asaj, dihet se shumë prej tyre bënin pjesë
në Komitetin e Kosovës dhe kishin lidhje me udhëheqës
si Ferhat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj.
H.Hanmi e përjetoi ndjekjen që u bëhej shqiptarëve.
Ajo vërtet nuk u aktivizua në lëvizjen kombëtare, por
ajo e shndërroi shtëpinë e saj në shkollë për
vajzat shqiptare, dha mësime në mënyrë klandestine,
duke kontribuar kështu në frymën e besimit musliman për
unitetin kombëtar.
MULLA ISMAILI
Atdhetar Dhe Fetar i Patrembur
Mulla Ismaili gjatë gjithë jetës së tij u shqua
në mbështetje të forcave përparimtare, për zhvillimin
dhe emancipimin shoqëror të bashkatdhetarëve të tij.
U lind në Komogllavë të Moravës së Epërme,
ndoqi studimet në medresenë e Shkupit, të cilat ia ndërprenë,
duke e mobilizuar ushtar në ushtrinë e Mbretërisë Jugosllave.
Mbështeti dhe predikoi luftën antifashiste dhe bashkimin kombëtar.
Veprimtaria e tij u përqendrua në këto drejtime:
Së pari, në kryerjen me ndërgjegje të lartë
të detyrës së tij si hoxhë, duke kapërcyer pa
lëkundje presionet që i bëheshin për t’u tërhequr
nga ndërtimi i xhamisë së madhe në Ferizaj (ndërtimi
i minaresë), e cila u ngrit. Duke qenë edhe Kryetar i Këshillit
të Bashkësisë Islame të Komunës, ai rrezatoi edhe
në drejtime të tjera për përballimin e situatës
së vështirë në mbrojtje të institucioneve islame.
Si përkrahës i së resë, ai nuk mbështeti klerikët
fanatikë që pengonin arsimin e femrës. Përkundrazi
predikonte se "Dituria është obligim Kur’anor". Vetëm njeriu
i ditur mund t’i kuptojë në thellësi dhe t’i respektojë
me vetëdije porositë e Zotit xh.sh. Ishte kundërshtar i
kolegëve fanatikë, që kundërshtonin marrjen me sport,
futboll, arte figurative e muzikore, garderobën elegante, që
nuk ishte e tepëruar e nuk i shkaktonte dëm individit as shoqërisë.
Së dyti, ishte mbështetës i fuqishëm i arsimit dhe
i shkollës në gjuhën amtare shqipe. i mirëpriti dhe
i ndihmoi iniciativat për hapjen e shkollës shqipe në Komogllavë,
në vitin 1946, duke lëshuar dhomat e babait të vet dhe të
kushërinjve për banesa të mësuesve. Bëhet shembull
për djemtë e vet dhe vajzat e kushërinjve, që të
shkolloheshin më tej, në arsimin e mesëm e të lartë.
Së treti, flet hapur dhe kundërshton emigrimet masive në
Turqi, duke predikuar: "Këtu kemi lindë, këtu do të
vdesim. Nuk e luftuam (Osmanin) për t'u tretur e braktisur në
Anadoll, por që të jetojmë të lirë në trojet
tona."
Së katërti iu kundërvu mbledhjes së armëve,
çarmatimit të popullit shqiptar nga ana e serbëve, prandaj
edhe e rrahën publikisht dhe e masakruan, por nuk u thye.
Vejsel Xheladin Guta
Fe e Atdhe janë të Pandara
Në plejadën e hoxhallarëve të shquar kosovarë
të shekullit tonë, që binomin fe e atdhe, din e vatan, e
konceptuan të pandarë dhe që kësaj bindjeje i kushtuan
gjithçka: mundin, talentin, sakrificat dhe vetëmohimin, bën
pjesë dhe Vejsel Xheladin Guta nga Zaskoci i Ferizajt.
Arsimin fillor Vejsel Guta e mori në vendlindje, kurse të
mesmin fetar e përfundoi në Prizren në vitin shkollor 1937-1938
në medresenë "Mehmet Pasha", ku Vejseli vazhdoi studimet për
dymbëdhjetë vjet. Aty i jepej rëndësi e madhe, krahas
lëndëve të tjera, edhe mendimit letrar shqip me alfabet
arab, si dhe gjuhës e kulturës shqiptare.
Ai u shqua në mes bashkënxënësve të tij maturantë
për aftësitë e tij në gjuhët orientale, si dhe
për njohuritë që kishte fituar në letërsinë
shqipe, që lexohej ilegalisht në atë kohë. Për
këto rrezultate ai u caktua mësues i medresesë, por nuk
punoi aty, sepse u vendos në Voinoc, ku qëndresa kundër
politikës shkombëtarizuese sllave ishte në apogje. Në
këtë fshat ai organizoi mejtepin, që fitoi të njohur
në tërë zonën dhe ku numri i nxënësve rritej
çdo ditë. Ai iu kushtua poezisë.
Në shkollën (mejtepin) e Vejsel Gutës, veç lëndëve
fetare, zhvilloheshin edhe lëndë të tjera si: matematika,
astronomia, gjeografia dhe historia. Ajo u bë qendër e përhapjes
së diturive në gjuhën shqipe, e cila mësohej ilegalisht.
Gjatë viteve 1941-1945, mejtepi i Vejsel Gutës u bë një
shkollë kombëtare-fetare, ku nxënësit merrnin njohuri
edhe nga historia e Shqipërisë dhe gjuha e letërsia shqipe.
Vejsel Guta ishte poet i lindur. Ai i thurte mendimet e tij me lehtësi
të madhe në vargje. Në ndërtimin e poezive ndoqi teknikën
e poetëve persë, gjuhën dhe veprat e të cilëve
ai i njihte shumë mirë. Ilahitë që bëri i thuri
në formën e kasideve, që i përngjanin poezive perse
edhe nga përmbajtja, por ai në përmbajtjen e tyre trajtonte
probleme sociale e politike si dhe probleme morale. Të përmendura
janë poemat: "Çohu prej gjumit more vlla", "Mos e le udhën,
o insan", "Fjalim shqip a than", "Ej ju të par ehli vatan" etj.
Si mësues e myderriz ai diti të sinkretizojë edukimin
fetar me atë patriotik, punën legale me atë ilegale. Shumë
nga tekstet dhe poezitë fetare që përshkoheshin nga fryma
patriotike u mësoheshin nxënësve në klasa, duke sfiduar
kështu ndjekjet e organeve policore serbe. Shumë ilahi dhe kaside
të Vejsel Gutës u bënë tema mësimi për talebet
e medresesë "Alaudin" të Prishtinës. Këto ranë
në sy të organeve policore dhe u bënë shkak për
ndjekjen e tij.
Vejsel Xheladin Guta, i njohur nga populli i Kosovës edhe me emrat
"Mulla Vejseli" dhe "Mulla Vejsel Vionoci", la pas një trashëgim
të pasur në krijimtarinë e tij poetike, la një emër
të mirë me punën që bëri si mësues, fitoi
autoritet në veprimtarinë e tij si imam dhe si patriot i madh.
MULLA ZEKË BËRDYNA
Një Jetë Për Besimin
Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe Kombin Shqiptar
Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin
Novosellë të Pejës, në një mjedis prapanikërie
kulturore, ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte
në shtrirje absolute.
Në vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për
ta vazhduar më tej te mësuesi Fahri Efendiu, i njohur për
dijenitë e gjera. Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm)
u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve.
Ishte koha kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta
të pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja.
Por, pati edhe prej mësuesve të njohur për fusha të
tjera të shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika,
gjeografia etj.
Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë
detyrë, qe Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin
Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve
të besimit dhe të gjuhës amtare e shkencave shoqërore
me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë
nga psikologjia.
Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin
e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave
çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej
këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit,
plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën
e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare.
Në vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda
të ish -Jugosllavisë të "Bella Kuça-s" në Nish,
ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i
dënuar me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si
prostalinian. Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave
më të egra, duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar. Në
një rastë duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat
thënë "më e vështira për mua ishte të bart
gurë..!? Po të ishte për të ndërtuar diçka
do ta bëja me dëshir..! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim
gurët sa në një anë sa në anën tjetër".
Mulla Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit
Novosell, ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit
e fshatit, ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve
mes njerëzve. Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pioner
i pajtimit të popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i
zgjidhte ligji i shtetit të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq
po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin
e familjes së tij mori pjesë e pothujse tërë Kosova.
HASAN EFENDI NAHI
Dijetari, Myderrizi Gojëëmbël
Hasan Efendi Nahi është nga personalitetet islame që
la një emër të nderuar dhe një vepër që jeton
në pasardhësit e vet, që me aq kujdes, dashuri e besim i
përgatiti që të shërbejnë në gjuhën
e vet amtare. Atdhetar, alim dhe hoxhë-myderriz i shquar, la emër
në Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë e në tërë
Kosovën.
U lind më 12 mars 1905 në Gjakovë nga një familje
intelektuale, me formim të shëndoshë fetar. Mësimet
fillestare, si dhe medresenë i kreu në vendlindjen e tij, prej
nga niset, në vitin 1930, në Egjipt, për studime të
larta, në Universitetin e njohur "El-Azhar".
I diplomuar në universitet, caktohet në detyrën e predikuesit
shëtitës, duke dhënë mësim edhe në Medresenë
e Ferizajt. Vazhdon me pasion të madh punën e myderrizit, prandaj
në vitin 1943 e emërojnë drejtor i Medresesë "Mehmet
Pasha" në Prizren, duke qenë njëkohësisht edhe Kryemyfti.
Me mbylljen e medresesë, në vitin 1948 e deri në vitin 1958
e kryen detyrën e imamit në Gjakovë.
Ai luftoi hapur për shkollën në gjuhën shqipe dhe
për ruajtjen e medresesë nga sulmet për ta shkatërruar,
duke filluar me mbylljen e saj. Kur më 1956, u vendos mbyllja e medresesë
në Gjakovë, Hasan Efendi u tha hapur e prerë pushtetarëve:
"Ma mirë kallne Gjakovën, se sa ta mbyllni Gjimnazin".
Në shtator të vitit 1958 caktohet profesor në Medresenë
"Alauddin" në Prishtinë, ku shërben dy dekada, duke dhënë
një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e
kuadrit të ri, në arsimimin e disa gjeneratave të vetme
në gjuhën shqipe, të arsimit islam.
I dalur në pension në vitin 1978, Hasan Efendiu nuk pushoi
së punuari për fe e atdhe, duke u marrë me studime, e sidomos
me përkthimin e Kur’anit të Madhëruar, duke i dhuruar lexuesit
shqiptar, pas dhjetë vjetësh punë, një vepër aq
shumë të pritur (në vitin 1988-R.Z.).
Ai ishte një personalitet i rrallë në sytë e rinisë,
të cilët e mbanin dhe e çmonin për misionar, alim,
profesor dhe vizionar të shquar. Pleqtë, në anën tjetër,
e respektonin shumë miqësinë e tij, nga se edhe ai i nderonte
pa masë.
Haxhi Rashid efendi Osmani
Mësues E Profesor i Nderua
Hoxhë e mësues, sinonimin e njohur Haxhi Rashid efendi Osmani
e zgjati edhe më tej, mësues, hoxhë, profesor në medrese,
të gjitha fusha të drejtpërdrejta edukimi islam dhe atdhetar.
Punoi rreth shtatë vjet si mësues, duke vazhduar edhe arsimin
laik, shkollën normale, si dhe duke vazhduar studimet islame, me të
cilat nuk ndahej që nga fëmijëria e parë e gjatë
gjithë viteve të arsimit laik e më pas atij fetar. Shumë
vite kaloi edhe në sektor administrativ në Bashkësinë
Islame, si dhe në medresenë e ultë dhe atë të
mesme në Prishtinë.
Në vitet 1964-1968 u emërua drejtor i medresesë e më
pas vazhdoi si arsimtar. Atje dha disa lëndë, por me përkushtim
të posaçëm zhvilloi lëndën e fikhut (të
drejtës islame), të cilën e njihte si rrallë kush në
Prishtinë.
Duke qenë një mësimdhënës me formim të
mirë fetar, pedagogjik, me intuitë psiko-pedagogjike, ai shquhej
për një organizim të mirë të proçesit mësimor,
për orët interesante që zhvillonte, për shpjegimin
e qartë para nxënësve. Afrimi me nxënësit u bë
kurdoherë natyrshëm, sinqerisht, duke iu gjendur të gjithëve
e sidomos atyre që kishin ndonjë shqetësim. Ish -nxënësit
e tij flasin për plot raste, kur myderrizi i tyre iu gjend pranë
si një prind, si njeriu i tyre, prandaj edhe e kujtojnë me respekt,
duke u dhënë nxënësve të tij edhe një mësim
të madh: atë të qëndrimit të vëmendshëm
ndaj njerëzve dhe në gatishmëri deri në sakrificë
për t’i ndihmuar ata.
Edhe pas daljes në pension, në vitin 1978, Haxhi Rashid efendiu
ishte përherë i mirëpritur dhe i nderuar në qendrën
e madhe islame: në medresenë e Prishtinës. Vdiq i nderuar
në vitin 1991.
MULLA HYSEN LATIFI
Themelues
i Qendrës Shqiptare Islame
në Bruksel
Mulla Hysen Latifi është një nga teologët e shquar
të Kosovës, nga Gjilani. Ai kalon me sukses të gjitha hallkat
e arsimit fetar në vend dhe në Kajro, duke përfunduar universitetin,
Mulla Hyseni punoi rreth 18 vjet si profesor në Universitetete të
Arabisë Saudite.
Ai ishte shfaqur gjithnjë i shqetësuar për fatet e atdheut
të vet të cunguar, për Kosovën e tij të shumë
vuajtur, malli për të cilën e përvëloi gjatë
gjithë viteve.
Edhe kur transferohet imam në qendren Islamike në Belgjikë,
Bruksel, ku edhe krijohet Bashkësia Muslimane Kulturore Shqiptare,
Mulla Hyseni punon me një entuziazëm të jashtëzakonshëm,
duke ligjëruar në gjuhën amtare shqipe, duke u bërë
kështu edhe një propagandues i madh për njohjen e historisë
së popullit tonë e të popujve të tjerë, duke ua
transmetuar këto njohuri besimtarëve të të gjitha moshave.
Mulla Hyseni u shqua për punën e kualifikuar që zhvilloi
me breznitë e reja në emigracion në edukimin fetar e atdhetar,
me ndjenja të larta atdhetarie e humanizmi, duke u pergatitur plejada
të rinjsh kundër asimilimit të huaj, që ishte një
rrezik real dhe i drejtëpërdrejtë.
Mulla Hyseni, mësuesi i apasionuar i breznive shqiptare, në
fushën fetare, historike e sociale, vdiq në Stamboll me 2 tetor
1993, në kulmin e mallit për të parë Kosovën e
tij. Këtë mall, si për Kosovën dhe Tiranën Mulla
Hyseni e ka shfaqur edhe shumë herë, duke e shoqëruar edhe
me udhëtime të veçanta për të dy trevat e Atdheut
të copëtuar.
SHUAJB MUHARREM ARNAUTI
Hulumtues i Njohur
i Librave Të Kulturës Islame
Shuajb Muharrem Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin
1928. Në familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin
gjithnjë të pranishme. Shuajbi mësoi nga i ati dijet elementare
të islamit.
Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë
nga Kur’ani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më
tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që
qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të
gjuhës arabe dhe gramatikës së saj. Kështu, për
më se dhjetë vjet radhazi, Shuajb Efendiu vazhdoi të ndjekë
ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë
e vjetra të Damaskut, veçori e të cilave ishte se nxënësi
ishte i lirë të zgjedhte dijet, që i interesonin, dhe askush
nuk kishte të drejtë ta detyronte nxënësin që
të mësonte atë që nuk i interesonte ose nuk i përshtatej.
Gjatë kësaj kohe Shuajb Efendiu mësoi nga dijetarët
më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku
dhe lexoi librat më të njohur si: "Sherh ibni Akil" dhe "Kafijen"
e Ibni Haxhibit të komentuar nga Mulla Xhabi, "El Mufas-sal" të
Zemalsheriut, "Shudhur e dh-dheheb" të Ibni Hisham el-Ensariut,"Esrar
el-Belaga"dhe "Delail el-Iexhaz"nga Abdulkadër el-Xhurxhami etj. Nga
mësuesit e tij më të njohur prej të cilëve mësoi
dijet e gjuhës arabe ishin: Muhamed Salih el-Ferfur, Arif Ed-Devgji,
Sulejman Gavoqi (shqiptar) etj.
Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë
e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft
të lartë, Shuajb Efendiu e pa të nevojshme t’i kushtonte
një kohë edhe mësimit të shkencave juridike islame
(Fikhut islamik). Për këtë qëllim lexoi librat më
të njohur të kësaj fushe, sidomos në Medhëhebin
Hanefi, si: "Meraki El-Felah" të Sherenblalit, "El-Ihtijar" të
Musulit, "El-Kitab" të Ebi Haseb El-Kudurit, "Hashiet Ibni Abidin"
që njihet si "Redd El-Muhtar Ala Ed-dar El-Muhtar" etj.
Kështu Shuajbi i kaloi më tepër se shtatë vjet duke
mësuar Usuli Fikhun, Tefsirin e Kur’anit, Mustalah El-Hadithin, leximin
e librave të moralit etj. Eshtë kjo kohë, kur ai kishte
kaluar të tridhjetat.
Ajo që i ra në sy Shuajbit gjatë studimeve të tij
e që pati ndikim të rëndësishëm në formimin
e tij shkencor si dijetar qe se te profesorët e tij ndihej një
mungesë e theksuar në njohjen e rangjeve të hadithit. Ose
thënë ndryshe, hadithet e dobëta (Daif) dhe të mbathurat
(Mevdu) të cilat përdoreshin më tepër në shpjegimet,
ligjëratat dhe literaturën islame të asaj kohe.
Prandaj e pa të nevojshme që të specializohej në
këto dije, për të mundur të rishikonte dhe rivlerësonte
librat e hadithit dhe të synetit të Pejgamberit a.s., në
mënyrë që të krijohej një mbështetje për
studiuesit dhe të bëhej një sqarim i domosdoshëm për
lexuesit e literaturës islame në përgjithësi.
Kështu që në vitin 1955, kur në Damask filloi të
punojë si mësimdhënës i gjuhës arabe dhe i edukatës
islame, pa se kjo nuk i linte kohë të mjaftueshme për studimin
e traditës dhe të librave të hadithit. Prandaj që në
vitin 1958 filloi një punë të rë në "Bibliotekën
islame të Damaskut", ku kryesoi grupin e seksionit që merrej
me kritikën dhe korrigjimet e literaturës burimore islame.
Në bibliotekën islame ndenji afro njëzet vjet plot dhe
gjatë kësaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatëdhjetë
vëllime librash të ndryshëm me karakter historik, fetar
islamik dhe letrar, si: "Sherh Es-Sunne" të Begaviut (gjashtëmbëdhjetë
vëllime), "Zadul Mesir" të Ibni Xhevzis (nëntë vëllime),
"Revdatu Et-talibin të Neveviut (dymbëdhjetë vëllime),
"El-Mubdi fi Sherh El-mukni" të Ibni Muflikit (dhjetë vëllime),
"Muhedh-dheb el-egani" të Ibni Mendhurit (dymbëdhjetë vëllime)
etj.
Më parë Shuajb Efendiu e pa të arsyeshme të largohej
që andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta përgjithësisht
në Siri nuk i krijonte mundësi pune e hulumtimi. Kështu
që në vitin 1982 ai shkoi në kryeqytetin e Jordanisë,
Aman, ku filloi të punojë në fondacionin "Err-rrisale" dhe
u angazhua të kryesonte seksionin e kulturës. Kontributi i Shuajb
Efendisë nga koha kur erdhi në Aman e gjer më sot është
i pallogaritshëm për shkencat islame dhe kulturën arabe
në përgjithësi. Ne, sa për ilustrim,po përmendim
disa:
"Siretu ealam en-nubela" të Dhehebiut (në njëzet e dy
vëllime), "El-ihsan fi takrib sahih Ibni Hb-ban" (tetëmbëdhjetë
vëllime), "El-avasim ve el-kavasim" të Ibnu El-Vezirit (nëntë
vëllime ), "Zadul Mead" të Ibnul Kajimit (pesë vëllime)
etj.
Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë,
ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind
e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen
libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të
përkthyer etj.
Shuajb Efendiu, ose si e quajnë në Jordani Shejh Shuajbi,
edhe pse i lindur jashtë atdheut e jetuar atje, flet rrjedhshëm
gjuhën shqipe. Pas viteve '90 ka vizituar edhe Shqipërinë,
të cilën asnjëherë nuk e harron.
NASRUD-DIN ALBANI (SHQIPTARI)
Hadithologu më i Shquar
i Këtij Shekulli
Nasrud-din Albani (Shqiptari) është hadithologu më i
shquar i këtij shekulli dhe përsonaliteti më i njohur i
kolonisë shqiptare të Shamit (Sirisë) në Lindjen e
Afërme, e cila në hapësirën kohore dyshekullore, e
diktuar në rrethana të caktuara historike për t’u shkëputur
nga trungu i saj në Ballkan, arriti të ruajë me përpjekje
e sakrifica të ndërgjegjëshme identitetin e vet. Mbi të
gjitha, pjesëtarët e saj ruajtën gjuhën, traditën,
mallin dhe nostalgjinë për vendlindjen, emrin dhe krenarinë
për dheun e të parëve.
Vendasit që në fillim ata i quajtën Arnautë e ndonjëherë
Albanë. Iformacione të natyrave të ndryshme përcjellin
jetën dhe veprimtarinë e tyre. Por për fat jo të mirë,
ata ende nuk kanë marrë vendin e tyre të merituar në
historiografinë dhe publicistikën tonë, pa çka edhe
përfundimet përgjithësuese rreth çështjes shqiptare
në tërësi do të jenë të mangëta.
Nasrud-din Albani, rrjedh nga një familje shkodrane e shtresës
së zanatçinjve të qytetit. Në vetet ’30 emigroi së
bashku me familjen e tij në Damask të Sirisë. Arsimin fillor
e bëri në shkollën shtetërore "Isaf Hajrie", ku mësoi
gjuhën arabe.
Nasrud-dini nuk u mjaftua vetëm me këtë, por ndoqi mësimet
që zhvilloheshin në shkollat e vjetra të Damaskut, ku dëgjoi
ligjëratat e dijetarëve më të shquar të kohës.
Dhe si i ri u njoh me literaturën burimore të gjuhës dhe
të letërsisë arabe, si: "Sherh Ibni Akil", "El -mufas-sal"
të Zemasheriut, "Shudhur Edh-dheheb" të Ibni Hishamit etj. Kështu,
pas një rruge të gjatë me njohjen e gjuhës arabe, të
cilën arriti ta përvetësojë më së miri, ai
filloi të njihej nga të gjithë për forcën e interpretimit
dhe mundësitë e mëdha që kishte në të argumetuarit
e vlerave gjuhësore e letrare.
E gjithë kjo e mundësoi atë që të orientohej
në studimin e Fikhut dhe të jurisprodencës islame, mësimet
e para të së cilës i mori nga profesori i njohur Seid El-Burhani,
para të cilit lexoi autorët më të njohur të medhehebit
Hanefi, si: "Merakil Felah" të Sherniblalit, "El Kitab" të Ibni
Hasen El-Kud-Durit etj. Në këtë kohë ai u njoh edhe
me shkencat tjera islame si: Usuli fikhun (bazat e fikhut), Tefsirin (komentimin
e Kur’anit), Mustalahul hadithin (terminologjia e hadithit), Ahlakun (vepra
mbi moralin), edukatën, kulturën, historinë etj.
Kështu edhe, pse në moshë të re, ai arriti të
hetojë vlerat e mëdha që bart me vete trashëgimia islame
me opusin e saj madhështor në fusha të ndryshme të
shkencës dhe jetës së popujve. Kjo e shtyu atë të
mendojë për një angazhim më serioz në klasifikimin
e vlerave reale të haditheve të Profetit të fundit, Muhamedit
a.s. Kjo bëri që ai të diplomohet në këtë
shkencë duke pasur si prof. Ragip al Tab-bah. Ai këtej e tutje
qëndronte me orë të tëra në bibliotekën Ez-zahirijje
të Damaskut, duke hulumtuar mbi dorëshkrimet që gjendeshin
aty. Nasrudin Albani frekuentoi edhe biblioteka të tjera, duke grumbulluar
të dhëna, që e bënë atë të jetë
një autoritet shkencor në shkencën e Hadithit.
Me kalimin e kohës shqiptari nga Shkodra filloi të bëhej
i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botërore në lëmin
e shkencës së hadithit. Por famën e arriti me projektin
e tij të madh (madje lirisht mund të themi më të madhin
në historinë e hadithit të kohës së re) në
klasifikimin e haditheve të Profetit a.s. Ai bëri klasifikimin
e njohur tashmë si frut i punës së tij, duke i ndarë
hadithet në dy grupe të mëdha me titujt:"Silsilet el ehadith
el-sahiha" -(vargu i haditheve të vërteta) dhe "Silsilet el ehadith
ed-daife"-(vargu i haditheve të dobëta). Edhe pse ky studim do
dekada e i kalon dhjetëra vëllime, ende është në
qendër të aktivitetit të Nasrud-din Albanit.
Opusi i tij tani përfshin mbi 136 vepra shkencore, prej të
cilave 16 prej tyre janë kritika shkencore, 55 vepra dorëshkrime
të pabotuara, 29 vepra të botuara disa herë, 30 cenzurime
shkencore në lëmin e shkencës së hadithit, 6 retushime
të librave të njohur si: El-Uluv, Sahih Muslim, Sahih Buhari,
Shemail Muhammedije etj. Për këtë ai konsiderohet në
botën islame si një nga autorët më prodhimtarë
të shekullit tonë, në fushat e hadithologjisë, letërsis
artistike arabe, historisë, kritikës letrare, sociologjisë,
etikës, pedagogjisë etj.
Kështu ky erudit i shkencës dhe i kulturës botërore,
e në veçanti asaj islame, duke shërbyer si pedagog në
Universitetin e Medinës (Arabi Saudite), e pastaj si profesor i qendrave
më të mëdha akademike studimore të Libanit, Emirateve
të Bashkuara Arabe, Jordanisë etj. arriti të çmohej
nga të gjithë bashkëkohësit e tij: "Muhad-dith El Asr"
(shkencëtar i shekullit në lëndën e hadithit).
Sot punonjësit shkencorë të islamologjisë moderne
i referohen veprës së Nasrud-din Albanit.
Fatkeqësisht duhet thënë se Nasrud-din Albani edhe pse
i gjakut tonë, dhe megjithëse krijimtaria e tij shkencore dhe
letrare kap një periudhë mbi 30 -vjeçare, në Shqipëri
mjerisht njihet pak, dhe, më saktë, nuk njihet me madhështinë
e tij intelektuale.
Gjatë periudhës së sundimit të shtetit totalitar,
ku interesat kombëtare iu nënshtroheshin interesave partiake,
dhe ku pothuaj çdo gjë që krijohej jashtë kufijve
shtetërorë shqiptarë dhe që nuk i përgjigjej ideologjisë
marksiste leniniste konsiderohej e padëshiruar, nuk çoi vetëm
në cungimin e kulturës kombëtare, por edhe në cungimin
e vetë kombit. Ky kolos i kulturës islame i përket edhe
kulturës shqiptare. Ne shpresojmë që jo vetëm veprat
e tij, por edhe fizikisht ta kemi përballë intelegjencës
sonë shqiptare për çështje të caktuara.
ABDULKADËR ARNAUTI
Kollos i Kulturës dhe Dijeve
Islame
Bir’ i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve
të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët
e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë
nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve,
duke u stabilizuar në Siri.
Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam,
Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë
një nga dijetarët më të njohur të fushës
së Hadithit për Sirinë.
Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të
larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab
El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe
në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht
edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".
Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën
sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues
në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor
i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash,
si:
1.Zadul mesit-9 vëllime.
2.Rreudatul taibin-12 vëllime.
3.Zadul mead-6 vëllime.
4.El Kafi-3 vëllime.
5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
6.El Furkan bejnel hakki vei batil.
Dhe vepra të tjera.
Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse
në kushte të vështira shëndetësore (paralizë
e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë,
nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre
edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar
të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri,
e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në
harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore.
Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë
moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.
HAXHI VEHBI SULEJMAN GAVOÇI
Studiues i Apasionuar Dhe Ligjërues
i Rrallë
Është një nga personalitetet më të shquar shqiptarë,
që ka dhënë një ndihmesë të veçantë
në kulturën Islame në Shqipëri dhe në përgjithësi
në çështjen kombëtare. Autor i rreth 50 veprave të
botuara në gjuhën arabe dhe shqipe, i qindra artikujvestudimor
dhe propagandistik, pedagog e ligjërues në disa universitete.
Ka lindur në Shkodër me 17-5-1923. i rritu në një
mjedis familjar arsimdashës, fetar dhe me tradita atdhetare, u shkollua
dhe u specializua në vende arabe, si në Siri, etj, ku përfundoi
edhe diktaturën për fushën juridike fetare. Qendroi gjatë
në Kajro, ku mësoi shumë mirë gjuhën arabe dhe
atë angleze, hodhi baza të thella dhe solide në fushën
e edukimit, fesë etj.
Një vend të veçantë zë veprimtaria e Vehbi
Sulejman Gavoçit në fushën e arsimit, si mësues i
apasionuar e me horizont të gjerë, duke filluar nga shkolla femërore
e Halepit, pastaj si pedagog Iastitutin që përgatiste mësues
dhe në Universitetin e Damaskut. Punoi edhe në Universitetin
e Riadit në Arabinë Saudite më pas në Universitetin
e Medinës, ku do të rikthehet më vonë po në këtë
institucion, por si studiues.
Haxhi Vehbiu, zëvendësoi babanë e vet, duke zhvilluar
ligjërata në xhaminë "Arnauti", të ndërtuar nga
i jati, ku edhe vazhdoi për tre vjet si i ati edhe si imam e vaiz.
Mbas vitit 1974, kur me gjithë kërkesat për të vizituar
atdheun dhe vendlindjen e tij, të cilat i refuzohen nga shteti ateist,
ai çmallet duke iu afruar tokës shqiptare, madje drejtëpërdrejtë
në të, si ligjërues në Shkup e në Prishtinë,
ligjërime të bëra në gjuhën amtare shqipe. Pas
kësaj vizite, me t’u kthyer në Siri filloi të shkruante
e të botojë libra në gjuhën shqipe, sidomos pas vitit
1974, me botimin e librit "Si dhe pse?" dhe pas kthimit nga vizita që
bëri tek bashkëatdhetarët e vet në Belgjikë, shkroi
përkthimin e vet "Parimet e Islamizmit", edhe kjo vepër në
gjuhën amtare shqipe.
Vitet e fundit, pas proçeseve demokratike, Sulejman Gavoçi
e vizitoi disa herë vendlindjen e tij, duke mbajtur edhe ligjërata
në xhaminë e lagjes Parrucë, ku la përshtypje të
veçanta për thellësinë e mendimit, ligjërimin
e qartë, problematik dhe me argumente e sidomos me emocione tek besimtarët
e shumtë që e ndiqnin në ligjërimin e tij.
Në vizitat e bëra në Shqipëri Haxhi Vehbi Sulejmani
është treguar shumë aktiv si në ligjëratat e zhvilluara
në shkolla e institucione, para publicistëve, në ceremoni
përurimi të xhamive, etj, ku ka treguar jo vetëm aftësi,
horizont e kulturë të gjerë, por edhe urti e modesti, dashamirësi
e bujari, sidomos në rastet kur ka ndihmuar edhe me fonde e dhurata
në jetimore e institucione të ndryshme.
Shqiptarët, nga të gjitha viset që gjinden në Siri,
përfshirë edhe studentët e shkruar atje për studime,
gjejmë tek Vehbi Gavoçi dhe djemtë e tij pritje bujare,
dashamirësi e ndihmë të gjithanëshme. Kështu,
edhe tani, ndonëse në moshë, Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi,
vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e tij për edukimin
fetar të masës, si dhe për edukimin atdhetar të bashkatdhetarëve
të vet nga të gjitha trevat.
Si përfundim, Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, është
një personalitet i shquar fetar e atdhetar, didakt i arsimit dhe edukimit
islam, ligjërues i rrallë, studiues i apasionuar dhe një
shëmbëlltyrë e lidhjes së fjalës me veprimin,
të mendimit teorik me zbatimin e mësimeve të Islamit.Ai,
me veprën dhe tërë veprimtarinë e tij e pasqyron me
dinjitet shumë të lartë atdheun e vet.
HILMI MALIQI (SHEH MALA)
Personalitet i Shquar Fetar,
Arsimor Dhe Kombëtar
Hilmi Maliqi (Sheh Mala), personaliteti i shquar fetar, arsimor dhe
kombëtar është një nga bijt e denjë të Kosovës
e të mbarë viseve shqiptare. Studimet i kreu në Medresenë
e Mehmet Pashës në Prizren, ku u pais me bazat e njohurive islame,
duke u ngritur më pas në nivele të larta të mendimit
islam, veçanërisht në fushën e tesavufit. Punoi fillimisht
si imam e pastaj si myfti në rrethin e Rahovecit. Shtëpia modeste
e tij, alias teqe e Melamive, u kthye në një qendër të
rinisë për edukatën islame. "Melami" do të thotë
të kritikosh vetveten, të jesh autokritik.
Sot teqet e melamive, si vëllazëri dervishësh, ndodhen
në Suhadoll të Mitrovicës, në Prizren e në Rahovec.
Këtij tarikati i përkisnin shehlerë të fortë fetarë
si Ymer Lutfi Paçarizi nga Prizreni, Sheh Jonuzi nga Suhadolli,
Sheh Mala nga Rahoveci, Sheh Sulejmani nga Gjakova, etj. të cilët,
përveç se udhëhiqnin teqetë e veta, lanë dorëshkrime
që dokumentojnë për një punë shumë të
dobishme në fushë të historisë së letrave dhe
të shkrimit shqip në këto troje.
Sheh Hilmi Maliqi ka shkruar disa poezi, të cilat këndoheshin
si ilahi nëpër teqe. Krijimtaria poetike e Hilmi Maliqit, si
dallim nga ajo e shkruar në prozë, do të tërheqë
vëmendjen e studiuesve dhe amatorëve të shumtë të
fjalës së shkruar shqipe. "Divani" i tij do të bëhet
objekt studimesh edhe për vlerat e tij gjuhësore nga akademik
Idriz Ajeti, si dhe studiues të tjerë, veçanërisht
për të interesuarit në çështje fetare e kulturore.
Ky përsonalitet ka hyrë në historinë e arsimit e
të shkollës, madje edhe të mendimt pedagogjik, për
veprimtarinë e tij me vlerë, krahas asaj fetare, edhe në
fushën e arsimit. Në shkollat e asaj kohe, si në mejtepet,
iptidaijet, ruzhdijet, idadijet dhe medresetë, në të cilat
mësonin shqiptarë, u dalluan disa myderrizë ndër të
cilët dhe Sheh Hilmi Maliqi nga Rahoveci.
Halim Maliqi ka ushtruar edhe mësuesinë, duke shkruar vepra
në gjuhën shqipe me alfabet arab. Veprat e tij kanë dhe
ide pedagogjike. Ka ushtruar veprimtari fetare dhe arsimore në Rakovec.
Në teqen e ndërtuar me ndihmën e popullit kontribuoi
si arsimtar dhe klerik, madje më tepër si arsimtar. Në teqe,
ku kishte hapur shkollën, përveç mësimit fetar, zhvillonte
edhe aritmetikë, gjeografi e lëndë të tjera. Vlerësonte
edukatën e punës dhe rekomandonte punë fizike për nxënësit,
duke i çmuar të gjitha llojet e punës. Natyra e tij e
drejtë bënte t’i vlerësonte njëlloj, sipas aftësive
reale, të gjithë nxënësit, t’i trajtonte ata pa përdorur
ndëshkime fizike, duke krijuar një mjedis të ngrohtë
e duke nxitur miqësinë në mes tyre.
Hafiz Sabri Koçi
Punëtori i shquar për besimin islam
Veprimtaria për besimin islam në vitet e pas Luftës së
Dytë Botërore dhe sidomos në vitet e demokratizimit të
vendit, ringjallja e institucioneve të besimit islam jo vetëm
në Shkodër e në Veri të vendit, por në mbarë
Shqipërinë, është e lidhur ngushtë edhe me veprimtarinë
e Haxhi Hafiz Sabri Koçit.
I lindur më 14 maj 1921 në Nerenë të Librazhdit,
por i mbetur shpejt pa baba, erdhi me të ëmën në Shkodër,
në lagjen që sot quhet "Vojo Kushi" e në rrugën, që
mban emrin e mësuesit dëshmor "Shyqyri Haxhia".
Që në moshën 7 vjeç filloi mësimet në
medresenë e qytetit, duke mësuar me zell të madh leximin
e Kur’anit, texhvidin dhe rregullat tjera nga parimet bazë të
fesë islame. Në moshën 16 vjeç filloi të ushtrojë
detyrën e mual-limit nëpër xhamitë dhe mejtepet e Shkodrës.
Djaloshi i zgjuar, por i varfër, i detyruar për nevoja ekonomike
familjare, nuk arriti të ndjekë studimet e larta, duke u aktivizuar
si imam në Drisht, një fshat i Shkodrës. Në vitet e
Luftës, 1939 deri më 1943, shërbeu imam në xhaminë
e lagjes "Dudas" e më vonë në "Rus". Hafiz Sabri Koçi
nuk pushoi së studiuari si autodidakt, duke shfrytëzuar me mençuri
edhe mundësitë e mëdha që kishte Shkodra, si një
qendër e vjetër e kulturës shqiptare, përfshirë
edhe kulturën islame, si vatër e përgatitjes dhe e shërbimit
të shumë hoxhallarëve të shquar, ndikimi i të
cilëve ishte i pranishëm edhe për Hafizin e ri, që
gjithnjë e më shumë po tërhiqte vëmendjen e xhematit
të tij, respektin e adhurimin e tij.
Duke punuar e studiuar pareshtur, Hafiz Koçi zgjeroi edhe më
tej nivelin e tij, duke fituar njohuri të thella për Sarfin,
Navfin, Usulifikhun, Usul hadithin, Tefsirin, Akaidin, Allakun etj.
Te Hafiz Sabri Koçi lanë gjurmë në formimin e
tij disa personalitete, sidomos Hafiz Muhamet Kastrati, Haxhi Muhamet Bekteshi,
Hfz. Sabri Bushati, Sheh Qazim Hoxha, etj. Ixhazetin e mori nga myderrizi
Muhamet Bekteshi.
Afirmimi i tij në Shkodër nuk i pëlqente regjimit, prandaj
e transferuan në Krujë, ku, me kërkesë të banorëve
atje, caktohet Myfti i Krujës. Me kërkesë të tij, Komuniteti
Musliman e kthen në Shkodër sërish, por gjithnjë me
presion të pushtetit nuk e lejoi që të punonte si imam dhe
aq më pak të mbante ligjërata. Më 1955 e caktojnë
Myfti në Kavajë, ku vazhdon të punojë deri në
vitin 1959.
Hafiz Sabri Koçi shquhej për pasionin e madh në detyrë,
për vazet që mbante, për energjinë e tij në kryerjen
e dhumë detyrave fetare, për aftësitë që kishte
në tërheqjen e njerëzve të asaj kohe e sidomos rininë
në xhami dhe në mjediset shoqërore, ku ndodhej, duke u përhapur
gjerësisht nami i tij si një gojëtar i shquar për problemet
e besimit islam. Por kjo nuk shikohej me sy të mirë nga shteti
antifetar, madje i krijonte shqetësim, sepse vinte në kundërshtim
me strategjinë e tij ateiste. Prandaj edhe i shtuan lëvizjet,
vëzhgimet agjenturore, kontrollet ndaj ligjëratave të tij,
madje filluan përgatitjet për izolimin e arrestimin e tij.
Për shkaqe familjare, me kërkesë të tij, kthehet
në Shkodër, ku pas 6 muajsh e caktojnë si imam në xhaminë
e lagjes "Rus", ku qëndroi deri në vitni 1964, kur në muajin
Ramazan, pas faljes së namazit të taravisë,filluan ndjekjet
sistematike nga sigurimi i shtetit. Më 4 korrik1966, në kohën
kur po shkonte në xhami për faljen e ylesë, arrestohet dhe
në shtator të atij viti dënohet me njëzet e tre vjet
e pesë muaj burg, duke u liruar më 22.X.1986. Por nuk mjaftoi
burgosja e gjatë e tij, mbasi pësoi reperkusione edhe familja
e të afërmit, një praktikë kjo e monizmit për
të dënuarit e rëndë.
Nga dalja prej burgut e deri në vitin 1990, Hafizi edhe pse në
moshë të thyer, u detyrua të punojë në punë
fizike, çka nuk përputhesh askund me profesionin e tij.
Me fillimin e proceseve demokratike u ngjallën shpresat edhe për
besimtarët islamë. Më 1.XI.1990 Hafizit i shkojnë në
vendin e punës një grup të rinjsh nga Shkodra dhe kërkojnë
prej tij të bashkohej me ta për hapjen e Xhamisë së
Plumbit. Entuziazmi i tyre e ringjallën Hafizin, duke ua plotësuar
kërkesën me përkushtim të madh. Në datën
6 nëntor 1990, në prani të mijëra e mijëra qytetarëve
e fshatarëve të periferisë, në një solemnitet
të ashtëzakonshëm, fillon detyrën. Të nesërmen
themeloi Komunitetin Musliman në Shkodër, në krye të
të cilit u vu Hafizi, gjë që u konfirmua edhe nga një
mbledhje e besimtarëve nga të gjitha trevat në Tiranë,
më 18 janar 1991, me rastin e hapjes së xhamisë së
parë në Tiranë. Që nga ajo kohë, Hfz. Sabri Koçi
është kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Kontributi i tij për kohën që është në
krye të hierarkisë më të lartë islame shqiptare
është i madh. i gjendur përpara institucioneve islame plotësisht
të shkatërruara, para një mungese shumë të madhe
në kuadër, para një baze materiale të asgjësuar,
para brezave të rinj e të rritur pa njohuritë elementare
islame, para një mungese të bibliotekës islame, e filloi
punën me një entuziazëm të madh, duke zgjidhur gradualisht
një varg detyrash komplekse, të cilat vijojnë edhe tani,
kur kemi një popull të arsimuar, një inteligjencë të
madhe në numër, një rini të shkolluar, por me predispozita
për të përqafuar besimin e vet, në kushte të një
Evrope me rrezatime të gjithanshme kulturore e fetare.
Hafiz Sabri Koçi punoi me ngulm për njohjen e Shqipërisë
në botën islame, në sigurimin e ndihmave për ngritjen
e institucioneve fetare, sidomos të xhamive, në përgatitjen
urgjente dhe perspektive të kuadrit fetar etj.
Ai u bë misionar i njohjes së Shqipërisë në
vendet islamike dhe më gjerë. Nga respekti që gëzon,
është zgjedhur edhe Kryetar Nderi i Këshillit Islamik për
Evropën Lindore.
Imam Vehbi Ismaili
Personalitet i Shkencës
Islame Në Të Gjitha Mjediset Shqiptare
Imam Vehbi Ismaili është përsonalitet i shkencës
islame në të gjitha mjediset shqiptare. Në fondin e bibliotekës
islame në gjuhën shqipe, ai zë një ndër vendet
më dinjitoze, për atë punë këmbëngulëse
që ka bërë në fushën e studimeve dhe të botimeve
islame. Eshtë autor i mbi tridhjetë veprave, kryetar i Komunitetit
Musliman Shqiptar për kontinentin e Amerikës Veriore dhe imam
në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Miçigan.
Jeta e Imam Vehbi Ismailit është e mbushur me veprimtari për
besimin islam dhe e mbushur nga malli për atdheun e tij, të cilin
prej gati gjashtë dekadash e ka dëshiruar.
Eshtë lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919,
në një familje intelektuale, të njohur për dije e të
rrethuar me respekt nga qytetarët dashamirës të dijes dhe
kulturës.
Në vitin 1937 regjistrohet në Universitetin Al-Ezher të
Kajros ku studioi deri në vitin 1945, duke u diplomuar në teologji.
Rrethanat e krijuara në Shqipëri ia bënë të
pamundur kthimin e tij në atdhe. Vazhdoi punën e nisur që
kur ishte student, duke përkthyer në gjuhën arabe novela
nga letërsia shqipe, duke i botuar në dy revistat e përjavshme
letrare "El-Risaleh" (Mesazhi) dhe "Eyh-thakafeh" (Kultura). Përveç
këtyre, botoi edhe në disa revista të tjera, si në
"El-Hilal" dhe "El-Katib", në të cilat shkruante tregime të
nxjerra nga historia islame. Shumica e novelave u botuan në përmbledhjen
"El-Medudhehebi" (Djepi i artë).
I ftuar nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Muslimane në Detroid,
në fund të prillit 1949 arriti atje si udhëheqës i
tyre fetar, ku u prit shumë mirë. Në mes punëve organizuese,
u mor edhe me botimin e një reviste fetare kulturore, me titull: "Jeta
myslimane shqiptare", që dilte katër herë në vit, me
nga 64 faqe, në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila vazhdoi për
tetë vjet, deri kur u ndërpre për arsye ekonomike.
Më 6 qershor 1951 u hap një ndërtesë e adoptuar
si vatër e aktiviteteve fetare e kombëtare, dhe më 23 shkurt
1963 u hap xhamia e re, Qendra Islame Shqiptare, e cila u pasua nga të
tjerat. Sot në Amerikë ka me mijëra xhami të ndërtuara
dhe një numër të konsiderueshëm shkollash e qendrash
muslimane.
I zhuritur nga malli për atdhe, imam Vehbiu ka vizituar tri herë
Kosovën, duke parë nga larg atdheun e tij. "Më dukej sikur
e shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në
Hot... e hiqsha një pjesë të mallit" ka deklaruar në
një intervistë që i ka dhënë organit "Thirrja
Islame" që del në Amerikë.
Pas 49 vjetësh, në nëntor të vitit 1988 vjen në
atdhe dhe për herë të dytë në kohën e proceseve
demokratike në krye të një delegacioni. Pas kësaj vizite
ka dhënë mendime se çfarë duhej bërë për
besimin islam në Shqipëri.
Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që ka
bërë Imam Vehbiu, ka mbledhur edhe shkrime të zgjedhura
të botuara nga personalitete shqiptare. Me shpirtëgjerësi
e pa paragjykim i ka botuar ato duke nxitur kështu tërheqjen
e mendimit dhe të punimeve të intelektualëve shqiptarë
në dobi të kulturës islame e asaj shqiptare.
Imam Vehbiu vazhdon të punojë edhe në fushën e shkencës
së islamit e t’i japë lexuesit vepra me vlerë për të
gjitha nivelet e mbarë viset shqiptare.
SHERIF AHMETI
Përkthyesi në Shqipe
i Kur’anit
Sherif Ahmeti, përkthyesi në shqip i Kur’anit, jetoi e punoi
kur Kosova me të gjitha trevat e saj me shqipe të kulluar, për
vetë rrethanat e veçanta të krijuara që pas dekadës
së parë të këtij shekulli, në përpjekje për
të mbijetuar nga sundimi kompleks serb, pati shumë raste, kur
hoxhallarë të niveleve të ndryshme, u bashkuan në një
çështje të madhe. Përveç veprimtarisë
fetare, ata angazhohen edhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën
shqipe, madje shumë herë edhe duke i zhvilluar paralelisht të
dy detyrat. Fillimisht kjo e ka burimin në moslejimin e mësimit
në gjuhën amtare nga organet pushtuese dhe, në periudhën
e mëvonshme, edhe në frenimin e ushtrimit të fesë për
arsye indoktrinuese, ateiste.
Sherif B. Ahmeti, arsimin fillor dhe atë të mesmin (medresenë)
i bëri në Prishtinë. Duke pasur edhe formim në gjuhën
amtare, ai punoi si mësues në fshatrat Banullë, Gadime,
Sllovijë, duke vazhduar paralelisht edhe shkollën normale, të
cilën e përfundon me sukses. Veprimtaria e tij arsimore la mbresa
në nxënësit e atyre fshatrave dhe në prindërit
e tyre.
Në vitin 1965 e ngarkojnë si mësimdhënës në
medresenë "Alauddin" të Prishtinës, ndërsa në
vitin 1970 e deri në vitin 1984 ishte drejtor i saj. Më 1985
u ngarkua me detyrën e Myftiut të Prishtinës, të cilën
e kreu deri në vitin 1990, kur kishte mbushur moshën 70 vjeç
dhe e nxjerrin në pension. Por, që me hapjen e Fakultetit Teologjik
në Prishtinë, Sherif Ahmeti angazhohet edhe si mësimdhënës
i "Akaidit"...
Veprimtaria e tij shumë me vlerë është edhe në
fushën e studimeve dhe të botimeve që bëri. Që
në vitin 1968 ai ishte kryeredaktor i revistës fetare "Buletini",
që i para priu "Edukatës Islame", në të cilën
qe njëkohësisht si drejtues deri në vitin 1983.
Ai bëri emër të nderuar edhe në fushën e përkthimeve.
Në vitin 1987, pasi kishte përkthyer më parë nga arabishtja
suren "Jasin", dorëzoi në shtyp përkthimin e Kur’anit me
komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje,
në Kairo në 30 mijë dhe në Medinë në një
milion kopje.
Sherif Ahmeti është edhe autor i veprës dinjitoze "Komente
dhe mendime islame", prej afër 400 faqesh, botuar në Prishtinë,
më 1995, e cila është një ndihmesë e çmuar
për ngritjen e vetëdijes islame të popullit shqiptar, ku
përmblidhen punime, një pjesë e të cilave të shkruara
në kohën e censurës ateiste.
HOXHALLARË DHE MËSUES NJËKOHËSISHT, QË
PROVUAN EDHE BURGJET E SERBIT
Medreset e Prishtinës, të Shkupit dhe të Tiranës
etj, u bënë dhe vatra të përgatitjes së mësuesve
shqiptarë në gjuhën amtare për mjaft shkolla të
vendit. Vetë specifikat e arsimit në viset shqiptare, ku kishte
një nevojë shumë të madhe për kuadro të arsimit,
në atë zhvillim të hovshëm që mori shkolla shqipe
për disa etapa, lindi edhe nevojën e organizimit të nxënësve
të medreseve për të përballuar këto nevoja për
kuadër arsimor.Kjo tregon edhe për ndikimin e fuqishëm edukativ
të medreseve në përgatitjen e kuadrit, çka u vërtetua
katërcipërisht këtej e andej kufirit shtetëror shqiptar,
mbasi ish-nxënësit e tyre, duke vazhduar kurse pedagogjike për
plotësimin e përgatitjes profesionale, disa edhe shkolla të
plota deri fakultete, shërbyen si punonjës të dëvotshëm
të arsimit dhe të kulturës shqiptare, me ndërgjegje
të lartë profesionale dhe me pretendime cilësore në
arsimimin e edukimin e brezërive shqiptare. Kuadro të tillë
janë të shumtë. Po ndalemi në ndonjë prej tyre.
Ramadan Govori (Mulla Rama)
Njeriu i thjeshtë dhe i madh Ramadan Govori, ose Mulla Rama, kaloi
një jetë të vështirë, të mundimshme e me
vuajtje të shumëllojshme fizike e psikike, por qëndroi me
dinjitet si fetar, ai atdhetar i papëkulur e i pa-njollosur, duke
e mbyllur jetën e tij i nderuar, duke fituar mirënjohjen e popullit
për veprat që bëri. Lindi në Herticë të Podujevës
më 16.IX.1908. Punoi e studioi pa ndërprerje për të
kryer me dinjitet detyrën e tij fetare. Por Mulla Rama nuk mund të
qëndronte indiferent ndaj fateve të fesë e të atdheut,
nuk mund të toleronte ndaj atyre që kërkonin nëpërkëmbjen
e të dyjave. Të parët këtë vendosmëri Lëvizja
Nacionaldemokratike Shqiptare (LNDSH), ku u pranua anëtar i Komitetit
(si organ udhëheqës i Lëvizjes), duke e emëruar kryetar
i organizatës për LNDSH për Llap e Gollak, ku u angazhua
me të gjitha forcat, pa asnjë rezervë, deri sa ra në
gjurmë të pushtuesit dhe burgoset. E dënojnë me vdekje,
por pastaj dënimi kalon në 20 vjet, i cili, pas një amnestie
zbutet në 15 vjet. Dënimin e kreu ditë më ditë
në burgjet e rënda të ish-Jugosllavisë, duke dhënë
prova të një fetari dhe atdhetari të papërkulur, i
qëndrueshëm dhe bujar me shokët e miqtë e vet të
vuajtjeve.
Mulla Rama, banor i lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, ndërroi
jetë më 23 tetor 1993.
H. Hajdar Ef. Jashari
Lindi në vitin 1909 në fshatin Orizare të Kumanovës.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Rezhanovë e pastaj mësimet
i vazhdoi në medresenë e Kumanovës, ku mori edhe "ixhazetin"
nga dijetari i shquar Nuhi ef.Jusufi.
Më vonë, për shkak të aktivitetit të tij të
madh, emërohet edhe mësimdhënës në medresenë
e Kumanovës, ku mori titullin myderriz. Në vitin 1946 dënohet
me 12 vjet burgim nga ana e sllavo-komunistëve, për shkak të
pikëpamjeve të tij patriotike e demokratike.
Pas nëntë vjetësh burgimi të rëndë, ai
lirohet për të vazhduar misionin e tij si fetar, atdhetar e liridashës.
Për qëndrimet e tij të palëkundura gjithnjë qe
halë në sy për pushtetin maqedonas të asaj kohe. Më
vonë punoi si imam në fshatin Llojan e pastaj në fshatin
e lindjes Orizare, ku kontriboi në edukimin e brezit të ri me
kulturë islame dhe traditen shqiptare. Vdiq në vitin 1991 duke
lënë prapa shembëlltyrë që e bën të
mos harrohet.
SADRI PRESTRESHI
Kishte mbaruar medresenë e Pirinazit në Prishtinë si
dhe një kurs pedagogjik. Në vitet e para pas lufte punoi imam
në një xhami dhe në fillim të vitit 1946 u inkuadrua
në Organizatën Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar për
rrethin e Sitnicës, me seli në Lipjan, por në shkurt të
vitit 1944 u zbulua nga UBE-ja dhe u denua me katër vjet burg të
rëndë. Më pas punoi në arsim, si mësues në
shkollat fillore. Nga viti 1953 deri më 1969 punoi imam i xhamisë
në Miradi të ulët e në Prishtinë dhe prej afro
15 vjetësh si pedagog në medresenë "Alaudin" në Prishtinë.
HAXHI HAFIZ JAKUP DUGAGJINI
Lindi në Prizren në vitin 1919. U diplomua në medresenë
e atij qyteti, ku prej vitit 1947 dha mësim po aty dhe pastaj punoi
myezin dhe imam në xhaminë e Sinan Pashës. Duke jetuar me
situatën e vendit, u preokupua dhe u aktivizua në çështjen
kombëtare, duke përdorur në këtë rrugë arsimin
dhe kulturën shqiptare. Prandaj, duke qenë në Organizatën
Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar, si i papajtueshëm me regjimin
sllavo-komunist, e arrestojnë dhe vuan një kohë të
gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë prej vitit 1950 e deri
në vitin 1962. Fillon pune si imam i xhamisë së Imam Pashës
në Prizren, duke zhvilluar vaze, ligjërata me efekt të theksuar
edukativ për masat, te të cilat gëzon respekt e prestigj
të lartë.
SUMMARY
The study on subject "The Developmet of the Islamic
Culture Among Albanians During the 20th Century" spans over the entirety
of Albanian territories as well as the diaspora, enhancing in this way
the knowledge of the Albanian Islamic World. From the temporal viewpoint
the study is concerned with this century. But, for the sake of continuity
and in order to offer the readers some introductory notes, it includes
also a retrospecitive overview, without pretending that the latter is exhaustive.
The study is the result of many years of intensive
efforts and commitment in consulting not only the archives and libraries
of the Republic of Albania, but also those of the Islamic schools in Prishtina
and Gjakova in the Republic of Kosova, as well as the "Is’hak Beu" library
of the Islamic school of Skopje, and the Islamic Community of Podgorica
in the Republic of Montenegro. Through various connections it has been
possible to utilize also the publications of the Albanian Islamic center
of Michigan, and those of New Jersey and New York in the United States
of Amerika.
With the aim of conducting a comprehensiv study
to the fullest extend possible, attention has been given to the activity
of other centres of the Albanian Diaspora, like those of Toronto (Canada),
Brusels (Belgium) etc., which have published considerably, though no full
studies on the topic of this paper, as well as to publications in Albanian
of varios Eastern countries.
The bibliography on the subject of this study
is relatively rich. It includes books, monographs, collections of studies
etc., which have treated among others, questions or aspect of the Islamic
culture in general, and the Albanian Islamic culture in particular. In
this context, mention deserve publications of scholars such as Muhamed
Pirraku, Dr. Haki Kasumi, Dr. Jashar Rexhepagiqi etc., of theologists and
researchers like Hfs. Ibrahim Dalliu, Hfs. Ali Korça, Father Ali
Tomori, Ilo Mitke Qafzesi, Haki Sharofi, Sherif Ahmeti, Vehbi Ismaili,
Vexhi Demiraj, etc.. At the same time, there are foreign authors that have
touched upon the Islamic religious matters in the Albanian territories
as Dr. Branko Babiq, Bozhina Ivanoviq, Roberto Marozzo della Rocca, Edwin
E. Jasques etc..
Besides a speech or two in Albanian at international
scholarly gatherings or an article appearing in a magazine, to the present,
there is no study as such or monograph dealing with Albanian Islamic culture
directly.
In the Republic of Albania, after the Second World
War, the various religions have been subject of several publications, though
all adhering to the anti religious policy of the time, such as "Scientifik
Atheism", published by the University of Tirana in 1986, "Charges on Religion",
published by the Higher Pedagogical Institute of Shkodra, "What Is Religion",
"The People Overrule Religion", etc.. In all these works prevails the idea
of the denigration of religion, denial of the religious culture, to the
extent that it is even presented as anticulture; its mission: "to leave
the people in darkness and ignorance, to legitimate the rule of the rich
classes" etc..
Neither do scholarly papers such as the article
"The Frontal Attack Agains Religion in the 60s", which distinguishes for
its rich factual material and an overall realistic historical overview,
escape the politicisation and other handicaping features of the period.
The study has proceeded on the basis of the collection,
selection, classification and arrangiment of the body of material factes
gathered from the archives and libraries within the country and abroad.
The material has been arrangend according to the
following topics: The anti religious policy and its consequences, Islamic
theological and cultural institutions, pubulications, and the distinguished
personalitets of the Islamic culture.
Reliance on the analytic and synthetic approah,
hand in hand with the comparative study, has enabled the evidencing of
new cultural phenomena, unknow or misinterpreted as a consequence of the
politicization of historical events and cultural processes. This approach
has made it possible to consider the development of the Islamic culture
as part and parcel of the overall cultural, ethical and social developmet
of the Albanian people.
The role of the Islamic theological and cultural
institutions in Albania, and the flux of the Islamic media, are considered
in the framework of the inter confessional understanding (a characteristic
of our country) aiming at an allnation harmony. Atthe same time they are
conceived in the spirit of repudiation of atheistic ideas, as well as anti
religious and communist policies.
The study reserves special attention to the contemplation
of the role played by the Islamic centres of the Albanian diaspora in the
consolidatjon of the national consciousness.
For study purposes the research on Islamicm culture
among Albanians, as part of the overall Albanian culture, has been construed
in four planes, reflecting both in general and particular its development
and issues at stake, namely: The anti religious polycy and its consequences
on the Islamic culture. These are the main chapters of this monograph.
The first chapter offers a general view of the
survival of the Islamic doctrin and the role it played in dhe preservation
of the national identity. Here emphasis is given to the anti religious
policies and their consequences on the Islamic culture, beginning at the
start of the century up to the events of the recent years, after the religious
revival in the country.
The sekond chapter is conceerend with the Islamic
education. The first section is dedicated to the first level education
in the Albanian territories, dealing with its network, structure and organization.
Reference is found in the archives of Kosova, Macedonia and Montenegro,
though not of the schools of Cameria, were according to oral evidence,
the network was very powerfully built.
The chapter continues with a description of the
secondary education, the distribution of schools in Albanian territories,
their historical evolution and the syllabuses.
Mention is made of the texts used, with an attemt
to analyze also their content. The material facts on this level of education
is greater. The material facts on this level of education is greater. The
evulution of the latter has had its ebb and flow., determined in the first
place by historical turning points. Centrainly, the Islamic secondary schools
of the last years find a wider reflection, because the information at disposal
is greater. Inorder to give e clearer idea about their structure, organisation
and role, the study dwells also on their rules and statutes. The diferences
between these schools have necessitated in certain cases separate analysis
of those in Kosova, Macedonia, etc..
A separate section of the second chapter deals
with the higher Islamic education. Its features come into evidence through
the description of the higher school of Islamic education in Prishtina.
Elements of higher education were also compriset in the syllabus of the
General Islamic school of Tirana.
The third chapter considers ectensively the Islamic
poblications and pres in the Albanien territories and diaspora. The work
has been laborious, because the Albanien diaspora is scattered in five
continents: Europe, Amerika, Asia, Australia and Africa. To facilitate
the study, it was considered useful to group the religious publications
in Albanien, on the basis of their physiognomy under: periodicals, text
books for learning the Muslim faith, transtlations of the Holy Qur’an in
Albanian, Mevluds etc., making thus for the first time a complete classification
of such works.
For the first time this paper offers full analyses
of periodicals. They have been very difficult to get hold of becaus the
majority are completely unknown to the Albanien public, as for instance
"Our Endeavour" which comes out in New Jersey, "The Light of Lahore" (India)
etc..
An important section of this chapter is tacen
by the translations in Albanian of extractes from Tefsir (interpretation
of Qur’an), besides those of Hadiths. During the research of transtatlions
of Qur’an we have come across manuscripts by Albanian theologists or groups
of Albaniantheologists who were well acquainted with the religious terminology
and the exact corresponding terms in Albanian. Here are included also the
mevluds, which besides their significance as part of the religious literature,
have a special linguistic value, as they are writtenby authors from diferent
regions of Albania, as Shkodra, Ulqini, Korça, Kosova, Tetova, as
well as from the Albanians of the diaspora etc..
The fourth chapters dwells on the personalitets
of the Islamic culture, and their contributs to the national question.
These are distinguished clericts as Hfs. Ismet Dibra, Hadji Vehbi Dibra,
Ismail Ndroqi etc., writers and publicists as Hfs. Ali Korca, Sadik Bega;
distinguished scholars of the Orient such as Vexhi Buharaja: spiritual
and military leaders as Mulla Idriz Gjilani, mystics and philosophers as
Ferit Vokopola, Father Ali Tomori, inovative muezines as Mullah Hasan Masurica.
Among them there are personalities who in their powerful writings forewarned
of the communist danger three quarters of a century in advance. Well-known
are the pamphlets of Hfs. Ali Tarja, Hfs. Ali Korça, etc..
Female personalities are also mentioned as that
of H. Hanmit. The number of the notables in total is fifty five, with an
activity spans the beginning of the 20th century to the present.
The study includes references to the literature
found in different libraries and archives.
Here I have to acknowledge a debt of gratitude,
in the first place, to the Institute of Histori at the Academy of Sciences
of the Republic of Albania, for the assistance in consulting the archive
documents. My thanks go also to the Direktorate of State Arhives of the
Republic of Albania, as well as to the archives of the schools in Prishtina,
Skopje, Podgorica, and of Shkodra, for the readiness in putting at my disposal
important documents relevant to my topic.
Without pretending to present you with an exhaustive
study that leaves little room for further investigation on the topic, I
trust that this paper is of service to my country and the Islamic culture,
the latter an indivisible part of our national heritage.
BURIMET DHE LITERATURA
1. Arkivat
-
Arkivi i Meshihatit të Bashkësisë Islame-Prishtinë.
-
Arkivi i Meshihatit të Bashkësisë Islame-Shkup.
-
Arkivi i Meshihatit të Bashkësisë Islame-Podgoricë.
-
Materialet që disponon Bashkësia Islame e Prizrenit
-
Materialet që disponon Bashkësia Islame e Gjakovës
-
Materialet që disponon Bashkesia Islame e Pejës
-
Materialet që disponon Bashkësia Islame e Mitrovicës
-
Materialet që disponon Bashkësia Islame e Gjilanit
-
Arkiv SR Crne Gore-Cetinje, Fondet: -Ministarstvo prosvjete i arkivnih
poslova. Ministarstvo unitrasnjih djela, upravno odljenje. Arkivi i Jugosllavisë
Beograd. Fondet: Ministarstvo Pravde Krajlevine Jugosllavije. Versko Odeljenje.
-
Arkivi shtetëror i Maqedonisë Fondet: Vakufsko Mearifsko Poverenstvo
Skopje Vrhovno muftistvo u Skopju.
-
Arkivi i Institutit të Historisë - Tiranë.
-
Arkivi Qendror shtetëror i Republikës së Shqipërisë.
Fondet: Këshilli i Ministrave, Ministria e Arsimit dhe Kulturës.
2.Rregullore e statute
-
Rregullore themelore e organizatës "Drita Hyjnore", Tiranë,1943
-
Rregullore mbi organizmin e Këshillave të Xhama-atit të
qarqeve... Tiranë, 1925
-
Rregullore mbi organizimin e vakëfeve muslimane në Shqipëri.
Tiranë, 1925
-
Rregullore mbi veprimet e përgjithshme administrative-financiare e
vakëfore të Komunitetit Musliman në Shqipëri. Shkodër,
1931
-
Rregullore e medresesë. Shkodër 1931
-
Rregullore mbi medresenë e lartë. Shkodër, 1925
-
Rregullore mbi organizimin e degës kulturale të Komunitetit Musliman.
Tiranë, 1931.
-
Rregullore e administrimit të brendshëm të Komunitetit Bektashian
shqiptar. Tiranë, 1951.
-
Rregullore e bektashinjve. Elbasan, 1951
-
Rregullore e brendëshme e Bashkësisë Islame të Shqipërisë
1991
-
Statuti i trupit Xhema-atit Musliman Shqiptar. Tiranë, 1923
-
Statuti i Komunitetit Musliman Shqiptar. Tiranë, 1929
-
Statuti i Komunitetit Bektashian Shqiptar. Durrës, 1950
-
Statuti i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, 1991
-
Statuti i Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, 12.4.1990,
Sarajevë
-
Projektkushtetuta e Bashkësisë Islame të Republikës
së Kosovës-botuar në revistën "Dituria islame" Nr.
59-1994
3. Bibliotekat
-
Biblioteka Kombëtare Tiranë
-
Biblioteka e Kryesisë së BI të Kosovës, Prishtinë
-
Biblioteka e Medresesë "Alauddin" Prishtinë
-
Biblioteka e Jugosllavisë "Ciril e Metodie" Prizren
-
Biblioteka e Kishës Katolike të Ferizajit
-
Biblioteka e Këshillit të Shoqatës së Ulemave Prizren
-
Biblioteka e Kryesisë së Meshihatit të Maqedonisë në
Shkup
-
Biblioteka e Medresesë "Isa Beu" Shkup
-
Biblioteka të ndryshme private në Pejë, Gjakovë, Tiranë,
Kavajë etj.
4. Literaturë e përgjithshme.
-
Historia e Shqipërisë II. Tiranë, 1984, (Botim i ASH të
RPSSH)
-
Historia e Shqipërisë III. Tiranë, 1984, (Botim i ASH të
RPSSH)
-
Historia e Shqipërisë IV. Tiranë, 1983, (Botim i ASH të
RPSSH)
-
Historia e Shqipërisë, Vëllimi I. Tiranë, 1957
-
Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983,(Botim i ASH
të RPSSH)
-
Historia e arsimit shqiptar (maket).Tiranë, 1990 (Botim i ISP)
-
Historia e popullit shqiptar. Tiranë, 1994 (Grup autorësh)
-
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985,(Botimi i ASh të RPSSH)
-
Fjalori i filozofisë, Tiranë, 1982
-
Fjalori pedagogjik. Tiranë, 1983-Shefik Osmani
-
Alija Izetbegoviq. "Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit".
Shkup, 1994
-
A.Baçe, A. Meksi, E.Riza "Berati, Historia dhe Arkitektura", Shtëpia
Botuese "8 Nëntori" (pa datë botimi).
-
Aleksandër Meksi, "Ndërtimet e kultit Musliman në Shqipëri",
Në "Studime Historike" Tiranë, 1980, nr.1, fq.189-218
-
Dr. Branko Babiç. "Politika Crne Gore u novo oslobogjenim krajevima
1912-1914. OBOD-CETINJE
-
Bozhina Ivanoviq, "Shkola i obrazovanje", Cetinje, 1981
-
Ditar pune i Medresesë së ulët shqiptare, viti shkollor
1951/52, Prishtinë.
-
E. Durham, Brenga e Ballkanit (The struggle for sentari), 1994
-
Edëin E. Jacques, "Shqiptarët-Vëllimi i I - Populli shqiptar
nga lashtësia deri në vitin 1912", Përktheu nga anglishtja:
Edi Seferi, Shtypur në Kadikoy - Istanbul / Turkey Feb. 1996.
-
Elira Çela, Tradita afetare të popullit shqiptar, Tiranë,
1991
-
"E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi",
(botim i Akademisë së Shencave të RPS të Shqipërisë),
Tiranë, 1990.
-
Fan s. Noli "Muhameti" 4 Janar 1938, në Vepra 4, Tiranë, 1989,
fq. 615-620.
-
Hamudeh Abdul-ati "Islami në fokus", Shkup, 1992
-
Hasan Çengiq, "Temat Islame". Shkup, 1993
-
Husein Gjozo. "Islami në kohë". Shkup, 1993
-
Hysni Myzyri. "Shkollat e para kombëtare shqipe". Tiranë, 1973
-
Hafiz Ali Kraja, "A duhet Feja, a e pengon bashkimin kombëtar", Shkodër
1934
-
Mr.Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore-politike në Kosovë
në 1918-1841 Prishtinë 1979 (dorëshkrim)
-
Dr.Haki Kasumi, "Bashkësitë fetare në Kosovë"Prishtinë,
1988
-
Izveshtaj o radu ulema-mexhlisa u Skopju u 1931 god.
-
Dr. Jashar Rexhepagiq. "Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të
kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së
sotme deri në vitin 1918". Prishtinë, 1970.
-
Dr. Muhamet Pirraku. "Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen
e Prizrenit". Prishtinë, 1989.
-
Dr Mustafa Mahmud "Dialogu me mikun ateist".Prishtinë, 1990.
-
Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e
Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë,1995
-
Mark Krasniqi, "Gjurmë e gjurmime", Prishtinë, 1979
-
M.Tirtja, "Besime të ndryshme në kulturën popullore shqiptare,
procesi i zhdukjes së tyre pas çlirimit" (Etnografia shqiptare,
Nr.11,1980)
-
Raport mbi punën e Ulemma Mexhlisit të Shkupit, 1938/39
-
Sami Frashëri "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është
e çdo të bëhet", Tiranë,1962
-
Shyqyri Ballova, Internacionaleja III, Tiranë, 1986
-
"Konferenca e II e Studimeve Albanologjike". Vëll. II Tiranë,
1969 Gj.Frashëri dhe S.Dashi).
5. Vepra letrare - shkencore islame
-
Abdul Wahid Hamid. "Islamizmi-rruga e natyrshme". Istambul, 1992
-
Ilo Mitkë Qafezezi "Kur’ani" (përkthim nga anglishtja), Ploesht
1921
-
Ahmed Deedat. "Kur’ani mrekullia më e përsosur", Shkup, 1986.
-
Alia Izetbegoviq. "Islami sot dhe nesër".Tiranë 1992
-
Dr. Abdullah Sead."Të vërtetat esenciale të islamit". Tetovë,
1994
-
Dr. Ali Sheriati. "Njeriu dhe Islami". Tetovë,1991.
-
Dr. Ali Mohamed Amari. "Min Hadithil Kur’an Anil Insan". Mekë,1989
-
Hfz. A. Korça."Historia e shenjtë dhe të katër halifetë".
Tiranë, 1931
-
Hfz.A.Korça."Muslimanësia". Korçë, 1919
-
Hfz.A.Korça."Shtatë ëndrrat e Shqipërisë".Tiranë.1944
-
Hfz.A.Korça."303 fjalët e Imam Aliut". Korçë, 1910
-
Hfz.A.Korça."Kur’ani i madhënueshëm dhe thelbi i tij".
Shkodër, 1926
-
Abdullah Zemlaku"Pesë kaside të imamllarëve". Korçë,
1924
-
A.Zemlaku. Kurani Qerim, Xhuzi 30 ("Amme"). Korçë.
-
Bajrush Ahmeti. "Historia e Pejgamberëve"...Tiranë, 1995
-
Baba Rexhepi. "Mistiçizma Islame dhe Bektashizma". New York 1970.
-
Badawi. "Statusi i gruas në Islam". Tiranë, 1992.
-
Baba Ali Tomorri."Historia e përgjithshme e bektashinjve".
-
Baba Ali Tomorri."Bektashinjtë e Shqipërise"-pa datë dhe
vend botimi
-
Baba Ali Tomorri."Literatura bektashiane"-pa datë dhe vend botimi
-
Ebul-Aëla El Maududi (P.R.)"Parimet e islamizmit". Beirut, 1984
-
Dr.Feti Mehdiu. Kur’ani (përkthim shqip) Prishtinë, 1985
-
Ferit Vokopola. Lindja e të Naltit Ali". Tiranë, 1940
-
Dr.Feti Mehdiu "Nga tematika e Kur’anit". Shkup. 1993
-
Hasan Kaleshi. "Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame".1992
-
Hurshid "Jeta familjare në islam".Prishtine.1994
-
Haki Sharofi "Edukata fetare e morale". Miçigan, USA, 1985
-
Prof. Hasan I.Nahi. Kur’ani (përkthim shqip) 1988
-
Hfz.I.Dalliu."Mesime teorike dhe praktike të moralit islam". (përkthime).
Tiranë, 1935
-
Hfz.I.Dalliu."Libri i të falmes", Tiranë, 1941
-
Hfz.I.Dalliu."Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerimit" Tiranë, 1929
-
"Disa fetarë patriotë muslimanë shqiptarë". Biblioteka
Muslimane Shqiptare. Miçigan (USA), 1992
-
Ibën Ruzhdi."Traktati mbi konfirmimin e relacionit mes filozofisë
dhe sheriatit", Tetovë, 1993
-
Dr.Ismail R.Faruki."Islamizimi i Diturisë", Shkup, 1992
-
Dr.Jusuf Ramiq. "Shkaqet e shpalljes së Kur’ani Kerimit". Shkup, 1990
-
"Kur’ani i madhnueshëm. Përkthim dhe komente" Tiranë, 1994
-
Muhamet Zekeria Khani."Kurani i shenjtë"arabisht-shqip Islamabad,
1990
-
Dr.Maurice Bucaille."Kur’ani dhe shkenca moderne". Tiranë, 1992
-
Dr.Muhammmed Hamidullah. "Hyrje në islam". Tiranë 1993
-
Muhamed El Hasenij. "Zubdul itkan fi ulumil Kur’an". Xhidë, 1986
-
Naim Frashëri. "Qerbelaja".Prishtinë, 1978
-
Naim Frashëri. "Fletore e Bektashinjvet", Prishtinë, 1978.
-
Rozhe Garod. "Gjallërimi islamik" Gjakovë, 1991
-
Ramiz Zekaj. "Rregulla mbi të lexuarin e Kur’anit". Medinë, 1992.
-
R.M. della Rocca."Kombi dhe feja në Shqipëri"(1920-1944), Tiranë,
1994
-
Ramiz Zekaj "Dritë e Zemrës", Medinë, 1991
-
Refo Çapari. "Fjalë të fshehura"
-
"Sureja e Jasinës së madhërueshme..." Shkodër, (pa
datë botimi).
-
Prof. Sejjid Kutub. "In the Shade of the Qur’an", "Nën hijen e Kur’anit",
London, 1979
-
Seyyid Abul Aëla Maududi. "Feja islame" Miçigan, USA, 1985.
-
Prof. Sejjid Kutub "Jasini", Shkup, 1994
-
Sami Frashëri. "Përhapja e islamizmit", Prizren, 1990
-
Sylejman Osmani, "Sunneti bazë e Sheriatit" Gjilan 1996.
-
H.Sherif Ahmeti. "Kur’ani - përkthim me komentim", Prishtinë,
1988
-
Sherif Putra "Disa të vërteta morale". Tiranë, 1938
-
"Udha Muhammedane" (Tarikati Muhammedije) Përkthyer prej H.I.Dalliut.
Riboton Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane, New York dhe New Jersey, 1993.
-
H.V.Dibra."Ç’urdhëron Kur’ani?". Miçigan (USA),1993
-
I.Vehbi Ismaili."Dritë nga Kur’ani". Miçigan (USA), 1991
-
Vehbi Ismail Gavoçi. "Shtyllat e islamit ose si e pse?" .Dubai,
1992
-
Imam Vehbi Ismaili."Dritë nga Kur’ani" (Dhjetë Porosi Hyjnore),
Miçigan, USA, 1992
-
Imam Vehbi Ismaili."Bilali-Mezini i Profetit A.S", Miçigan, USA,
1988
-
Imam Vehbi Ismaili."Kërkuesi i së vërtetës-Selman-el-Farisi"(Një
shok i Profetit, A.S.), Miçigan, USA, 1989
-
Vexhi Demiraj "Filozofët Muslimanë". Prizren, 1990
-
Imam Vehbi Ismaili."Studime islame", Miçigan, USA, 1988
6.Vepra mbi jetën e Muhamedit (a.s.)
-
Abdet-Tev-Vab Jusuf. "Muhammedi (në njizet tregime). Miçigan,
USA, 1990
-
Biblioteka Muslimane Shqiptare. Nr.8 Muhamed Ali, M.A.LL.B."Muhammedi Profiti
i Islamizmës", Miçigan, USA, 1986
-
Biblioteka Muslimane Shqiptare. Nr.12 Teofik El-Hakim."Muhammedi, Profeti
njeri", Miçigan, USA, 1987
-
Halid Muhammed Halid."humaniteti i Muhammedit A.S" Shkup 1990
-
H.Ibrahim Dalliu. "E lemja dhe Jeta e të Madhit Muhammed Alejhisselam".
Riboton Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane New York dhe New Jersey. 1992
-
Lejla Azzam dhe Aisha Gouverneur. "Jeta e të Dërguarit Muhammed".
Shkup,1994
-
Muhamed Ali."Muhamedi Profeti ynë" Tiranë, 1991
-
Muhamed Ali, M.A.LL.B."Një përshkrim i shkurtër i jetës
së Profetit t’islamizmëz". Toronto, Kanada, 1992
-
Prof. Omer Shana. Një përshkrim i shkurtër i jetës
së Profetit të Islamizmës" 1929
-
Robert L.Gulick, JR "Muhammedi Edukator". Miçigan (USA), 1992.
-
Thomas Carlyle. "Heroi si Profet/Muhammedi dhe Islamizma". Miçigan
(USA), 1992.
-
Imam Vehbi Ismaili. "Muhammedi Profeti Islam". Prishinë, 1985
-
Prof.H.Vehbi Sulejman Gavoçi. "Mëshira e dhurueme tanësisë
(A.S.S.) ose "Jeta e Profetit Muhammed (A.S.S.) Shkodër, 1993.
7. Hadithe
-
Al-Azhar E-Sherif."Katërdhet Hadithe...". Kajro, 1990.
-
Ahmet Ibni Tejmije. "Fjala e bukur" (Vepra përmban 195 hadithe). S’ka
vit e vend botimi.
-
"Sahihul Buhari në gjuhën shqipe" (Libri1,2,4,5,7) Përkthim
prej grup autorësh, Prishtinë 1994.
-
Biblioteka Muslimane Shqiptare.nr.9 "Katërdhet Hadithe" Albanian Islamic
Center...1986
-
Biblioteka Muslimane Shqiptare.nr.23 "150 Hadithe(Fjalë e profetit
Muhammed A.S." Miçigan, Usa, 1990.
-
"Hadithi-Errbeain"...Përkthyer prej H.I.Dalliut. Tiranë, 1940
-
Imam En Neveviu: Dyzet Hadithe dhe shtojca e Ibn Rexhepit".Shkup,1992
-
Imam En Nevevij. Riad Us Salehiin.Hadithe nga Muhammedi AS. Biblioteka
-
Dr.Jusuf Ramiç. Hutbe të zgjedhura të Muhammedit Alejhisselam".
Sarajevë, Prizren.1991
-
Nexhat Ibrahimi. "Tre Hadithe me përkthim e komentim". Prizren, 1992.
-
Kështu fliste Muhamedi alejhisselam (Hadithe Vëll. i dhe II),
Përktheu: Jahir ef. Beqiri Prishtinë, 1994.
8. Mevlude
-
Hafiz Ali Riza Ulqinaku. "Mevludi Sherif". Riboton Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane.
New York-New Jersey, 1992 dhe Tiranë, 1993
-
H.A.Korça ."Mevlud ..." Korçë, 1920
-
H.A.Korça "Mevludi dhe cilësitë e shenjta të Pejgamberit".
Tiranë,1944
-
H.Abdullah Zemlaku. "Mevludi Sherif". Tiranë, 1931.
-
A.Shkodra. "Mevludi Sherif..." 1920
-
Idriz Lamaj "Mevludi". Miçigan, USA, 1982
-
H.I.Dalliu. "Mevludi...", Tiranë
-
Fahrudin Osmani. "Mevlud".Shkup, 1990
-
Tahir Efendi Popova. "Mevludi". Prishtinë, 1984
9. Monografi
-
Hafiz Ali Kraja. "A duhet feja- A e pengon Bashkimin Kombëtar". Shkodër,
1934
-
Hoxhë Voka. "Fe-Rrëfenjësja e Muslimanëvet". Këshilli
i Bashkësisë Islame, Dibër, 1993 (Botimi I.Sofje, 1900)
-
Haaxhi Hafiz Ismet Dibra."A ka dyshim në Qenien e Zotit?". Albanian
Islamic Center... Miçigan, USA,1993
-
Dr. Mahmud Hysa. "Sajid Najdeni-Hoxhë Voka veprimtar i lëvizjes
dhe rilindjes kombëtare, Miçigan 1992.
-
Rexhep Vokë - Tetova. "Mendime-Myfti i Manastirit". Tetovë, 1991
10. Revista
-
Bashkimi paqësor. Prishtinë, 1990/1993
-
Dituria Islame. Prishtinë, 1986/1994
-
Drita, revistë mujore e shoqatës kulturore "Drita" Gjilan.
-
Djersa Tiranë, 1945/1946
-
Dervish. Prishtinë, 1987
-
Edukata islame. Prishtinë. 1971/1990
-
Hu. Prishtinë, 1977/1987
-
Glasnik.Sarajevë, 1951 Nr.1-3.
-
Islam. Romë, 1981/1993. Drejtor i revistës Dr. Mentor Hamdi Çoku.
-
Jeta Muslimane Shqiptare. Detroit, 1950.
-
Kultura Islame. Tiranë, 1940-1944
-
Njeriu. Tiranë, 1942-1944
-
Përpjekja e Jonë. New York-New Jersey, 1985/1995
-
Takvim Prishtinë, 1973/1994
-
Thirrja Islame 1994 Organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në SHBA
dhe Kanada.
-
Udha e s’vërtetës. Shkodër, 1923
-
Urtësia Tiranë,1993/1994
-
Zani i Naltë. Tiranë, 1923-1939
11. Gazeta
-
El Hilal dhe Hëna e Re. Shkup, 1987/1994
-
Drita Islame. Tiranë, 1992/1995
-
Kompaktësia-Ittifak. Prishtinë, 1993/1994
-
Elif. Podgoricë, 1990/1992