11.Suretu Hud
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Ra, (ky
është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur
(në mënyrë të përsosur, njëkohësisht)
edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në
hollësi.
2. Që te mos adhuroni
tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar)
nga Ai qortues e përgëzues për ju.
3. E të kërkoni
falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë
përjetime të mira (në këtë jetë) deri në
një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin
e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë
falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës
së madhe.
4. Se kthimi i juaj është
vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
5. Ja, ata mbështjellojnë
(armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai,
po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka
fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë
çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
6. Nuk ka anjë gjallesë
në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar
furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes).
Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
7. Ai është i
cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi
(Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që
t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë.
Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që
nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër
vetën se magji e hapur.
8. Nëse Ne e vonojmë
ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër
tyre, ata thonë: “çka po e pengon atë?” Le të dijnë
se ditën kur t’u vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do
t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
9. Po nëse Ne ia japim
njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim
atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
10. E nëse pas të
keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai
do thotë: “Kaluan të këqiat prej meje!” Vërtet, ai
është shfrenuar dhe mendjemadh.
11. Përveç atyre,
të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të
tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të
madh.
12. A mos (shpresojnë
idhujtarët se) do të lëshë nga ajo që t’u shpall
ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon
zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se
ata do të thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit)
ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë
me të ndonjë engjëll?” Ti je vetëm qortues, e All-llahu
për kujdeset prër çdo send.
13. Apo, pse ata thonë:
“Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra,
dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç
thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë
(çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!”
14. E nëse nuk përgjigjen
juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani),
është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij.
A jeni pra myslimanë?”
15. Kush ka për qëllim
jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë
atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre
në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë.
16. Të këtillëve
në botën tjetër u përket vetëm Xhehennemi. Ajo
që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17. A ai që është
(i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon
dëshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (dëshmitar) libri
i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë
- (është i njejtë me atë që ka për qëllim
vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë
në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur’anin). E kush
prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri.
E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai është e vërtetë
nga Zoti uyt, në të s’ka dyshim, por shumica e njerëzve
nuk e besojnë.
18. E kush është
më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët
paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë:
“Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre,
pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!”
19. Të cilët pengojnë
nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë,
mu ata janë që nnuk e besojnë botën tjetër.
20. Ata nuk ishin të
paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe
ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet
dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe
as nuk shikonin.
21. Ata mashtruan vetveten
dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
22. Është e vërtetë
se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23. Ata që nuk besuan
dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit
të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të janë
përgjithmonë.
24. Shembulli i gjendjes
së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai
i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai
që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë?
A nuk përkujtoheni?!
25. Ne patëm dërguar
edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin
që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi.
26. Që të mos
adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë
për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.
27. Paria që nuk besoi
nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri,
sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç
atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit
nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi
ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!”
28. (Nuhu) Tha: “O populli
im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument
të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga
ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë
pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin
e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
29. O populli im, unë
për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi
im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i
largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre;
por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
30. O populli im, a nuk
po mendoni se nëse unë i përze ata , kush do të mund
të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
31. Unë nuk u them
juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë
e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll,
as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë,
se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së
miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë
konsiderohem zullumqar.
32. Ata thanë: “O Nuh,
ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro,
e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë
ajo me çka na kërcënohesh!”
33. Ai tha: “Atë ju
sjell vetëm allahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!”
34. Nëse përpiqem
t’ju këshilloj, po qe se All-llahu don t’ju humb, këshilla ime
nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do
të ktheheni.
35. A mos po thonë
se ai e trilloi atë? Thuaj: “Nëse unë kam trilluar, atëherë
ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja”.
36. E, Nuhut i qe shpallur:
“Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç
atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për
ata që punojnë ata”.
37. E, mbaroje anijen nën
mbikëqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto
Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë
të përmbytur.
38. Dhe ai ndërtonte
anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë
tij përqeshej me të. Ai u thoshte: “Nëse talleni me ne,
edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!”
39. Dhe më vonë
do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm
dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.
40. E kur erdhi urdhëri
ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës
(vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo
krijesëë nga një çift edhe familjen tënde, përveç
për kë është marrë vendim i hershëm kundër
tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice
nuk i kishin besuar atij.
41. Dhe ai tha: “Hipni në
rë, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti
është që falë shumë, është mëshirues.
42. Ajo lundron me ta nëpër
valë si, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në
një vend të ndarë: “O djali im, hip nashkë me ne, e
mos u bë me mohuesit!”
43. Ai (djali) tha: “Unë
do të ngjitëm në një kodër që do të
më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës
prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!”
Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.
44. E iu pat thënë:
“Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje
(shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal
në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli
mizor!”
45. Nuhu e luti Zotin e
vet, duke thënë: “O, Zoti im, djali im është i familjes
sime, e premtimi Yt është isaktë, ndërsa Ti je më
idrejti i të drejtëve!”
46. (Zoti) Tha: “O Nuh,
ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të
premtova se do t’i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos
më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj
që të mos bëhesh nga injorantët!”
47. (Nuhu) Tha: “Zoti im,
unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos)
kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në
qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do
të jam i humbur!”
48. Iu pat thënë:
“O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për
tu. Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime,
e pastaj do t’i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.
49. Këto janë
disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po t’i shpallim ty, e që
para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të
jeshh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është
për të devotshmit.
50. Edhe te (populli) Adi
(dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im, ju nuk keni
zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime.
51. O populli im, unë
për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim.
Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më
krijoi. A nuk po kuptoni.
52. O populli im, kërkoni
falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk,
dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e
të bëheni mëkatarë!”
53. Ata thanë: “O Hud,
ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i brakisim zotat tanë
për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty”.
54. Ne nuk themi tjetër
vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje!
Ai tha: “Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se
unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
55. (larg adhurimit) Pos
Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos
më jepni afat.
56. Unë iu kam mbështetur
Allaut, Zotit tuaj, pse Ai nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai
të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është
i drejtë.
57. Nëse kundërshtoni,
unë ju kumtova atë me tëcilën jamë dërguar
te ju. Zoti im do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër,
Atij nuk mund t’i bëni kurrëfarë dëmi. Vërëtet,
Zoti im është përcjellës i çdo sendi”.
58. E kur arriti vendimi
Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam
Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam
prej dënimit të rëndë.
59. E ato ishin (gjurmë
të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet
e Zotit tëtyre, kundërshtuan të dërguarin r Tij, shkuan
pas urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar.
60. Ata u prcollën
me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën
e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë
i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
61. Edhe te (populli) Themud
e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im,
adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari
ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni
falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është
afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”!
62. Ata thanë: “O Salih,
ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të
adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet,
ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në
atë që na thërret ti!”
63. “O populli im, më
tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të
qartë) nga Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë
mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të
më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj
Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
64. O populli im, kjo është
devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie
pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me
ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!”
65. E megjithatë, ata
e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: “Përjetoni në
vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!”
66. E kur erdhi vendimi
Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi
i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt
është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
67. Ndërsa ata që
bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma
dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
68. (gëdhinë)
Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra,
(populli ) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër
Themudit!
69. Edhe Ibrahimit i patën
ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i
thanë: “Selam”. Ai u përgjegj: “Gjithnjë paçi selam”
dhe nuk vonoi t’ju sjellë një viç të pjekur (të
fërguar në gurë).
70. Kur pa se duart e tyre
nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe
ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso,
ne jemi të dërguar të populli i Lutit”.
71. E gruaja (Sare) e tij
(Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam
atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.
72. Ajo tha: “E mjera unë,
si do të lindë unë kr jam e vjetëruar, kurse ky burri
im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është
gjë e çuditshme.
73. Ata i thanë: “Si,
mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e All-llahut
dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së
Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim
është bamirës i madh.
74. Pasi që Ibrahimit
i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit
tanë rreth popullit të Lutit. .
75. Vërtet, Ibrahimi
ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
76. (engjëjt i thanë)
O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd
tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë
dënim të pashmangshëm.
77. E kur të dërguarit
tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua
rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë
e vështirë!”
78. Dhe populli i tij, ë
më parë bënin punë të turpshme, erdhi me ngtite
ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë
e atij vendi), janë më të pastra për ju kinie frikë
pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk
ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë
nga e keqja)?”
79. Ata thanë: “Po
ti e ke të ditur se ne, nuk kurrfarë lakmie në bijat tua,
ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!”
80. Ai tha: “Ah, sikur të
kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje
në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!”
(do t’i mbroja mysafirët e mij).
81. (engjëjt) Thanë:
“O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli
yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës
udhëto me familjen tënde dhe askushrej jush të mos vështrojë
mbrapa (familha do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do
të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata.
Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi
afër?
82. Kur erdhi urdhëri
në, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke
kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm
gurë të fortë pa ia nda.
83. (gurë) Të
shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve
(idhujtarëve kurejshitë).
84. Edhe Medjenit (i dërguam)
vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhuronie All-llahun,
ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë
po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë
po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë
një ditë!”
85. O populli im, veproni
drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit
në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!”
86. Atë pjesë
që ju lejoi All-llahu është shumë më e mirë
për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë rojë
juaj!”
87. Ata thanë: “O shuajb,
a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta
braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose )po të
urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë
ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë
e i mençur”. (Kjo ishte tallje e tyre).
88. “O popull im, më
thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im
dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të
mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk
dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po
ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj
aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën
e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te
Ai jam i drejtuar!”
89. O populli im, kundërshtimi
ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë
ajo që e gjeti popullin e Nuhut, populin e Hudit ose popullin e Salihut.
E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90. Kërkoni falje zotit
tuaj she sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është
mëshirues, shumë i dashur.
91. Ata thanë: O Shuajb,
ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të
konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur
të mos ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonin ty, ngase ti
nuk je i çmuar ndër ne”.
92. Ai tha: “O populli im,
a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu,
që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di
të gjitha ato që veproni”.
93. O populli im, veproni
sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni
se kush do të pësojë atë dënim që e poshtëron
dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku
me ju jam duke pritur.
94. E kur erdhi urdhëri
Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe
bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët
i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma
të gjunjëzuara.
95. (gëdhinë)
Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar
Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
96. Ne e patëm dërguar
Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
97. Te faraoni dhe rrethi
i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri
i faraonit nuk ishte mençuri.
98. Në ditën e
kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në
zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99. Edhe në këtë
botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditëne kijametit.
Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100. Këto janë
disa nga lajmet e vendeve që po t’i rrëfejmë ty; disa prej
tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
101. Ne nuk u bëmë
padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E
kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë
zotat e tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan
tjetër pos shkatërrim.
102. Ja, kështu është
ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë
zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme
i ashpër.
103. Në këto (rrëfime)
me të vërtetë ka një përvojë për atë
që i frikësohet dënimit të botës tjetër.
Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është
ditë dëshmuese.
104. Dhe atë (ditë)
nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është
i caktuar.
105. E kur të vijë
ajo ditë, askush nuk do të fasë, pos me lejen e Tij, e prej
tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.
106. e për sa u përket
atyre fatkëqinjve, ata janë në zjarr, aty ata kanë
dihatje e kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107. Aty janë përgjithmonë,
sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka
do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
108. E për sa u përket
atyre fatmirëve,ata jan në Xhennet përgjithmonë sa
të jenë qiejt dhe toka, përveçatë çka
do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
109. Për adhurimin
që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim
(se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm
si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t’u japim
pjesën e tyre pa mangësi.
110. Ne edhe Musait i patëm
dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur
të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret,
me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet,
ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
111. S’ka tjetër, vetëm
se secilit prej tyre, Zoti yt do t’u përmbushë veprat e tyre,
se Ai është i njohur hollësisht për atë që
veprojnë.
112. Ti (Muhammed) përqëndrohu
vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe
ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë
e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues
i asaj që veproni.
113. Dhe mos anoni kah ata
që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë
zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni
të pa ndihmuar.
114. Dhe fale namazin në
dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën)
të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të
këqiat. Kjo është një këshillë për ata
që pranojnë këshillat.
115. Dhe ti, jij i durueshëm,
se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve.
116. E përse të
mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të
zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin
e kaosin në tokë, përveç një pakice, të
cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata
që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të
shfrenar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është
që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët
e tyre janë punëmirë.
118. Sikur të dëshironte
Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk
dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime
(mes vete),
119. Përveç
atij që mëshiroi zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi
ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta bush Xhehennemin me të
gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka marrë fund (është
plotësuar).
120. Të gjitha këto
që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që
të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur
e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121. E atyre që nuk
besojnë thuaju: “Veproni sa të mundeni në atë të
tuajën, edhe ne jemi duke vepruar”.
122. Ju pritni (ç’do
të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç’do t’ju
gjejë juve).
123. Vetëm All-llahut
i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës,
çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm
atij, pra adhuroje Atë, mbështetu te Ai, se Zoti yt, nuk është
i panjohur për atë që veproni.
Faqja Kryesore